TRADHTI E LARTË
(Cili është rekordi që theu Eva)
Po t’i besojmë Biblës, (dhe s'ka arsye që të mos i besojmë; këtu janë dakord Jahudinj, të Krishterë e Muhumedanë), Perëndia në krye bëri Adamin; pastaj, me marifet, si një kirurg i mbaruar, hoqi një brinjë prej Adamit dhe nxori Evën. Dhe kështu doli femra në botë; prej brinjës së burrit!
Pasi duall në botë Adami dhe Eva, u paraqitën përpara Zotit lakuriq (se atëherë s’kishin dalë stofrat Engleze), dhe i thanë:
- Tani ç’të bëjmë? Cili është qëllimi i jetës?
- Tani ç’të bëjmë? Cili është qëllimi i jetës?
Zoti iu mbajti një fjalim (në gjuhën Jahudiçe) dhe midis të tjerave u tha:
- Këtu në Parajsë, i kini të gjitha të mirat, bota ka nevojë për njerëz, prandaj filloni ta shtoni; pillni djem e çupa; vetëm, mos hani nga pema e mallkuar; se ay që do t’i shmanget porosisë sonë quhet tradhtar dhe i mallkuar. Adami dhe Eva ulën kokën dhe me respekt u larguan

Këto ngjanë në ditën e parë të krijimit të njeriut, por Eva nuk e mbajti fjalën; kurioze prej natyre vajti dhe hëngri nga pema e helmuar; një ëngjëll e pa dhe vrapoi te Zoti duke i thënë:
- Zot, gruaja të tradhtoi, hëngri nga pem’ e mallkuar e pashë që po fjalosej në inimitet me gjarprin; sigurisht i vuri brirë Adamit të gjorë
- Zot, gruaja të tradhtoi, hëngri nga pem’ e mallkuar e pashë që po fjalosej në inimitet me gjarprin; sigurisht i vuri brirë Adamit të gjorë
Dhe Zoti i vrenjtur, ngriti dorën dhe bërtiti:
- Grua e mallkuar; gjashtë orë pas daljes në botë, tradhëtove burrin tënd; u bashkove me lanetin; shporru që këtej
- Grua e mallkuar; gjashtë orë pas daljes në botë, tradhëtove burrin tënd; u bashkove me lanetin; shporru që këtej
Eva, ashtu siç ish lakuriq, mori lanetin prej krahu dhe zbritën në botë; pas ca vjet, bota filloj të shtohet!
Njerëzit u shumëzuan pa e ditur se ishin bijt e një gruaje që kish tradhëtuar burrin e saj, më von e muarr vesh. Sa për Adhamin, (i shkreti do të jetë mplakur tani) ay, mbeti në parajsë si gjysm' i ve; një grua e hodhi në gjirin e dëshpërimit
Tradhëtia e naltë me të cilën filloi bota, vazhdon; shumë gra tradhtojnë burrat e tyre; por s'ka bërë vaki që, një grua, gjashtë orë pas lindjes së saj; të tradhëtonjë burrin; Eva theu një rekord.
Këshu thotë Bibla; dhe bibla është një libër e shenjtë.
Këshu thotë Bibla; dhe bibla është një libër e shenjtë.
Gazeta “Rilindja” 1934. Nr.1.
-------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------
No comments:
Post a Comment