Gentiana, bima e mbretit Ilir
MJEKU I SHTËPISË
Kjo lule - njihet si bar zemre, sanëz, kërrsanëxë,
sancë, ksane, raven, lincurë – por emrin e ka Gentiana. Bëhet fjalë për një
barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea.
Vendlindja e kësaj bime është në Evropën Jugore. Ajo gjendet në malet
shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi. Emri
i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i
shqipeve. Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën
dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.
Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose
në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare. Kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të
thara nga dielli ose të
ruajtura në vende të thata. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e
saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në
prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror. Krenaria shqiptare
përdoret në shumë mënyra. Më origjinalet vërehen në veri të vendit që
gjeografikisht është vendi i lindjes së Gentianës.
Rrënjët e Gentianës
janë të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.
Përdorimet e rrënjëve të
Gentianës në mjekësi
Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për
problemet me stomakun. Sipas kërkimeve, elementët e hidhur të bimës
shumëfishojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe si rrjedhojë Gentiana promovon
një oreks të mirë dhe ndihmon tretjen.Nëse keni një stomak të dobët, kjo bimë
ju ndihmon me tretjen duke e përshpejtuar proçesin dhe parandaluar që vijnë si
pasojë e mos tretjes. Zhysni 0.5% gram rrënjë Gentiane në ujë të ftohtë për
katër orë. Çdo ditë, para çdo vakti, pini një filxhan me këtë ujë.
Mungesa e oreksit. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme,
probleme personale, dobësi dhe anoreksi. Kjo simptomë zgjjidhet nga konsumimi i
pluhurit të rrënjëve të Gentianës së tretur në ujë të ftohtë për 4 deri në 5
orë. Ekspertët këshillojnë të tresni 15 gramë lule të thata me 15 gramë lëkurë
portokalli në një litë verë të bardhë për 10 ditë. Filtrojeni dhe pini nga një
gotë përpara vakteve.
Fryrjet.Teprica
e gazit në stomak që trajtohet nga tretja jo e mirë mund të zgjidhet falë kësaj
bime. Duhet të tresni 1.5 gramë pluhur të rrënjës së
Gentianës në një gotë me ujë për katër orë. Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.
Gentianës në një gotë me ujë për katër orë. Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.
Mëlçia.
Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi.
Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen
etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë. Duhet ta kulloni mirë
dhe përzieni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë.
Krimbat
intestinalë. Disa prej përbërësve të bimës e bëjnë atë fantastike për largimin
e krimbave intestinalë.
Tiroidet. Gentiana ka përbërës që
ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës
duhet tretur në ujë për disa ditë. Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400
gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë. Gentiana është një bimë që pastron trupin,
gjakun dhe parandalon infeksionet. Kur jeni të lodhur fizikisht, ose jeni duke
marrë veten nga një sëmundje që ju ka marrë të gjitha energjitë, Gentiana është
mikesha juaj më e mirë. Toniku i kësaj bime rikthen forcën në mbarë trupin por
ndihmon edhe tretjen. Sipas kërkimeve të ekspertëve, bima përdoret si pastruese
gjaku. Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut. Mjafton
gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta.
Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.
Përdorimet mjekësore të luleve të Gentianës
Rënia e flokëve. Falë
përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për
parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit. Psoriasis. Gentiana
kuron sëmundjen që shoqërohet me të kruara. Mjaftojnë 20 gramë të rrënjëve të
thata në një litër ujë për 15 minuta. Aplikoni lëngun sa është i ngrohtë në
zonat e infektuara dhe do të ndiheni më mirë.
www.AgroWeb.org
https://milibutka.blogspot.al/