Saturday, December 10, 2016

4 Dhjetori dita e Shën (Varvara) Barbarës.

Shën (Varvara) Barbara.


Shenjtore (Barabara) Varvara jetoi në vitet e perandorit Maksimiano (286-305 pas Krishtit).

Ishte vajza e paganit Dioskor, i cili ishte ndër paganët më të pasur të Iliupolit.
Shën Varvara kishte një bukuri të vecantë dhe për këtë arsye i ati e mbante të mbyllur në një kullë. Nuk kemi të dhëna  se kush i foli dhe i mësoi të vërtetat e besimit të krishterë. Duke qënë se i ati  besonte dhe adhuronte idhujt, Shenjtorja e mbante të fshehur besimin e saj. Por rastësisht një veprim i saj bëri ta kuptoj Dioskori besimin e të bijës.

Shën (Barbara) Varvara kërkoi të hapnin në kullën ku e mbanin të mbyllur, tre dritare në emër të Trinisë së Shenjtë. Kështu Dioskori u bind se vajza e tij ishte bërë e krishtere.  
U inatos aq shumë sa e ndoqi me shpatë nëpër kullë që ta vriste. Shenjtorja arriti të shpëtonte për momentin dhe u fsheh në mal. Dioskori e ndoqi dhe e gjeti. E morri dhe ia dorrëzoi gjykuesit Makriano me akuzën se ishte e krishtere. Kur e pyetën, ajo pohoi me guxim besimin më Krishtin dhe mohoi idhujt. 

Atëherë iu nënshtrua torturave rrënqethëse. Pasi e torturuan, e nxorrën të zhveshur nëpër rrugët e qytetit dhe në  fund u ekzekutua nga vetë babai i saj. Në momentin që i preu kokën, Dioskorin e gotiti një rrufe dhe ra në tokë i vdekur.
Në shumë ikona Shën Barvbara paraqitet me një kupë në dorë, si  mbrojtëse nga vdekja e papritur dhe duke mos dashur që të humbasin Kungimin e Shenjtë ata që janë duke vdekur.

Kisha jonë feston kremtimin e saj më 4 Dhjetor.


Përkthyer nga N. Ikonomi
 

No comments:

Post a Comment