Apstrakt: Përshëndetjet,urimet dhe mallkimit në Epikën popullore
shqiptare (Mbledhur në rrethinat Tetovë dhe Gostivar )
Arti i
mallkimit është tipar arkaik i shqiptarëve. I përket traditës së ligjërimit
gojor, nuk ka formë të shkruar dhe bën pjesë në procesin mekanik të gjuhës, e
mëson pa mësuar.
Për më tepër, falë
mallkimit shqiptarët kanë krijuar imunitet dhe mallkimet që i hedhin njëri –
tjetrit shpien në vetëasgjësim mallkimesh.
Si pasojë, forca
mallkuese zbehet aq shumë, aq sa ndodh vetia e transformimit të tyre në urim
apo përkedheli.
Kështu, kur ndodh
të dëgjosh “moj mortja e vogël”, tingëllon më tepër si një thirrje
përkëdhelëse, si yshtje e mortjes, si thirrmë vitale, si eufemizëm.
Në eposin e
kreshnikëve, lidhjet e heronjve me natyrën janë shumë të ngushta. Nderimi ndaj
saj është krejt i dukshëm dhe arrin shkallën e kultit.
Dielli, hëna ,
reja, mali ,
lisi i moçëm, rufeja, lumi e tjerë nuk janë thjeshtë sende e fenomene të
natyrës, por qenie të afërta plot force.
Janë të shumta
bekimet e mallkimet e fuqishme të tipit “Zoti i farroftë… Jeta e kreshnikëve
rrjedhë në gjirin e natyrës dhe në kontakt të ngushtë me atë të bjeshkave,
mali, lugina, kroi, shpella, aty ndodhin heroizma, drama, tragjedi, biseda,
kuvende, heronjtë ndihmohen ose pengohen prej elementeve të natyrës.
Me të grinden apo
armiqsohen. Shkëpusin vargjet nga eposi i veprës në fjalë: Rraft nji breshën u
faroft, raftë nji brrimi u brimoftë… T’maroftë zoti t’parën ditë f.139 …
Heronjtë e eposit
në përjgithësi ndiejnë një nevojë të vazhdueshme të brendshme. Me interes është
edhe fakti se në disa vargje të eposit gjejmë urime: Të boftë Zoti n’dinjo të
pare, Përshëndetje Mejrë se erdhe kapetan i ri f.165 Mejrë se erdhët Halil be
gjal i ri Mejrë se erdhët tredhejtë dajxhallarë
Urime
Duke e mbështetur
traditën e pasur të këngëve epike, jemi të mendimit se ky zhanër jo vetëm duhet
të shfrytëzohet në krijimet tjera folklorike, por duhet ruajtur e praktuar edhe
temat e tij tradicionale.
Urime Hajli
darsmën ja kishte bo f.170
Shkruan:
Hafezat Osmani
No comments:
Post a Comment