Showing posts with label Orakulli i Dodonës. Show all posts
Showing posts with label Orakulli i Dodonës. Show all posts

Monday, March 13, 2017

Tempull i Dodonës - Studime arkeologjike - Kr. Floqi

Tempull i Dodonës

Përgatiti: Valter Koxhaj
Ky është një artikull I botuar nga Kristo Floqi në revistën “Agimi” në vitin 1919,një rëvistë e përmuajshme, oragan i shoqëris “Vllaznija”.
Në këtë shkrim autori mundohet të vartetoj vendin e ndodhjes së tëmpullit të lashtë të Dodonës Pellazgjike, i cili gjithmon ka qenë i debatuar përsa i përket vend-ndodhjes së faltores së famëshme në prehistori.
Për autorin vend-ndodhja e faltores qëndron e shkëputur nga Tomorri sotëm, ai mundohet të gjej një mal tjetër (tomorr tjetër) larg tomorrit të beratit dhe afër ati të Mërçkës, ku mendohet sot në versionin zyrtar se është Dodona në Janinë.
Të bënë përshtypje sepse për autorin edhe Tomorri Beratit ngelet vendndodhja e Hyiit(Zotit) edhe pse faltoren mundohet ta gjej diku gjetkë.
Për më shumë ju ftoj të lexoni shkrimin e plotë.

Tempull’ i Dodonës
(Studime  arkeologjike prej  Kr. Floqit (pason prej nr I)

Vendi ku ka kenë tempulli i Dodonës, si duket edhe sot asht nji kodrirë e bukur  e e shestueme në maje, ku njifen ‘edhe tash muret pelasgiikë ; mbas termaleve të ksaj kodrine mburojnë disa ujna të ftofta e të kullume, e ky duket se ka kenë shkaku qi Homeri në epopën’ e tij e quen Dodonen “Dyschimerron”, don me thanë “vent i ftoftë si dimni”. Ket e shofim në nji të përshndetun qi fatosi Aqileti(Akili) i ushtris “Greke” të Trojës i çon Hyjit të Dodonës, qi asht Perendija i atdheut të tij, Thessalis, (cila ish një krahinë e Pelasgjis, due me thanë e Shqypnis së motshme.)1

Kryeqyteti i Pelasgve n’ Epir ka qenë atje ku sot g iindet katundi “Kasrrica” në Hellopi (fushen e Janinës), ku shifet nji architekturë polygonale (shumë çipash) e pa-regullshme. Ky kryeqvtet thirrej prej Pelasgve “Hella2

Afër tempullit gjinde  edhe nji qytet tjeter në emen “Dodonë” i cili shtrihej kah veriu i tempullit, nërrnjet të kufive të Thesprotis (Çameris) e të Hellopis, tue përshi nji krahinë të tanë qi zgiatej deri në malet Arakinthos (Zygos) t’ Etolis, e quhej gjith’ ashtu. «Dodonën”. Kjo krahinë pelasgiike ishte në za dikuer, porse nami i saj pushoj qysh njatëhera kur tempulli ose hieni (ijeron) e Dodonës shkelqevi mbi të giithë tempujt e tjerë e fama e oraklit mbet historike.3

Sellij të cilët thame se ishin dragomanët(përkthyes) e Hyjit të Dodonës si kallxon edhe Homeri4 nuk i lajshin kurr kambët; ishin aniptopodhes (kambë pa-larë), e flijshin në tokë, të stervitun në vshtirsi e të msuem me hiek zori edhe e gjith farë tra vajet, edhe kët e bajshin për nder e drojë ndaj Zoti i tyne, se Hyji Pelasgjik. Herodoti tregon se kta ishin ministrat (nënpunsit) ose priftnat (Si me thene mungarët) e Hyjit. Si duket kta ishin prej Sellejadës, të Theprotis  cila asht giith’ ajy Sulie i sotshem i Çamris, e kso-dor  merret vesht se Sellijtë ishin katragiyshat e Suljotve të sotshëm.

