Grua, gruaja, çfarë është gruaja, pse u emërtua ashtu, mendja të shkon tek Eva krijesa e parë femërorë nga “Brinjët e Adamit”
Dhe ashtu
padashje gjithë që kanë shkruar e do shkruajnë për të, është krejt e pamundur
të mos i thurin lavde, e të mos i bëjnë krahasime nga më të ndryshmet; Yll,
Hënë, Pishtar, Frymëzim, Shtylla e familjes, Mëmë, Hyjnore, më e bukura
“Krijesë” quajtur ndryshe: “Grua”
Studiuesi
i madh Xhuzepe Krispi sjell për emërtimin: Grua” fjalën “γραία – grea” e
ngjashme me γρȢια, γρȢα (gruia, grua). Dhe kjo fjalë ka
kaluar në “γράια – gria = grua plakë.
Ndërkohë,
Gustav Majeri përballë gjuhës shqipe si gjithmonë e ndjen veten “ngushtë” i
bije sharra në “gozhdë” dhe e quan këtë fjalë shqipe, të “errët” njëkohësisht
ofron rrënjën; “GRŌN” ashtu si edhe nga indishtja e vjetër “GNÁ”, irlandishtja
e vjetër MNᾹ etj, por pa
rezultat.
Gjuha shqipe,
jo rastësisht dhe për “Hobi” u luftua ndërshekuj, nga të zinjtë “Pantera-Hiena”
krejt të zeza.
Fjala “Grua”
ka për rrënjë bashkëtingëlloret apo sufiksin “GR”, rrënjë kjo e
pandryshueshme, në gjuhën shqipe, kjo rrënjë fjalëformuese në të gjitha rastet
tregon “Ritje –n’gri/tje, kreativitet, risi, fortësi, dallueshmëri por edhe
ashpërsi-grindje – grindavec – gria = i/e moshuar” etj.
Gjokë Dabaj,
publicist i njohur, studiues dhe autor i disa librave historikë, studimor dhe
artistik, sjell në këtë rast, mbi fjalën, “Grua” krejt një mendim të ndryshëm,
nga shumë autorë të tjerë, pavarsisht se niset nga fjala e ashtu quajtur latine
“GENERO”, me lindë, GENS, fis, pasardhës, greqisht “γένος” lindje, krijim.
*GENUE-
*GËRUA-GRUA (GRUO, GRUE). Do të kishim një rotacizëm të hershëm.
Tek gjuha
shqipe kemi një fjalë të bukur, fjalën; “Krua” e cila tregon rrjedhshmëri,
burim, jetë gjallëri, ashtu si; “e krijuara – krijesa – krijuesja – krua – grua”
Edhe në rast
se i referohemi gjuhës greke ku gruaja quhet; “gynaíka, gineka” dallojmë qartë
se kemi të bëjmë me fjalën “Gen” që do të thotë lindje, rilindje, krijimtari
– vazhdimësi, etj sinonime të këtij lloji, (gjenetika).
Në gjuhën
angleze kemi; wo/man = grua, ndërsa “Crea/ture = Krijesë”
“Grua” do të
thotë Krua-Burim, jetë, gjallëri e ashtu si në mungesë të ujit pa “Grua” nuk do
kishte jetë nuk do të kishim “Genin–Një i Ri” nuk do të kishim përtëritje; ri/gjene/rim, do ishte si toka me Diell por pa Hënë, pa Nënë, e ne të gjithë do
të ishim veç “Adam”, që në shqip do të thotë i paaftë për të krijuar krijesën e
vet Njeri.
Fjala: Gria =
Grua plakë, jo nuk rrjedh prej fjalës Grua, në gjuhën shqipe të moshuarve qoftë
edhe burrë i thëritet “Gërxho” për arsyen e vetme sepse janë pleq të “palosur”,
të “Krusur” të vushkur të thatë si; “Grxhap” dru i tharë dhe i shtrembër, apo
ashtu si edhe majat “Shkrepat” e maleve të lartë shkëmborë gjithë “Gërxha, ku
të “Grin” e ftohta dhe ngjyra e tyre në “Gri”
Mili Butka
Korçë më
22-4-2016
No comments:
Post a Comment