Showing posts with label kutura ilire. Show all posts
Showing posts with label kutura ilire. Show all posts

Thursday, January 26, 2017

Gentiana, Bima e Mbretit Ilir: GENTI. - Vlerat e saj ne Mjekesi!

Gentiana, bima e mbretit Ilir


MJEKU I SHTËPISË
Kjo lule - njihet si bar zemre, sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven, lincurë – por emrin e ka Gentiana. Bëhet fjalë për një barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea. Vendlindja e kësaj bime është në Evropën Jugore. Ajo gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi. Emri i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i shqipeve. Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.
Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare. Kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të thara nga dielli ose të
ruajtura në vende të thata. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror. Krenaria shqiptare përdoret në shumë mënyra. Më origjinalet vërehen në veri të vendit që gjeografikisht është vendi i lindjes së Gentianës.  
Rrënjët e Gentianës janë të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.
Përdorimet e rrënjëve të Gentianës në mjekësi
Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për problemet me stomakun.  Sipas kërkimeve, elementët e hidhur të bimës shumëfishojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe si rrjedhojë Gentiana promovon një oreks të mirë dhe ndihmon tretjen.Nëse keni një stomak të dobët, kjo bimë ju ndihmon me tretjen duke e përshpejtuar proçesin dhe parandaluar që vijnë si pasojë e mos tretjes. Zhysni 0.5% gram rrënjë Gentiane në ujë të ftohtë për katër orë. Çdo ditë, para çdo vakti, pini një filxhan me këtë ujë.
Mungesa e oreksit. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, probleme personale, dobësi dhe anoreksi. Kjo simptomë zgjjidhet nga konsumimi i pluhurit të rrënjëve të Gentianës së tretur në ujë të ftohtë për 4 deri në 5 orë. Ekspertët këshillojnë të tresni 15 gramë lule të thata me 15 gramë lëkurë portokalli në një litë verë të bardhë për 10 ditë. Filtrojeni dhe pini nga një gotë përpara vakteve.
Fryrjet.Teprica e gazit në stomak që trajtohet nga tretja jo e mirë mund të zgjidhet falë kësaj bime. Duhet të tresni 1.5 gramë pluhur të rrënjës së
Gentianës në një gotë me ujë për katër orë. Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.
Mëlçia. Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi. Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë. Duhet ta kulloni mirë dhe përzieni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë.
Krimbat intestinalë. Disa prej përbërësve të bimës e bëjnë atë fantastike për largimin e krimbave intestinalë.

Tiroidet. Gentiana ka përbërës që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës duhet tretur në ujë për disa ditë. Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë. Gentiana është një bimë që pastron trupin, gjakun dhe parandalon infeksionet. Kur jeni të lodhur fizikisht, ose jeni duke marrë veten nga një sëmundje që ju ka marrë të gjitha energjitë, Gentiana është mikesha juaj më e mirë. Toniku i kësaj bime rikthen forcën në mbarë trupin por ndihmon edhe tretjen. Sipas kërkimeve të ekspertëve, bima përdoret si pastruese gjaku. Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut. Mjafton gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.
                            Përdorimet mjekësore të luleve të Gentianës
Rënia e flokëve. Falë përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit. Psoriasis. Gentiana kuron sëmundjen që shoqërohet me të kruara. Mjaftojnë 20 gramë të rrënjëve të thata në një litër ujë për 15 minuta. Aplikoni lëngun sa është i ngrohtë në zonat e infektuara dhe do të ndiheni më mirë.

www.AgroWeb.org
https://milibutka.blogspot.al/

Sunday, January 8, 2017

Shqiptarët, më të vjetër se stalaktitet e shpellave të maleve Ilire.



Shqiptarët, më të vjetër se stalaktitet e shpellave të maleve Ilire


“Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
“Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. “ ( Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes (1919 ) , Paris )
Se, me të  vërtetë jemi popull i vjetër sa stalaktitet e maleve jehuese vigane e dëshmon edhe zbulimi i fundit në bregdetin e Adriatikut kroat ; në fshatin e harruar Nakovana  janë gjetur në një shpellë 
me mijëra enë të qeramikës të kualitetit të lartë për pije , festime dhe
  të riteve të plleshmërisë. 
Arkeologët me këtë zbulim do të arrijnë të zbardhin teoritë e ndryshme të besimeve fetare të Ilirëve , disa shekuj para Krishtit.
 
Me dhjeta vjet Instituti i Antropologjisë së Zagrebit dhe Muzeu Mbretëror I Ontarios janë duke i studjuar besimet fetare të regjioneve ku banonin Ilirët. Ilirët ende janë një mister për shkollarët e kohës së sotme sepse shumë pak është hulumtuar .
 
Në Nakovane janë gjetur edhe gjurmë e neolitit (6 .000 vjet paraKrishtit ( In addition to Greek and Illyrian pottery, artifacts from 6000 B.C., such as an Early Neolithic fireplace and flint fragments found in the cave, suggest that it was a place of importance over the ages. )\
 
Shkrimi i ardhshëm : Çka u gjet në shpellën Nakovane në bregdetin kroat ?

08.01.17  Gjakovë

Tuesday, December 20, 2016

Zbulim në Bylis – Qytetërim ILIR


Zbulim ne Bylis,Statuja e nje luftetari ose perendie lufte
I shtrire ne kodrat e Mallakstres si nje nga qendrat me te rendesihme te Qyteterimit Ilir, Parku Arkeologjik i Bylisit vjen me nje zbulim teper te rendesishem. Nje statuje e rralle eshte gjetur ne qytetin antik te Bylisit. Lajmi u be i ditur per Fieri.com nga punetoret e firmes qe po punon per shtrimin e rruges qe con per ne Parkun Arkeollogjik te Bylisit te cilet kane njoftuar menjehere autoritetet drejtuese te Parkut dhe kane ndalur punimet.
Statuja prej guri gelqeror eshte e permasave te nje njeriu dhe i takon shekullit te 4- 3 -te para eres sone. Drejtori i Parkut Arkeologjik te Bylisit, prof. as. dr Bashkim Vrekaj thote per Fieri.com se kjo eshte nje statuje e rralle jo vetem sepse vjen nga periudha e hershme ilire por edhe sepse punimi i saj eshte cilesor c’ka tregon rendesine qe ka pasur kjo statuje per qytetin antik te Bylisit. Statuja eshte gjetur jashte mureve te qytetit ilir te Bylisit ”
Kemi te bejme me nje objekt te rralle, nga pikepamja kulturore dhe historike kjo statuje reflekton nivelin e jeteses ne kete periudhe ne Bylis. Megjithate do te presim studimet perkatese per te thene saktesisht se kujt i takon kjo statuje. pare nga karakteristikat e pergjithshme mendohet se eshte statuja e nje luftetari ose nje monument mbi varrin e nje prijesi Ilir. Nese eshte kjo e fundit mund te kemi te bejme me sklupturen e nje perendie lufte . Statuja eshte e rralle sepse nuk ka shume te tilla ne pozicionin ulur dhe ajo eshte punuar me nje mjeshteri te larte ” Statuja do ti nenshtrohet studimeve te metejshme per te percaktuar periudhen e sakte kur ajo eshte ndertuar si dhe per te pare se cfare perfaqson. Bazuar ne te dhenat paraprake qe vete kjo statuje jep dy jane psitat kryesore te asaj se kujt i perket statuja prej guri, statuje e ndonje perendie lufte ose statuje e ndonje lufetatri vendas. Per kete teze te dyte vjen si element perforcues sepata te cilen e mban ne nje dore kjo statuje.
Ne vendin ku u gjet kjo statuje punimet per rrugen jane ndalur, ndersa pritet qe te behen te tjera germime arkeologjike ” Do te vazhdojme kerkimet dhe shpresojme qe te kemi zbulime te reja ne kete zone. Nuk eshte cudi qe te ndeshim ne nje grup statujash pasi zona jashte qytetit Ilir eshte perdorur nga banoret per varreze , ndryshe nga c’ndodh ne apolloni ku varrezat jane te perqendruara ne Bylis varret ishin jashte mureve te qytetit – thote drejtori Vrekaj.
Discovery in Byllis, Albania statue of a warrior or god of war IV BC
The news was announced by the workers for Fieri.com is working on laying the road leading to the archeological park of Bylisit who have notified the management of the park authorities immediately and have stopped work.
Fieri.com
___________________ Mili Butka _________________