Homeri nuk perrnënd tjerë banor në qytetin e Dodonës përveç  Selleve, ose Sellijve;4 Herodoti nuk ban fjalë përveç se ‘për Ypofita d.m.thanë për ministra, ose nënpunës të Hyjit, të cilët i kaa painun edhe ajy me syt’ e tij kur ka ardhë e ka vizitue Dodonën, por se merret vesht prej Homerit prep se Sellijtë, si njerëz të kushtuëm te Hyjit banojshin përgjithmonër afër tempullit të Dodonës, si sherbtorë të Zotit  që ishin, e se qyteti i Dodonës banohej prej banuesave të tjerë, cilët ishin grumullue atje herë mbas heret për me kenë ma të afermit të Hjijit së Dodonës. Hesiodi thotë se Sellët banojshin në nii avulli të madhe, cila, ish bana e përhershme e tyne, si me thanë qela e ktyne kalloierve, cila quhej “ban’ e Pelasgve” (Pelasgon edhranon). Giith ashtu ky thotë se qyteti i Dodonës nuk ish tjetër përveç se ajo Hella, cila ish kryeqyteti i Pelasgve në Epir.

Dionysi Halikarnaseusi5 tregon se qyteti Dodona banohej prej Haonëve, janë
stërgjyshat e Lapëve të e sotshëm. M’ andej thotë se muerne Mollosët, nji tjetër rod epirote. Tragatiani Eschyllos  thotë se aty banojshin edhe Thesprotët edhe Mollosë bashk. 6
Mythologjia tregon se Hyii banote mbi mal te Tomorrit. Lisa janë rrejtë tuj kujtue se Tomur’ I Mythologjis ka qenë mali “Mërçka” qi naltësohej nga anë e lindjes të luginës së Dropollit, e se burimet, t’cilët gjindeshin rreth malit ishin ato për të cilat ban fjal Plini.7  Por Plini ban gabim se në kët luginë së gjindën as shymtyra muresh si ata qi ka pasë Dodona, as të dy liqenat nër mjet të cilve ka kenë Dodona, si mbas shkrimtarve klasikë, t’cilët I nepshin asaj lugine emnin “Hellopi” prej fjalës “Hellos” qi don me thanë “liqe” ose “knetë” nonse fjala duket qi ka etymologin e saj prej fjalëve Pelagjike “Hyje-Lopë” qi si edhe mbas shpjegimeve të Pouquevillit kët emen e ka marrë fusha e janinës pse vendi i saj ka kenë shum pjellorë e kullotshin n’atë shum lopë.

Tomori afër të cilit gjindej Dodona asht nji mal i veçantë që i thonë “Mal’ i Gardiqit” e gjindet si nga ana e verit të fushës së janinës, ku kjo fushë mbyllet. Në kët mendim asht dhe Pouquevilli8 cili ka caktu me taman vendin e Tomorrin e ka botue edhe kartin topografik cili perfshin fushen e Hellopis e Tomorrin e Dodonën, edhe t’cilin kartë e ka pëlqye edhe Academia letrare e Parisit. Ky mal’ i Tomorrit të Hellopis nuk asht sot si ma parë se mungojnë gjith’ ata lisat e motshëm që e stolisnin dikur e sot asht krejt I çdeshun nj’ashtu si asht çdeshë edhe mali  i Libanit (Libanos) në Palestin prei ahëvet që kish dikuer në kohënat e para. Sot rotull ktij Tomorit historik nuk shihen ma perveç se do pullumba t’egra  qe flutrojnë e kanë aty çerdhat.
S
a do qe Plini kallxon për «Tomor»  malin e «Mertçkës» afer Dropullit, e thotë se ky a mali ku banote Hyji, sot asht caktue pa farë dyshimit se ban’ e Hyjit ish Tomori i motshëm i Beratit, e se tempulli i Hyjit, tempulli i Dodonës, ish mbi Tomorrin tjeter të Hellopis, të fushës se Janinës, si u caktue ma nalt.

  1. 1Zef ana Dodonaie Pelasgjike tellothi Dodonis neion Dodnis Medeom dyschimerru, amfi de, Selloi Soi naiousin. ypofitai aniptopodhe hamaievnai. Don me thanë : O Zot, mbret’ i Dodonës  PeIasgjike, qi je ne ato vende të gjana, Perëndi qi sundon mbi Dodonë, cila asht e ftoftë si dimni, «rrotull teje banojnë Sellijtë, dragomanët t’ uej të cilët kurrë s’i lajnë kambët,e flejnë per tokë. Homeri – llliadë XVI. 233.
  2. 2Ella Kathedhra, ose Pelazgon edbranon, si thotë Hesiodi.
  3. 3Dionysios Perrigjitie 430, 431, 432
  4. 4. lliadë XVI, 233.
  5. 5. Gjith’ aty
  6. 6. Libër I. 51. Homer Odys,. XIV – 544.
  7. 7. Eschyllos në, dramin e tij Prometheus dhesmotis,
8 Plinius. Liv. IV. Tomarus centum nobilis Theopombo celabratus,
  1. 9. Voyages de la Grece I – 174.

