Saturday, December 10, 2016

Prof. Dr. Kristo Frashëri: Instalimi i Janullatos u bë me qellime shoviniste dhe jo fetare


Në vitin 1991  u përmbys regjimi komunist në Shqipëri. 
Meqenëse në mungesë të peshkopëve Shqipëria nuk mund të kishte një sinod të rregullt kishtar, çfarë rruge duhej ndjekur për të zgjedhur kryepeshkopin e saj? 
Veç kësaj, meqenëse në Shqipëri nuk kishte mbetur asnjë peshkop kanonik i gjallë, si duhej krijuar sinodi i shenjtë kishtar? Në këto rrethana kaq të zymta për zgjidhjen e problemit të Kishës Ortodokse, sugjerimi më i drejtë erdhi nga shqiptarët e Amerikës. Në një mocion të miratuar nga Këshilli i peshkopatës kishtare të Bostonit u hodh ideja që rruga më e përshtatshme ishte të ngarkohej nga Patriarkati i Kostandinopojës një ekzark me një botëkuptim të gjerë kishtar e demokratik – një ekzark nga një vend që të mos kishte interesa politike ndaj Shqipërisë, pra as grek, as serb.  

Por kushtin që vinte kisha e Amerikës për një ekzark jo grek, Patriarkati i Kostandinopojës nuk e mori në konsideratë. Prapaskenat që u luajtën në ato momente shumë të zymta nuk i dimë. Qeveria e Athinës, e cila vepronte si zembrek në gjirin e Kishës Ortodokse greke, ndërhyri me të shpejtë: e bindi Patriarkun Bartolome që të ngarkonte me detyrën e ekzarkut Prof. Dr. Anastas Janullatosin, në atë kohë peshkop i Andrusës

Ceremonia e fronëzimit Në gjithë këto parregullsi që shkelnin haptas sovranitetin e KOASh-it, Hirësia e tij vendosi të shpinte deri në fund detyrën me të cilën ishte ngarkuar nga kisha greke – të kryente celebrimin kanunor kishtar si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. 

Ky akt i guximshëm ndodhi më 2 gusht 1992. Atë ditë u zhvillua në kishën katedrale të Tiranës ceremonia solemne për fronëzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it. Brenda në katedrale ndodheshin mitropolitët e ardhur nga Patriarkati i Kostandinopojës, disa mitropolitë grekë të ftuar nga Jnaullatosi, disa priftërinj shqiptarë, disa dhjetëra priftërinj minoritarë dhe disa qindra besnikë të krishterë ortodoksë. 

Sipas kanoneve kishtare, një prift apo një peshkop apo një kryepeshkop i kishës ortodokse quhet i fronëzuar kur në solemnitetin e Asamblesë Kishtare të gjithë besnikët që ndodhen në atë çast në kishë i përgjigjen pyetjes nëse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin “aksios” (pëlqehet). Nëse një pjesë e besnikëve të pranishëm në kishë përgjigjet “anaksios” (jo i pëlqyer, pra i pamerituar, i padenjë), ai quhet i pamiratuar. 

Më 2 gusht në katedralen e Hyjlindëses së Tiranës kur besnikët u pyetën nëse e miratonin ose jo A. Janullatosin si kryepeshkop i Shqipërisë, krahas shumicës që thirri “aksios”, një pjesë e tyre u përgjigj me thirrjen “anaksios” (pra, i papëlqyer). 

Në përpjekjet e veta ai pati si ndihmës të fuqishëm dhespotin e Konicës, Sebastianos, i cili kishte zhvilluar një aktivitet të ashpër si një nga krerët e komitetit “vorio-epirot” me qendër në Janinë. Në një letër drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, metropoliti Sebastianos shkruante se “edhe gurët thonë se Vorio-Epiri është Greqi dhe se mjedisi gjeografik i shqiptarëve ka qenë gjithmonë mbi dhe përtej lumit Shkumbin”. 

Në atë kohë emri i Sebastianos lakohej pothuajse çdo ditë në Shqipëri për urrejtjen e tij antishqiptare. Cilësohej si një djall i veshur me petkat e dhespotit. Me ndihmën e Sebastianosit, militantët e tij të parë Janullatosi i rekrutoi në Himarë. Së bashku me të, ai në emër të kryepeshkopatës së Kishës Greke, nënshkroi me Aleko Dhimën, i vetëquajtur sekretar i përgjithshëm i KOASh, një marrëveshje orgurzezë. 

Ja teksti: “Të dashur bashkatdhetarë! Në qendrën e vëmendjes sonë ju keni qenë e do të jeni vazhdimisht. Mendojmë për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pikërisht për këtë kemi krijuar edhe një organziatë të veçantë, të cilës i kemi vënë emrin “Himara e lirë vorioepirote dhe minoritare greke”. Deri në mbarim të muajit shtator 1992, kemi programuar këto aktivitete:

1.    Vizita të përbashkëta në Korfuz, Janinë, Artë, Pargë, Paramithi, Filat, Himarë, Dhërmi, Palasë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Sarandë, Konispol, Dropull.

2.    Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe katër priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do të meshojnë dhespotët Sebastianos e Janullatos. Aty do të flasë edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

3.    Do të nënshkruhet një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për t’i pajisur kishat e Vorio-Epirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmoset nga hirësitë Sebastianos e Janullatos dhe për palën shqiptare Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm.

4.    Meshat në Himarë, Dhërmi, Palasë, Vuno, Qeparo, Kudhës do të mbahen në greqisht, sipas marrëveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do të përcaktohëen administrata e Krahinës Autonome Vorio-Epirote Minoritare të Himarës, ku do të marrin pjesë njerëzit më të devotshëm nga familjet më të shquara si Bollanot, Milot, Neranxët, Joshët, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhët, Gorajt (gjithsej 21 familje – K.F.). 
    Do të bëhen mesha përshpirtjesh për eposin grek 1940-1941 në Livadhet e Shengjergjit dhe në Skutara, pastaj në Jonomarinë e Shentheodhor, në Stavridh, në Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarëve e oficerëve grekë: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, për të cilët do të ngrihet edhe një përmendore.

5.    Do të zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temën: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do të flasin historianë, poetë, muzikantë, artistë etj. Po ashtu, do të shpërndahen libra të botuara në gjuhën greke në të cilat flitet për Vorio-Epirin, Minoritetin, për traditat dhe epopetë. Do të flitet për ndihmën e madhe që i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe për përpjekjet që bën ajo greke për të mos u shkëputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertë ka qenë dhe do të jetë e lidhur me atë greke kundër myslimanëve e katolicizmit.

6.    Do të shpërndahen libra shkollore greke për shkollën greke që do të fillojë në krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vijnë atje. Me këtë punë do të merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës. Gorot e Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre – Greqisë.

7.    Në Himarë do të instalohet një radiostacion vorio-epirot minoritar që në bashkëpunim me “Omonian” do të japë programe të pasura (duke kaluar shumë shpejt dhe në televizive) të kulturës, muzikës e filozofisë greke për të rrënjosur thellë patriotizmin.

8.    Do të përpilohet një komunikatë e parbashkët me anën e të cilës do të përcaktohet afati tranzit i krahinës autonome të Himarës deri në bashkimin me atdheun, Greqinë-mëmë.

9.    Do të vendoset një linjë e rregullt detare Korfuz-Himarë, si dhe një tjetër me autobusë Janinë-Himarë. Autobusët do të jenë grekë dhe udhëtimi i himarjotëve vatje-ardhje do të jetë gratis.

No comments:

Post a Comment