Thursday, December 15, 2016

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e nëntë dhe e fundit)


Brahim Ibish AVDYLI:

A EKZISTON KOMBI “GREK”
DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET


(Pjesa e nëntë dhe e fundit)


“Grekë” nuk do të thotë pikërisht asgjë, pos gërxheve të maleve tona. Të gjitha i kanë qoroditur “grekët”. Aktualisht, “Grekët ortodoksë të krishterë, konservatorë dhe të konflikteve të ashpra antagoniste ndaj institucioneve të tyre qeverisëse, janë e kundërta e atyre që pritej...” [1] Mediat gjermane e titulli i gazetës sonë, shkruar nga Sokol Neçaj, për organin “27” të Shqipërisë e shpjegojnë mirë. Në titull të gazetës thuhet se “Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra të korrupsionit”. Nuk do mend tjetër...

Ne, keni parë në pjesët e përparshme dhe jemi të bindur se “kombi grek” as “populli grek” nuk ka ekzistuar në antikë e në mesjetë, deri në kohën tonë, vetëm se popullsia paraqitej se ishte me origjinë multietnike, veçanërisht në periudhën e dy shekujve të fundit. Më më shumti, në të gjitha periudhat, kishte të etnisë sonë pellgaso-ilire, pra shqiptarëve. 

Gjatë barazimit të fjalës “helenë” me “helenët e lashtë”, e në përkthimet e botës dhe tona “grek”, studiusit nuk na kanë dhënë asnjë dëshmi historike, gjuhësore e besimtare. Kjo është një magësi e historiagrafisë botërore. Bashkësistë fisnore iliro-iperiate dhe maqedone duhet të trajtohen etnikisht jo të njëjta, [2] të dalluara nga ajo e helenëve antikë. Kjo gjë duhet të ipet nga ana e përzierjes së disa fiseve pushtuese.
“<Grekët e rinj>, më pas të revolucionit (të luftës-B.A.) të (vitit) 1821, për të cilën Nermin Vlora Falaski pohonte se <në mesjetë nuk ka patur grekë-helenë>, grekët e sotëm janë, në të vërtetë, përzirje e etnosit shqiptar, vlleh e turk”.[3]

Nga dita në ditë na dalin në dritë mjaft dokumenta, referenca të veprave të hershme me plot rëndësi të historisë të këtij rajoni, por pasi të dëliren prej qëllimit manipulativ të anës “greke” (po e them të shtetit të sotëm “Greqia/Hellada”!), atëherë ka mundësi të kuptojë tërësisht lexuesi më serioz i botës se shqiptarët/ilirët/pellazgët apo pellgasët janë ata që i kanë sjellur kësaj bote prej gjenezës së saj kontributin e pashmagshëm, e jo e ashtuquajtura “Greqia/Hellada”. 

Janë pikërist Yllirët, pellazgët, pellgasët apo si u themi ne: pellazgo-ilirët, që tërë botës i kanë sjellur rrëfime; sentenca, mitologji, zotat, mbishkrime, gjuhësi, zejtari, zhvillime teknike, etj. e të tjera, të sjellura vazhdimisht.

Bota duhet patjetër të revidojë e të korigjojë miliarda librat e veta, mbi shkencën e lashtë të historiografisë; të mësoj gjuhën shqipe përpara gjuhëve të tjera; të lexoje edhe shkrimet tona; të hartojë një shkencë të re të botës dhe të dijë se etnografia yllire/ilire dhe pellazge, jo “grekët e lashtë”, kanë qenë të vetmit që i kanë ndihmuar tërë rruzullit tokësor me zhvillimin përparimtar, deri në ditët tona.
Paraprakisht, bota duhet të gjëjë “rrënjët e grekëve”, që janë mëse një gënjeshtër e qartë e duhet t`i diskualifikojnë, ashtu siç i meritojnë gënjeshtarët.

Në kohën tonë, nëpër libra e në shtypin “grek” vijnë plot e përplot mashtrime të tilla të pseudoshkecës, por edhe shqiptarët e Shqipërisë janë plot me gënjeshtra të tilla. Në shtypin e kohëve të fundit, ngërthehen këto gënjeshtra “greke”.
Ne, po e marrim një “thënie” të gazetarisë sonë, kur thuhet se “arvanitasit ishin vetë Athina dhe gjuha e tyre ishte gjuhë e tatarëve”,[4] në të cilën “grekët dëshmojnë”, sipas gazetës “Rrënjet e grekëve”, e cila, për ne, nuk qëndron, se jemi ngopur me gënjeshtra të tilla. 

Nga “shpikja” se “gjuha e Athinës” ishte “gjuhë e tatarëve”, mendojmë se tatarët nuk kanë çka kërkojnë aty, madje as në shekullin e XIX. Të dhënat më të sakta dalin nga dora e autorit Dhimitriu Bizantiu, në vitin 1836, vetëm pak vite pas çlirimit nga sundimi i perandorisë Osmane dhe njohjes së Greqisë së pavarur, i cili thotë:
“Vizitorët vinin re me habi se banorët e fsahatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit te shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që arvanitët e moshuar e quanin <arbërisht>, ku ishte e njohur gjërësisht si Arvanitëshe”.[5]

Pra, këtu është e vërteta. Gjuha që flitshin në Atikë e Athinë ishte gjuha shqipe.
Kur kryeqyteti, Athina, Atika e Pellaponezi flisnin gjuhën shqipe si gjuhë të saj, me dalektin e saj “abërishte”, pra, e ashtuquajtura “Greqia Qëndrore” dhe Pelloponezi, veq Thesalisë, Maqedonisë së Greqisë dhe Epirit, të cilat e dimë si kanë qenë dhe si janë, atëherë, përse t`a quajmë “Greqi”, kur më e drejtë do të ishte ta quanim me emër tjetër. 

Dihet se arvanistasit, që janë arbëreshë të konvertuar, të cilët luftuan për atë vend, e çliruan, e formuan, e krijuan, e ndërtuan dhe e udhëheqën, ashtu siç e thotë Skender Shala, në shkrimin e tij, me 1 tetor 2016, në organin “Pamfleti”, me titull: “shteti është i arvanitasve, raca e helenëve është një ideologji e rreme”, mund të quhej shteti i arvanitasve, jo “greqia”,[6] apo me emrin tjetër, si në histori, “Arbëri”, të cilin nuk e zënë në gojë ata që banojnë nëpër të ashtuquajturën “Greqi”.

