Dodona pellazgjike
– zbulohet një artifakt misterioz në malin e Tomorit me simbolet e dodonës, Diellin dhe Lisin.
Shume
historiane dhe studiues kane shkruar per Dodonen Pellazgjike. Sipas Herodotit,
Zeusi nga Teba e Egjiptit hodhi ne ajer dy pellumba te zinj. Njeri qendroi ne
Libi dhe tjetri ne Dodone. Ne Dodone pellumbi qendroi ne nje lis dhe aty filloi
te fliste ne gjuhen njerezore. Duke komunikuar me njerzit qe banonin ne Dodone
ai i njoftoi ata se pikerishte aty duhet te ngrihej nje vende i shenjte per
Zeusin Pellazgjik. Banoret e kuptuan se ky ishte nje mesazh hyjnor dhe ndertuan
tempullin e Dodones.
Por ndersa per Tempullin Amon ne Libi studiuesit bien ne
nje mendje per vendendodhjen e tij.
Per vendndodhjen e tempullit te
Dodones jane te ndare.
Shumica jane te mendimit se ky tempull
ndodhet afer fshatit Dramesi ne Janine ku dhe jane zbuluar
disa rrenoja perfshi dhe nje amfiteater nga studiuesi pasanik nga Arta,
Konstandin Karapano me 1887. Por ka dhe disa studiues te tjere qe mendojne se
Orakulli Dodones ose Dodona dimerkeqe dhe e ftohte (psikri Dodona ose
dhisqimenos Dodona) e pershkruar nga Homeri ndodhet ne malin e Tomorrit
afer Beratit ne Shqiperi, keta jane me te pakte ne numer. Ka dhe nje variant te
trete ku shume studiues flasin per disa Dodona.
Po te lexohen mire te
dhenat qe japin Homeri, Straboni, Herodoti, Pindari dhe te tjere autore, shihet
qarte se Dodona Pellazgjike eshte ne Tomorin e Shqiperise. Kete e
tregojne rrenojat e shumta me mure ciklopik qe ndodhen ne Tomorr si ne krahinen
e Suloves, ne fshatrat Tomorr, Fushe- Peshtan, Selan, Vlushe, Leshnje,
Tomorrice etj. Pikerisht keto rrenoja jane bere objekt studimi nga disa
studiues te huaj.
Rrenojat pellazgjike ne fshatin Tomorr jane permendur dhe nga
studiuesi britanik Arthur Bernard Cook ne librin e tij me titull ” Zeus: A
Study in Ancient Religion” Vellimi II, pjesa III, Botuar me1940 ne
Londer, ku pikerisht ne faqen 1171 duke pershkruar disa ekspedita te disa
studiuesve britanik ne malin e Tomorrit midis te cileve dhe Hugh Hunt nga
Dublini ne 1929 por dhe te nje studiuesi me emrin Mr. Mathews i cili midis te
tjerave thote se ” Ne se shkoni sot ne Malin e Tomorrit eventualisht do te
gjeni nje fshat qe vetquhet Tomorr, siper te cilit jane disa rrenoja te vjetra
te pastudiuara por qe banoret i quajne qyteti Dodona”.
Kjo e dhene
eshte ne perputhje te plote me te dhenen e studiuesit Perikli Ikonomi ne
studimin e tij per Tomorrin ku ai midis te tjerave thote se: Qyteza vende ne
faqe te Tomorrit nga Perendimi eshte nje vend teper i forte dhe shembellen si
keshtjelle prej natyre me gure te medhenj si arka. Ky vend gjendet mbi katundin
Tomorr poshte vendit (Maja e Matit) e cila quhet “Cuka e Peljes” dhe “Stradomi”
(Saturni Domi). Kjo fare keshtjelle natyrore ndoshta eshte vendi i forte qe
permend Straboni, duke thene se Dodona eshte vend i forte.