*Nr. 2.Periodikë letrare e përmuejshme.” AGIMI” ShkodërQershor 1919. Vjet’ e I.

Saturday, November 26, 2016

Iliro-Pellazgët ishin një popull autokton dhe Helenët një popull i vonë pushtues.



RASIM BEBO
DY NIVELE ZERO
Të shpifur dhe të shpikur nga greku, me një përmbytje të madhe, për të fshirë qytetërimin Pellazg në nivelin zero, që vijon me këtë mendim, nga shekulli i VII p. e. s. dhe vazhdon deri në fund të shekullit 19, po nga greku, por tani nga Koloneli grek Janullatos me Gezojanin. Siç ndodhi me renegati shqiptar Gramos Pashko, i cili dolli hapur me çekun e bardhë, për ta kthyer Shqipërinë në nivelin zero, duke prishur dhe shkatërruar çdo gjë, që filloi në Shqipërinë e Jugut, duke i vënë dërrasën e varrit. Shkatërrim që u përhap me pas në të gjithë vendin nga tradhtarët qeveritarë Nano e Berisha dhe me fije të nëndheshme nga prifti grek Janullatos
Jo vetëm kundër emrit Pellazg por edhe kundër emrit Shqipëri dhe si komb shqiptar. 
Sot jemi në pragun e Simpoziumit të IV ndërkombëtar që do të mbahet (u mbajt-shënimi im) më 18 nëntor 2016 në Tiranë, nga SHOQATA “QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE”. Semito egjiptianët, të kthyer në emrin grek Helen, Ellas, pas vitit 1830, (Robert d’Angeli “Enigma” f.182), vazhdojnë edhe sot emrin PELLAZG ta kenë halë në sytë e tyre. Grekët e djeshëm dhe të sotmit i qëndrojnë përmbytjes së madhe, se Pellazget nuk ekzistojnë. Këtë mendim e mbështet A. SH. duke thënë vetëm, ”Ilirët dhe para Ilirët”. Po këtë e shpreh edhe i quajturi “baba i historisë” Kristo Frashëri, që ka mohuar stërgjyshin tonë Pellazg. 
Po i referohemi historisë: Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të Greqisë te Deukalioni mitologjik dhe e shoqja e tij Pirra, dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Gjoja Biri i tyre, Heleni, ishte pasardhësi legjendar i racës greke, të cilin e datojnë rreth vitit 800 p.e.s. Prej tij, njerëzit e këtij populli morën emrin helenë, kurse atdheu i tyre hellas. 
Nga kjo del qartë, përse Homeri nuk i përmend grekët apo helenët në rrethimin e Trojës, por flet për një numër fisesh pellazge. (Edwin Jacques “Shqiptarët” f. 65). 
Legjenda e Dekualonit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje e cila fshin gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Dekualionit dhe i Pirrhas. Helen, eponimi i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainvil e thotë me forcë: “Ndërfutja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge ... është për pushtimin nga raca helene...”. (Mathieu Aref “Shqipëria” f. 22). 
Duke qenë e pranuar se Pellazgët ishin një popull autokton dhe Helenët një popull pushtues, atëherë si mund të shpërfillet rëndësia e trashëgimisë, që këta pellazgë i lanë helenëve: Mitologjinë (Perënditë, perëndeshat, heronjtë , kultin (Homeri thotë se ZEUSI ishte pellazg), një pjesë të madhe të kulturës dhe të gjuhës së tyre. (po aty f. 23). 
Se fliste për Pellazgët dhe botoi librin “Pellazgët” Prof Dr. Dhimitër Pilikën e internuan pa motiv në Myzeqe, me izolim të plotë dhe pas një kohe të gjatë rraskapitëse e torturuese, kthehet në Tiranë në vitet 90, rifillon aktivitetin e tij shkencor dhe më 31 dhjetor 2003 ai vdes . Pse ky trajtim? Sepse fliste për Pellazgët, fliste për shkencëtarin Hungarez Lajosh Talocin (1834-1916) i cili shpalli hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund të ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. 
Para pak kohësh, disa kalemxhi shkruanin se Dodona ndodhet në malin e Tomorit, duke ngritur disa argumente të kota. Është një çudi e madhe, ose një çmenduri, që të vendosësh vetëm: “Teatrin vigan të Dodonës të shek. III p.e.s. me 55 radhë, për rreth 20.000 spektatorë, me gjithë ato ndërtime të zbuluar etj, në vetëm gjysmë rrethi prej 150 m.,. (Dh. P. “Pellazgët” f. 165). “Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto etj). Drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive Pellazge. (Po aty f. 171). 