Ne, po e marrin një shëmbull nga një artikulli i vendosur në Revistën “Drini”, “Letra e panjohur: S’ka grekë në Athinë, të gjithë janë shqiptarë”, të dates 17 tetor 2016, në cilë thuhet se gjeografi dhe etnografi i madh francez i shekullit XIX Guillaume Lejean, ka shkruar për “gjakun e përzier shqiptaro-helen” dhe po kështu edhe konsulli Henri Belle e shumë të tjerë, që janë dëshmitarë të së ashtuquajturës “Greqi”, gjatë shekujve XVIII-XIX. 

Në atë periudhë, në artikullin e përmendur nuk i ka zënë në gojë historianët Fallemayer, Gobineau apo Benlow, të cilët janë anatemuar keq për vlerësimet e rolit të shqiptarëve në “ripërtëritjen” e të ashtuquajturës “Greqi”. Artikulli thotë se “nëse zhvarrosim diçka nga historia e fshehur nga historianët grekë të gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri më sot, këtë e bëjmë për të vlerësuar këtë pikëtakim historik të rëndësishëm për ardhmërinë e të dy popujve, për të theksuar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit dhe se kjo bazë historike duhet t’i shërbejë të ardhmes së përbashkët në kohën e integrimeve të mëdha dhe të Europës pa kufij”. [7]

Autori sikur ka të drejtë, në këtë pikëtakim të dy popujve, shqiptarëve dhe atyre të cilët banojnë në të ashtuquajtën “Greqi”, të cilët i cilëson studiusi austriak Jakob P. Fallmayer, se ata janë të përziera “me mbetjet turko-mongole e sllave”, bashkarisht me popullin autokton etnik të “Greqisë”- arvanitasit, arbërit e konvertur në gjuhën e dytë fenikase të Kadmit, krahas gjuhës shqipe, deri në shekullin e XIX, janë “me ato pamje kreshnike e madhështore, trima me fletë si shqipe mali, me fustanella, armërt ngjeshë plot hijeshi, koloriti i kostumeve më të bukura në botë... burra viganë, plot gjallëri, me një qëndrim plot madhështi” [8], të cilat janë tipare të mirëfillta shqiptare.

Sot, duhet të zbulohet e të këndellet prej “gjenezës” së dëshme të “Greqisë së re” ky shtet artificial, dhe kur të “zbulohet” historia e shqiptarëve mbrenda këtij Gadishulli, atëherë edhe “Turqinë e mori lumi”, pra edhe Turqisë i vie fundi.
Ne e kemi thënë se prej Babilonisë e nëpër Gadishullin Ilirik e deri në rrethinat e gjëra të Europës, andej e këndej, janë Yllirët, iliro-pellgasë, pra iliro-shqiptar. Nuk e kemi harrur se Albanët, një fis i devotshëm i themelimit të Gjermanisë, janë albanët që e kanë sunduar Shqipërinë, prej mesjetës, pra Arbërinë.

Ideologjia për të ashtuquajturën “heleniste”, sipas “helenëve”, e racës së shpifur helene dhe ideologjisë së gënjeshtarëve “grekë”, sipas tyre “Greqisë”, është e gabuar. Truqia është e arnautëve, siç i quan ajo shqiptarët, por duhet t`a lejojë e mësojë nëpër shkolla gjuhën shqipe, sepse të mbramit janë 6`800.000 shqiptarë; ndërsa ato toka në të ashtuquajturën “Greqi e pavarur”, janë toka autoktone iliro-pellazge dhe shqiptare, të Eprit; të Maqedonisë greke; të Thakisë; të Greqisë Qëndrore dhe Atikës; e tërë tokës së Pelloponezit. Këtu do të bashkohen edhe Maqedonia tjetër; Kosova Veri-Lindore; Sanxhaku i Serbisë; Sanxhaku i Malit të Zi dhe e tërë toka shqiptarë e Malit të Zi.

Raca e “helenëve” është mashtruese, sepse janë tri raca në botë. Kjo nuk është racë, sepse raca e Europës quhet raca e bardhë apo ariane. Shqiptarët janë aty, e “helenë” nuk ka pasur e as nuk ka. Arbërit e konvertuar në gjuhën fenikase janë arvanitasit. Sot, ka mbi 4`200`000 arvanitas, në të ashtuquajturën “Greqi”.

Jakup Philipp Fallmayer, në veprën e vet, “Historia e gjymë-gadishullit Morea gjatë Mesjetës” është përpjekur të shpjegojë popullatën që jetonte në gjysmëgadishull, e cila ishte tejet e manipuluar, nëpër venat e të cilëve nuk rrjedhte asnjë pikë gjaku nga gjaku i “grekëve”,[9] të cilët ishin shumë të pabesë, siç thoshte, në njëfarë forme, ai:
“Një stuhi e tmerrshme shpërndau deri në këndin më të largët të Pelloponezi një racë të re të ngjashme me fisin e madh të sllavëve...” [10]

“Grekët” i gjëjmë në shtypin botëror si “grek” të përzier “ngatërrueshëm”, pra, herë të fiseve fenikase, egjiptiane e assiriane, me autoktonë; herë si fise turko-mogole e sllave me autoktonë; e herë të tjera si përzierje racash sllave dhe arvanitovllahe.[11]
Ndonjëherë, më së shumti i gjëjmë të “kombësisë greke”, të përzier në një shtet multietnik me arvanitasit e të tjerë, në shtetin “Grek”, prej 10`500`000 banorë.
Ky është kulmi i gënjeshtrave të tilla. Fallmerayer shkon më larg sa t`i quajë më tutje “Scythians-Sllavët, Iliro-shqiptarët, relacional me serbët dhe bullgarët”,[12] që quhen “grekë”. Siç thotë vetë gazetari “grek”, z. Nasos Theodoridis, 
grekët janë përzierje rracash 
(po e them, sipas tij) <sllave (këtu përfshihen të gjithë sllavët!) dhe arvanito –vllahe> (shkencëtarët thonë se ata janë vëllezërit tanë malësorë, por bëjnë përpjekje të shpallen si “minoritet”, sado që disa shkencëtar të njohur, p.sh. Zhan Klod Faveirial dhe Robert d`Angely, me veprat e tyre i diskualifikojnë si etnitet![13]). 

Kështu na del se vllahët (etimologjikisht, vlla-h, do të thotë “vëllau”, në dialektin gegërisht!) janë edhe ata “vëllezër” me arvanitasit, të cilët, nëpër luftëra të rrebta kane qenë një shtresë sociale e etnisë sonë, e cila është tërhjekur nëpër male e fusha të larta, për të mbijetur.