Emri “Qyteza” duhet studiuar
sepse permendja e emrit “Qyteza” mundet te tregoje qe aty afer ndodhet Dodona”
( shih Perikli Ikonomin ). Nje tjeter studiues i huaj i cili ka studiuar
rrenojat ne Tomorr ka qene ish- Konsulli grek ne Berat ne 1910 Emanuelis
Rikakis. Rikakis ka shkruar nje broshure me titull ” Histori Arkeologji dhe
Gojdhena per Beratin” botuar ne Athine me 1910, ku midis te tjerave ne faqen 5,
6 dhe 7 duke permendur Hesiodin si dhe Homerin por dhe duke studiuar vendet
arkeologjike ne terren mendonte se ne kete zone ndodhen lumi Apsus(Osumi), ne
njeren ane te te cilit ndodhej fisi i lashte Elimiota(Mallakaster) i cili
kufizohej me Beratin qe atehere sipas tij quhej Orestiadha( emer qe sipas
Ikonomit e mori nga Oresti djali I Agamenonit i cili pasi vrau nenen e tij u
fsheh ne rrethinat e Tomorrit).
Po ne krahun verior te Tomorrit sipas Rikakis
ndodhej fisi i lashte I Sellve (Selloi) pra ne zonen e Suloves se sotme
ku ndodhen disa qytete me mure ciklopik. Rikakis shpjegon se sot fisi legjendar
i Sellve quhet me emrin “Sulovaret” dhe se ketu afer ka qene
vendendodhja e tempullit te Dodones( shih E. Rikakis). Te gjitha keto studime
jane ne perputhje me studimin e rilindasit te fundit Perikli Ikonomi
botuar me 1936 i cili me fakte dhe argumenta vendoste Dodonen ne malin e
Tomorrit afer Beratit.
Sipas Plutarkut te cituar nga Ikonomi; fiset qe banonin
rreth Dodones ishin Sellet (Sulova), Enianet (qyteti Eni ne Tomorr) Perrevejte
dhe Athamanet, te cilet u debuan nga Lapathet stergjysherit e Lapve te sotem(
kujto Lumin Lapardhice qe buron afer Tomorrit dhe fshatin Lapardha qe ndodhet
prane tij). Ne terren jane dhe shume toponime te tjera si Cuka e Peljes,
Saturni, Qafa e Dodonit, Lumi Dodona e te tjera.
Por ditet e fundit gjithe ketyre
fakteve i eshte shtuar dhe nje prove arkeologjike e re. Nga nje banore i
zones eshte gjetur ne menyre te rastesishme nje artifakt mbi fshatin
Bogove tek vendi i quajtur “Shkembi i Dobrushes apo i Selanit” midis fshatrave
Dobrushe dhe Selan ne jug te Malit te Tomorrit, zone te cilen e perfshin
Skrapari, Qarku Berat. Artifakti eshte material bronzi i gjate 13 centimetra,
ne te verehet busti i nje gruaje e cila ne koke mban kuroren e lisit te
thurur ndersa ne trup ka dy disqe ne forem dielli.
Dr. Ermal H. Baze ne nje punim te tij
ku flitet per ” Te dhena Arkeologjike per prehistorin ne Qarkun e Beratit” ne
faqen 74 (te cilat i rikonfirmon dhe mesuesi i Historise ne vitet
’80 zoti Demir Ago , i cili eshte personi qe kreu germimet e para
ne vitin 1984) thote se: “Vendbanimi prehistorik ne fshatin Selan ndodhet ne
lugun e kuotes me te larte te kreshtes shkembore te njohur me toponimin
“Shkembi i Selanit” ne verilindje te fshatit me te njejtin emer. Germimin e
pare ne vitin 1984 e kreu mesuesi i Historise Demir Ago.
Kurse ne vitin 1987 u
ndermoren germime sistematike nen drejtimin e arkeologut Luftim Ylli, gjate te
ciles u hapen 4 kuadrata me permasa 4 x 4. Gjate germimeve te fundit u
zbuluan mbeturina dyshemeje te shtruar me balte me te pjekur dhe
pjeserisht me rrasa guri. Midis gjetjeve u gjeten vegla pune te punuar
prej stralli, guri dhe kocke, veglat e strallit si maja shigjetash, sharra,
kruese dhe shpuese kane retush te himet dhe jane pregatitur nga stralli i
cilsise se mire.
