Literatura
shkencore: Dele = Pordhë (???)
Gjuha
sanskritishte, gjuha e parë e njohur dhe e deklaruar, mbirë mbi këtë Dhe, kjo
gjuhë sigurisht e lindur së bashku me njeriun e parë, normal është një ndër
pikat kryesore – krahasuese e të gjitha gjuhëve më të vjetra njohur por
edhe më gjerë.
Sanskritishtja
bazë, provë, laborator i gjuhës më të vjetër.
E
pikërisht në këtë gjuhë; “Delja” është quajtur: “Pardate”
Ka
një fakt të dukshëm e të pakundërshtueshëm, në shumicën në mos krejt ato, mbi
fjalët-etimologjinë e tyre, deklarohen të pasigurta ose paragreke dhe historia
mbyllet me kaq.
Delja një emër i gjinisë femërore: DELE, kjo
një kafshë e urtë shtëpiake, përtypse, leshi i saj krejt i butë “borë e
bardhë” mbahet për qumështin – t’amlin e saj,
leshin, mishin, lëkurën, ajo është femra e dash-it “Dac”. Këto janë
karakteristikat kryesore të saj, por ajo që vlen të përmendet këtu është se
delja njihet si kafshë e bardhë kryesisht, (e sigurisht që ka raste
të veçanta ku ajo nuk është e tillë), vetë emri “DELE” na i ofron mundësinë të
shohim qartë se ajo është e bardhë e shndritshme, ashtu si: “Ylli
– EL” rrënja e saj ndërtuar kjo fjalë: DELE.
Gjuha
e bukur shqipe ka një thënie:
DELE f.
*
U bë dele iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt.
–
Lule deleje – krejt e bardhë, bot. shih te LUL/E,~JA.
Madje vet emri “lule” buron prej aty fjalës
shqipe: “Yll” (L'yle); në latinisht kemi; lule = flos – dritë, ashtu si në ang. lule =
flower dhe në kopjacen greke; lule = loul/oúdi, (luludhi)
Pra
siç lexuam më lartë emri Dele, origjina e saj më e vjetër në gjuhën po më të
vjetër në atë sanskritishte quhet: PARDATE.
Në fakt të vërtetës nuk i shmangesh dot, e vërteta është
dritë dhe drita është jetë, e pra dhe një fëmijë i çfardo lloj kombi, në rast
se do ti jepej ta lexonte fjalën: PARDATE në çfarë do lloj gjuhe, ai do të
shprehej ashtu fiks siç shkruhet: “Pardate = Pardhate; Bardhate” Studiuesit e kësaj etimologjie i shmangen krejt fjalës në origjinal; “Pardate” shkronja “A” devijohet dhe
lexohet: “E” ajo ngelet e njëjtë vetëm tek gjuha angleze por aty si
karakteristikë e gjuhës së saj shkronja; p = f dhe gjithmonë sipas tyre;
dele = pordhë, (pierdh) në ang. kemi: fart = pordhë
= dele.
Në literaturën shkencore kjo fjalë sanskritishte: “Pardate” në gjuhët që shikoni në tabelë marë nga burimi, shikoni edhe tabelën si më poshtë vijon:
Sanskrisht Grek Russian Lituane Ang. Shqip
PARDATE → Perdo → Perdet’ →
Perdzu → Fart → Pordhë
Një katasrofë e vërtet, a mundet të quhet delja; Pordhë ???
E në se po, përse duhej të quhej kështu?
Kurrsesi,
fjala; “Pardate” në sanskritisht ka kuptimin e diçkaje të mbirë – nxjerrë dalë
me shpejtësi (me forcë) nga trupi amë → ky është Dielli dhe rrezet; “Pardate”
përreth tij.
Pra: PARDATE,
do të thotë; “e bardhë, të bardhat – Pardhate” ashtu si
rrezet e Diellit të “Arta” neon krejt të bardha, kjo sigurisht dhe
natyrshmërisht e përforcuar ende trashëguar tek emri: “Dele” në të gjitha
gjuhët respektivisht krahasuar por edhe të tjera gjuhë me bazë latine apo më
saktë IE, ku kjo fjalë ka për rrënjë fjalën “i/e bardhë”
Shqip. ……....Dele
Ang. ………....Ewe
Grek. ……. ...Provatína
Russ. …….....овца, ovtsa
Letuan. ….....avis
Latin. …… ... ovem,
Katalone …...ovell-a
Qartësojmë
se “A’b’” ashtu si në latinisht – alba; rusisht – belyy;
letuanisht – baltas, por dhe greqisht – lefkó, (lebʰ)
do të thotë i/e B(a/r)dhë dhe në këtë rast të gjitha fjalët e sipër
përmendura kanë për rrënjë: 'El dhe Ab', ose të dyja bashkë: Ovell = Dele,
ashtu si në gjuhën simotër, Ar’mëne – (vllahe) ku Delja quhet: O'yli
→ Oili.