Nasos Thedoridis hynë në analizat e tij me Jakob Philip Fallmerayerit, të “grekëve të lashtë” me “grekët e rinj” apo “modern”, për vëmendjen e opinionit të gjërë. Ai futet edhe njëherë që në shekullin e VI-shtë me dyndjet sllave dhe kalon edhe nëpër shekujt e VII, VIII, XI, X, XI e XII, deri në kohët moderne, të cilat nuk po i marrin në shqyrtim, sepse u jep më shume se duhet vend, duke i zmadhuar për t`i quajtur “të natyrshme” e për të justifikuar thëniet e tij. Kuptohet se ky shkrim është botuar në gazetën turko-greke të Thrakës, “Trakyan`in Sesi”, me 9 dhjetor 2010.
Prandaj, duke u lodhur së shfletuari gazetat e organet e mundshme shqiptare e të tjera, ndalemi te “Kanuni TV-Portali i të vërtetës Shqiptare”, në Opinione, në një artikull të veçantë, ku treshja mogole-sllave është tradicioanlisht rrënuese e kombit të mirëfilltë shqiptar, siç e thotë vetë Spartak Ngjela, një prej advokatëve më të mirë të Shqipërisë, me datën 15.11.2016.[14] Rusia-Greqia-Serbia janë treshja e mallkuar, e cila, i zonon në mënyrë sistematike shqiptarët, nga jashtë dhe mbrenda.

Ai e thotë me 6 nëntor të këtij viti, thënien gjeniale të tij se Rusia i trembet forcimit të mëtutjeshëm të Shqiptarëve, prandaj mjaft të këqija na vinë njëra pas tjetrës nga Evropa, por edhe nga Bota, sepse e matë pulsin e mbrendshëm të forcimit tonë, prandaj të triat rreshtohen në një blok. Rusia, Greqia dhe Serbia forcohen më parë se ne. Siç pohon Spartak Ngjela, ish-Ministri i Drejtësisë u bën thirrje për prezencën ushtarake të USA-së në Shqipëri. Pritet që shqiptarët do të forcoheshin më shumë, me prezencën e tyre ushtarake. Rusia do të mbetej më poshtë, sado që i vlon mendja.

Tani është rasti të kthehemi herën e fundit nëpër histori. Edhe njëherë sillet historia në tryezën e politikës “greke” dhe kjo nuk është një histori e vërtetë, sepse e vërteta historike bazohet në fakte të dëshmuara e jo në hamedjet “greke”. Ne e keni dëshmuar çka do të thotë poli-a-tika, nga e cila vjen poli-tika: shumë rrugë, rrotull, i ndjekur nga insekti helmues i quajtur “grek”. 

Ky farë “greku” del sot nëpër gënjeshtrat “greke”, që di të gënjejë bukur, edhe kur thotë se “nuk ka ekzistuar populli shqiptar para shekullit 12 (pra, e thotë “populli”, e jo kombi shqiptar!), as në Greqinë e sotme”, siç gënjen Teodor Pangallos-i, në artikullin e tij të botuar në gazetën “Tema”, me 7 nëntor 2016, të përkthyer shqip nga gazeta “Republika”, prej origjinalit nga http://www.tovima.gr, i cili ka edhe fjalë të sakta, për origjinën e tij arvanitase, dhe i cili është rritur edhe në një familja arvanitase. 

E tërë familja e tij kanë folur shqip, arbërisht, pra “arvanisht”.
Ai ishte që dikur thoshte se “nuk është historian, që të sjellë mendime të bazuara në histori, por është arvanitas, poltikan, atëherë duhet të mbajë vendin që i takon”, madje në gjuhën mëmë, gjuhën arbërisht, pra shqip, të cilën ai i thotë “arvanishte”.[15]
“Për ne që u lindëm në shtëpi, ku gjyshja jonë fliste arbërisht... është shqipja e pastërt e shekullit të XIV... kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore... 

Për ne, humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmbanë një kulturë, të cilën jo në kushtet e një shtypje, sepse arvanitasit nuk mund t`i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë... duhet të dalin në dritë gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndyshe, po mbeti në errësirë do të jetë një atdhe i humbur”, siç deklaronte ai, në tetor të vitit 2002, duke marrë pjesë në Arkivin folkloriko-muzikor në Athinë, kur u bë prezenitimi i Antologjisë së Këngëve Arvanitase të Greqisë, përgaditur me kujdes nga këngëtari dhe muzikologu i shquar, Thanasi Moraiti, poashtu arvanitas. [16]

“Greqia i detyron <grekët> me origjinë shqiptaro-arvanitase që t`iu kundërvihen shqi-ptarëve”- thuhet në artikullin e Arben Llallës,[17] por do të kisha thënë se kjo dhunë “greke” i detyron shqiptarët e mashtruar nga kjo ideologji “greke”, kudo që janë ata, si janë të shkolluar apo të pashkolluar, që t`u kundërvihen shqiptarëve të mirëfilltë me “greqizmin” e mësuar përmendësh. Kjo është e vërteta e hidhur: ajo i vendos kundër shqiptarëve të mirëfilltë jo vetëm greko-arvanitët e shqiptarët, por tërë botën, të vënë si nëpër një “magji”, sikur të qenë lindur në “Greqi”.

Qindra herë e kam shikuar filmin për fëmijë “Mrekullia e Monhatanit”; përherë e kam ndëgjuar e nuk jam ndalur në të vetmen sentencë të filmit, nën produksionin e John Huges. Papritmas e ndala në një pikë, kur thotë tekstualisht, se njeriu mund të besojë se “një gënjeshtër që një të qeshur e nxjerrë me dredhi”, por, pranë saj qëndron e pa-epur, e vetmja sentencë: “e vërteta, që e nxjerrë një pikë loti”! E vërteta e jonë e mxjerr një pikë të tmerrshme loti, dhe ajo është e vërteta, e sakta, e shqyrtuar njerëzisht, me dhembje të thellë. “Greqia” na shokon me këto gënjeshtra të saj, të pandalura...

Nëpër gjumë, të mashtruarit, i pëshpërisin “magjitë teorike fenikase”, si gjarpëri që të kafshon në befasi. Së pari, se ata paskan qenë “grek”, pra “helenë”, prej kohësh të cilat nuk mbahen në mendje; së dyti, se paskan marrë pjesë në luftërat me
Trojen e famshme dhe ate e kanë udhëhequr; se i kanë Dodonat e tyre; se paskan Zeusin dhe Zotat e tjerë nga Olimpi (edhe pse e dinë se Tomori është Shqipëri, por nuk ka problem për ata, sepse e zhdukin nga hartat); pastaj ata i shërbekan hellenizmit, madje edhe të vrasin publikisht shqiptarë, madje edhe fëmije të veçantë e të shëndosh të Epirit nëpër gjenocidet e shumta, me sopata; dhe të flasin gjuhën “greke”, që nuk është fare greke, por gjuha e dytë fenikase, me fjalorin e Kadmit.

