Showing posts with label Gjuhësi. Show all posts
Showing posts with label Gjuhësi. Show all posts

Monday, October 10, 2016

Shtatë shkollat e para shqipe në fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit (Foto)

Në këtë artikull mund të shihni disa fotografi të vjetra dhe shumë të rëndësishme për shkollat e para shqipe në Maqedoninë e sotme.


1. Shkolla Fillore ‘Ismail Qemali’- Baincë e Epërme


Në Baincë të Epërme të Gostivarit, shkolla mbante emrin ‘Ismail Qemali’. Në vitin shkollor 1941-1942 kishte 68 nxënës. Ndërsa, në vitin shkollor 1942-1943, në këtë shkollë mësonin 94 nxënës, prej të cilëve 74 ishin djem. Mësues e kishin Skënder Haxhiademin

2. Shkolla Fillore ‘Tajar Tetova’ – Tetovë


Shkolla fillore ‘Tajar Tetova’ ishte shkolla e dytë shqipe që u hap në qytetin e Tetovës në vitin 1941. Drejtori i parë i kësaj shkolle ishte Beqir Kllojka, kurse mësuesit e parë ishin Pano Hido, Lazër Bibaja, Josif Todi, Lirije Todi dhe Vasil Dhimiturka. Në vitin 1942 drejtor u bë Qamil Haxhihasani dhe numrit të mësuesve iu shtuan edhe Mirtezan Katzadei, Rustem Ismailati, Dhimitër Pulati, Vangjel Daka, Kadri Hoxha, Krisanthu Themo, Gliqeri Velko, Lirika Nikolla, Kadri Kashari, Hysen Abdihoxha. Numri i nxënësve në këtë shkollë ishte 399, nga të cilët 352 ishin djem dhe 47 vajza, transmeton lajmi.net

3. Shkolla Fillore ‘Lirija’ – fshati Reçan


Në shkollën ‘Lirija’ që u hap në Reçan të Gostivarit dhanë mësim në vitin 1941-1942, 1943-1944, arsimtarët Gafur Rada, Hamdi Zabzuni dhe Ismail Shabani. Në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësve u rrit në 173 nxënës, e prej tyre 161 ishin djem dhe vetëm 12 vajza.

4. Shkolla Fillore ‘Rexhep Voka’ – fshati Shipkovicë.


Në shkollën e parë shqipe që u hap në fshatin Shipkovicë të rrethit të Tetovës, kanë dhënë mësim disa mësues nga Shqipëria. Në fillim të vitit shkollor 1941 dha mësim Dhimitër Shuli, i cili u zëvendësua pastaj nga arsimtari elbasanas Mirtezan Katzadei. Shkolla mbante emrin e atdhetarit nga ky fshat, ‘Rexhep Voka’, i cili kishte qenë përfaqësues Kongresin e Manastirit të vitit 1908.
5. Shkolla Fillore ‘Anastas Pandeli’ – fshati Vërloh

Në shkollën fillore ‘Anastas Pandeli’ gjatë viteve 1941-1943 jepnin mësim dy mësues Mithat Cani dhe Abedin Faja. Në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësve u rrit në 126, prej të cilëve 84 ishin meshkuj dhe 42 femra. Kështu u shtua edhe stafi me mësues të rinj, si Skënder Hasxhihyseni, Mehmet Karadaku dhe Shyqri Ahmeti.
6. Shkolla Fillore ‘Avni Rrustemi’ – fshati Xhepçishtë

Xhepçishti është një fshat vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Tetovës, prandaj ky fshat si shumë fshatra të tjerë larg qendrës së qytetit, kishte shkollën e tij shqipe. Shkolla mbante emrin e heroit kombëtarë ‘Avni Rrustemi’ dhe në të jepte mësim arsimtari 
Vangjel Daka.

