Showing posts with label tradiconale. Show all posts

Tuesday, January 3, 2017

Përshëndetjet,urimet dhe mallkimit në Epikën popullore shqiptare (Mbledhur në rrethinat Tetovë dhe Gostivar) - Shkruan: Hafezat Osmani.

Apstrakt: Përshëndetjet,urimet dhe mallkimit në Epikën popullore shqiptare (Mbledhur në rrethinat Tetovë dhe Gostivar)  
Arti i mallkimit është tipar arkaik i shqiptarëve. I përket traditës së ligjërimit gojor, nuk ka formë të shkruar dhe bën pjesë në procesin mekanik të gjuhës, e mëson pa mësuar. 
Për më tepër, falë mallkimit shqiptarët kanë krijuar imunitet dhe mallkimet që i hedhin njëri – tjetrit shpien në vetëasgjësim mallkimesh. 
Si pasojë, forca mallkuese zbehet aq shumë, aq sa ndodh vetia e transformimit të tyre në urim apo përkedheli. 
Kështu, kur ndodh të dëgjosh “moj mortja e vogël”, tingëllon më tepër si një thirrje përkëdhelëse, si yshtje e mortjes, si thirrmë vitale, si eufemizëm.
Në eposin e kreshnikëve, lidhjet e heronjve me natyrën janë shumë të ngushta. Nderimi ndaj saj është krejt i dukshëm dhe arrin shkallën e kultit. 

Dielli, hëna , reja, mali, lisi i moçëm, rufeja, lumi e tjerë nuk janë thjeshtë sende e fenomene të natyrës, por qenie të afërta plot force. 
Janë të shumta bekimet e mallkimet e fuqishme të tipit “Zoti i farroftë… Jeta e kreshnikëve rrjedhë në gjirin e natyrës dhe në kontakt të ngushtë me atë të bjeshkave, mali, lugina, kroi, shpella, aty ndodhin heroizma, drama, tragjedi, biseda, kuvende, heronjtë ndihmohen ose pengohen prej elementeve të natyrës. 

Me të grinden apo armiqsohen. Shkëpusin vargjet nga eposi i veprës në fjalë: Rraft nji breshën u faroft, raftë nji brrimi u brimoftë… T’maroftë zoti t’parën ditë f.139 … 
Heronjtë e eposit në përjgithësi ndiejnë një nevojë të vazhdueshme të brendshme. Me interes është edhe fakti se në disa vargje të eposit gjejmë urime: Të boftë Zoti n’dinjo të pare, Përshëndetje Mejrë se erdhe kapetan i ri f.165 Mejrë se erdhët Halil be gjal i ri Mejrë se erdhët tredhejtë dajxhallarë
Urime
Duke e mbështetur traditën e pasur të këngëve epike, jemi të mendimit se ky zhanër jo vetëm duhet të shfrytëzohet në krijimet tjera folklorike, por duhet ruajtur e praktuar edhe temat e tij tradicionale. 
Urime Hajli darsmën ja kishte bo f.170
Shkruan: Hafezat Osmani

Apstrakt: Përshëndetjet, urimet dhe mallkimet në Epikën popullore shqiptare (Mbledhur në rrethinat Tetovë dhe Gostivar) - Shkruan: Hafezat Osmani

Apstrakt: Përshëndetjet,urimet dhe mallkimit në Epikën popullore shqiptare (Mbledhur në rrethinat Tetovë dhe Gostivar )

Arti i mallkimit është tipar arkaik i shqiptarëve. I përket traditës së ligjërimit gojor, nuk ka formë të shkruar dhe bën pjesë në procesin mekanik të gjuhës, e mëson pa mësuar. 
Për më tepër, falë mallkimit shqiptarët kanë krijuar imunitet dhe mallkimet që i hedhin njëri – tjetrit shpien në vetëasgjësim mallkimesh. 
Si pasojë, forca mallkuese zbehet aq shumë, aq sa ndodh vetia e transformimit të tyre në urim apo përkedheli. 

