Showing posts with label bime mjekesore. Show all posts
Showing posts with label bime mjekesore. Show all posts

Thursday, January 26, 2017

Gentiana, Bima e Mbretit Ilir: GENTI. - Vlerat e saj ne Mjekesi!

Gentiana, bima e mbretit Ilir


MJEKU I SHTËPISË
Kjo lule - njihet si bar zemre, sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven, lincurë – por emrin e ka Gentiana. Bëhet fjalë për një barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea. Vendlindja e kësaj bime është në Evropën Jugore. Ajo gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi. Emri i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i shqipeve. Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.
Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare. Kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të thara nga dielli ose të
ruajtura në vende të thata. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror. Krenaria shqiptare përdoret në shumë mënyra. Më origjinalet vërehen në veri të vendit që gjeografikisht është vendi i lindjes së Gentianës.  
Rrënjët e Gentianës janë të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.
Përdorimet e rrënjëve të Gentianës në mjekësi
Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për problemet me stomakun.  Sipas kërkimeve, elementët e hidhur të bimës shumëfishojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe si rrjedhojë Gentiana promovon një oreks të mirë dhe ndihmon tretjen.Nëse keni një stomak të dobët, kjo bimë ju ndihmon me tretjen duke e përshpejtuar proçesin dhe parandaluar që vijnë si pasojë e mos tretjes. Zhysni 0.5% gram rrënjë Gentiane në ujë të ftohtë për katër orë. Çdo ditë, para çdo vakti, pini një filxhan me këtë ujë.
Mungesa e oreksit. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, probleme personale, dobësi dhe anoreksi. Kjo simptomë zgjjidhet nga konsumimi i pluhurit të rrënjëve të Gentianës së tretur në ujë të ftohtë për 4 deri në 5 orë. Ekspertët këshillojnë të tresni 15 gramë lule të thata me 15 gramë lëkurë portokalli në një litë verë të bardhë për 10 ditë. Filtrojeni dhe pini nga një gotë përpara vakteve.
Fryrjet.Teprica e gazit në stomak që trajtohet nga tretja jo e mirë mund të zgjidhet falë kësaj bime. Duhet të tresni 1.5 gramë pluhur të rrënjës së
Gentianës në një gotë me ujë për katër orë. Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.
Mëlçia. Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi. Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë. Duhet ta kulloni mirë dhe përzieni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë.
Krimbat intestinalë. Disa prej përbërësve të bimës e bëjnë atë fantastike për largimin e krimbave intestinalë.

Tiroidet. Gentiana ka përbërës që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës duhet tretur në ujë për disa ditë. Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë. Gentiana është një bimë që pastron trupin, gjakun dhe parandalon infeksionet. Kur jeni të lodhur fizikisht, ose jeni duke marrë veten nga një sëmundje që ju ka marrë të gjitha energjitë, Gentiana është mikesha juaj më e mirë. Toniku i kësaj bime rikthen forcën në mbarë trupin por ndihmon edhe tretjen. Sipas kërkimeve të ekspertëve, bima përdoret si pastruese gjaku. Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut. Mjafton gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.
                            Përdorimet mjekësore të luleve të Gentianës
Rënia e flokëve. Falë përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit. Psoriasis. Gentiana kuron sëmundjen që shoqërohet me të kruara. Mjaftojnë 20 gramë të rrënjëve të thata në një litër ujë për 15 minuta. Aplikoni lëngun sa është i ngrohtë në zonat e infektuara dhe do të ndiheni më mirë.

www.AgroWeb.org
https://milibutka.blogspot.al/