_____________Mili Butka__________________________________________







Thursday, October 6, 2016

ÇABEJ PËR DE RADËN - E përgatiti Prof. Zymer Mehani


Prof. Zymer Mehani: ÇABEJ PËR DE RADËN

Fillimisht Eqrem Çabej studioi për të pasur edhe si substancë për tezën e tij të doktoraturës kolonitë arbëreshe, dialektet dhe kulturën e tyre në Itali. Në këtë funksion është edhe ideja madhore për të konstruktuar Atlasin Gjuhësor të shqipes.Një nga ata që i prin karvanit të aventurës studimore për De Radën është padyshim Eqrem Çabej. Një shkencëtar i klasit të parë, me një kapacitet të shkëlqyer mendor, Eqrem Çabej la gjurmë të pashlyeshme si askush tjetër në kulturën shqiptare.Figura si Eqrem Çabej lindin shumë rrallë në histori. Profili i tij është ai i një gjiganti, ndërkohë që studiues të tjerë bashkëkohës nuk qenë asnjëherë të barabartë për nga formati kulturor dhe mendja kriticiste, e hapur dhe e paepur si e tij. Eqrem Çabej nuk u mor asnjëherë për një kohë të gjatë dhe posaçërisht për De Radën. Por atëherë, si është e mundur që unë të guxoj dhe ta quaj Eqrem Çabejin si një nga njohësit më të thukët dhe më të rëndësishëm për krijimtarinë e De Radës?Nga pikëpamja e njohjes akribike, Çabej shfrytëzon studimet më të arrira dhe më shkencore për tërë subjektet e tij hulumtuese. Ai ka të qartë metodologjinë dhe studimin krahasimtar ku mendja e kërkimtarit dhe dijetarit krijon koordinata, për të zbuluar dhe nxjerrë nga mjegulla faktet dhe ngjarje. I pajisur kështu me instrumente moderne të kërkimit gjuhësor dhe kulturor, Eqrem Çabej në temat e tij bën zbulime, ai vëren dhe konstaton, bën ballafaqime, por kurdoherë në emër të zbulimit. Kjo e dallon atë tërë jetën. Eqrem Çabej ka një kontribut të posaçëm për folkloristikën dhe demonologjinë popullore, për mitologjinë ilire dhe shqiptare, në kontekstin e një vijimësie dhe të unitetit në diversitet.Eqrem Çabej është i pari që ka bërë studimin e disa baladave të mëdha të arbëreshëve në raport me motivet infiltruese të eposit bizantin të njohur si Digenes Akritas. Studimet e tij për baladat arbëreshe janë një pikë e pashlyeshme referimi. Aty është çelësi i përshkrimit të veçanësive dhe të krijimit të origjinaliteteve vetjake në rastin e arketipave të baladave si në kulturën bizantine, ashtu edhe në kulturën europiane dhe shqiptare.Pikërisht, duke u marrë me baladat, ai ka pikasur fondamentin dhe bazën e përngjasimeve dhe pllenimeve të letërsisë së kultivuar si askush tjetër. Universi i baladave përkon me lidhje të drejtpërdrejta dhe të tërthorta me krijimin e letërsisë romantike përgjithësisht.Eqrem Çabej ka qenë i pari që ka parashtruar domosdoshmërinë e botimit të transkriptuar dhe të transliteruar të teksteve origjinale të De Radës dhe përgjithësisht të teksteve të krijuesve arbëreshë. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk u mor parasysh për një kohë të gjatë dhe tekstet e De Radës, por edhe të Serembes, edhe të Gavril Darës etj., u dhanë në përshtatje që do t’i mbiquaja si të papërshtatura, pra u krijua një lloj “teorie” të gjoja “përkthimeve” nga arbërishtja në shqipen moderne të teksteve të botës krijuese arbëreshe.Eqrem Çabej kishte të drejtë, ndërsa të tjerët që nuk i vunë veshin dhe nuk e morën parasysh metodën e tij shkencore krijuan shpesh një katrahurë dhe deformime të pandershme.Megjithatë, Eqrem Çabej e ka një studim të posaçëm për De Radën, të shkruar në vitin 1964 me rastin e 150- vjetorit të lindjes së poetit. Studimi quhet “Vatra dhe bota në poezinë e De Radës”. Për Eqrem Çabejin, De Rada nuk është vetëm një nga njerëzit më të lartë të elementit arbëresh të Italisë, por njëkohësisht një nga ata burrat e rrallë në histori që kanë vënë një gur themeltar në tempullin e kulturës sonë. Sipas tij, De Rada e ka pasuruar literaturën tonë me një botë të re, me figura dhe motive origjinale për të synuar një ringjallje të epokës kastriotase të lirisë. Poema e Milosaos është një nga margaritarët më të ndritshëm të letërsisë sonë. Personaliteti i De Radës në temperamentin, formimin e tij mendor i kalon caqet e shkrimtarit, pra De Rada është më shumë se sa thjesht një shkrimtar.De Rada është edhe folklorist, publicist, gjuhëtar, për të arritur në kuptimin më të lartë të fjalës dhe të simbolit të atdhetarit. Krijimtaria e De Radës ka diçka tërësore. De Rada është figura e një apostulli të idesë nacionale, por kuptimshmëria e këtij cilësimi është shumë herë më e hapur dhe më e thellë. Arbëreshët e Italisë të shkulur prej krahinave të ndryshme të Shqipërisë, a nga Morea e Poleponezit shtegtuan, patën një ekzil tragjik në sfondin e katastrofës kur pushimi osman kërcënonte lirinë e vendit të tyre. Ata shkuan në dhe të huaj duke mbartur mbiemrat e familjeve, stemat e tyre heraldike, besimin, kostumet, vallet dhe këngët e lashta, gjithë tiparet etnografike që patën sjellë të parët e tyre më të hershëm dhe ata që jetuan si pasardhës. Ata mbartën gjuhën, e cila sipas Eqrem Çabejit është një toskërishte e një tipi më të vjetër. Gjatë disa shekujve të kërcënuar nga asimilimi ata kanë treguar një rezistencë të admirueshme për të paraqitur deri vonë një pjesë të botës shqiptare ballkanike mu në mes të jetës latine.Pikërisht kjo është vatra e frymëzimit të shkrimtarëve arbëreshë, jeta patriarkale e katundeve arbëreshe, jeta e përditshme nëpër fusha e ara, në bregoret me ullinj e vreshta, me skenat idilike ndaj kroit. Imazhi i katundit arbëresh është një imazh emblematik dhe shkrimtarët arbëreshë e mbartën me vete atë edhe kur shkuan, studiuan dhe jetuan në qytetet e mëdha të Italisë. Në fillimet e exilit arbëresh është e kuptueshme që një numër autorë shkrimesh rindërtuan një përmbajtje fetare në prozë e në poezi, si Matrënga, Brankati, Jul Variboba. Kjo ishte si një paradhomë rituale për kultivimin e gjuhës për të përgatitur ndriçimin dhe rritjen e emrave të tillë, si De Rada, Anton Santori, Zef Serembe, Gavril Dara, Zef Sqiroi, të cilët krijuan një letërsi laike, pra institucionalizuan letërsinë në klimën ndriçuese dhe drithëruese të Romantizmit të shekullit XIX.Për Eqrem Çabejin, idetë iluministe të Revolucionit