Midis veglave te gurit dallohen spata dhe cekic me brime qe i
perkasin nje tradite me te hershme. kurse veglat prej kocke ishin shpuese,
fendyer. lemuese. Bashke me to u gjeten dhe pese spata bronzi te tipit dalte qe
datohen ne periudhen e bronzit te vone. Po keshtu u zbuluan dhe ene
qeramike. Ja si kujton tani zoti Demir Ago:” Gjate kohes qe un kam bere zbulime
ne varrezat qe kam rastisur si ne Selan edhe ne Dobrushe ka patur objekte
qeramike.
Monedha e vetme eshte gjetur ne nje varr te prishur nga erozioni.
Ndersa ne varrezat e tjera jane gjetur objekte qeramike. Ndersa copa qeramike (
qypa te medhenj) ne arat e punuara ne zonen Dobrush Mal kane qene me shumice.
Format e enve te kujtojne kulturen e Bronzit te Maliqit”. Vjetersia e
ketij fshati permendet dhe nga Arkivat Osmane te vitit 1431 cituar nga blogu
“Vendlindja ime Skrapari” i cili thote se: “Selani permendet me emrin
Seljan. Ne rregjistra nuk egzistonte, kishte qene germadhe (rrenoja te vjetra),
por me mbrapa qe rilulezuar. Kishte 18 shtepi, 2 vejusha dhe 1470 akce si te
ardhura vjetore ( shih blogun Vendlindja ime Skrapari artikulli ”
Skrapari i viteve 1431. Ja informacionet e rralla te pas pushtimit Osmane)
Disa autore si Poliby apo Livy na japin
disa te dhena interesante se ne zonen e Dasaretve ne luginen
e lumit Apsus (Osumi). Jane te shtrira nje sere qytetesh si Ilion, Antipatrea,
Chrysondio, Phoebatis, Gerronium, Codrium, Bargullum, Creonium apo
Bantia. (shih “A geographical and historical description of ancient ,V.1,
autori John Anthony fq. 75). Midis te tjerave ata permendin
se; “Pas renies se nje qyteti tjeter te parendesishem ne
duart e romakve i cili quhej ILION. Gjenerali Romak i terhoqi forcat e tij dhe
i ribashkoi me ushtrine e madhe apo kryesore ne lumen Apsus” (Osumin).
Gjate
sqarimit te qyteteve te permendura ne Iliri kryesisht ne krahinen e Dasaretve
autori J.A. permende se qyteti Ilio (pra qyteti i diellit) sot quhet me emrin
modern Selio qe i perafron shume emrit Selan, fshati afer te cilit ndodhet
vendi ku u zbulua artifakti i gruas me dy disqe ne dore ne formen e dielli dhe kuroren
e lisit ne koke te thurur . Ngjashmeria e emrit si dhe figura e diellit na
bejne te mendojme qe ndoshta ketu ka qene qyteti Ilion i pershkruar nga Poliby
dhe Livy, por keto te dhena meritojne hulumtime me te zgjeruara.
Sipas pershkrimit qe i ben artifaktit
te Selanit studiuesi Gjergj Zogaj i cili e ka pare nga afer midis te
tjerave ai thote se:” Ai perbehet prej materiali Bronz dhe ndoshta eshte i
vjeter mbi 3000 vjete, eshte i derdhur ne bronz me sa duket ne punishtet e
vendit ku eshte gjetur dhe e vulos perfundimisht se eshte Dodonase, sepse mbi
koke ka kuroren me gjethen e lisit te thurur”. Por ky artifakt ka dhe dy
“antena”qe i ka te vendosura mbi koke. Ndersa ne dy anet e duarve
jane dy disqe ne te cilat eshte i dukshem shume qarte simboli pellazgjik i
“Diellit”. Ne fund tek bishti ka nje shenje misterioze ne forme “X”.
Fytyra e gruas ka tipare te rregullta por vihet re se buzet jane pak te
trasha. Per cudi ky artifakt ka ngjashmeri te madhe me luftetarin Shardan te
permendur nga studiuesi italian Leonardo Melis ne librin e tij “Shardanet”. Ky
fise bente pjese tek “Popujt e Detit” disa fise misterioze ku benin pjese
dhe Peleshet, te perhapura ne mesdhe ne mijevjecarin e trete.
