08:31
/ E diell, 18 Dhjetor 2016
Altin
Kocaqi
Teoria
pelazgjike është një teori e pastudiuar me rëndësinë e duhur shkencore nga ana
e shkencës shqiptare. Sa herë që niset një diskutim, në letrat shqiptare, në
tavolinë ulen njëkohësisht: ambicjet e sëmura, vrasjet dhe interrnimet,
arroganca akademike – ata që dinë gjihçka rreth gjithçkaje edhe përse
kurrë nuk provuan të bejnë një studim të tyre rreth kësaj teorie.
Ata që e
mësuan historinë siç ua thanë në komunizëm, nacionalistët ( këta u
zhduken nga Zogu, Enveri dhe nga ata që sot e sundojnë akademizmin shqiptarë),
universalët qe e shohin boten si ëndërrimtarë me sy hapur, guri,
qeramika, shkrimet, etnia etj., dhe gjerat bëhen lëmsh ende pa u nisur
mirë. I kërkohet foshnjës te arrij brenda ditës Usain Boltin në vrapim dhe…në
se nuk e arrin atëherë Pellazgët nuk ekzistojnë. Kjo është çmenduria jonë në të
cilën ”jemi në garë rrotë me rrotë me spitalet më psiqike të botës”
Pikënisja e
teorisë së prejardhjes pellazgjike të etnisë shqiptare i ka rrënjët në Perëndim
dhe kryesisht në Austri, Gjermani dhe Itali ndërsa vepra themelore ishte edhe
mbetet vepra e Johan Georg von Hahn 1854, Studime Shqiptare. Bazën perëndimore
të teorisë së prejardhjes pellazgjike e morën Rilindasit Shqiptarë të cilët i
referohen dijetarëve perëndimore kur flasin për ‘prejardhjen pellazgjike’.
Gjatë periudhës
së komunizmit shkenca e perëndimit u godit si shkencë e pavlerë dhe borgjeze
ndaj dhe shkencëtaret komunist ‘nuk mund të imitonin borgjezët’. Ata
‘mbanin qëndrime kritike ndaj borgjezëve’ ….ah sikur ti kishin dot nen hyqem…(shih
Bahri Beci, Ju rrefej gjyqin… Gazeta Panorama, dt 16 Korrik 2013)
Akademiku Kolec
Topalli shkruan detajet e vrasjeve makabre, pas viteve 1945, të elitës
shqiptare qe kishte studiuar në perëndim.( Persekutimi komunist në shkencat
albanologjike, published in Hylli
i Dritës, Shkodra, 1 (2010), p.
8-17)
U vranë dhe u burgosën : Bernardin
Palaj e Donat Kurti, Nikollë Gazulli, Mark Dushi, Mykerem Janina, Vexhi
Buharaja dhe Tahir Dizdari, Gjon Shllaku e Frano Illia. Fill pas
kësaj hakmarrje dolën në skenë ‘Xhon Turqit’ me idetë e tyre te çmenduara që
fillojnë historinë shqiptare nga viti zero, duke lënë të
papërkthyer e të pastudiuar thuajse mbi 99 % të veprave akademike
perëndimore. Struci e ka zhytur kokën në rërë dhe nuk sheh se po e shohin.
A ekziston
një baze ku mund të mbështetet teoria pellazgjike?
Kjo pyetje nuk
ka një përgjigje edhe nuk mund të ketë kurrë një përgjigje të verbër e
përmbledhëse.. ‘ processualiste’ do thonin arkeologët. Kjo pyetje ka dhjetëra
nënpyetje të cilat duhen marrë në shqyrtim një edhe nga një për të
arritur në një përfundim fillestar që kurrsesi, si fillim, nuk do ishte
rezultati më i mirë i mundshëm dhe kurrsesi nuk mund të ketë një rezultat të
parapërcaktuar. Pa u studiuar të gjitha hallkat dhe veçorit e kësaj çështje nuk
mundë të flitet me ‘përvojë akademike’.
