Urdhëri
i ministrit të Brendshëm për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që
ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.
Ishte
vitit 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i
konsiderueshëm
hebrenjsh ndodhej në
territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte
ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në
periudhën maj 1943 – shtator 1943
Një urdhër i tij i datës 31
gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë
hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes
pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë
jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.
Faik Quku, autori i librit
“Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), ka paraqitur
disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakës. Një moment shumë i
rëndësishëm në rrëfimet e Qukut është refuzimi që Kolë Bibë Miraka i bëri
shumës së parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për
kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.
“Në verën e vitit 1943, Leon
Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakaj, ministër i Punëve të
Mbrendshme dhe i
ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte
qënë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leonin .”
Në atë kohë Kolë Bibë Miraka
ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu
kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si
shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba
kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan.
Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e
Italisë.
“Hebrenjtë në Romë i dhuruan
dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të
paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush
e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që
ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë
deri në fund të jetës së tij.
Shumë shqiptarë janë dallue
per ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e muslimanë pa
dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad
Vashem-it”, shkruan Quku.
Ja dokumenti përmes të cilit,
Kolë Bibë Miraka shpëtoi dy mijë hebrenj. Dokumentit është regjistruar me numër
protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.
Nga - GAZETAEXPRESS
E martë, 17 Janar 2017 13:57
https://milibutka.blogspot.al
No comments:
Post a Comment