Gjurme te tyre jane gjetur ne Sardenje, Troy, Qipro, Krete, Egjipt gjate kohes
se faraonit Ramsie III bile thuhet deri ne Palestine. Shume autore theksojne se
fjala Pellazge mundet te vije nga fjala Pelleng ose Pellgu, pra njerezit qe
rrinin pranen Pellgut te mesdheut (shih Neremin Vlora Falaski). Gje qe ben te
mundur te besojme se Popujt e Detit ishin fiset Pellazge qe shtriheshin
rreth e rrotull Mesdheut.
Por gjetja e artifaktit ne nje zone te thelle si
Tomorri na bene te dyshojme per depertimin e Popujve te Detit ne nje zone
kaq te thelle. Sipas studiuesit Perikli Ikonomi ne kohrat te vjetra deti ishte
afer Lushnjes se sotme. Prova te tjera jane dhe gjetja e cengelve apo
spirancave te anijeve ne zonat afer Tomorrit si ne fshatin Tomorre( Qyteza),
Fushe- Peshtan (Kalaja), Vodez(Lapardha), Drobonik dhe te tjera vende (shih
Perikli Ikonomin). Keto te dhena na bejne te besojme se ne kohe shume te
lashta keto zona ishin nen mbreterine e ujit.
Ngjashmeria e artifaktit te
Selanit me luftetarin Shardane eshte ne keto pika: Artifakti i
Selanit ka dy disqe diellore njelloj si ai Shardane. Disqet e diellit jane te
vendosura ne trup dhe ngjajne me gjinjte e grave ku dallohen dhe majat e
gjinjve. Artifakti Shardane ka dy antena po keshtu dhe artifakti i Selanit. Por
edhe ndryshimi eshte shume i madh. Ne artifaktin e Selanit verehet gati qarte
se kemi te bejme me bustin e nje gruaje ndryshe nga artifakti Shardane i cili
simbolizon nje luftetare. Disqet Diellore jane te ndara, kurse ne ate Shardane
te bashkuara dhe formojne numerin “Tete”.
Vijat ku simbolizohen rrezet e
diellit jane me te thella dhe me te rralla tek artifakti i Selanit, ndersa tek
atifakti Shardane me te holla dhe me te dendura. Syte e artifaktit shardane
jane me te vegjel, kurse te artifakti i Selanit kane forme te rregullt. Por
ndryshimi qe i ve vulen perfundimtare eshte se ne koken e gruas te artifakti
i Selanit eshte e dukshme shume paster “Kurora e Lisit” e thurur. Nje
fakt interesant eshte se sipas L. Melis popujt e detit adhuronin bustin e nje
femre e cila mbante ne dore dy disqe diellore dhe quhej nga ata “Nena e
Mesdheut” ose “Mema e Madhe”.
Por nderkohe dihet se simboli i
“Diellit” dhe i “Lisit” kane qene simbole pellazge dhe ne vecanti
simboli i Dodones Pellazgjike. Vete kurora e lisit ne koke e thurur por dhe
simboli i diellit i ve vulen perfundimtare se ky artifakt eshte nje
simbol Dodonas. Nga kqyerja e tij mundet te kemi te bejme me nje artifakt i
cili eshte perdorur per zbukurimin e tempujve(ndoshta ate te Dodones). Mundet
qe imazhi i gruas ne artifakt me kuroren e thurur te lisit ne koke dhe dy disqet
e diellit ne dore, te jete vete imazhi i Dodones se Tomorrit(Diona). Mundet qe
imazhi i gruas ne artifakt te jete shembelltyra e njeres nga grate ose
priftereshat e Dodones (Peljus).
Qe sipas Herodotit erdhen nga Teba e Egjiptit
dhe ishin tre, emrat e te cilave ishin me e madhja “Promeniena”, e mesmja
“Nicandra” dhe e vogla “Timarete”. Studiuesi Perikli Ikonomi permend dhe nje
gojedhene e cila egziton ne zonen e Tomorrit per plakat e Dodonit, ja si thote
ai; Peljet ose plakat qe permenden ne faltoren e tempullit te Dodones, i
permend dhe popullsia e rrethit te Tomorrit te Shqiperise.