Francez me kërkesë të lirisë, barazisë dhe të të drejtave të njeriut krijuan kushte për zbulimin e individualiteteve etnike dhe kulturore edhe të popujve të vegjël, sidomos te popujt e Europës Juglindore e te shqiptarët, ku tipi i poetit romantik nuk është si ai i poetëve të tjerë europianë të heroit të vetmuar, por tipi i këngëtarit luftëtar, i shkrimtarit të pafrikshëm dhe përhapës të idesë nacionale. De Rada në hullinë e Herderit besoi se mbledhja e folklorit arbëresh është një detyrë historike dhe afirmim. De Rada mblodhi nëpër katundet arbëreshe të krahinës së Kozencës dhe këngët dhe baladat e vjetra popullore. Kjo krijimtari orale ruante jehonën e një periudhe të Mesjetës shqiptare, e cila ka hyrë në histori me emrin “Manifestacioni Shqiptar”. Në poezitë popullore ruheshin format e jetës së Arbërit në epokën bizantine, por edhe forma më të reja, disi më të egërsuara të kohës së parë turke të vendit. Këto këngë janë një dokument i historisë shqiptare.De Rada mendonte se këngët e mbledhura prej tij përbënin mbeturinat e një Eposi Shqiptar, madje që lidhej me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky mendim nuk ishte i drejtë, nënvizon Çabej, sikundër e vërtetoi që në atë kohë folkloristi arbëresh Dhimitër de Grazia. Por këngët popullore qenë shtrati i krijimtarisë deradiane. Kjo vihet re në trajtën e jashtme në metrikë dhe gjejmë të njëjtat vargje pa rimë, masa e të cilave nuk është numerike si në poezinë italiane, por në mënyrë thjesht shqiptare, ku ritmi bëhet i determinuar nga amshimi i aksentit dhe alternimi i gjatësive me shkurtësitë.Si në poezinë popullore edhe në atë të de Radës hetohet kalimi i shpeshtë i pandërmjetëm nga tregimi në dialog, si të thuash nga poezia epike në dramatike. Emrat e heronjve janë marrë edhe prej këngës popullore, si Milo Shinit dhe Radovanit. Tek poema e Serafina Topisë ka motiva, skena dhe episode që përkojnë me ato të rapsodive popullore. Por Çabej me të drejtë mendon se këto ndikime nuk duhet të perceptohen thjesht si një imitim nga De Rada të poezisë burimore të popullit. Ai mori frymëzim për shumë elementë që ngjajnë të cituara, ose të huazuara, ai i ngriti në një sferë poetike më të lartë. Jo rastësisht De Rada përmend si personazhe princërit shqiptarë të Mesjetës nga qyteti i Kotorit në Veri gjeri në gjirin e Artës të Prevezës, si Zaharia, Dukagjinet, Topiat, Arianitet etj.Eqrem Çabej ka vënë në spikamë faktin se De Rada është i pari poet i psikes femërore në literaturën shqiptare. Frymëzimi i De Radës ndërkohë ishte i drejtuar edhe në dy burime: në literaturën klasike, por edhe në atë moderne. Siç e vuri re fillimisht Gualtieri, De Rada është ndikuar nga letërsia romantike e kohës. Por, Eqrem Çabej nënvizon se “ndërkaq te De Rada shihet një horizont letrar edhe më i gjerë”. Te poemat e tij vihen re gjurmët e poemave italiane të Renesancës, sidomos të Ariostit dhe të Tassos. Personazhet turq Almazore dhe Almazire, që dalin te “Skënderbeu i pafan”, në emrat e tyre na shpien në botën arabe të Spanjës mesjetare, siç na del te Romancero i Sidit. Emri i Ajdesë që del si motra e Skënderbeut, na kujton poemat e Bajronit. Ndërkohë, Eqrem Çabej bën edhe një vërejtje tejet të mprehtë kur thotë se reminishencat e botës klasike, siç është pëllumbi i Anakreontit, por edhe motivi i Psikeas, janë të frymëzuara edhe nga “Gomari i artë” i poetit Apuleu. Ideja e Fatit (Moirat) që na shfaqet në dramën greke, sidomos te dramat e Sofokliut, është e pranishme edhe në veprat e poetit. Me të drejtë Eqrem Çabej thekson se Bibla ka lënë mbresa shumë të thella te De Rada.Eqrem Çabej shkruan: “Ndërkaq do të vë në dukje edhe një tjetër ndikim, i pa vënë re gjer më sot. Për të mbushur skenat luftarake me skena burrash dhe grash të orientit, që duhet të dilnin aty në lagjen e osmanëve, poeti pati idenë të merrte disa motive dhe emra nga letërsia klasike e Indisë. Kështu motivi i këqyrjes së një pikture që paraqet Anmaria Kominiaten nga ana e së motrës Delia dhe të së bijës Adine te “Nata e Kërshëndellave” na kujton një skenë analoge të dramës “Sakuntala” të Kalidasës, ku mbreti Dushanta vëren një pikturë që paraqet Sakuntalën me dy shoqet e saj. Paraqitja e ngjarjeve nëpërmes tablosh të pikturuara na del edhe në të tjera vepra të De Radës. Emri i Vantisanës te libri V i poemës “Skënderbeu i pafan” shihet se është marrë nga Savantasena, heroina e dramës “Mrhakatika” të Dandinit, poeti indas i shekullit VII të erës së re.Një tjetër emër indas është Davadasa, emri i një heroine që na del në këngën VI e VIII të “Serafina Topisë”. Te drama e Dandinit, Vasantasena hipën në stivën e druve për t’u djegur së toku me fëmijët e saj, por shpëton bashkë me të shoqin. Një skenë të tillë na paraqet De Rada te punimi i dytë i “Serafina Topisë”, ku Evoda pëson këtë vdekje të tmerrshme për hakmarrje politike të popullit. Kjo skenë mund të jetë frymëzuar së andejmi. Po ajo më anë tjetër na kujton një pamje të “Jerusalemit të liruar” të Tassos, në të cilën virgjëresha kristiane Sofronia duhet të digjet në turrë të druve së bashku me të dashurin e saj Olindo, por ndërmjetëson Klorinda për shpëtimin e tyre. Gjurmët e poezisë inde të De Radës kanë lidhje me faktin që në gjysmën e parë të shekullit XIX literatura inde kishte marrë një hov të madh në Europë, duke depërtuar kudo nëpërmes përkthimesh në gjuhë të ndryshme”.Por kryet e vendit në krijimtarinë e De Radës e zë Milosao. Eqrem Çabej thotë se kjo poemë idilike “me frymëzim romantik, e përshkruar fund e krye me poezinë naive arkaike të rapsodive shqiptare të Italisë për karakterin e ngjeshur që ka, mbetet një nga ato fort të pakta të literaturës shqiptare që e bëjnë këtë të përfaqësohet në literaturën botërore. Nuk mungojnë ndërkaq episode madhështore për të derdhur nëpër veprat e mëpastajme të poetit. Gjithkund në këto poema ndritin vise-vise, shkëndijat e një poeti me frymëzim gjenial, arti i të cilit konsiston, në mënyrë të Rembrantit, në një qartë-errët (clair-obscur), në ndriçimin e disa pamjeve e figurave dhe lënien e disa të tjerave në errësirë”.
ÇABEJ PËR DE RADËNE përgatiti Prof. Zymer Mehani

