Si per te gjithe objektet e ketij muzeu edhe ne kete rast ndjehet perkujdesi dhe dashuria ne pune e drejtuesit te ketij muzeu Niko Kotherja, qe e ringriti muzeun nga shpartallimi.
Rrezik kercenues per kete objekt perle, si edhe per objektet e tjere te ekspozuar ne kete muzeum mbetet depertimi i rrezatimit ultraviolet nga dritaret. Muzeu nuk eshte i mbrojtur ne kete drejtim. Se shpejti objetet do te zbehen dhe do te humbasin.
Si specialist i sugjeroj Ministrise se kultures dhe Bashkise se Korces, qe te akordojne urgjentisht fondet e duhura monetare per vendosjen ne dritaret e muzeut te filtrave qe pengojne depertimin e rrezatimit ultra violet deri ne masen e pranuar per muzeumet. Nje tjeter menyre do te jete zevendesimi i xhamave te zakonshem me xhama speciale qe pengojne futjen e rrezeve UV ne muzeum. Me perde, sado te trasha, kjo ceshtje nuk mund te zgjidhet. Perdet do te vezhdojne te jene per te penguar driten e
dukshme, qe gjithashtu eshte e demshme per ngjyrat e tekstilit.
Korçë; 2016-10-17
No comments:
Post a Comment