Sunday, December 18, 2016

Ekskluzive: Muri Pelazgjik i Akropolit të Athinës (Pelasgic wall)


08:31 / E diell, 18 Dhjetor 2016
Altin Kocaqi
Teoria pelazgjike është një teori e pastudiuar me rëndësinë e duhur shkencore nga ana e shkencës shqiptare. Sa herë që niset një diskutim, në letrat shqiptare, në tavolinë ulen njëkohësisht: ambicjet e sëmura, vrasjet dhe interrnimet,  arroganca akademike – ata që dinë gjihçka rreth gjithçkaje edhe përse kurrë nuk provuan të bejnë një studim të tyre rreth kësaj teorie. 

Ata që e mësuan historinë siç ua thanë në komunizëm, nacionalistët  ( këta u zhduken nga Zogu, Enveri dhe nga ata që sot e sundojnë akademizmin shqiptarë), universalët qe e shohin boten si ëndërrimtarë me sy hapur,  guri, qeramika, shkrimet, etnia etj.,  dhe gjerat bëhen lëmsh ende pa u nisur mirë. I kërkohet foshnjës te arrij brenda ditës Usain Boltin në vrapim dhe…në se nuk e arrin atëherë Pellazgët nuk ekzistojnë. Kjo është çmenduria jonë në të cilën ”jemi në garë rrotë me rrotë me spitalet më psiqike të botës”

Pikënisja e teorisë së prejardhjes pellazgjike të etnisë shqiptare i ka rrënjët në Perëndim dhe kryesisht në Austri, Gjermani dhe Itali ndërsa vepra themelore ishte edhe mbetet vepra e Johan Georg von Hahn 1854, Studime Shqiptare. Bazën perëndimore të teorisë së prejardhjes pellazgjike e morën Rilindasit Shqiptarë të cilët i referohen dijetarëve perëndimore kur flasin për ‘prejardhjen pellazgjike’.

Gjatë periudhës së komunizmit shkenca e perëndimit u godit si shkencë e pavlerë dhe borgjeze ndaj dhe  shkencëtaret komunist ‘nuk mund të imitonin borgjezët’. Ata ‘mbanin qëndrime kritike ndaj borgjezëve’ ….ah sikur ti kishin dot nen hyqem…(shih Bahri Beci, Ju rrefej gjyqin… Gazeta Panorama, dt 16 Korrik 2013)
Akademiku Kolec Topalli shkruan detajet e vrasjeve makabre, pas viteve 1945, të elitës shqiptare qe kishte studiuar në perëndim.( Persekutimi komunist në shkencat albanologjike, published in Hylli i Dritës, Shkodra, 1 (2010), p. 8-17)       

U vranë dhe u burgosën : Bernardin Palaj e Donat Kurti, Nikollë Gazulli, Mark Dushi, Mykerem Janina, Vexhi Buharaja dhe Tahir Dizdari,  Gjon Shllaku e  Frano Illia. Fill pas kësaj hakmarrje dolën në skenë ‘Xhon Turqit’ me idetë e tyre te çmenduara që fillojnë historinë shqiptare  nga viti zero,  duke lënë të papërkthyer e të pastudiuar thuajse mbi 99 % të veprave akademike perëndimore. Struci e ka zhytur kokën në rërë dhe nuk sheh se po e shohin.

A ekziston një baze ku mund të mbështetet teoria pellazgjike?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje edhe nuk mund të ketë kurrë një përgjigje të verbër e përmbledhëse.. ‘ processualiste’ do thonin arkeologët. Kjo pyetje ka dhjetëra  nënpyetje të cilat duhen marrë në shqyrtim një edhe nga një për të arritur në një përfundim fillestar që kurrsesi, si fillim, nuk do ishte rezultati më i mirë i mundshëm dhe kurrsesi nuk mund të ketë një rezultat të parapërcaktuar. Pa u studiuar të gjitha hallkat dhe veçorit e kësaj çështje nuk mundë të flitet me ‘përvojë akademike’.

 Një nga 1000 pyetje që duhen sqaruar është: A lanë gjurmë Pellazget?