Pilika citon: “Këto vepra, të trashëguara nga 30 arka me “Albanica” të vjela në arkivat e huaja, veçanërisht në Çekosllovaki, ngazëllonin pa masë dashamirësit e shkencës, po aq sa pikëllimin xhelozinë e mendjeve shterpë, me më të tmerrshmen e xhelozive, sipas Shekspirit. Për një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi: “Armata e panumërt e të patalentuarve, do të të paditë se ke përdhunuar tët ëmë, se ke masakruar tët atë, dhe do të gjejë ditën të të ngulë thikën...”. (Po aty f. 437). 
Koloneli me veladon, deshi të eleminonte Naim Frashërin nga Përmeti, ashtu si eleminoi shtëpinë muze të flamurit dhe të Themistokli Gërmenjit në Korçë, e kthyen gurë mbi gurë natën me buldozerë. Kështu u përpoq edhe me eleminimin e Dodonës nga Çamëria, për ta vendosur në malin e Tomorit, po nuk ia dolli dot. Qëllimi i Janulltosit është se Shqipërinë e Jugut e do pa figura historike shqiptare. 
Pika kulminante e inatit të kolonelit me veladon të zi, arriti kur u krijua SHOQATA “QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIke”. U arrit një marrëveshje që të bëhej një konferencë në Universitetin “Vitrina” kushtuar kësaj Shoqate. Për t’i thënë ndal kësaj marrëveshje, rrugët na drejtojnë: “U dërguan ca huliganë për të prishur qetësinë me ulërimat e tyre për të penguar konferencën në fjalë, dhe kryekomisari i zonës, Dritan Lamaj shkoi dhe shqelmoi huliganet dhe vendosi qetësinë, kjo nuk u erdhi për shtat Athinës së vogël në Tiranë dhe njërit prej treshes (Janullatos- Qeveri- A. SH.) armik i betuar për Pellazgjinë, Koloneli Janullatos, në solidaritet me kupolën, qeverinë dhe A. Sh., kërkon gjak. “Gazeta “Shqiptarja”, nga Suela Gera. 
Polemika: “Ekzekutimi i kryekomisarit , në pranga Arben Frroku e Jak Jaku... Rama: Pushteti përgjegjës, Berisha: Do ndëshkohet. Foto/video/ekzekutimi. Vrasja: 24 shkurt 2013 Tiranë, fiks 24 orë pas ekzekutimit me kallashnikov të kryekomisarit Dritan Lamaj. Policia e shtetit tha zyrtarisht, se u arrestuan dy autorët e dyshuar të vrasjes. Arben Frroku, 44 vjeç dhe Jak Jaku 31 vjeç, u ndaluan dhe u vunë në pranga në Selenik të Greqisë nga policia greke. Vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës. Këtu fillon mbulimi i së vërtetës, se biznesmeni Arben Frroku, ishte në konflikt të hershëm me ish-shefin e komisariatit numër 6, Lamaj që prej shtatorit të vitit të kaluar. 
Si u vra Dritan Lamaj?!... Nga Elmaz Gorica, 7 prill 2015. Vetëm pak ditë pas lirimit nga burgu të Arben Frrokut, që akuzohej për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, me 24 shkurt 2013, GJYKATA E SHPALLI TË PAFAJSHËM FRROKUN, 1 vit e 4 muaj pas prangosjes së tij. Pas 48 seancave të zhvilluara për çështjen “Lamaj”. Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin, se Arben Frroku nuk ishte autori, ose bashkëpunëtori i vrasjes së Kryekomisarit Lamaj. (Ja se si anashkalon qeveria, duke u tallur për të mohuar emrin PELLAZG, si zanafillë e vrasjes së Dritan Lamajt, që shkelmoi huliganet në Universitetin “Vitrina”, shën. im). 
Kjo është rrokopuja e vendit tonë, që drejtohet nga guvernatori Janullatos
Janë bërë 3 simpoziume ndërkombëtare të Shoqatës “Qendra e Studimeve
Pellazgjike” në Tiranë dhe nuk ka marrë pjesë asnjë nga Qeveria dhe Akademia e Shkencës. Pse?... Se janë kthyer në grekofilë, duke mohuar stërgjyshin tonë të mrekullueshëm PELLAZGË. Në vijim: “...Popullsia Ballkanase, e quajtur Pellazge nga Homeri, Hesiodi, Herododi dhe 160 historianë, gjeografë dhe poetë grekë dhe latinë, Krahas PLINIT (shek. I), i cili vëren se Pellazgët ishin ata që çuan të parët gërmat e alfabetit në Itali” (Dhimitër Pilika, “Pellazgët”, f. 182). 
Herodoti i shek. V p.e.s. thotë: Pellazgët, pararendësit e tyre, ngaqë prejardhja u humbiste në thellësi të kohërave parahistorike, janë cilësuar si të mbirë nga dheu” (Hesiodi, i shek. VIII p.e.s.) apo “preselenitë (parahënorë), pra të stërlashtë, lindur në tokë “para se të shfaqej hëna”. Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës. (“Pellazgët, origjina e jonë e mohuar” vepër e Prof. Dr. Dhimiter Pilikës, sot me kryelartësi po zhvillohen simpoziume me Shoqatën “QENDRA E STUDIMIT PELLAZGJIKE” në Tiranë, duke u tundur grushtit armiqve dhe tradhtarëve të brendshëm dhe të jashtëm nga patriotët tanë sypatrembur. 
Urojme drejtuesit dhe pjesëmarrësit në simpoziumin e IV ndërkombëtar, suksese dhe mbarësi, në respekt të periudhës “10 mijë vjet histori: > Pellazgë> Shqiptarë.

