Sunday, September 18, 2016

Burimi i fjalës “TURK” (etimologji)

ETIMOLOGJI: Burimi i fjalës “TURK”
       Mili Butka
 08:46 / 01.12.2014

 – Shqipja e rrënjët e saj, të shtrira deri në Egjiptin e lashtë. Çdo të thotë Turk? Ky emër si shumë emra shtetesh të tjerë në Evropë, por edhe më gjerë ashtu si dhe vetë emrat e kontinenteve emërtuar, shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, gjuhë kjo trashëguar nga Pellazgu i Parë. Dhe kjo është një e vërtetë, një e vërtetë e madhe e fshehur në errësirë të plotë pse jo qëllimisht prej shekujsh.
Turk.
Për të kuptuar këtë fjalë po ju sjell  shembuj pambarim të cilat vërtetojnë kuptimin e kësaj fjale dhe jo vetëm të saj, por dhe të shumë fjalëve të tjera te gjuhës shqipe edhe më gjerë që do i shohim më poshtë dhe ajo që është më kryesorja, del në pah edhe një herë se gjuha jonë është gjuha “Bazë” e gjithë gjuhëve Indoeuropiane.
çallmeSë pari ju them se Turqit quhen “Turq” për arsyen e vetme sepse mbajnë në kokë jo “Plisin” e bardhë, Plisin e Pellazgut traditë e vjetër Iliro-Shqiptare, por një shall mbështjellë “turr” rreth kokës, traditë specifike kjo e popullit turk , pra “Turshall -Turkall”, quajtur Çallmë, (çall – shall) ashtu si “çallma” e malit që i mbulon majat e saj në dimër. Ja dy shembuj të marra nga fjalori Shqip – Shqip ku na tregon se kush quhet “Çallmë” dhe “Festë” “ku rrotull” saj mbështillet turr – shalli.
ÇALLMË f.
Image result for pashai turk 1. Rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, që mbështillet disa herë rreth ‘Festes* dhe që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende. Çallmë e bardhë (e gjelbër, e zezë). Çallmë hoxhe. Çallma e dervishit. Me çallmë në kokë. Vuri (hoqi) çallmën. Lidhi (mbështolli) çallmën. E bëri turrë shaminë, shallin etj.
FESTE f.
Kësulë a kapelë pa strehë, zakonisht prej cohe të kuqe dhe me e ngushtë në majë, e cila mbahet kryesisht nga burrat në disa vende të Lindjes së Afërme dhe të Afrikës. Pra siç e pame më lart është krejtësisht e qartë që turqet quhen ashtu sepse mbajnë shallin lidhur pas kokës “Turr”- shall. “Turkalli”
Sjellë këtu disa shembuj të tjerë që rrjedhin nga fjala “Turr”
Turr – turra e druve, turi – surrat, turrashke -akreloni, turist, tore, torno, tornado, turbo, turrbinë, etj.
Një shembull tjeter nga Fjalori Shqip – Shqip
TURBINË f.
– Rrotë me bisht të fortë e me fletë rreth e rrotull, që vërtitet me anë të forcës së ujit, të avullit ose të gazit dhe që vë në lëvizje gjeneratorin. Turbinë elektrike. Turbinë me ujë (me avull). Turbinat e hidrocentralit, etj.
Të gjithë fjalët e shembujt e mësipërm tregojnë se fjala “Turr” do të thotë mbështjell rrotulloj diçka në formë rrethore dhe që kuptohet qartë se kemi të bëjmë me fjalën “Rrote”, Rrot<>Turr.
kisha e Benjes 8=1 (9)Por a mundet të themi që fjala “Rrote” është shqipe?  Kjo fjalë shtrihet e zhvillohet kaq shumë në gjuhën shqipe si në asnjë gjuhë tjetër e i takon asaj për një arsye të vetme se kjo fjalë “Rrotë” buron dhe rrjedh direkt nga vet emri i perëndisë më të lashtë  egjiptiane  “Ra” pa e humbur kuptimin e parë të saj gjendet në mesin e qindra e qindra fjalëve të gjuhës shqipe.