Sunday, October 2, 2016

I’Ze/us i Nazarethit dhe Gjuha shqipe.

I’Ze/us i Nazarethit dhe Gjuha shqipe.

Nazareth: Qyteti i Jezusit
CITOJ: Nazareth
“Engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër … dhe emri i virgjëreshës ishte Maria … dhe ai erdhi te ajo dhe tha. Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty .. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus “- Luka 1:!. 26-32
Nazareth është qyteti më i madh arab në Izrael me një popullsi prej 60,000  të krishterë dhe myslimanë – që jetojnë së bashku në harmoni.
Vendndodhjen e saj të veçantë gjeografike në mes të hapësirës së hapur të luginës Jezreelit dhe rajonet malore të Galilesë e bën atë një bazë të përkryer për turizmin e rajonit të Galilesë
Nazareth është një nga vendet më të rëndësishme të krishterë të shenjtë në botë, dhe ka qenë prej kohësh një strehë e veçantë për pelegrinët e krishterë. Qyteti ka një përzierje unike e ambienti lindore evropiane dhe të Mesme, si mund të shihet në arkitekturën e saj, i cili është një kombinim i gotik apo stilin neoklasik me tipik stil të Lindjes së Mesme. Popullsia arabe është e njohur për mikpritjen e ngrohtë dhe ushqim ekzotik. Bakllava e embël traditcionale arabe e Nazaretit është shitur në pothuajse çdo cep.
Emri:
Nazareth (/ næzərəθ /, Hebreë: נָצְרַת, Nasrat, Aramaic: ܢܨܪܬ, Naṣrath; arabisht: الناصرة, një-Nāṣira) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në rrethin verior të Izraelit.
Nazareth është i njohur si “kryeqyteti arab i Izraelit”. [2] Në vitin 2014 popullsia e saj ishte 74.619. Banorët janë kryesisht arabët, nga të cilët 69% janë myslimanë dhe 30,9% të krishterë. [2] [3] [4] [5] Nazareth Illit (lit. “Upper Nazareth”) është ndërtuar së bashku me Nazaretin e vjetër, dhe kishte një popullsi hebreje nga 40,312 në vitin 2014. sektori hebre e shpall Nazaretin një qytet të veçantë në qershor 1974. [6]
Në Dhiatën e Re, qyteti është përshkruar si shtëpia e fëmijërisë së Jezusit, dhe si i tillë është një qendër pelegrinazhi e të krishterëve, me shumë tempuj përkujtuar në ngjarjet biblike.
Arabic an-Nāṣira
Emri arab për Nazaretin është: “Një-Nāṣira” dhe Jezusi (arabisht: يسوع, Yasū`) është quajtur gjithashtu; Një-Nasiri, duke pasqyruar traditën arabe e sipas njerëzve një atribuim, i një emëri që tregon se nga një person vijnë  termat fisnore qoftë dhe gjeografike.
Në Kur’an, të krishterët janë të referuar si: ‘Naṣārā”~ që do të thotë “pasuesit e Një-Nasiri”, ose “ata që ndjekin Jezusin”.
Hebrew Netzer
Emri “Nazaret” mund të rrjedhi nga folja: “Na · Sar,~ נָצַר “,  watch, roje, të mbajtur” [ 9] dhe kuptohet në kuptimin e “kullës” ose “vend roje”, që nënkupton fillimin e ketij qyteti vendosur në ose pranë buzës të majës së malit, ose, në kuptimin pasiv si i ‘ruajtur, mbrojtur “në referencë të pozicionit të veçuar të saj [10]
Vumë re se në gjuhën arabe “Nazareth” do të thotë vendi i të “Parit” ~Asi-t ~Zeus =  يسوع,- Yasū`, pra; “Nasiri i Njëshit” …
Po vet emërtimi “Nazareth”, cdo të thotë?
Dhe ajo që vlen për tu theksuar, dhe që bije në sy prej të gjithëve, ka një mospërfillje të qëllimtë~ndoshta, përse gati në të gjitha rastet kur bëhen krahasime etimologjike mbi një emërtim çfardo, ato nuk krahasohen në gjuhën më të vjetër në atë shqipe, gjuhë e vlerësuar po prej tyre si dega e parë në trungun familjar~gjuhësor IE.
I drejtohemi pikërisht gjuhës hebraishte, gjuhës së vet popullsisë ~izraelite, aty ku Zoti: ➢ Iz ~Ra ~ El.
Po, pikërisht kjo gjuhë na thotë; se “Nazaret, (נָצַר ) do të thotë vend i “rrethuar” me mure tejpërtej i mbrojtur ashtu me kulla e vendroje ngritur mbi to.
Qyteti më i lashtë i njohur si vendi ku lindi vet “Jezus” (Izeus) ishte një qytet e njohur kjo, krejt i rrethuar me mure~unazë, dhe jo më kot u quajt po ashtu: “’Nazareth”
Eshtë fjala shqipe sërisht e dialektit Geg; “i/e zanë” e cila shpjegon në mënyrë kategorike fjalën; “Unazë” që do të thotë; “e zanë, e zënë” ~ e mbyllur “hallkë” krejt nga të gjitha anët ashtu si “rrethi-unazë” apo Unaza-rruga që zë-mbyll-rrethon çdo qytet.
Për ta bërë pak më të kuptueshme po sjell një shembull tjetër në gjuhën shqipe, një fjalë që ashtu si në shumicën e rasteve “gjuhëtar” të huaj por dhe vendas na i quajnë të huazuara nga turqishja, pikërisht kemi fjalën: “Damixhan”
Damixhanë emër i gjinisë femërore, është një enë prej “xhami” me grykë të ngushtë, pra gati krejt e “zënë”, “e zanë” e mbyllur nga të gjitha anët, enë kjo që përdoret zakonisht për të mbajtur verë, raki etj dhe quajtur kaq pastër shqip; “Damixhan”, ky emërtim sigurisht duke ju shmangur vështirësisë së shqiptimit apo “kakofonisë” ndërsjellë ka një kapërcim, nga; “Xhami/xanë =Damixhanë”, Xham i zanë.
Por jo vetëm; në shqip kemi:
RETËR f.1. Gjalmë i dredhur prej lëkure, që përdoret për të thurur anash opingat ose për t’i lidhur; dredhë e lëkurtë. Retër lëkure. Retrat e opingave. Opinga me retra. Lidh retrat.
RETINË f. anat.Cipa më e brendshme e kokërdhokut të syrit, që është e ndjeshme ndaj dritës dhe që ia përçon ndijimin nervit pamor, rrjetëza e syrit. Retina e syrit.
Shëmbëllim në retinë.
Shembujt me fjalën; Ret apo Rreth në gjuhën shqipe janë pambarim …
Nazareth = qytet i rrethuar “unazë” me mure, i zënë ~ rreth; ‘Nazareth.
Mili Butka @ Gjuha shqipe