Sot në Muzeun Kombëtar shpaloset, mes një pankartë,  ideja se ne jemi pasardhës të Pellazgëve por kjo pankartë nuk ka asnjë mbështetje akademike dhe i ngjan  më shumë një premtimi paraelektoral si p.sh ‘do u sjell diellin 24 orë në se më votoni’. Mendoj se gjerat duhen parë më gjerë edhe aspak në mënyrë përmbledhëse dhe kaq qesharake.
Një shembull i gjurmëve Pellazgjike është ‘Pelazgian Wall in Acropolis’ -Muri Pellazgjik i Akropolit në Athinë- shihni foton në krye. Autorët antik e përmendin murin në referencat e mëposhtme:

Thukididi.  Historia II, 17. Oxford University Press. 1942 bënë fjalë për ‘Murin Pellazgjik dhe për ‘Tempullin e Bollës’ gjatë sulmit të Persëve në Athinë.

E një rëndësie të veçantë është ‘ Kronika e Parit’, një mbishkrim i shkruajtur në vitin 264-263 i cili në vargun e 45-të shkruan:
          ‘’Όταν ο Αρμόδιος και ο Αριστογέιτων δολοφόνησαν τον Ίππαρχο τον διάδοχο του Πεισιστράτου και οι Αθηναίοι οδήγησαν του Πεισιστρατίδες έξω από το Πελασγικό τείχος. έτος 248, όταν ο Αρπακτίδης ήταν άρχοντας στην Αθήνα’’.
         ‘’Kur Armodios dhe Aristogjitoni vranë Iparkon, trashëgimtarin e Pisistratit, Athinasit i dëbuan Pisistratët jashtë Murit Pellazgjik. Viti 248 kur Arpaktidis ishte arkondi i Athinës’’.

         Herodoti VI, 137,1. tregon se më parë se ti dëbonin Pellazgët nga Athina i kishin lënë të qendronin në Ymito si shenjë falenderimi për ndërtimin e murit Pellazgjik.
Për më shumë shih:
        Παυσ. Α, 28, 3.  //  Καλλιμ. αποσπ. 253  //  Φωτ. Λεξ. Ρητ. 299 //  Ετυμ. Μέγ. 659, 12. //  Αριστοφ. ‘Ορν. 832. // Ηρόδ. ΣΤ. 137. //  Διον. Αλικ. Ρ. Αρχ. Α. 28. 
Këto të dhëna tregojnë për ekzistencën e Murit Pelazgjik  që njihet i dokumentuar  shumë mirë dhe në kohën historike. Në bazë të këtyre të dhënave kemi mundësi, nga ana arkeologjike, të shohim dokumentet e Shkollës Amerikane të Arkeologjisë e cila punon në Akropol për 100 vjetë me radhë. Me një studim i detajuar shkencor rreth kësaj baze të njohur ndoshta foshnja do na japi ‘’buzëqeshjen e pare fëmijërore të shkencës shqiptare’’ në lidhje me botën Pellazgjike. 

Pretendimet për të kapur Usain Boltin mund ti ngjasojmë me ‘Planet 5 – vjeçare’ por jo me shkencën.

Shkenca shqiptare ka një detyrim moralë ti përgjigjet teorisë së prejardhjes pellazgjike duke u bazuar në veprimtari shkencore edhe jo me anë të përgjithësimeve si pozitive ashtu dhe negative. Koha e planeve pesë vjeçare ka mbaruar dhe është koha që të rritemi shkencërisht ndryeshe brezat që vijne do na quajnë ‘fëmijë qe nuk u poqën kurrë’.

Ky është vetëm një hap. Përpara ka shumë punë dhe shumë pyetje  të tjera rreth ‘Kryeqendrës Pelazgjike’, gjuhës së tyre dhe lidhjet e saja me gjuhën shqipe në se këto ekzistojnë.

Cili akademik shqiptarë ka punuar me seriozitet në këtë drejtim? Mjerisht askush por të gjithë dinë gjithçka rreth gjithçkaje  dhe mund të japin ujë ne shosh pa pasur asnjë studim serioz të tyre  në lidhje me teorin pellazgjike… ndaj dhe me këtë sjellje akademike që kemi sot nuk ka pavion psiqik që na merrë në dorëzim.

No comments:

Post a Comment