Friday, November 11, 2016

Politika dhe pushtetarët ndërshqiptare kalojnë kufijtë e çmendurisë ...!

Klikoni në videon e mëposhtme për të parë se si vdiq Astrit Dehari.

Ekskluzive: E vërteta mbi vdekjen e Astrit Deharit (Video nga Burgu)


Qe një javë keni dëgjuar deklarata politike nga të dyja kampet për rastin e vdekjes makabre të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit.
Sonte do të shikojmë më shumë pamje, e do dëgjojmë pak fjalë. Do të shikojmë pamjet autentike nga vendi i ngjarjes. Pamjet që e shpërfaqin një dramë njerëzore më shumë sesa një triller politik. 
Gazeta Express ka vendosur t’i publikojë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, të siguruar përmes burimeve të saj - jo për të përfituar shikueshmëri, por për të hedhur dritë mbi vdekjen më enigmatike të ndodhur në Kosovë vitet e fundit. 

Do t’i shikojmë disa minuta, pa anime politike, pa insinuata, pa interpretime personale, por me pamje të dhimbshme të një njeriu në sekondat e fundit të jetës dhe të njerëzve që vrapojnë për ta ndihmuar atë. 
Gazeta Express posedon komplet videot e datës 5 nëntor të burgut të Prizrenit, që në tërësi kalojnë 10 orë material filmik. Në videot e mëposhtme janë vetëm momentet kryesore të ngjarjes.


AUTORI:LEONARD KERQUKI


E enjte, 10 Nentor 2016 22:35




No comments:

Post a Comment