Ja
çfarë na ofron gjuha e jonë shqipe në këtë rast:
BALË I f.
Pullë
e bardhë që kanë disa kafshë në kokë ose në trup. Ka me balë. Dhi me bala.
Kafshë
shtëpiake (zakonisht dele, dhi ose lopë), që ka një pullë të
bardhë në ballë, në turi ose në trup. Moli balën.
BEC m. – Qengj i vogël. Bec i bardhë.
Kullosin becat.
BEBE II f.
Vrimë
e vogël dhe e rrumbullakët në të zezën e syrit, nëpër të cilën hyjnë
rrezet e dritës brenda në sy; bebëz, ninëz. Iu zgjeruan bebet. I
shkëlqejnë (i ndritin) bebet.
E ruaj si beben e syrit. (si
dritën e syve)
Pra
Bebe, do të thotë “dritë”, dhe kjo fjalë “Be” në bashkëveprim me
emërtimin: El (yll) jep rezultatin në cdo gjuhë IE barz kjo: Bel, Leb →
lefkó, Bal/tas, lab, (lámpo) Alb, alba, alpe, etj, pa mbarim në çdo gjuhë që do
të thotë; “e bardhe e shndritshme”, ndriçuese –vezulluese, Venus
– yll i shndritshëm, por jo vetëm duke patur parasysh barazvlerën e shkronjave
buzore; “b = v” kemi fjalën: Allb <> Bell –Vell, Vello ashtu si Beligrad
–Veligrad, por edhe fjalën Lab, lebrit të bardhë – lefki.
Kjo
është gjuha sanskritito-shqipe, gjuhë e parë lindur mbi Dhe, ajo ende vazhdon
të ruaj me fanatizëm të artat–fjalë sigurisht, në euvolim të
plotë por pa e ndryshuar si gjuhët e tjera strukturën bazë të saj.
Etimologjia
[white ]
Nga Middle
English çikë, hwit, nga Old English hwīt, nga Proto gjermanike * hwītaz (prej
nga edhe West Frisian wyt , Holandez domethënë , gjermane weiß , Norvegjez hvit
), ngaProto-Indo-evropiane * ḱweytos (“të ndritshme; shkëlqejë”
). Krahaso Lituanisht šviẽsti ( “tëshkëlqej”),šviesa ( “dritë”), Kishën e vjetër Sllaveсвѣтъ (Svetu,
“dritë”), свѣтьлъ (světĭlŭ,“të qartë, bright”), Persian سفید ( sefid ),
Avestan (spaēta , “ white ” ), Sanskritश्वेत ( śvetá
, “ white, ndritshme “).
Në
shqip; kemi Ba = i bardhë dhe Ve/tit, vezullon, Vet/us, vetëtimë = dritë
e B/a/r/dhë
Së fundi një pyetje mbi studiuesit europiane: Përse tek fjala sanskritishte:
PARDATE, pse shkronja: ‘D’ nuk lexohet si në gjuhën greke: Δ = Dh; e
rezultati vjen vetvetiu; PARDATE = PARDHATE, të Bardhat, e bardhë – si Dele.
Bec
e Bardhë. Beke e bardhë borë
Njëjtë
si tek fiset ilire dikur; Parthët, bardhët, Bardhylët, Labardhatë po jo vetëm;
(S’part’a, sparthanët), Ardët-ar’dianë, d’ardanë, ARB-Ar’bët –
Arban-Alban (Allb) bijtë pjellë e parë rrezet e Zeusit vet.
Shënim:
Fjala shqipe: bebe, në gjuhë të tjera ka kuptimin; i ngrohtë, i dashur, i
ëmbël, rreze drite – jeta vetë!
Ref; http://www.e-reading.club/chapter.php/73183/32/Diamond_-_The_rise_and_fall_of_the_third_chimpanzee.html
Mili Butka # Aleksandër Hasanas
Korçë më 18-7-2016.
No comments:
Post a Comment