Deputeti Teodor Pangallos deklaron kushtimisht:
“Arvanitët e Atikës dhe e pjesës tjetër të Greqisë Qëndrore (kuptoni greqisht: Stera Ellada!), të Peloponezit, Epirit, Thesalisë, edhe në prefekturën e Evros...” janë “luftëtarë të paepur, bujq të ashpër, blektorë energjikë, që pavarësisht nga dygjuhësia dhe raporti me popullsinë e përgjithshme, dhanë kotributin e tyre në udhëheqjen shkencore, politike dhe ushtarake të vendit”... “ aleatët kryesorë të arvanitëve të krishterë të Sulit ishin çamët musliman të Thesprotisë...”.[18]

Pra, të mbajmë në mendje, “Greqia Qëndrore, Atika, dygjuhësia, dhe aleatët çamë” do të kuptojnë definitivisht, se nuk ka pasur asnjëherë “grekë” të vërtetë, por avranitas.
Arvanitasit janë komponentë e madhe e të qenurit “grek” dhe kanë rëndësi të madhe e të jashtëzakonshme për ekzistimin e këtij vendi, të krijuar vonë në krijimin e sheteve, dhe pikërisht të krijuar nga armiku i ynë më i madh- Rusia; por i ndihmuar nga të dy kombet e tjera të Evropës, Franca dhe Anglia. Ajo është ndihmuar edhe nga politiko-kracia e kombeve të Evropës e Botës, të mbledhur nëpër fuqitë e mëdha, të prirë nga racizmi helen e të kindapuar nga urrejta e lartë.

Njëherë e përgjithmonë duhet të thehet ky racisëm; ky shovinizëm, ky sharlatizëm i forcave regresive të botës udhëheqëse nëpër shtetet e Evropës dhe të Botës, para kësaj të thehet ky disastër i madh e fodull i Greqisë, por edhe nëpër shqiptarët, që të tokitet njëherë e përgjithmonë në ndërdijen e ndërgjegjen e fjetur të forcave progresive të dijes, nëpër të gjithë botën, anë e mbanë, sa të zgjohet ky njeri i shtruar keqas për dhé.
Ai është i fjetur, i gjakosur, i ç`njerëzuar, i shrytëzuar, i shokuar, amull, gjysmë i vrarë e gjysmë i gjallë... Të mos u shërbejë armiqve të vetë, me gjëra të paqena...
Ky njeri, si shqiptar, duhet të lidhet nëpër viset e tija përmes të ashtuqajturës Greqi me trojet e veta Ylire, ilire dhe Yllirians në Turqi dhe të zgjohet nga letargjia e madhe.

E sotmja Greqi duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë prej shovinizmit ndaj të gjithë shqiptarëve dhe të mos i ndajë sipas politikës fetare. Toka e saj ka qenë e është një tokë arbërore, yllire, ilire dhe pellgaso-shqiptare.

Duhet të heqë dorë prej ideologjisë shoviniste të hellenizmit kundër shqiptarëve dhe të mos e përkrahë Rusinë kundër nesh, ani pse e ka të njëjtën fé. Duhet të na kërkojë mija herë falje për gjenocidin e paparë ndaj çamëve, sepse janë vëllëzërit më të mirë e më të përvuajturit, që kemi. Duhet të këkojë mija herë falje prej shqiptarëve e të mos insistojë të “ngrehë” më lartë me politikën “greke”, te të ashtuquajturit “grekë” të Shqipërisë, sepse janë me fenë ortodokse të gropuar mënjanë, sikurse ortodoksët e tjerë të vendit tonë dhe i kanë të gjitha të drejtat. 

Të lirohen prej fyerjeve nga helenizmi racist. T`a dinë se asnjëherë nuk kanë qenë “të tillë”, por kësaj i vie erë shoviniste...



[1] Sokol Neçaj, „Mediat Gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit”, të publikuar me 9.12.2016, në organin «27.al», http://27.al/mediat-gjermane-greket-jane-pertace-hileqare-genjeshtare-dhe-mjeshtra-te-korrupsionit/ .
[2] Shikoni në fund të artikullit të organit “Shqiptari.eu”, “Populli grek në Mesjetë nuk ekzistonte! E në shekullin e 19-të, e gjithë Greqia ende fliste vetëm shqip”, të datës 24.02.2016, megjithëse nuk pajtohem tërësisht me këtë shkrim, http://www.shqiptari.eu/populli-grek-ne-mesjete-nuk-ekzistonte-e-ne-shekullin-e-19-te-e-gjithe-greqia-ende-fliste-vetem-shqip/ .
[3] Po aty, në fillim.
[4] Shikoni shkrimin e datës 15.07.2015, pa autor, të marrur prej „AlbaniaObserver“, „Arvanitët ishin vetë Athina dhe gjuha e tyre ishte gjuhë e tatarëve“, e cila sot nuk del në internet, por unë kam pasë shtypur, që atëherë, të cituar prej organit të internetit „Lajmiri“, http://www.lajmiri.com/2015/07/greket-deshmojne-ne-vitin-1836-arvanitet-ishin-vete-athina-dhe-gjuha-e-tyre-ishte-gjuhe-e-tatarve-foto/ .
[5] Po në atë artikullt të “Lajmiri”, 15.07.2015.
[6] Shikoni shkrimin e tij, Skender Shala, “Shteti është i arvanitëve, raca e <Helenëve> është një ideologji e rreme”, në organin “Pamfleti”, të dates 1 tetor 2016, në http://www.pamfleti.com/shteti-eshte-arvaniteve-raca-e-heleneve-eshte-nje-ideologji-e-rreme/ .
[7] Luan Rama,“Letra e panjohur: S’ka grekë në Athinë, të gjithë janë shqiptarë”, të dates 17 tetor 2016, në revistën “Drini”, në http://www.revistadrini.com/2016/10/17/letra-e-panjohur-ska-greke-ne-athine-te-gjithe-jane-shqiptare/ .
[8] Nga artikuli i Skender Shalës, në organin “Pamfleti”, po aty, më tutje.
[9] Nga i njëti artikull, më tutje.
[10] Fjalët e Fallmayer-it, në krye të artikullit të përkthyer për nevojat e publikut shqiptar nga Altin Kocaqi, të dhënë me titullin „Ekskluzive: Grekët e sotëm janë një përzierje sllave dhe arvanitovllahe“, me 30 shtator 2016, i Nasos Theodoridis, në organin GazetaInfoPress, http://www.gazetainfopress.com/historia_arkeologji/ekskluzive-greket-e-sotem-jane-nje-perzerje-rracash-sllave-edhe-avranitovllahe-2/ .
[11] Ky artikull, më tutje.
[12] Ky artikull, në fillim.
[13] Po i përmendim dy vepra të historisë: Robert d`Angely, „Enigma- nga pellazgët te shqiptarët“, Tona, Tiranë 1998; dhe Zhan Klod Faveirial, "Historia (më e vjetër) e Shqipërisë", Plejad, Tiranë 2004.
[14] Spartak Ngjela, „Treshja mongole sllave: Rusi-Greqi-Serbi, tradicionalisht rrënues të kombit Shqiptar”, “Kanuni TV-Portali i të vërtetës Shqiptare”, 15.11.2016, në Opinione.
[15] Shikoni shkrimin e Arben Llallës, „Pangallos dikur pranonte: arbërishtja ishte shqipja e vjetër“, te Gazeta 27, Replikë me Teodor Pangallos, me 8 nëntor 2016, në http://27.al/pangallos-dikur-pranonte-arberishtja-eshte-shqipja-e-vjeter/ .
[16] Duke cituar fjalët e Teodor Pangallosit, nga i njëjti artikull.
[17] Po aty, në këtë artikull.
[18] Shikoni fjalët e Teodor Pangallos, të përkthyer nga http://www.tovima.gr/opinions/article/?aid=842107/ nga redaksia e gazetës „Republika.al“, të botuar me 7 nëntor 2016, në „Gazeta Tema“, Theodhoros Pangalos, „Arvanitas dhe shqiptar“, në http://www.gazetatema.net/web/2016/11/07/theodhoros-pangalos-arvanitas-dhe-shqiptare/ .

