PJESË NGA PROCESVERBALI
I DEPONIMEVE TE DIVERSANTIT
SEIT BYLIKBASHIT ( SPIUN ANGLEZ)
Seit
Bylykbashi: Në mesnatën e 15 nëntorit zbarkova me varkë në pyllin e Divjakës
Në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Deponimet e diversantëve të viteve ' 50 “Ishim katër persona që u nisëm atë natë nga brigjet e Italisë, ku drejtori anglez na pajisi me hartën e Shqipërisë, 10 copë trakte të Komitetit ‘ Shqipëria e Lirë’ Veprimtaria e emigracionit reaksionar shqiptar", të cilat kryesisht përmbajnë dokumente të viteve ' 50, kur në Shqipërinë komuniste të asaj kohe ishte intensifikuar puna e Perëndimit, e cila në bashkëveprim me komitetin " Shqipëria e Lirë" synonte rrëzimin e pushtetit komunist të Enver Hoxhës.
Shumë ngjarje dhe dëshmi janë thënë për atë periudhë aksionesh
të heronjve antikomunistë, të cilat edhe janë besuar, edhe nuk janë besuar
plotësisht për vetë faktin se për të thënë të vërtetën, është kërkuar më shumë
se rrëfim. Më së shumti historitë dhe ngjarjet e njerëzve që kanë dhënë
kontribut personal për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, aq sa kanë
rënë në krye të këtij misioni, në shumë raste kanë tingëlluar si të stisura dhe
si legjenda.
Pikërisht për këtë arsye redaksia e gazetës sonë po përqendrohet
në dosjet e këtij arkivi, ku flitet për gjyqet dhe deklarimet e atyre, që në
gjuhën e kohës quheshin diversantë. Në zbardhjen e këtyre dosjeve, ne po u
qëndrojmë besnikë dokumenteve të njëpasnjëshme të kësaj dosjeje, që do të
anonçojmë përditë.
Gjuha e dialektike dhe terminologjia e të shkruarit në
dokumentin e arkivuar zbardhet me rigorozitet absolutisht të plotë. Në numrin e
sotëm zbardhet dokumenti që bën fjalë për procesverbalin e deponimeve të Seit
Bylykbashit, ardhur në Shqipëri nëpërmjet detit, i nisur prej brigjeve të
Italisë në 15 nëntor të vitit 1949.
Pse Seit Bylykbashi është akuzuar si
bashkëpunëtor i zbulimeve sekrete angleze?
Çfarë ka deponuar ai në procesin e
zhurmshëm të ngritur për të dhe grupin që bashkëpunonte? Cila ishte historia e
shkollës së zbulimit që kishin ndërtuar anglezët në interes të luftës së ftohtë
për përmbysjen e komunizmit shqiptar? Cila është historia e jetës dhe
përgatitjes së Seit Bylykbashit që prej përgatitjes deri në zbarkim në
bregdetin e Divjakës në Lushnjë prej nga përfundoi në grackën e Sigurimit
komunist, si pasojë e organizimit të Radiolojës " Bredhi i Gjelbër"?
Këto dhe shumë hollësi tepër interesante në shërbim të historisë së luftës së
ftohtë për rrëzimin e komunizmit mësohen pikërisht në shkrimin e mëposhtëm,
referuar fjalës ekzakte të mbajtur nga vetë i pandehuri Bylykbashi para trupit
gjykues të procesit të tij. Ajo që marrim përsipër të reduktojmë në këtë lloj
zbardhjeje dokumenti historik është ndërhyrja për korrigjime sporadike të
gabimeve ortografike, kjo gjithmonë në rastet kur nuk ndryshon kuptimi.
PJESË
TË NXJERRA NGA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TE DIVERSANTIT SEIT BYLIKBASHIT
(
SPIUN ANGLEZ) I ARDHUR ME 15 NËNTOR 1949 NË VENDIN TONË NGA ITALIA,
ME ANË TË
NJË BARKE ZBRITUR NË BREGDETIN SHQIPTAR NË PISHAT E DIVJAKËS.
Aty në kamp u hapën disa kurse për gjuhë anglisht, këpucëbërës e të tjera.
Pas
mbarimit të kursit, ne të katërt në mesnatë arritëm me makinë në anë të detit
pranë Barit. Atje gjetëm tre vetë. Njëri prej këtyre mori makinën dhe iku, ndërsa
ne të katërt, unë Hasani dhe ata të dy që gjetëm aty, hipëm në një barkë që
gjetëm aty dhe erdhëm të nesërmen mbrëma në breg të detit shqiptar me pisha, në
Divjakë, që quhej Fobishell.
Pyetje:
Kush i organizoi shqiptarët e arratisur?
Përgjigje: Italianët, anglezët, amerikanët, për t'i rikthyer në Shqipëri për të
luftuar, duke i ndihmuar anglezët dhe amerikanët. Anglezët dhe amerikanët
formuan Komitetin " Shqipëria e Lirë" për të organizuar kundra Shqipërisë.
Drejtimin e këtij komiteti e kishin anglezët e amerikanët.
Në
kamp kam ndenjtur gati 8 muaj.
Pastaj
na thërritën në Drejtori mua, Mustafa Toshën dhe Shahin Çosen.
Në
Drejtori gjetëm Fobishek dhe Robot.
Fobishek
na tha se ju do të sh-koni me këtë civilin, i cili kishte vetëm pseudonimin
Hasen, ishte një anglez, ai më tha se ne kemi marrë emrat tuaj në Romë te njëri
i quajtur Halil Maçi, i cili kishte lidhje me anglezët.
Pastaj
na çuan në një vend në veri- perëndim të Barit, ku gjetëm dhe ushtarët anglezë.
Kjo
ishte një shtëpi. Këtu Hasani na tha se ju do të mësoni radion se së shpejti do
të niseni për në Shqipëri dhe do të punoni për veten tuaj. Do të na jepni ne
informata, Hasani na tha se unë kam qenë në Shqipëri në Dukat, në Shkodër,
etj., dhe kam marrë angazhime të punoj për llogari të spiunazhëve anglezë dhe
amerikanë.
Si instruktor kemi pasur vetëm Hasanin, të gjithë neve të Barit jemi
lidhur me spiunazhin e huaj me anglezë- amerikanë, mbasi na thirrën që të vinim
në Drejtori, atje gjetëm nëndrejtorin Fobicekun dhe një anglez e një sekretar.
Na pyetën kush di shkrim dhe këndim, nga ne Mustafa Dushati dinte më mirë,
pastaj unë, një që nuk dinte e la, në kurs na mësonte shifra, p. sh numri 13
çfarë shkronje është, numri 7 çfarë shkronje është etj.
Këtu do të qëndronim më
shumë, por erdhi urdhri të niseshim se erdhi dimri dhe na dhanë urdhër se duhet
të shkonim në Shqipëri, Abazi, Xhemal Brahimi, Turhan Aliko, Petrit Butka,
Mustafa Doke, Pëllumb Feriku, Vehip Smokthina, ndërsa Ago Dautin e hoqën më
vonë, por nuk dihet se ku e shpunë.
Pyetje:
Nga Malta
a kanë ardhur grupe të tjera në Shqipëri? Përgjigje: Kanë ardhur në vitin 1949
dhe 1950.
Në vitin 1949 janë 7 grupe: Grupi i parë përbëhej nga:
Hysen Lepenica, Sami Lepenica, Zagoll Gjormi dhe Safet Abazi
https://milibutka.blogspot.al
=========================================================================