New Testament references
In Luke’s Gospel, Nazareth is first described as ‘a city of Galilee’ and home of Mary (Luke 1:26). Folloëing the birth and early epiphanial events of chapter 2 of Luke’s Gospel, Mary, Joseph and Jesus “returned to Galilee, to their oën city, Nazareth”.[16]
In English translations of the Neë Testament, the phrase “Jesus of Nazareth” appears seventeen times ëhereas the Greek has the form “Jesus the Nazarēnos” or “Jesus the Nazōraios.”[17] One plausible vieë is that Nazōraean (Ναζωραῖος) is a normal Greek adaptation of a reconstructed, hypothetical term in Jeëish Aramaic for the ëord later used in Rabbinical sources to refer to Jesus.[18] “Nazaréth” is named tëelve times in surviving Greek manuscript versions of the Neë Testament, 10 times as Nazaréth or Nazarét,[19] and tëice as Nazará.[13] The former tëo may retain the ‘feminine’ endings common in Galilean toponyms.[13] The minor variants, Nazarat and Nazarath are also attested.[20] Nazara (Ναζαρά) might be the earliest form of the name in Greek, going back to the putative Q document. It is found in Mattheë 4:13 and Luke 4:16.[13][dubious – discuss] Hoëever, the Textus Receptus clearly translates all passages as Nazara leaving little room for debate there.[21]
Many scholars have questioned a link betëeen “Nazareth” and the terms “Nazarene” and “Nazoraean” on linguistic grounds,[22] ëhile some affirm the possibility of etymological relation “given the idiosyncrasies of Galilean Aramaic.”[23]

Saturday, October 1, 2016

Bulevard dhe JO ➛“Pedonale” (etimologji)

Bulevard dhe JO ➛ “Pedonale”


Në të gjitha rastet sidomos vitet e fundit dëgjojmë gjithandej në  raste përgëzimesh mbi çeljen e “Pedonaleve” Bulevardeve në shumë qytete të Shqipërisë, veçse jo në gjuhën e saj – Jo!
Përse?
Përse ndodh kështu? Madje ka një vendim qeverie që gjuha shqipe të ruajë standarte në ambjentet zyrtare dhe aq më shumë nga pushtetarë, kuvendarë, drejtorë e sekretarë ... ?!