Sunday, December 11, 2016

Prerjet monetare të Lisit, Shkodrës dhe Gentit. - Nga Hafezat Osmani.




Prerjet monetare të Lisit, Shkodrës dhe Gentit 
        
Në qytetin e Lisit gjatë gërmimeve arkeologjike në sipërfaqe të terenit janë gjetur mbi 200 copë monedha prej bronzi. Përpos monedhave të Lisit, janë gjetur edhe monedha të tjera; si ato të Durrësit, Apollonisë, Ballit, Shkodrës e tjera, të prera dhe të vëna në qarkullim në kohë të ndryshme. Një pjesë e madhe e këtyre monedhave janë të dëmtuara. Prej tyre që mund të lexohen dhe të deshifrohen janë ato të Dyrrahut (ΔYP )që kanë qarkulluar në shekullin III p.e.s.

Monedhat e Lisit të tipit mburojë-përkrenare.

Monedhat e qyteteve të Shkodrës të cilat janë prerë së bashku me ato të Lisit janë shumë të rralla në krahasim me ato të qyteteve të përmendura. Sipas Hasan Cekës, këto monedha janë prerë në vitet;167-135 p.e.s. Me interes të madh për nomizmatikën ilire se qyteti i Lisit pret monedha autonome, kur qyteti arrin zhvillim ekonomik e shoqëror. Marrëdhëniet tregtare më tepër ky qytet i zhvillon me Adriatikun e Jonin dhe deri në ishujt e Egjeut. Monedhat e para të Lisit (Lezhës) sipas numizmatëve kanë qenë përafërsisht të ngjajshme me ato të qytetit të Shkodrës.

Në faqe të tyre ishin vënë simbolet figurative mburoja e rumbullakët ilire dhe  në shpinë një përkenare e tipit ilir. Së bashku me legjendën Lisitan të shkruar me alfabetin grek. Studime të hollësishme që janë bërë për monedha autonome të Lisit nga numizmati i mirënjohur Hasan Ceka, vërteton se preraja  është bërë rreth vitit; 228 p.e.s.

Periudha e dytë e vënies në qarkullim i një sërie monedhash të reja, lidhet me kohën e sundimit të mbretit Gent (197-168) p.e.s. Në faqe të këtyre duket portreti i mbretit që mban një kapelë karakteristike me strehë të gjatë e ashtuquajtura "kausia". Kurse në shpinë të tyre është një anije ilire, e shoqëruar me legjendën.

Mbas Gentit qyteti i Lisit pret serinë e tretë në faqen e të cilave përfytyrohet koka e hyjit mitologjik Hermes, kurse në shpinë të monedhave figuron një anije ilire me, anije liburne, simbol i monedhave të Lisit dhe Shkodrës.
Këto anije ishin më të shpejta të asaj kohe dhe përdoreshin nga fisi Ilir i Labeatëve.

Nga gërmimet arkeologjike si dhe nga gjetjet e rastit, është vërtetuar edhe një tip tjetër i cili dallohet nga të gjitha monedhat e gjetura më parë të Lisit që u përmendën. Për këtë monedhë të gjithë studiuesit nuk e ndajnë mendimin e njejtë. Hasan Ceka, këto lloje monedhash në faqen e të cilave figuron një dhi dhe në shpinë të tyre simboli i rufesë si dhe legjenda e njohur Lisitan, duhet  t’i përkasin periudhës më të hershme të prerjeve monetare të qytetit të Lisit, (Lezhës) pikërisht të kohës ndërmjet viteve 229-213 p.e.s.

Nga burimet historike, mësohet se në këtë kohë qyteti i Lisit shkëputet nga mbretëria e Teutës për një periudhë të shkurtër15 vjeçare. Nomizmati i mirënjohur Selim Islami duke patur parasysh botimet e mëparshme si dhe 100 copë monedha të Muzeut Arkeologjik të Tiranës, ai mendon se data e dhanë në  botimet e ndryshme duhet t’i nënshtrohet një studimi të thuktë dhe të mirëfilltë, për datën e saktë të prerjes së monedhave të këtyre dy qyteteve.
Sipas mendimit të S. Islamit, Lisi nuk i ka prerë monedhat e para së bashku me Shkodrën, sepse monedha më e hershme e Shkodrës është ajo që në faqe  ka fytyrën e Zeusit dhe në shpinë një anije Ilire, poshtë saj një delfin dhe legjendën e qytetit. Këtë monedhë e gjenë analoge me ate të Durrësit, të tipit Zeus –trekëmbësh. Kjo analogji e shtyn autorin të mendojë se këto monedha janë në qarkullim pak më parë se mesi i shekullit III p.e.s. 

Sa i përket monedhës Artemis–rufe, në legjendën e qytetit, numizmati Selimi , mendon se është paraardhëse e asaj që pret më vonë  mbreti Gent, me të njëjtat simbole por me emrin dhe me titullin e vet në vend të legjendës së qytetit e cila  qëndron me sa duket, midis kësaj të fundit dhe asaj me dhi e rufe. 

Lidhur me monedhën e Lisit të tipit Gent–anije që mban mbi krye të figurës së mbretit prolegjendën dhe legjendën. Me të drejtë ky numizmat është i mendimit se edhe në këtë rast është portreti i Gentit. Në një prereje tjetër tek e cila mbreti paraqitet më i ri, sa i përket kuptimit të mbishkrimit; P(Redon), në faqe të monedhës për këtë autorë mbetet si një çështje e hapur.

Hasan Ceka, pasi shqyrton një sërë argumentesh të ndryshme historike numizmatike e gjuhësore, arrijnë në përfundim se portretet e këtyre monedhave përfaqësojnë hyjnin ilir të detit me emrin Ridhon. Ky emër  me trajtën që gjendet në monedhën e Lisit trashëgohet edhe në ditët tona, sipas këtij autori në Rodon, kepi i Rodonit.

Ndërsa numizmati slloven Petar Kos, në studimin e tij shkruan se mbreti ilir
Genti (181-168)p.e.s. në punishten e vet të Lisit dhe Shkodrës, ka prerë monedha bronzi me legjendën në dy versione. Në anën e përparme te të gjitha monedhave përshkruanin një njeri i ri me kokë të mbuluar  me një kapelë, disa e interpretojnë si jo bindëse portretin e Gentit. Në pjesën e shpinës së monedhës përshkruan anije ilire.

Studimi i një grup autorësh në studimin e tyre shkruajnë se Shkodra është punishte greko-ilire në qytetin e njejtë sot Shkodra. I ngjajshëm me punishten e Lisit, e cila ka filluar të punojë gjatë (213)p.e.s. kur mbreti maqedon Filipi V (220-179)p.e.s. e zgjeron shtetin edhe në rajonin e Ilirisë në të cilin kanë qenë dy punishte në kohën e sundimit të mbretit Ilir Genti (181-168)p.e.s. ata kanë prerë monedha me legjendën.   

