BOTËKUPTIM MBI
ÇËSHTJEN PELLAZGJIKE
Prej shumë
kohesh teza e çështjes pellazgjike po diskutohet duke pranuar apo kundërshtuar
shume teori, por...
Kur kanë jetuar ata?
Ke kanë lëne trashëgimtare? Këto janë disa nga pyetjet qe përbejnë një debat shume shekullor, debat te cilit ne këndvështrimin tim po mundohem ti jap një përgjigje personale logjike, them logjike sepse, edhe referencat me te vjetra te filozofëve te lashtësisë nuk i kalojnë të 2500 vjetet.
Problemi sot nuk
qëndron me pohimet e këtyre filozofeve e shkronjësve të historisë se vjetër se
sa me deformimet që u janë bërë shkrimeve te tyre gjate këtyre dy mijëvjeçarëve
te fundit. Ndaj, çdo kush që është i pasionuar për temën e historisë antike të
kontinentit Evropian e ndjen lehtësisht praninë e këtyre deformimeve dhe në
mënyrë po kaq të natyrshme i shmang këto deformime që kane ndodhur gjatë
kohërave.
Sot nuk vihet me në dyshim që civilizimi Pellazg ka qenë civilizimi qe ka paraprirë krejt qytetërimin evropian e si rrjedhoje edhe atë botëror. Por, a kanë të drejtë shtetasit e qytetërimit evropian të quhen pasardhës të pellazgëve?
Unë mendoj se si linjë gjaku, përgjigja është...
Si arritëm deri këtu?
Dikush mund të thotë se po bie ne kontradiktë por, le të analizojmë paksa
zanafillën e krijimit të bashkësive e me pas të shteteve Evropiane (pa
përjashtim). Të dhënat me të vjetra ne i kemi nga 24 këngët e Iliadës dhe nga
udhëtimet e Odisesut të trashëguara nga Homeri.
Me përfundimin e Luftës se
Trojës, Enea Dardani u shpërngul drejt gadishullit Italik ku u mirëprit nga
Latini dhe ku u perzie me bashkësinë Etruske, bashkësia Etruske qe civilizimi I
pare ne Evropën Perëndimore e cila pas mberitjes se Eneas mori nje hov e
zhvillim te rendesishem, nga i cili me vone linden qytete e perandori mjaft të
rëndësishme ajo u bë zanafilla e qytetërimit latin prej të cilit u krijua Roma.
Me logjike nuk vihet ne dyshim se Romaket qene vazhduesit e qytetërimit Etrusk
qytetërim i cili u shkri me banoret vendas të gadishullit Italik pas
mbërritjes nga Troja ne ketë gadishull. Perandorët qe fuqizuan Romen dhe
krijuan me vone disa Roma të reja ne Evrope ngriheshin ne fuqi me logjiken e
pretendimit të fisnikërisë se tyre dhe trashëgimisë të gjakut Trojan.
Kështu ne
lindje të Evropës u krijua Perandoria e Romes se re, Rumelia apo siç njihet
Perandoria Bizantine. Në veri lindje të Evropës pas dobësimit të Perandorisë
Bizantine u ngrit dinastia Romanov apo ne shqip Roma e Re e kështu me radhe. Ky
qe një përshkrim i shkurtër i asaj çka njihet deri më sot vetëm për tre mije
vitet e fundit. Ama...
Pellazget nuk kane jetuar vetëm në një periudhe të caktuar të historisë, ata kane qene ekzistent mijëra vite me herët duke trashëguar civilizimin, dijen dhe fuqinë e
hershme antike. Gjetjet e shumta ne Egjipt ne Bosnje e ne krejt
Mesdheun nuk mund të anashkalohen pa një lidhje me njëra tjetrën. Udhëheqësit e
mbretërive apo të perandorive të kohëve antike kishin të njëjtat dije dhe të
njëjtën trashëgimi e, edhe pse shpesh udhëhiqnin popuj të ndryshëm nën komandën
e tyre.Pellazget nuk kane jetuar vetëm në një periudhe të caktuar të historisë, ata kane qene ekzistent mijëra vite me herët duke trashëguar civilizimin, dijen dhe fuqinë e
Kështu, faraonët në EGJYPT nuk kishin të njëjtën linjë gjaku me
shumicën e popullsisë vendase. Shumëllojshmëria e racave të ndryshme jo vetëm
ne EGJYPT por dhe ne vende të tjera të zhvilluara të asaj kohe, diku shumice
diku pakice, udhëhiqej nga e njëjta linje gjaku e asaj Pellazge.