Rasim Bebo, ADDISON IL USA. Nëntor 2016
---------------------------------------------------------------------------------

Monday, September 26, 2016

Gjuha e Orakullit të Dodonës ishte ilirishtja.

Nelson Çabej

Orakulli i Dodonës

Orakulli natyror i Dodonës, i përfaqësuar nga një lis i lashtë, ka ekzistuar që nga mijëvjeçari II p.e.s. Ai përmëndet për herë të parë në shekullin VIII në Iliadë, ku Homeri flet për një Dodonë pellazgjike. Historiani britanik N.G.L. Hammond (1907-2001), autori i librit më të njohur për Epirin, thotë: 

“Si një qendër e jetës baritore, nga tradita dhe pozicioni, Dodona ishte tërheqëse për grupet baritore që shtriheshin deri në malin Skardus (rrafshlarta e Sharrit në Kosovë)…Dodona ishte një qendër fetare dhe orakullare kryesisht për fiset e veriut dhe vetëm nga gjysma e dytë e shekullit VII p.e.s. ajo filloi të tërhiqte fiset jugore…”. 

Do të ishte e tepërt të shpjegohej se fiset veriore që vizitonin fillimisht Dodonën ishin ilire, ndërsa ato jugore që filluan ta vizitonin më vonë, ishin fise greke.

Pas shekullit VII p.e.s. orakulli i famshëm epirot u përfshi edhe në trashëgiminë fetare të grekëve të lashtë. Më vonë, me pushtimin romak të Epirit e të Ballkanit, Dodona u bë pjesë integrale e besimit romak. Madje Ciceroni tregon se Senati i Romës 

“Për çështje me rëndësi të madhe, gjithnjë merrte këshillat e orakullit të Delfit ose të Jupiter Hammonit ose të Dodonës”. 