         
         Tipet e monedhave të lisit
1Tipi Dhi-rrufe me legjendën -; sipas H.C. rreth 229 p.e.sonë,
2.Tipi Mburojë –përkrenare   me legjendë -;213-193 p.e.s. H.C. pas vitit            186 p.e.sonë.
3.Tipi Artemis –rrufe,legjendë në dy rreshta -; sipas S.I.para vitit  186                 p.e.sonë.
4. Tipi Portret-anije  ilire, legjendë -;197;168 p.e.sonë.
5.Tipi Artemis-rrufe, në shpinë,(mbreti Gent) 197-168 p.e.s.
6.Tipi Hyjni ilire anija ilire, ;167-135 p.e.s.

Këto ishin pra, monedhat që bënin pjesë në sistemin monetar të Lisit, me anën e të cilave ky qytet zhvilloi marrëdhëniet e tij tregtare të brendshme e të jashtme, për  afro njëqind vjet të kohës më të lulëzuar të tij.
         
Prerja  monetare e mbretit Gent
Pas vdekjes së Pleuratit të dytë, rreth vitit 181-180 p.e.s. fronin e mbretërisë Ardiane e trashëgoi biri i tij Genti, (Genthios) është mbret i fundit të cilin e përmendin burimet tradicionale dhe historiografija e ditëve të sotme. Në burimet historike quhet «mbret i ilirëve» (Rex i Illyricorum). 

Në kohën e sundimit të Gentit, ajo ngjan të ketë përfshirë në gjirin e saj një trevë mjaft të gjërë që zgjatej nga lumi  i Neretvës (Narones) në veri deri tek lumi i Matit, në jug. Për nga lindja e juglindja  fqinjët e saj ishin Dardania dhe Maqedonia. Në vitin 168 p.e.s. Genti filloi veprimet luftarake kundër Romës. Flota Ilire vepronte në bregun e Dyrrahit, ndërsa forcat toksore rrethuan qytetin (fshati i sotëm Berzanë, afër Rubikut) në tokat e Parthinëve, që ishin nën vartësinë e Romës. 

Duke u gjendur përpara një armiku shumë më të madh në numër dhe më të organizuar, ushtria Ilire u detyrua të hiqte dorë  nga rrethimi i  Basanies dhe të kthehej në Shkodër, kurse flota pësoi dëme në det.Ndërkaq romakët, duke zbatuar parimin e tyre politike «përça e sundo», mundën të bënin për vehte  krerët e disa fiseve ilire, të cilëve iu dha mundësia  të forconin pozitat e tyre dhe të gëzonin privilegje nga Roma.

Të dy ushtritë kundërshtare u ndeshën  për herë të fundit  në Shkodër, e cila sipas fjalëve të Tit Livit, ishte aq e fortifikuar sa nuk mund të merej lehtë nga romakët, por forcat ilire në vend që të mbroheshin në kala u ndeshën me romakët në fushë të hapët, jashtë mureve të Shkodrës dhe aty pas një beteje të ashpër u thyen keq. Pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllaut të Gentit, për të mbledhur forca të reja nga fiset përqark, mbreti u detyrua të dorëzohej. 

Në vitin 167 p.e.s. Genti dhe Perseu bashkë me familjet e tyre me plaçkë e robër lufte u dërguan në Romë si trofe lufte. Romakët grabitën 220 anije , morën një sasi ari dhe argjendi,13.000 denarë monedha romake  të farkuara të vitit 269 p.e.s. dhe 120.000  monedha ilire argjendi («Illyricum argentum»). Genti  dhe familja e tij u burgosën në Spoleto dhe më vonë e transportuan në Iguvium, qytet në Itali ku edhe ndërroi jetë. Kështu mori fund  shteti i fuqishëm ilir i Ballkanit dhe në këtë shtet u vendos sundimi romak.

Nga burimet e shkruara  antike dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në Ilirinë e Jugut në shekullin e IV p.e.s. ekzistonin një tok qytetesh të cilat ishin bërë qendra ekonomike e zejtare të përparuara dhe, disa prej tyre, prisnin edhe monedha. Midis tyre Shkodra, mund të themi, zinte një vend të  veçantë. Qysh në periudhën e parë të hekurit ajo na paraqitet si një vendbanim i fortifikuar me mure të tipit  të hershëm ilir. 
Rreth saj qëndronin Gajtani në lindje,Marshej në veri dhe Beltoja në jug të cilat ishin gjithashtu vendbabnime të fortifikuara   me mure të njëjtit tip. (S.Islami&H.Ceka) 

Nga vetë pozicioni gjeografik duket qartë se Shkodra, zinte një vend qëndror midis këtyre vendbanimeve të fortifikuara të fisit labeat që i qëndronin kryeqendrës së fisit si një kurorë mbrojtëse përreth. Ky sistem mbrojtës plotësohej në perëndim nga liqeni Labeat dhe lumi Barbana (Buna e sotme). Ato nga shekulli IV para e sonë, Shkodra arriti një zhvillim të mëtejshëm, që e dallon nga qendrat e tjera të fisit. 

Një dëshmi e rëndësishme e këtij zhvillimi janë muret e dyta, me të cilat rrethohet qyteti. Mbeturinat e këtyre mureve janë ruajtur në disa trakte tek hyrja e kalasë mesjetare dhe në anën jugëperëndimore të saj. Ato janë ndërtuar me blloqe gurësh të skalitur mirë, në stilin poligonal-trapezoidal, sikurse në Lisin fqinj dhe në shumë qytete të tjera të Ilirisë së Jugut, fillimet e të cilave gjithashtu i përkasin shek. IV para e.s. 

Aty nga mezi i shek. III Shkodra, bëhet një ndër qendrat më të rëndësishme, në qoftë se jo kryeqendëra e shtetit të fuqishëm ilir. Mbi bazën e këtij zhvillimi Shkodra e fillon prerjen e monedhave të veta ashtu siç do të mundohemi ta provojmë më poshtë, në mënyrë të pavarur dhe shumë më herët sesa i ashtuqutajturi pushtim maqedon i Filipit V. Ndër monedhat e prera në Shkodër më e hershme na paraqitet ajo që mban në faqe fytyrën e Zeusit, kurse në shpinë  legjendën e qytetit, një anije ilire. Legjenda është vendosur në fushën mbi nivelin e bashit.

Sot  koleksioni  Numizmatik i Tiranës  disponon me  20 copë të këtij tipi.
Monedha e dytë që pret Shkodra, në emër të bashkësisë së qytetit është ajo që mban në faqe një mburojë dhe në shpinë një përkrenare me mbishkrimin.

Nga  bibliografia numizmatike me interes të madh tregohet paraqitja aq e shpeshtë dhe emitimi i monedhave ilire. Me prerjen nëpër faza sasi dhe cilësi  e tregojnë fuqinë e madhe ekonomike dhe stabilitetin e shtetit ilir. Nga burimet e shkruara antike greke dhe romake si dhe nga studiues të ndryshëm botërorë  kuptojmë se ilirët përafërsisht një shekull prenë monedhat e veta  në këto qytete: Lis, Shkodër, Rizon e tjerë, të cilat qytete nuk kanë qenë koloni  dhe  as të kolonizuar dhe nuk kanë patur statut qytet-shtet. 

