Zbulim ne Bylis,Statuja e nje luftetari ose perendie lufte
I shtrire ne kodrat e Mallakstres si nje nga qendrat me te rendesihme te Qyteterimit Ilir, Parku Arkeologjik i Bylisit vjen me nje zbulim teper te rendesishem. Nje statuje e rralle eshte gjetur ne qytetin antik te Bylisit. Lajmi u be i ditur per Fieri.com nga punetoret e firmes qe po punon per shtrimin e rruges qe con per ne Parkun Arkeollogjik te Bylisit te cilet kane njoftuar menjehere autoritetet drejtuese te Parkut dhe kane ndalur punimet.
Statuja prej guri gelqeror eshte e permasave te nje njeriu dhe i takon shekullit te 4- 3 -te para eres sone. Drejtori i Parkut Arkeologjik te Bylisit, prof. as. dr Bashkim Vrekaj thote per Fieri.com se kjo eshte nje statuje e rralle jo vetem sepse vjen nga periudha e hershme ilire por edhe sepse punimi i saj eshte cilesor c’ka tregon rendesine qe ka pasur kjo statuje per qytetin antik te Bylisit. Statuja eshte gjetur jashte mureve te qytetit ilir te Bylisit ”
Kemi te bejme me nje objekt te rralle, nga pikepamja kulturore dhe historike kjo statuje reflekton nivelin e jeteses ne kete periudhe ne Bylis. Megjithate do te presim studimet perkatese per te thene saktesisht se kujt i takon kjo statuje. pare nga karakteristikat e pergjithshme mendohet se eshte statuja e nje luftetari ose nje monument mbi varrin e nje prijesi Ilir. Nese eshte kjo e fundit mund te kemi te bejme me sklupturen e nje perendie lufte . Statuja eshte e rralle sepse nuk ka shume te tilla ne pozicionin ulur dhe ajo eshte punuar me nje mjeshteri te larte ” Statuja do ti nenshtrohet studimeve te metejshme per te percaktuar periudhen e sakte kur ajo eshte ndertuar si dhe per te pare se cfare perfaqson. Bazuar ne te dhenat paraprake qe vete kjo statuje jep dy jane psitat kryesore te asaj se kujt i perket statuja prej guri, statuje e ndonje perendie lufte ose statuje e ndonje lufetatri vendas. Per kete teze te dyte vjen si element perforcues sepata te cilen e mban ne nje dore kjo statuje.
Ne vendin ku u gjet kjo statuje punimet per rrugen jane ndalur, ndersa pritet qe te behen te tjera germime arkeologjike ” Do te vazhdojme kerkimet dhe shpresojme qe te kemi zbulime te reja ne kete zone. Nuk eshte cudi qe te ndeshim ne nje grup statujash pasi zona jashte qytetit Ilir eshte perdorur nga banoret per varreze , ndryshe nga c’ndodh ne apolloni ku varrezat jane te perqendruara ne Bylis varret ishin jashte mureve te qytetit – thote drejtori Vrekaj.
Discovery in Byllis, Albania statue of a warrior or god of war IV BC
The news was announced by the workers for Fieri.com is working on laying the road leading to the archeological park of Bylisit who have notified the management of the park authorities immediately and have stopped work.
Fieri.com
___________________ Mili Butka _________________
No comments:
Post a Comment