Apstrakt: Përshëndetjet,urimet dhe mallkimit në Epikën popullore shqiptare (Mbledhur në rrethinat Tetovë dhe Gostivar)
Arti i mallkimit është
tipar arkaik i shqiptarëve. I përket traditës së ligjërimit gojor, nuk ka formë
të shkruar dhe bën pjesë në procesin mekanik të gjuhës, e mëson pa
mësuar.
Për më tepër, falë mallkimit
shqiptarët kanë krijuar imunitet dhe mallkimet që i hedhin njëri – tjetrit
shpien në vetëasgjësim mallkimesh.
Si pasojë, forca mallkuese
zbehet aq shumë, aq sa ndodh vetia e transformimit të tyre në urim apo
përkedheli.
Kështu, kur ndodh të dëgjosh
“moj mortja e vogël”, tingëllon më tepër si një thirrje përkëdhelëse, si yshtje
e mortjes, si thirrmë vitale, si eufemizëm.
Në eposin e kreshnikëve,
lidhjet e heronjve me natyrën janë shumë të ngushta. Nderimi ndaj saj është
krejt i dukshëm dhe arrin shkallën e kultit.
Dielli, hëna , reja, mali , lisi i
moçëm, rufeja, lumi e tjerë nuk janë thjeshtë sende e fenomene të natyrës, por
qenie të afërta plot force.
Janë të shumta bekimet e mallkimet
e fuqishme të tipit “Zoti i farroftë… Jeta e kreshnikëve rrjedhë në gjirin e
natyrës dhe në kontakt të ngushtë me atë të bjeshkave, mali, lugina, kroi,
shpella, aty ndodhin heroizma, drama, tragjedi, biseda, kuvende, heronjtë
ndihmohen ose pengohen prej elementeve të natyrës.
Me të grinden apo armiqsohen.
Shkëpusin vargjet nga eposi i veprës në fjalë: Rraft nji breshën u faroft,
raftë nji brrimi u brimoftë… T’maroftë zoti t’parën ditë f.139 …
Heronjtë e eposit në
përjgithësi ndiejnë një nevojë të vazhdueshme të brendshme. Me interes është
edhe fakti se në disa vargje të eposit gjejmë urime: Të boftë Zoti n’dinjo të
pare, Përshëndetje Mejrë se erdhe kapetan i ri f.165 Mejrë se erdhët Halil be
gjal i ri Mejrë se erdhët tredhejtë dajxhallarë
Urime
Duke e mbështetur traditën e
pasur të këngëve epike, jemi të mendimit se ky zhanër jo vetëm duhet të
shfrytëzohet në krijimet tjera folklorike, por duhet ruajtur e praktuar edhe
temat e tij tradicionale.
Urime Hajli darsmën ja kishte
bo f.170
Shkruan: Hafezat Osmani
No comments:
Post a Comment