Gjuha shqipe fjalori i saj na ofron:

BARES jokal. bised.
1.     Eci; lëviz nga një vend në një tjetër: Bares poshtë e lart. 
2. Shëtit; endem poshtë e përpjetë, bredh. Kam baritur gjithë vendin. Baret nëpër botë. 
3... - Barita e m'u zu fryma. 
4. kal. Shëtit një vend; shëtit dikë nëpër një vend. Barita gjithë Shqipërinë. E bariti nëpër Tiranë.


Në të bukurën gjuhë shqipe hyjnore sigurisht ajo; Femra –Amë kur ngelet; shtat/zanë (shtatzënë) quhet ndryshe: Eshtë me “Bar”, pra është e ngarkuar “baret” “m'bart”mer me vete bashkë “barën” e saj.





Fjala “bari – çoban” ka po të njëjtin kuptim: Ai që “baret” pas/tyre –“PASTOR”

Po “udha” në të vjetrën shipe a nuk quhej dhe ende quhet: UL = ULL –UDHE Udhë/ecës – Udhëheqës, Udhise, apo Ulikse. Etj.

Theksuar vazhdimisht; dialektet e gjuhës shqipe-perla gjithandej, ashtu si ajo Gege, këtë herë na vjen në ndihmë “devollishtja” (Bilisht – Korçë) ku ende sot në vend të parafjalës kallzore “në” përdorin fjalën shqipe; “B'- bë” : Bë shpi (në shtëpi) b’arë, b’ lumë, b’ullë – b’udhëbaret.
Mjaftueshëm  pas kësaj kemi: B’ulle-bart =Bulevard (b = v)

I drejtohemi sërish fjalorit të gjuhës sonë amëtare:

BULEVARD m.
1.     Rrugë e gjerë, e shtruar e me këmbësore, zakonisht me drurë anash a në mes, që përshkon pjesën qendrore ose lagjet kryesore të qyteteve të mëdha; shëtitore. Bulevardi i madh. Bulevardi «Dëshmorët e Kombit». Shëtit në bulevard. Bredh bulevardeve, etj.


Mili Butka@Gjuha Shqipe
#Aleksander Hasanas#

Tuesday, September 27, 2016

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE
Shkruan prof. Zymer Mehani


Faktorët që e pengojnë normën e shqipes të zhvillohet në Kosovë janë të shumtë, si statusi që shqipja e gëzon, pasi përdoret krahas serbishtes dhe anglishtes si gjuhë zyrtare, pastaj qëndrimi jo i njëjtë i shqipfolësve ndaj normës letrare - mosrespektimi i saj, bashkësia e folësve- vendi ku flitet shqipja, ndikimi i të folmeve dialektore paralelisht me normën, por ndër faktorët të cilët kanë bërë që zbatimi i normës në shkolla të mos jetë në nivelin e duhur janë: kompetencat (performanca) e mësimdhënësve, komunikimi brenda shkollave, planet dhe programet, tekstet shkollore, metodat e mësimdhënies; mungesa e leximit nga nxënësit etj. 

Në shumë shkolla vërehet performancë jo e mirë e mësimdhënësve sa i përket zotërimit të normës dhe, më përjashtim të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, mësimdhënësit e tjerë, përfshirë drejtorët dhe punonjësit e administratës, nuk komunikojnë me nxënësit në gjuhën letrare dhe bëjnë shkelje të shumta të normës në shkrimet e tyre. 

Kjo vërehet edhe në shkrimet e vendosura në mure të shkollës (shpalljet, oraret, punimet e nxënësve), por edhe në dokumente të tjera zyrtare: ditarët e klasave, procesverbalet e mbledhjeve, në të cilët gjenden shkelje të shumta të normës së shkruar. 

Tekstet shkollore, po ashtu, nuk janë të hartuara sipas kërkesave dhe programeve të reja mësimore, janë të ngarkuara me përmbajtje dhe përmbajnë edhe gabime gjuhësore, kurse disa biblioteka të shkollave nuk janë sa duhet të pajisura me lektura shkollore, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të lexojnë vazhdimisht. 
Vitet e fundit nxënësit e kalojnë kohën më shumë para kompjuterit dhe televizorit, duke e lënë anash librin, dhe kjo po ndikon mjaft negativisht sa i përket nxënies së gjuhës letrare, ngase disa media - të shkruara dhe elektronike - fare pak i kushtojnë rëndësi gjuhës dhe bëjnë mjaft shkelje të normës. 
Po ashtu, ndikimi i familjes dhe i rrethit është i madh, pasi shumë nxënës jetojnë në familje të mëdha, me nivel të ulët apo mesatar të shkollimit dhe përvetësojnë trajta lokale, të cilat i bartin në shkollë dhe i përcjellin pastaj gjatë tërë shkollimit.

Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Edukimit, por edhe fakultetet e tjera që përgatisin mësimdhënës, duhet t'i japin më tepër rëndësi gjuhës shqipe, në mënyrë që në të ardhmen të nxjerrin mësimdhënës më të përgatitur dhe të mos ketë nevojë që gjuha shqipe të futet si lëndë e obligueshme në të gjitha fakultetet, ndërsa drejtoritë komunale të arsimit duhet të jenë më të kujdesshme në përzgjedhjen e kuadrit mësimor dhe të pasurojnë bibliotekat e shkollave me lektura shkollore bashkëkohore, për të gjitha moshat e nxënësve. 

