Sunday, September 18, 2016

Burimi i fjalës “TURK” (etimologji)

ETIMOLOGJI: Burimi i fjalës “TURK”
       Mili Butka

 – Shqipja e rrënjët e saj, të shtrira deri në Egjiptin e lashtë. Çdo të thotë Turk? Ky emër si shumë emra shtetesh të tjerë në Evropë, por edhe më gjerë ashtu si dhe vetë emrat e kontinenteve emërtuar, shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, gjuhë kjo trashëguar nga Pellazgu i Parë. Dhe kjo është një e vërtetë, një e vërtetë e madhe e fshehur në errësirë të plotë pse jo qëllimisht prej shekujsh.
Turk.
Për të kuptuar këtë fjalë po ju sjell  shembuj pambarim të cilat vërtetojnë kuptimin e kësaj fjale dhe jo vetëm të saj, por dhe të shumë fjalëve të tjera te gjuhës shqipe edhe më gjerë që do i shohim më poshtë dhe ajo që është më kryesorja, del në pah edhe një herë se gjuha jonë është gjuha “Bazë” e gjithë gjuhëve Indoeuropiane. ÇALLMË f.
Image result for pashai turk 1. Rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, që mbështillet disa herë rreth ‘Festes* dhe që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende. Çallmë e bardhë (e gjelbër, e zezë). Çallmë hoxhe. Çallma e dervishit. Me çallmë në kokë. Vuri (hoqi) çallmën. Lidhi (mbështolli) çallmën. E bëri turrë shaminë, shallin etj.
FESTE f.
Kësulë a kapelë pa strehë, zakonisht prej cohe të kuqe dhe me e ngushtë në majë, e cila mbahet kryesisht nga burrat në disa vende të Lindjes së Afërme dhe të Afrikës. Pra siç e pame më lart është krejtësisht e qartë që turqet quhen ashtu sepse mbajnë shallin lidhur pas kokës “Turr”- shall. “Turkalli”
Sjellë këtu disa shembuj të tjerë që rrjedhin nga fjala “Turr”
Turr – turra e druve, turi – surrat, turrashke -akreloni, turist, tore, torno, tornado, turbo, turrbinë, etj.
Një shembull tjeter nga Fjalori Shqip – Shqip
TURBINË f.
– Rrotë me bisht të fortë e me fletë rreth e rrotull, që vërtitet me anë të forcës së ujit, të avullit ose të gazit dhe që vë në lëvizje gjeneratorin. Turbinë elektrike. Turbinë me ujë (me avull). Turbinat e hidrocentralit, etj.
Të gjithë fjalët e shembujt e mësipërm tregojnë se fjala “Turr” do të thotë mbështjell rrotulloj diçka në formë rrethore dhe që kuptohet qartë se kemi të bëjmë me fjalën “Rrote”, Rrot<>Turr.
“Dyrrah”
Shembujt janë të pafund, por unë do ju sjell akoma dhe një fjalë specifike e veçante e shqeto shqip, fjalën “Duro”.
Njeriu mbështillet, bëhet i fortë si dora e bërë “turr”e durr-on dhimbjen shpirtërore por dhe atë fizike ai mbështjell fort gjymtyrët “rrotull” tij ashtu si dora mbështjell gishtërinjtë e saj e ben “Durim” dhimbjet mbi trupin e tij,
Në gjuhën e bukur shqipe, karroca quhet “Karrocë” sepse, “Ka – rrotë” = Karrocë, pra kemi të bëjmë me fjalën njërrokshe e njëkohësisht me foljen shqipe, “ka + rrotë” dhe ndërkohë gërma “K” shoqëruar me zanore lexohet “Q” e na kthen fjalën “Karro/cë”= “Qerre”.
Në gjuhën e vjetër shqipe apo thënë më mirë në atë Gege, kemi një fjalë tepër domethënëse për sa i përket fjalës ‘Rrotë” e kjo fjalë është fjala “Rrok”, që do të thotë e përqafoj e “Rrok” për qafe ose e “Rrok” për beli duke bashkuar të dy krahët në formë rrote, (rrethore).
Por “qerja” apo “karroca” ndryshe quhet dhe “Rrabë”. E për tu shpjeguar fjalën rrabë mjafton të sjellim si fillim fjalën,”Rob” rob lufte, robëri, pra i pushtuar ashtu siç pushtojmë dikë e rrok për qafe e pushton për mesi,  pa haruar fjalë “rrobe”, rrobat që veshim pështjellim përreth trupit tonë -njerëzor. Fjala “Rrabë” lexuar në anagramë na sjell fjalën tjetër “Bark” ashtu si “Barku” i njeriut në formë të “harkuar” apo femra kur është me “Barrë” dhe e m’bart me vete “baret”, ‘bares”, pa harruar mjetin lundrues “Barka = Ka bark” ku (b = v) Barkë = varkë pra diçka e harkuar me “bark”, etj.
Dielli në gjuhën pellazge quhej “Ra” rreze, Ar = drite, akoma dhe sot në gjuhën e përditshme shqipe themi; “Ngrehu se u bë vonë”, “Ra ditë”, u zb’ar’dh” e shumë shembuj të tjerë.
Së fundi falënderoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen edhe njëherë gjuhën shqipe që na mundësoi ta flasim atë.
Ju faleminderit!
Mili Butka.


The name of Turkey (Turkish: Türkiye) is based on the ethnonym Türk. The first recorded use of the term “Türk” or “Türük” as an autonym is contained in the Old Turkic inscriptions of the Göktürks (Celestial Turks) of Central Asia (c. 8th century).[29] The English name Turkey first appeared in the late 14th century and is derived from Medieval Latin Turchia.[30]
The Greek cognate of this name, Tourkia (Greek: Τουρκία) was used by the Byzantine emperor and scholar Constantine VII Porphyrogenitus in his book De Administrando Imperio,[31][32] though in his use, “Turks” always referred to Magyars.[33] Similarly, the medieval Khazar Empire, a Turkic state on the northern shores of the Black and Caspian seas, was referred to as Tourkia (Land of the Turks) in Byzantine sources.[34] The Ottoman Empire was sometimes referred to as Turkey or the Turkish Empire among its contemporaries.[35]

No comments:

Post a Comment