Grua, gruaja, çfarë
është gruaja, pse u emërtua ashtu, mendja të shkon tek Eva krijesa e parë
femërorë nga “Brinjët e Adamit”
Dhe ashtu padashje gjithë që kanë shkruar e do
shkruajnë për të, është krejt e pamundur të mos i thurin lavde, e të mos i
bëjnë krahasime nga më të ndryshmet; Yll, Hënë, Pishtar, Frymëzim, Shtylla e
familjes, Mëmë, Hyjnore, më e bukura “Krijesë” quajtur ndryshe: “Grua”
Studiuesi
i madh Xhuzepe Krispi sjell për emërtimin: Grua” fjalën “γραία – grea” e
ngjashme me γρȢια, γρȢα (gruia, grua). Dhe kjo fjalë ka kaluar në “γράια – gria
= grua plakë.
Ndërkohë, Gustav Majeri përballë gjuhës shqipe
si gjithmonë e ndjen veten “ngushtë” i bije sharra në “gozhdë” dhe e quan këtë
fjalë shqipe, të “errët” njëkohësisht ofron rrënjën; “GRŌN” ashtu si edhe nga
indishtja e vjetër “GNÁ”, irlandishtja e vjetër MNᾹ etj, por pa rezultat.
Gjuha shqipe, jo rastësisht dhe për “Hobi” u
luftua ndërshekuj, nga të zinjtë “Pantera-Hiena” krejt të zeza.
Fjala “Grua” ka për rrënjë
grup-bashkëtingëlloret “GR”, rrënjë kjo e pandryshueshme; në gjuhën shqipe kjo
rrënjë fjalëformuese në të gjitha rastet tregon “Ritje – n'gri/tje,
kreativitet, risi, fortësi, dallueshmëri por edhe ashpërsi-grindje – grindavec
– gria = i/e moshuar” etj.
Gjokë Dabaj, publicist i njohur, studiues dhe
autor i disa librave historikë, studimor dhe artistik, sjell në këtë rast, mbi
fjalën, “Grua” krejt një mendim të ndryshëm, nga shumë autorë të tjerë,
pavarsisht se niset nga fjala e ashtu quajtur latine “GENERO”, me lindë, GENS,
fis, pasardhës, greqisht “γένος” lindje, krijim.
*GENUE- *GËRUA-GRUA (GRUO, GRUE). Do të kishim
një rotacizëm të hershëm.
Tek gjuha shqipe kemi një fjalë të
bukur, fjalën; “Krua” e cila tregon rrjedhshmëri, burim, jetë gjallëri, ashtu si; “e
krijuara – krijesa – krijuesja – krua – grua”
Edhe në rast se i referohemi
gjuhës greke ku gruaja quhet; “gynaíka, gineka” dallojmë qartë se kemi të bëjmë
me fjalën “Gen” që do të thotë lindje, rilindje, krijimtari – vazhdimësi, etj
sinonime të këtij lloji, (gjenetika).
Në gjuhën angleze kemi; wo/man =
grua, ndërsa “Crea/ture = Krijesë”
“Grua” do të thotë; Krua-Burim,
jetë, gjallëri e ashtu si në mungesë të ujit pa “Grua” nuk do kishte jetë nuk
do të kishim “Genin–Një i Ri” nuk do të kishim përtëritje; ri/gjene/rim, do
ishte si toka me Diell por pa Hënë, pa Nënë, e ne të gjithë do të ishim veç
“Adam”, që në shqip do të thotë i paaftë për të krijuar krijesën e vet Njeri.
Në mitologjine e herëshme kemi:
Eva - kri/jesa e parë "grua"-krijuar
prej brinjëve të At/amit-Diell,
ishin rrezet-birinjë të tij të cilat shfaqën Hënën-Evë-Mëmën-Nën'.
--------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------------------
Fjala: Gria = Grua plakë, Jo nuk rrjedh prej fjalës
Grua, në gjuhën shqipe të moshuarve qoftë edhe burrave ju është thirur “Gërxho” për
arsyen e vetme sepse janë pleq të “palosur”, të "Krusur" të vushkur të thatë si; “Grxhap” dru i tharë dhe i shtrembër, njëjtë si edhe majat “Shkrepat” e maleve të lartë shkëmborë gjithë “Gërxha, ku
të “Grin” e ftohta dhe ngjyra e tyre në “Gri”.
[Nje pyetje për studiuesit: Duhej të plakej Gruaja të quhej "Gria" e pastaj kemi lindjen e fjalës "së quajtur-greke": A'gria = i/e egër, egërsisrë?]
[Nje pyetje për studiuesit: Duhej të plakej Gruaja të quhej "Gria" e pastaj kemi lindjen e fjalës "së quajtur-greke": A'gria = i/e egër, egërsisrë?]
Mili Butka
Korçë më 22-4-2016