Midis shekujve II dhe IV të erës sonë, romakët aty bënë ndërtime të shumta, duke përfshirë kthimin e teatrit të Dodonës në arenë, ndërsa një bashkësi (koinon) vendase epirote ngriti dhe një shtatore të Livias, gruas së perandorit romak August. Vendosja e shtatores në afërsi të drejtpërdrejtë me lisin orakullar është parë si tregues i besueshëm se adhurimi i lisit orakullar epirot, qysh në shekullin I p.e.s., ishte bërë kult perandorak në Romë.

Është e vërtetë se grekët e lashtë, pas shekullit VII p.e.s., filluan t’i bënin dhurata orakullit të Dodonës, por të dhënat arkeologjike tregojnë se dhuratat nga ilirët në veri të Epirit për atë orakull nuk kanë munguar. Ndër dhuruesit e famshëm ilirë të orakullit është mbreti i taulantëve, Glauku. Një dhuratë tjetër e mirënjohur ka ardhur nga një territor më i largët ilir, nga vendi i ardianëve. Ky është një fragment i një mbrojtëseje të këmbës me mbishkrimin “ia kushton zotit” (ος ανεθηκε Διι Ναιωι), që ia dhuronte orakullit Gangrius Ardiai, i cili mendohet të jetë një prej parardhësve të mbretit ilir, Agron. 

Dhurata i janë bërë orakullit edhe nga Pirua i Epirit dhe Aleksandri I, vëllai i Olimpias. Ky i fundit, sipas gojdhënës, u këshillua me orakullin para nisjes së tij në një fushatë në Itali, por nuk e mori parasysh paralajmërimin orakullar për vdekjen e tij. Dhurata për orakullin e Dodonës nuk vinin vetëm nga Greqia, Iliria, Traka e Maqedonia, por edhe nga rajone të largëta të perandorisë, siç është rasti i “mbretit” Zeniketes, që kishte ardhur nga Anadolli për t’u konsultuar me orakullin e Dodonës7.

Në shekujt e fundit p.e.s., Dodona ishte shndëruar një orakull ndëretnik i iliro-epirotëve, maqedonasve, grekëve, trako-kimerianëve, romakëve, anatolianëve dhe popujve të tjerë veriorë, që grekët e lashtë i quanin hiperboreanë. Kështu, përfshirja e Dodonës dhe orakullit të saj në strukturën e besimit grek dhe atë romak nuk e ndryshoi aspak karakterin epirot të Dodonës si një orakull natyror, siç nuk ndryshoi dot edhe karakterin e besimit iliro-epirot. Provë madhore e kësaj është mbijetesa e panteonit iliro-epirot, duke përfshirë perëndinë më të madhe të tij, Deipaturos.

Një vajzë kaone bëhet profete në Dodonë

Në vitin 280 p.e.s., mbretit të kaonëve (stërgjyshëve të lebërve të sotëm) i lindi një vajzë që i vunë emrin Fenis/Fena. Kjo del nga një njoftim i gjeografit dhe historianit grek të lashtësisë, Pausanias (110-180 të erës sonë). Kur u rrit, vajza e mbretit vendosi t’ia kushtojë jetën e saj besimit të të parëve. Kufiri i mbretërisë të të jatit, ishte vetëm një ditë rrugë kaluar larg Dodonës, njerës prej qendrave më të mëdha të “komunikimit njerëzor me perënditë” në botën mesdhetare. 

Dëshira e zjarrtë e vajzës së mbretit kaon u plotësua. Ajo shkoi në Dodonë për të punuar si priftëreshë e orakullit “pellazgjik”, siç e quanin atë Homeri dhe Hesiodi. Lisi orakullar i Dodonës, ishte një ndërbotë ku kufizoheshin dhe shkriheshin në një të vetme tokësorja, “Nëna Tokë” e ilirëve e simbolizuar në rrënjët e lisit, me perëndinë e tyre më të lartë qiellore, me “Zeusin” iliro-epirot, emri original i të cilit, Dei paturos, fatmirësisht, është përjetësuar në Leksikon-in e leksikografit më të madh të lashtësisë, Hesikut të Aleksandrisë.

Në Dodonë kjo vajzë mbretërore kaone, kjo nënë Terezë e Lashtësisë ilire, do të kalonte tërë jetën e saj. Aty ajo do të bëhej e famshme edhe si profete dhe historianët e lashtë grekë thonë se ajo parashikoi edhe e pushtimin e Azisë së Vogël (Anadoll) nga keltët dhe shkatërrimet e mëdha që do të sillte ai pushtim.

