NE BUKËSHKELURIT, AT
(Sot eshte pervjetori i lindjes,i gjeniut me te madh te te gjithe kohrave,
At Gjergj Fishtes,
qe beri aq shume per njohjen e shtetit dhe gjuhes sone amtare...
Si ja shperblyem?,,
Ja nxorrem eshtrat e ja hodhem ne lume..
Turpi i shekullit!
Ne bukëshkelurit,ne faqenxirrët, At
që 50 vjet,u çmendëm pas të marrit
ne, dhe te vdekur,s'të lamë rehat
dhe eshtrat e lodhura,ti shkulëm prej varrit
Ato eshtra, që na sollën,të parën abetare
ato eshtra ,që tundën Kongresn' e Manastirit
ku ti hodhën At,ku,..ah, nuk dihet fare
në Bunë,në Drin,a në zallishtet e Kirit
Ato eshtra,që tundën,Konferencën e Fuqive
ato eshtra që trëmbën,mbretër e baronë
ato eshtra, që ballë u bënë hordhive
ato eshtra, që shpëtuan,Shqipërinë lehonë
Ne bukëshkelurit,At, ne,me marksizëm helmuar
infektuar me teza.me pleniume ,me frikë
në atë gjysmën e dytë,të shekullit të shkuar
me historinë u tallëm, i veshëm politikë
Ti na le testamentin, me shkronja,me shtet
ne kockat ti hodhëm,në lumenj e zallishta
o zot,ç'mëkat ,se lan as lumë,as det
ne bukëshkelurit,ne,...i miri im,At Fishta.
Meti Fidani...
No comments:
Post a Comment