Per ato tri plaka qe
grarija i respektojne ne fund te Marsit dhe te parat dite te Prillit (30, 31
Mars dhe 1 Prill e ne vazhdim) te cdo moti. Pra ne keto tri dite te cdo moti
kur bie shi dhe bene ftohte thuhet se tre plakat u treguan te egra, kur koha
shkonte mire keto tre dite thuhet se plakat u treguan te urta dhe te
buta. Keto tre dite te plakave grarija nuk punojne si per shenje nderimi.
Nje lidhje me emrin Pelje dhe Plake do te kete dhe vendi i quajtur
“Cuka e Peljes” i cili gjendet ne majen veriore te Tomorrit (shih P.
Ikonomin).
Megjithate duhet te presim berjen e
analizave te artifaktit te Selanit nga institucionet prestigjoze arkeologjike
per te percaktuar moshen e tij si dhe certifikimin e artifaktit i cili eshte
nje hap shume i rendesishem. Zbulimi i ketij artifakti do te beje shume buje ne
qarqet akademike dhe do te jete nje “shuplake” per kundershtaret e
Dodones se Tomorrit. Por njekohesisht gjetja e tij eshte nje indicie per
fillimin e hulumtimeve te metejshme nga shteti shqiptare ne kete zone.
Rilindasit tane si Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Naim dhe
Sami Frashri, Pashko Vasa, Hil Mosi, Cajupi, Ernest Koliqi, Perikli
Ikonomi kane shkruar nje jete te tere se guri i pare i themelit
pellazgjike, pra Dodona Pellazgjike ndodhet ne Tomorrin e Shqiperise.
Ne
perfundim te ketij shkrimi dua te citojte autorit Edwin Jasque i cili ne faqen
398 te librit “The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric
Times to the Present” thote se: “Edhe pas pavarsise se Shqiperise,
qe u munduan te sigurojne, patriotet shqiptare ishin te bindur se zgjidhja e
vetme per (mos) percarjen ne dy grupe ndermjet myslimanve dhe te krishterve
ishte zvendesimi i fese me SHQIPTARIZMEN.
Keshtu qe Andon Zako, i cili perdori
emrin Cajupi ne librin e tije “Memedheu”(Motherland), perfshiu ne te poemen
“MALI I TOMORRIT”. Ne majen e te cilit ishte nje vend i shenjte, ku shqiptaret
e lashte shkonin te konsultoheshin me ORAKULLIN (E DODONES shenimi im) rreth te
ardhmes se tyre”.
Literatura
“Historija e
Tomorrit. Dodona Pellazgjike dhe Tomor’i Zotit te Pelazgjevet”- (Perikli
Ikonomi) Vlore
1936
“Histori Arkeologji
dhe Gojdhena per Beratin” – Emanuelis Rikakis, Athine 1910
“The History of Rome, Volume 4” Autori Titius Livius”(59 B.C- A.D. 17) London 1921
“A geographical and
historical description of ancient” ,V.1, autori John Anthony
“Historia”- Herodoti
The Albanians: An
Ethnic History from Prehistoric Times to the Present” Edwin Jasque, USA
1994
“Te dhena
Arkeologjike per prehistorin ne Qarkun e Beratit”- Dr. Ermal Baze
“Shardana: I popoli del mare” – Leonardo
Melis, Rome 2002
“Ja arkivat e
rralle Osmane per vitin 1431 ne Skrapare” – Blogu “Vendlindja ime
Skrapari”
“Nga Berati ne Tomorr
dhe Kthime”- Eqerem bej Vlora, Sarajev 1911
“Pellazgët,Ilirët,Etruskët
dhe Shqiptarët -qytetërime të lashta mesdhetare”- Nermin Vlora Falaschi ,
Prishtine 1998.
Ndihmuan me te dhena
Gj. Zogaj, D. Ago, E.Canaj, A. Hysko.