“Pastaj ngushticën e Helespontit* do kalojnë
Hordhitë gale duke kënduar dhe jashtë rendit,
Azinë do të rrafshojnë, por më keq do pësojnë
Ata që rrojnë në brigjet e detit”
*(ngushtica e Dardaneleve – N.R.Ç.)

Deri këtu çdo gjë shkoi mbarë. Por në një kohë kur Dodona, ishte hapur si një qendër fetare ndëretnike, që vizitohej nga pelegrinë grekë, ilirë, maqedonë, trakë etj., kur kulti i Nënës Tokë, Diones, kishte rënë si një grua e dytë të Zeusit (veç Herës) ose konkubinë lokale e një Zeusi bigamist (jo Zeusi pellazg/epirot), priftëresha kaone fillon të himnizojë Dheun, “Tokën Nënë” të të parëve të saj:

“Zeusi ishte esht’ e do të jetë, o i madhi Zeus
Por Toka na jep prodhime, ndaj Tokës t’i thurrim himne”.

Ajo i këndoi Nënës Tokë, Diones, jo si grua e dytë e Zeusit, madje as si e njëvlefshme me të, por si eprore ndaj tij. Në këngën e saj mungonin edhe Demetra, perëndia greke e prodhimit bujqësor dhe pjellorisë edhe bija që ajo pati me Zeusin, Persefoni, perëndesha greke e nëntokës.

Pse e rrënuan grekët Dodonën dhe tempujt e orakullit

Mbi këto e sipër, mbi Dodonë u mblodhën befas retë e zeza të një gjëme të madhe. Këngët për Tokën pushuan. Në vitin 219 p.e.s. një ushtri e madhe e etolëve grekë e komanduar nga gjenerali Dorimakus u sul drejt qytetit. Në përshkrimin e historianit të lashtë grek, Polibit (200-118 p.e.s.): 
“Pasi arriti në Dodonë ai dogji kolonadat, shkatërroi dhuratat e shënjta, dhe ndërtesat e shënjta, kështu që mund të thuhet se etolët nuk përfillën ligjet e luftës e të paqes, por në të dyja rastet vepruan në kundërshtim me zakonet dhe parimet e njerëzimit”.

Por epirotët dhe Filipi V i Maqedonisë e rindërtuan shpejt Dodonën dhe mbreti maqedon, i mbështetur nga forca ilire, u hakmor kundër grekëve për shkatërrimin e Dodonës dhe Diumit (një tjetër qendër fetare në Maqedoni), duke plaçkitur dhe shkatërruar Thermiumin, qytetin më të rëndësishëm të etolëve grekë. Pyetja retorike, që ata shkruan në muret e qytetit Thermium ishte vargu i famshëm të Samus-it: “E shikon se ku goditi rrufeja hyjnore?” tregon se ata shkuan atje si misionarë të orakullit të Dodonës, që ishte simbol i Deipaturos-it, perëndisë iliro-epirote të rrufesë.

Ne nuk mund të jemi absolutisht të sigurt për shkakun e vërtetë të rrënimit të qendrave të huaja fetare, të Dodonës dhe të Diumit, nga grekët, që shquheshin për respektin dhe kujdesin që tregonin për orakujt e tyre. Por është shprehur mendimi se shkaku më i thellë i kësaj urrejtjeje dhe lufte etniko-fetare ndaj Dodonës ishte përpjekja e Fenisit, bijës së mbretit të kaonëve për të kthyer në Dodonë adhurimin e “Tokës Nënë”.

Ç’gjuhë flitej në orakullin e Dodonës?

Para se të hetojmë se ç’gjuhë flitej në Dodonë, le të kujtojmë se Straboni ka folur për gjuhë të fiseve epirote (thesprotë e mollosë) dhe Plutarku për gjuhë vendi të mollosëve, pohime që prerazi përjashtojnë mundësinë që epirotët të kenë folur greqisht. Historiani i madh grek i Lashtësisë, Tukididi (460-400 p.e.s.) tregon se si pjesa e fisit epirot të amfilokëve që u lidh me kolonistët grekë të Ambrakisë mësoi greqisht, ndërkohë që pjesa tjetër mbeti barbare.