Meqë gjuha është pasuri dhe vlerë shoqërore gjithëkombëtare, mbetet detyrë e të gjitha institucioneve arsimore, qendrore e lokale, duke filluar nga MASHT-i, institutet, fakultetet, DKA-të dhe qendrat e tjera të edukimit, përfshirë edhe mediat, që të punojnë më shumë për ruajtjen dhe pasurimin e saj, por barrën kryesore duhet ta kenë shkollat, veçanërisht mësimdhënësit e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.

Monday, September 26, 2016

Emrat e fshatrave Pustec (Liqenas) kthim në origjinë ato flasin përsëri shqip.

Emrat e fshatrave Pustec (Liqenas) kthim në origjinë ato flasin përsëri shqip.
KORCE 
Ndryshojnë emrat nga shqip në gjuhën maqedonase 7 emrat e fshatrave të komunës:
Pustec në Korcë.
Nga Liqenas,  në Pustec. 

Zaroshkë  në  Zrnosko,
Lajthizë në Leska,
Diellasi në Shulin,
Gollomboçi në Glloboçeni,
Kallamasi në Tuminec,
Gorica e Madhe në Gorna Gorica
Gorica e Vogël në Dolna Gorica

Pustec (maqedonas: Пустец, Pustets), i njohur zyrtarisht si Liqenas nga 1973 deri në vitin 2013,  është i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Prespës dhe është fshati më i afërt në ishullin e Maligradit. Ajo ulet në një lartësi prej 861 metra nga maja e Malit të Thatë (2,825 ft) mbi nivelin e detit. Në verilindje, përgjatë liqenit, qëndron fashati Šulin, (Diellasi) ndërsa në juglindje është fshati i Leska.

Fshati më i parë përmendur në dokumentet rreth shekullit të 14-të. Është fshati “Cerie” Emrat e fshatrave të tjerë janë gjetur në dokumente rreth 2 shekuj më vonë, aty nga shekulli i 16-të.
Anketa e "La Macédoine et sa Popullsia Chrétienne" Dimitar Mishev (D. Brankov) nga 1905 tregojnë se banorët e fshatit Pustec ishin në gjirin e Eksarkatit bullgar [4]
Gjuhëtari francez André Mazon në studimin e tij mbi folklorin sllav në Shqipëri nga 1936 vuri në dukje Pustec si një fshat bullgar në rajonin e Prespës Mala. [5]

Pra nga këto të dhëna ndoshta jam gabim por duket sikur kemi të bëjmë me një popullsi bullgare dhe jo maqedonase
Gjithësesi ata sot quhen pakicë popullsi maqedonase.

Pustec (Пустец) ju rikthye emri fshatit Liqenas, por çdo të thotë ky emër – emërtim në gjuhën sllave dhe në gjuhën tonë shqipe?
Пустец (Pustec) në gjuhën sllavo-maqedonase duke i larguar mbaresën; ц /c,  ajo na jep:


Maqed. Пусте/ц = bosh (e pa mbushur e pabanuar)

Serb. Пусте/ц = mbeturina. (të pista) 
 Ukr. Пусте/ц = Asgjë – bosh.

Ndërsa në gjuhën shqipe emërtimi: “Pustec” mer kuptimin e duhur,  që prej vështrimit të parë; Pus/tec = pus i thatë, [tec, tek, pur/tek, thek, thek bukën] ashtu si vet emri i Malit të Thatë aty pranë. 
Nga ky masiv malor nuk buron asnjë lumë apo prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. 
Por jo vetëm kaq: Maja më e lartë e këtij mali është; "Pllaja e Pusit"  pra maja e tij është, majë pusi në lartësi 2287m mbi nivelin e detit

Në fjalorin e gjuhës shqipe kemi: POSHTË ndajf. Në lartësi të vogël nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër në drejtim pingul; më ulët se diçka tjetër ose se zakonisht;U var poshtë shpatit. Mori poshtë rrëpirës. Poshtë e më poshtë, Ra poshtë. Bëri poshtë zbriti, etj..
POSTE f.
1     Lëkurë berri me lesh të paqethur, e larë dhe e tharë, që përdoret si shtroje; postiqe. Poste delesh. Shtruan postet. U ulën në poste.
Këtu më duhet të përmend edhe emrin e barit në përdorim për uljen e temperaturave ky bar quhet; “supost’”

POSTAF m.
Lug i madh prej trungut të një druri ose prej guri, që vihet poshtë çezmës për të mbledhur ujë që të pijë bagëtia; govata e çezmës a e pusit që shërben zakonisht për të larë rroba; lugare. Postaf guri (druri). Postafi i kroit (i pusit). Pinin ujë në postaf. Lajnë në postaf.

Ky është Pusteci emri i ri i fshatit Liqenas, i cili sigurisht që do i drejtohej serish gjuhës shqipe baraz; Pus i Thatë, ose poshtë në Pus –pustec.
Tek gjuha shqipe në fjalorin e saj pasuror ende gjejmë:

PUS m.
1.   Gropë e thellë dhe e ngushtë, me trajtë të rrumbullakët, me faqe të pingultë dhe zakonisht të veshur me gurë etj.