Me emrin e Evansit dhe të Brunshmidit, janë të lidhura edhe njoftimet e para për monedhat e Lisit. Si monedhë më të hershme të këtij qyteti, autorët, e mësipërm njohin atë që mban në faqe një dhi dhe në shpinë simbolin e rrufes me legjednën e qytetit. Duke u nisur nga përmbajtja e thesarit të Selcës edhe prerjen e kësaj monedhe e lidhin me periudhën e pushtimit maqedon (211-197). 
Në kohën e sundimit të Gentit punishtja monetare e Lisit nxjerr, sipas tyre  një monedhë që paraqet në faqe kryet e mbritit ilir me përkenrare (?) pa mjekër dhe në shpinë simbolin e rufesë me titullin dhe emrin e shkurtuar të mbretit ilir. Brunshmidi, në kundërshtim me Evansin, i njeh Lisit  edhe një monedhë të tretë, të cilën qyteti e pret menjëherë pas rrëzimit të Gentit. Sipas tij, kjo monedhë mban në faqe kryet e Hermesit (?) dhe në shpinë një anije ilire me legjendën e qytetit. Në një variant lexohet në faqe edhe një emër i paqartë.(S.Islami,”Prerjet monetare të Skodërs, Lisit e Gentit”, f.352)

Të dhënat që na i ofron  arkeologu Selim Islami, thonë se njoftimet e para në literaturën speciale për monedhat e Shkodrës dhe të Gentit i kemi që nga fundi i shekullit XVIII tek Ekel, i cili në veprat e tij jep një monedhë të Gentit dhe dy të Shkodrës. Botimet e tjera që dalin gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX përshkruajnë disa ekzemplarë të rinj. Por njohuritë e specialistëve në këtë fushë mbeten gjithmonë shumë të kufizuara.

Ndërsa në vitin 1880, arkeologu i njohur angelez Arthur Evans,shtie në dorë thesarin e zbuluar në fshatin Selcë të rrethit të Shkodrës dhe, duke u mbështetur mbi të e mbi monedhat e njohura nga botimet e mëparshme, bëri përpjekjen e parë për klasifikimin dhe datimin e këtyre monedhave. Pas tij  J.Brunshmid, i përmblodhi dhe i sistemoi, në mënyrë më të plotë të gjitha monedhat e Shkodrës dhe të Gentit, të njohura deri atëherë në literaturën speciale si dhe ato të pabotuara, që ruheshin në koleksionin e muzeut të Vjenës  ose në koleksionet e tjera të Evropës. 

Të dy këta autorë i njohin Shkodrës si monedhë më të hershme, një tip maqedon që mbante në faqe një mburojë dhe në shpinë një përkrenare me legjendën e qytetit. Prerjen e kësaj monedhe, në përgjithësi fillimin e prerejes monetare të Shkodrës, ata e lidhin me pushtimin e Lisit nga Filipi V i Maqedonisë (211-197). Si seri të dytë ata konsiderojnë monedhën e mbretit Gent (197-168)p.e.s. 
Këtij mbreti ata i njohin dy prerje njëra që trashigon simbolet e monedhës së tipit maqedon, por që këtë radhë mban në shpinë  emrin dhe titullin e mbretit  dhe tjetra me bustin e mbretit në faqe –anije me emrin  dhe titullin e mbretit në shpinë. Shkodrës ata i njohin  edhe një seri të tretë   me fytyrën e zeusit  në faqe  dhe në shpinë legjendën e qytetit  një anije ilire dhe një emër nënpunësi, prerjen  e së cilës e vendosin pas pushtimit romak të vitit 168 p.e.s. Pas vitit 1950  për këto monedha shkruajnë F.Sheiger, H. Ceka, S. Islami, D. Rendiq-Mioçeviq, B. Jubani dhe të tjerë.

Gjatë vitit 1971 në Shqipërinë verilindore në lokalitetin Cir Mak, rrethi Kukësit, është zbuluar edhe një gjetje e monedhave ilire, një monedhë e Gentit, 3 monedha të Lisit dhe 4 monedha të Labeatëve. Monedhat e Gentit, me titullin mbret  deri vonë  kanë qenë  tepër të rralla. Nga këto monedha kanë qenë të regjistruara vetëm 6 ekzemplarë. Një ekzemplarë ruhet në koleksionin privat  (B.Zbirka Machiedo   u Hvaru),kurse sot  numri sillet nga  30-40 ekzemplarë. 

Numri i saktë nuk mund të konstatohet sepse ende nuk janë publikuar gjetjet e reja si për shembull gjetjet e reja në  mekropollën Gostilju në afërsi të liqenit të  Shkodrës, e sidomos në kolekcionin e përhershëm që  është   formuar   në kohën e re  (Bol,Zenica). Pa pritmas janë gjetur monedha të Gentit   dhe emitime të ngjajshme.

Monedhat e grumbulluara, këto vitet e fundit,  në kolekcionin numizmatik  të Muzeut arkeologjik të Tiranës,  mbi 100 copë,midis të cilave  vendin më  me rëndësi e zënë  ato të sjellura nga gërmimet e gjetjet e rastit në qytetzën e Gajtanit në afërsi të Shkodrës.
Muzeu i Ohrid, disponon me një monedhë të bronzit e farkuar në kohën e mbretit Gent 181-168 p.e.s. Monedha është gjetur  rastësisht në rrethin e Ohrid dhe është shumë mirë e ruajtur.Në fytyrë  duket   fytyra  e një njeriu të ri i cili në kokë ka një përkrenare  si  të mbretërve maqedon i veshur me këmishë  lartë e mbërthyer në qafë.Në shpinë duket  anija liburne  . Diametri=2.0 cm. Pesha=6.5 gr. Shekulli i II p.e.s.e farkuar në  dhjetëvjetëshin e sundimit të  Gentit  dhe e pranuar nga Lisi,Labiatët dhe Daorët.
         
L I T E R A T U R A  E  S H F L E T U A R

1 Hasan Ceka, Probleme të numismatikës ilire Universiteti shtetëror i tiranës –Institutihistori-gjuhësi,Tiranë,1965.
2.  Hasan Ceka  Në kërkim të historisë ilire, Akademia e Shkencave e RSH,Instituti i Arkeologjisë, Tiranë,1998
3.Universiteti shtetëror i Tiranës,Instituti i historisë dhe i gjuhësisë Historia e popullit shqiptar vëllimi I-rë. Përgatitur nga  një kolektiv punonjësish shkencorë të sektorëve të historisë së kohës së lashtë dhe të kohës së mesme.Hartuar si tekst nga Selim Islami-Kristo frashëri. Prishtinë 1969.
4.Koço Zeku Lisi në shekuj Shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1988.
5.Duje Rendić  Mioćević Iliri i Grci, Zagreb-Split,1989.
6.Prjer Kaban Za Ilirite od bardilis dogentij  IV-II v.p.n.e. Historia antiqua Macedonica, Shkup,1996.
7.Numizmatičke vijesti,Hrvatsko Numizmatičko  društvo, Zagreb, XVII.
8. Numizmatičke vijesti,Hrvatsko Numizmatičko  društvo, Zagreb, XVI.
9.Makedonski numizmati~ki glasnik  numër 1 Shkup,1994.
10.Petar Kos, Leksikon anticne numizmatikes Poudarkom na prostoru jugozahodnih ALP IN Balkana, -Narodni Muzej  Slovenije.

11.Grçki, Grçko-Kolonijalni i keltski novac iz Muzeja Slavonije- Osijek, Osijek,Travani –Rujan 2004