Veç këtyre, në Leksikon-in e Hesikut, dhe në burime të tjera, dalin disa fjalë epirote  që janë shpjeguar vetëm me shqipen, të tilla si barden (βαρδiν) ‘me barrë, shtatzënë’, brokalietai (μπροκαλιέται) ‘bryleket’ (të bërtitura femijësh ose kafshësh), daksa (δάξα) ‘det’, dei ‘god’, dramis (δράμιξ) ‘dromcë’, gnosco (γνώσκω) ‘njoh’, grabātus ‘shtrat, krevat’, kaston (κάστον) ‘kashtë’, mal ‘mal’, manu (μaνυ) ‘small’, peliai/pelioi (πέλιος/πελία) ‘plak, plakë’, etj.

Herodoti (484-425 p.e.s.) na thotë sa s’ka më shkoqur; se priftëreshat e orakullit të Dodonës ato flisnin një gjuhë të huaj për grekët dhe konsideroheshin si përkthyese të profecive orakullare.
Sipas Strabonit, fillimisht në orakull shërbenin priftërinj dhe të paktën pas shekullit IV, ata u zëvëndësuan nga priftëresha. Priftërinjtë e orakullit quheshin tomoroura/tomouroi (τομούρους). Këtë fjalë Straboni e përktheu në greqisht “tomarofilakë” (τομαροφύλακας), që do të thotë “roje të Tomorit”, por ai lë hapur edhe mundësinë që ajo të përkthehet edhe si themistë (θέμιστας) “të urtë, orakullarë”.

Fjalët greke filakas (φύλακας) dhe themistë (θέμιστας), nuk mund të lidhen kurrsesi me rrënjën epirote -our/ur. Për të dy përkthimet vetëm shqipja ofron shpjegime bindëse. Tomorouroi, “ruajtës të Tomorit” është një emër i përbërë, në të cilin elementi i parë, emri i malit Tomarus/Tmarus, lidhet me një rrënjën ilire *tem ‘i errët’ dhe shqipen tym, që e kanë burimin në rrënjën indoeuropiane *temǝ ‘i errët’, kurse përbërësi i dytë our/-ur-, mund të shpjegohet bindshëm me foljen shqipe ru-aj që ka dalë nga një formë e hershme shqipe *uronio
Edhe në përkthimin e dytë që jep Straboni themistë (θέμιστας) ‘i urtë’, përsëri elementi i dytë our/-ur-, do të shpjegohej fare mirë me fjalën shqip i urtë (i mënçur, i ditur, inteligjent), që ka dalë nga një rrënjë më e hershme shqipe *-ur- .

Sipas Strabonit “Në gjuhën e mollosëve dhe thesprotëve (dy nga tre fiset e medha të Epirit – N.R.Ç.) gratë plaka quhen “peliai” dhe burrat pleq – “pelioi”. Dhe mundet që Peleiadet e përfolura aq shumë nuk ishin zogj, por tre plakat që mirreshin me tempullin”. Këtu ai me një vështrim shumë depërtues ka provuar se emri greqisht peleiades ‘pëllumba’, që përdorej për priftëreshat, ka dalë nga emri epirot peliai ‘plaka’, që rrjedh nga një formë e rindërtuar ilire *pela me prapashtesën shqipe –ak

Ky duket një rast tipik i veprimit të dukurisë së mirënjohur të etimologjizimit popullor (Volksetymologie), ku fjalës së huaj “të pakuptimtë” epirote peliai (plaka) grekët i “dhanë kuptim”, duke transformuar në fjalën e ngjashme greqisht peleiades ‘pëllumba’.

Kur shihen në tërësi dëshmitë e autorëve grekë se në Epir flitej një gjuhë e huaj, se vetëm me shqipen shpjegohen emrat që njohim nga epirotishtja, se priftëreshat në Dodonë flisnin një gjuhë të huaj e jo greqisht, se emrat peliaia të priftëreshave dhe tomoruroi të priftërinjve shpjegohen vetëm me shqipen, ato na shpien, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, në përfundimin se gjuha që përdorej në orakullin e Dodonës ishte ilirishtja.

 Dr. Nelson R. Çabej.

//kanunitv.blogspot.al/