Rrota është vërtet një nga shpikjet më të para të njerezimit, por jo më parë se vetë njeriu pra kjo rrotë u bë, u krijua po nga “Dora” e tij dhe e quajti kështu sepse kishte dhe ka formën e mbështjelle “Turr” te “Dorës” ashtu si lidhja “plis” pështjellim i vet perëndisë “Ra” formës dhe rrezeve tw tij të arta. Vetë Durrësi u quajt kështu sepse është i ndërtuar ne terren gjysëm rrethor ashtu si dhe dora gjysëm e hapur.
“Dyrrah”
Shembujt janë të pafund, por unë do ju sjell akoma dhe një fjalë specifike e veçante e shqeto shqip, fjalën “Duro”.
Njeriu mbështillet, bëhet i fortë si dora e bërë “turr”e durr-on dhimbjen shpirtërore por dhe atë fizike ai mbështjell fort gjymtyrët “rrotull” tij ashtu si dora mbështjell gishtërinjtë e saj e ben “Durim” dhimbjet mbi trupin e tij,
Në gjuhën e bukur shqipe, karroca quhet “Karrocë” sepse, “Ka – rrotë” = Karrocë, pra kemi të bëjmë me fjalën njërrokshe e njëkohësisht me foljen shqipe, “ka + rrotë” dhe ndërkohë gërma “K” shoqëruar me zanore lexohet “Q” e na kthen fjalën “Karro/cë”= “Qerre”.
Në gjuhën e vjetër shqipe apo thënë më mirë në atë Gege, kemi një fjalë tepër domethënëse për sa i përket fjalës ‘Rrotë” e kjo fjalë është fjala “Rrok”, që do të thotë e përqafoj e “Rrok” për qafe ose e “Rrok” për beli duke bashkuar të dy krahët në formë rrote, (rrethore).
Por “qerja” apo “karroca” ndryshe quhet dhe “Rrabë”. E për tu shpjeguar fjalën rrabë mjafton të sjellim si fillim fjalën,”Rob” rob lufte, robëri, pra i pushtuar ashtu siç pushtojmë dikë e rrok për qafe e pushton për mesi,  pa haruar fjalë “rrobe”, rrobat që veshim pështjellim përreth trupit tonë -njerëzor. Fjala “Rrabë” lexuar në anagramë na sjell fjalën tjetër “Bark” ashtu si “Barku” i njeriut në formë të “harkuar” apo femra kur është me “Barrë” dhe e m’bart me vete “baret”, ‘bares”, pa harruar mjetin lundrues “Barka = Ka bark” ku (b = v) Barkë = varkë pra diçka e harkuar me “bark”, etj.
Dielli në gjuhën pellazge quhej “Ra” rreze, Ar = drite, akoma dhe sot në gjuhën e përditshme shqipe themi; “Ngrehu se u bë vonë”, “Ra ditë”, u zb’ar’dh” e shumë shembuj të tjerë.
Së fundi falënderoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen edhe njëherë gjuhën shqipe që na mundësoi ta flasim atë.
Ju faleminderit!
Mili Butka.


The name of Turkey (Turkish: Türkiye) is based on the ethnonym Türk. The first recorded use of the term “Türk” or “Türük” as an autonym is contained in the Old Turkic inscriptions of the Göktürks (Celestial Turks) of Central Asia (c. 8th century).[29] The English name Turkey first appeared in the late 14th century and is derived from Medieval Latin Turchia.[30]
The Greek cognate of this name, Tourkia (Greek: Τουρκία) was used by the Byzantine emperor and scholar Constantine VII Porphyrogenitus in his book De Administrando Imperio,[31][32] though in his use, “Turks” always referred to Magyars.[33] Similarly, the medieval Khazar Empire, a Turkic state on the northern shores of the Black and Caspian seas, was referred to as Tourkia (Land of the Turks) in Byzantine sources.[34] The Ottoman Empire was sometimes referred to as Turkey or the Turkish Empire among its contemporaries.[35]

No comments:

Post a Comment