Kështu, kur ndodh të dëgjosh “moj mortja e vogël”, tingëllon më tepër si një thirrje përkëdhelëse, si yshtje e mortjes, si thirrmë vitale, si eufemizëm.
Në eposin e kreshnikëve, lidhjet e heronjve me natyrën janë shumë të ngushta. Nderimi ndaj saj është krejt i dukshëm dhe arrin shkallën e kultit. 
Dielli, hëna , reja, mali, lisi i moçëm, rufeja, lumi e tjerë nuk janë thjeshtë sende e fenomene të natyrës, por qenie të afërta plot force. 

Janë të shumta bekimet e mallkimet e fuqishme të tipit “Zoti i farroftë… Jeta e kreshnikëve rrjedhë në gjirin e natyrës dhe në kontakt të ngushtë me atë të bjeshkave, mali, lugina, kroi, shpella, aty ndodhin heroizma, drama, tragjedi, biseda, kuvende, heronjtë ndihmohen ose pengohen prej elementeve të natyrës. 

Me të grinden apo armiqsohen. Shkëpusin vargjet nga eposi i veprës në fjalë: Rraft nji breshën u faroft, raftë nji brrimi u brimoftë… T’maroftë zoti t’parën ditë f.139 … 
Heronjtë e eposit në përjgithësi ndiejnë një nevojë të vazhdueshme të brendshme. Me interes është edhe fakti se në disa vargje të eposit gjejmë urime: Të boftë Zoti n’dinjo të pare, Përshëndetje Mejrë se erdhe kapetan i ri f.165 Mejrë se erdhët Halil be gjal i ri Mejrë se erdhët tredhejtë dajxhallarë
Urime
Duke e mbështetur traditën e pasur të këngëve epike, jemi të mendimit se ky zhanër jo vetëm duhet të shfrytëzohet në krijimet tjera folklorike, por duhet ruajtur e praktuar edhe temat e tij tradicionale. 
Urime Hajli darsmën ja kishte bo f.170

Shkruan: Hafezat Osmani

Monday, October 17, 2016

Rrezik kercenues për objektin perlë; Montazh-Tekstili, në "Muzeun kombetar të arsimit" Korçë

Ne "Muzeun kombetar te arsimit" ne Korce eshte ekspozuar nje objekt fare i rralle dhe shume i rendesishem, nje montazh me fragmente tekstili te veshjeve te grave korcare te fundit te shek XIX. Eshte realizuar nga mesuesi i Mesonjetores se pare shqipe te vashave Lluka Tira dhe i eshte dhuruar muzeut nga mbesa e tij Marika dhe bashkeshorit i saj Fori Terpini.

Si per te gjithe objektet e ketij muzeu edhe ne kete rast ndjehet perkujdesi dhe dashuria ne pune e drejtuesit te ketij muzeu Niko Kotherja, qe e ringriti muzeun nga shpartallimi.

Rrezik kercenues per kete objekt perle, si edhe per objektet e tjere te ekspozuar ne kete muzeum mbetet depertimi i rrezatimit ultraviolet nga dritaret. Muzeu nuk eshte i mbrojtur ne kete drejtim. Se shpejti objetet do te zbehen dhe do te humbasin. 

Si specialist i sugjeroj Ministrise se kultures dhe Bashkise se Korces, qe te akordojne urgjentisht fondet e duhura monetare per vendosjen ne dritaret e muzeut te filtrave qe pengojne depertimin e rrezatimit ultra violet deri ne masen e pranuar per muzeumet. Nje tjeter menyre do te jete zevendesimi i xhamave te zakonshem me xhama speciale qe pengojne futjen e rrezeve UV ne muzeum. Me perde, sado te trasha, kjo ceshtje nuk mund te zgjidhet. Perdet do te vezhdojne te jene per te penguar driten e 
dukshme, qe gjithashtu eshte e demshme per ngjyrat e tekstilit.

Korçë; 2016-10-17