5. përd. mb. Shumë i thellë; shumë i errët, shumë i zi, shumë i nxirë (edhe fig.). Errësirë pus. Nata ishte pus. Qielli ishte pus. U bë pus koha (qielli, nata) etj.
Në maqedonisht fjala shqipe; poshtë = nadolu (надолу)


Në kurorën e këtij mali ndodhet fshati; Goricë,
Njohur dhe keqmësuar tashmë si emërtime sllavo-bullgare, ashtu ndoshta nga padija, mosnjohja apo injorimi i përhershëm i shqipes, gjuhës më të vjetër lindur mbi Dhe, mbi këtë Tokë, e para gjuhë mbirë mbi rrënjën e gjuhëve indoeuropiane.
Në gjithë gjuhët sllave “Guri” quhet “камен” dhe këtu shumë qartë del se vendbanimet quajtur “Kamenicë” burojnë prej aty, por Jo “Goricë”
Ajo është shqipe nga më të lashtat madje sepse kemi të bëjmë me emrin e “Gurit” dhe prej aty kemi; Gur, gurore, gurishtë, goricë e fortë si guri.
GURIÇKË f.

Gur i vogël; guralec. Gjuajnë (luajnë) me guriçka.

GURISHTË f.
1.     Vend a tokë me shumë gurë zakonisht të vegjël. Gurishtë e zhveshur (e thatë).
U punuan (prodhojnë) edhe gurishtat.
2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit.
KORET m.
Veshje grash prej pëlhure leshi, me pala e në ngjyrë të kuqe e të zezë, që mbahet nga mesi e poshtë në anën e prapme të trupit.

KORIÇKË f.
1.     Kore e vogël buke; krodhë.
2. Dregëz që zë plaga. Plaga zuri koriçkë. Heq koriçkën. I ra koriçka.
Së fundi më e bukura tek gjuha shqipe gjejmë një fjalë e cila gati në të gjitha gjuhët europiane mungon ajo është:

GORRE f.
1.     Gropë e gërryer aga uji; gomën, greminë, humnerë. Ra në një gorre.
2. Rrëke e madhe e vogël. Kaloi (kapërceu) gorrenë
.
Në rrëzë të këtij mali madhështor ndodhen gjithashtu një sërë fshatrash si, Tushemisht, Alarup, Bletas, Pod/gorie, Korritë, Gurbardhë, Zvezdë, Shën Gjergj, Burimas, etj.
Vetëm emri "Zvezdë" qëndron aty sllave që do të thotë; 'yll -shkëlqim' por dhe kjo me origjinë të lashtë "semite" A-Zbez/t"... dhe pod/gorie-këmb'guri.

Nga maja e Malit të Thatë në kohë të kthjellët duket maja e malit të Gramozit, me lartësi 2523m. që është në një distancë në vijë të drejtë prej 65 km larg.
Secila prej nëntë fshatra në këtë komunë ka një shkollë fillore. Gorna Gorice ka një shkollë 8-vjeçare, ndërsa Pustec ka edhe një shkollë 8-vjeçare dhe një shkollë të mesme. 
Ishte një Baladë e të madhit Lasgush Poradeci të cilën do e lexoni më poshtë e më krijoj mundësinë të shkruaja për këto fshatra “maqedonase” banuar me njerëz kaq puntorë dhe mikpritësa, ju faleminderit!

Mili Butka@Gjuha shqipe
#Aleksander Hasanas#

Pllaja e Pusit is a mountain peak located in south-eastern Albania. Pllaja e Pusit is 2,288 m (7,507 ft) high being the highest peak of Mali i Thatë. Pllaja e Pusit is not only the highest peak of Mali i Thatë but also the highest peak of the mountains separating Lake Ohrid and Lake Prespa. To the north - west of Pllaja e Pusit is Lake Ohrid and to the east of this peak is Lake Prespa. One of the largest settlements found near the peak is Liqenas.

Reference
This page is based on a Wikipedia article written by contributors (read/edit).
Text is available under the CC BY-SA 4.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.


LASGUSH PORADECI


Baladë 
I  
Fryn veriu në Mal të Thatë,       
Thotë vasha lele ngriva.
Duro vashë, të durojmë 
Si duron mali dëborën.
Në të shtënça, moj, në dorë, 
Do të ngroh si top dëborë. 
              
II
Fryn një erë e shkundërmuar,
Thotë vasha çeli molla.
Çeli vashë, le të çelë,
Si çel malli mu në zemër.
Në ma dhënç, moj beln'e hollë,
Do ta thyej si mënjollë,
Do të shtrydh posi një mollë.
         
III
Vjen e bën një vap'e rëndë,
Thotë vasha bubu plasa.
Duro vashë, të durojmë,
Si duron kallir' і pjekur.
Në më ardhç,o moj, në hije,
Do t'і puth për dhemshurie,
Do t'і skuq t'і ndez qirie,
Do t'і nxi t'і bëj mavie,
Ato buzë gjak-qershie.

IV
Zun' e shkojnë dallëndyshet,
Thotë vasha po venitem.
Venitu, vashë, venitu,
Siç venitet zemra ime.
Në të marça moj, përherë,
Do të shtroj të parën herë,
Do të ngroh të dytën herë
Do të puth të tretën herë
Buzë e gushë e gjinë e mjerë
Dh'atë shtatin që mban erë
Posi luleja në verë
Gjersa gjumi të më zerë,
Të më zerë e të më flerë
Syr' і urtë si mëshqerrë.

V
Vate dimri, vate vera, 
Vate vjeshta përngahera.
Trim, më more-edhe më shtrove,
Trim, më ngrove-e më pushtove,
Trim, më puthe-e më mbarove,
Trim, o trim, seç trimërove.

VI
Atje lart në Mal' të Thatë,
Zoti – Krisht bëke një kishë.
N’atë kishë ç’paske brënda:

Qënka trimi edhe vasha:

Trimi, ç’paske dhëndëruar,
Vasha ç’paske nusëruar,
Zotin ç’paskan lavdëruar,

Jetën ç’paskan trashëguar,

Shpirtin ç’paskan shënjtëruar.