Jeta është
lëvizje dhe ndryshim i përhershëm. Ky postulat i më të diturve të këtij planeti
është një fakt i vetëtuar qe herët. Po kështu këto 2500 vitet e fundit një
lëvizje e tille është e dukshme ne mbare planetin tone, në çdo luftë që behet
djegia apo vjedhja e bibliotekave e arkivave është prioriteti i parë.
Dija dhe
evolucioni i kohërave ne ketë mënyrë ‘’humbasin’’ apo konservohen për një
pakice qe mundohet të dominoje çdo gjë. Shpikja e religjioneve gjatë dy
mijëvjeçarëve të fundit është një tjetër mision ne mbylljen e mendimit apo
dijes njerëzore. Përndjekjet e ‘’heretikeve’’ nuk kane qene të pakta dhe të
vetmin faj qe ata mbartnin ishte dija e tyre, gnosticizmi i tyre.
Këto lëvizje
e përndjekje kanë lënë një gjurmë jo të vogël edhe tek popujt ballkanik e me se
shumti tek shqiptaret të cilët ne një farë me mënyre janë copëtuar ndër vete duke
krijuar kështu nga ky copëtim Ballkanin dhe shume shtete të tjera ne Mesdhe.
Po simbolika a na tregon dicka?
Cfarë mund të jetë simboli shqiponjës dhe i gjarprit ne antikitet? Simbolet e Pellazgeve janë Gjarpri dhe Shqiponja. Gjarpri është mishërim i njerëzve me prejardhje tokësore kurse shqiponja i atyre me prejardhje qiellore apo yjore.
Nga kjo kuptojmë se mundësia e mbërritjes se pellazgeve ne tokë nga yjet
apo planetët fqinje nuk është e pamundur dhe që, duke u kryqëzuar me vendasit
kane krijuar një bërthame të re popullsie.
Iliret njihen sot botërisht qe janë paraardhësit e Shqiptarëve, por...
Iliret njihen sot botërisht qe janë paraardhësit e Shqiptarëve, por...
Nga vjen emërtimi Ilir?
Me e kuptueshmja dhe e besueshmja nder studiues e albanologe, ky emër vjen nga
emri Yll, Ilirët janë popull autoktone të cilët janë shkrire e kanë jetuar në të njëjtën kohe me pellazget. Kanë pasur një afërsi shume të madhe mes tyre dhe një bashkëpunim sikur të ishin nje trup i vetëm dhe kishin një shtrirje prej Adriatikut e deri ne detin Mesdhe.
Pellazgët kanë populluar apo mbretëruar të gjithë mesdheun, lidhjet me të forta
mes tyre ishin jo vetëm me Iliret por dhe me Trakët, Dakët, Epirotët
,Thesprotët etj. Gjuha e folur por dhe e shkruar mendohet të ishte e njëjta dhe
pse me disa dialekte të ndryshme. Kjo gjuhe sot si nje arkiv i gjallë
trashëgohet vetëm nga Shqiptaret, gjuhët e tjera qe fliten në krejt Evropën dhe
pse ‘’gabimisht‘’ quhen indoevropiane janë gjuhë që kane evoluar nga Shqipja e
hershme ose me bazë rrënjën e kësaj gjuhe.
Aristotel Petro
Gjirokastër 21/09/2016
Ju uroj z.Aristotel për shkrimin, të gjithë duhet të klthejmë s<të dhe të njohim historinë tonë, të gjyshërve dhe stërgjyshëve. Duke e njohur atë mirë do të dimë të ndërtojmë më mirë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Sa më mirë ta njohim atë dhe tu a mësojmë fëmijëve tanë, aq më shpejt përpara do të ecim. Do të doja artikullin tuaj ta marr në e-mail:luftulla.peza@gmail.com
ReplyDelete