Një
nga 1000 pyetje që duhen sqaruar është: A lanë gjurmë Pellazget?
Një shembull i
gjurmëve Pellazgjike është ‘Pelazgian Wall in Acropolis’ -Muri Pellazgjik i
Akropolit në Athinë- shihni foton në krye. Autorët antik e përmendin murin në
referencat e mëposhtme:
Thukididi. Historia II, 17. Oxford University Press. 1942 bënë fjalë për ‘Murin
Pellazgjik dhe për ‘Tempullin e Bollës’ gjatë sulmit të Persëve në Athinë.
E një rëndësie
të veçantë është ‘ Kronika e Parit’, një
mbishkrim i shkruajtur në vitin 264-263 i cili në vargun e 45-të shkruan:
‘’Όταν ο Αρμόδιος και ο Αριστογέιτων δολοφόνησαν
τον Ίππαρχο τον διάδοχο του Πεισιστράτου και οι Αθηναίοι οδήγησαν του
Πεισιστρατίδες έξω από το Πελασγικό τείχος. έτος 248, όταν ο Αρπακτίδης ήταν
άρχοντας στην Αθήνα’’.
‘’Kur Armodios dhe Aristogjitoni vranë Iparkon,
trashëgimtarin e Pisistratit, Athinasit i dëbuan Pisistratët jashtë Murit
Pellazgjik. Viti 248 kur Arpaktidis ishte arkondi i Athinës’’.
Herodoti VI, 137,1. tregon se më parë se ti dëbonin
Pellazgët nga Athina i kishin lënë të qendronin në Ymito si shenjë falenderimi
për ndërtimin e murit Pellazgjik.
Për më shumë
shih:
Παυσ. Α, 28, 3. // Καλλιμ. αποσπ. 253 //
Φωτ. Λεξ. Ρητ. 299 // Ετυμ. Μέγ. 659, 12. // Αριστοφ. ‘Ορν.
832. // Ηρόδ. ΣΤ. 137. // Διον. Αλικ. Ρ. Αρχ. Α. 28.
Këto të dhëna
tregojnë për ekzistencën e Murit Pelazgjik që njihet i dokumentuar
shumë mirë dhe në kohën historike. Në bazë të këtyre të dhënave kemi
mundësi, nga ana arkeologjike, të shohim dokumentet e Shkollës Amerikane të
Arkeologjisë e cila punon në Akropol për 100 vjetë me radhë. Me një studim i
detajuar shkencor rreth kësaj baze të njohur ndoshta foshnja do na japi
‘’buzëqeshjen e pare fëmijërore të shkencës shqiptare’’ në lidhje me botën
Pellazgjike.
Pretendimet për të kapur Usain Boltin mund ti ngjasojmë me ‘Planet
5 – vjeçare’ por jo me shkencën.
Shkenca
shqiptare ka një detyrim moralë ti përgjigjet teorisë së prejardhjes
pellazgjike duke u bazuar në veprimtari shkencore edhe jo me anë të
përgjithësimeve si pozitive ashtu dhe negative. Koha e planeve pesë vjeçare ka
mbaruar dhe është koha që të rritemi shkencërisht ndryeshe brezat që vijne do
na quajnë ‘fëmijë qe nuk u poqën kurrë’.
Ky është vetëm
një hap. Përpara ka shumë punë dhe shumë pyetje të tjera rreth
‘Kryeqendrës Pelazgjike’, gjuhës së tyre dhe lidhjet e saja me gjuhën shqipe në
se këto ekzistojnë.
Cili akademik
shqiptarë ka punuar me seriozitet në këtë drejtim? Mjerisht askush por të
gjithë dinë gjithçka rreth gjithçkaje dhe mund të japin ujë ne shosh pa
pasur asnjë studim serioz të tyre në lidhje me teorin pellazgjike… ndaj
dhe me këtë sjellje akademike që kemi sot nuk ka pavion psiqik që na merrë në
dorëzim.