Falsifikimet serbe për historinë tonë!
Kur gjërat vlonin, kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokte
dhimbja e barkut dhe nga frika se mos po
ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve, fëlliqeshin nga shkuarja aq shpeshtë
e barkut (diarreja) sa ishin edhe për tu
”dhimbsur”. Dhe fillonte histeria për si thoshin ata “të ashtuquajturën
Shqipëri".
E kjo historikisht, në
vazhdimësi e posaçërisht kur cofëtina e madhe perandoria turko-osmane, ishte e
shtrirë për dhe grabitqarët mundoheshin
se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo: ajo e merrte frymën e
fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa këmbë e
edhe pa duar. Por, si?
E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun
tonë, edhe pse e shihte që pjesët
vitale tona shkëputeshin, shqyheshin dhe masakroheshin nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe
mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të
mira shqiptare.
Se ç´na shkruanin serbët mu në kohën kur ndaheshin kufijtë.
Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari e thoshin këtë: "Fiset e popullit serb
(serbët nuk kanë patur fise fxh):
Peonët, Panët, Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones ) dhe të tjerë sipas gjeografistëve dhe
mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit
Struma quheshin Panët dmth, "zotërinj" Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë
dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe
Panoni deri në Danub... Panët ose Peonët e përbënin një territor të madh në të cilin
jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej
edhe si Dardania dhe e cila së
bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e
kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)
Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre: "Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (Србаљи, или Србићи, Срби — Θρυβαλη, или Tribalitae
) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën Serbali - Serbi- ose Tribali dhe me të renë në të quajturën Shqipëri ,
Maqedoni , Bosne". (Për mua gjërat këtu komplikohen pak, por ndonjëherë
tjetër i sqarojmë: Tribalia, Dardania). Ku ishte qëllimi
serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?
Por jo vetëm atëherë, por edhe tani ja se çka shkruajnë: "Duke i analizuar (zbërthye) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se
politika turke e asaj kohe
Po qëllimin serb e shohim, nëse duam ta shohim në këta rreshta: "Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e
heshtur të Vatikanit, kryenin tmerre
dhe terror të madh ndaj popullsisë
ortodokse (mendohet serbe) duke
filluar nga shek. i 17-të, mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale
Trifunoviq) .” ( Gënjeshtra historike dhe diplomatike: kur turqi i favorizuan
shqiptarët katolik ? )
I di Turqia këto shkrime? Po
shqiptarët tanë, që shohin ende ëndrra anadollake, janë të vetëdijshëm për
këto shkrime serbe? Haxhi Zeneli shkruan: "Historikisht Turqia ka
bashkëpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo
robëruar. Është për tu habitur kur shohim shkrime të ndryshme nga shqiptarët, se
çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore dhe
disa nga ne shqiptarët injorojnë historinë e përgjakshme dhe po mundohemi ta
zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare".
Por këta bashkëpunonin ndër veti: është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njëjtën prejardhje, "Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve përmes popujve turq që u dynden nga Azia e brendshme drejt perëndimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri në Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirinë tonë (Gjon Vuksani )”.
Përvetësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur, e mjerë
kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot: Njëzet vjet pas Mark Milanit të
Kuqëve, për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939),
duke konstatuar që në Malësi, së pari
pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët. Këtë e tregon edhe prania e madhe e
kishëzave dhe varrezave të tipit
ortodoks, si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot... Në kohën e
depërtimit serb në Shqipërinë Veriore, këto anë ishin të banuara nga serbët. ?????
(Dy gjëra për tu veçuar: Hyrja ne Shqipërinë
Verore (Malësi) pra s ´kishte Mal të Zi
Cërna Gora ) dhe e dyta kur thotë kur
depërtuan serbët, kishte vetëm serb?) Sipas Trifunoviçit: "Në Ballëzi në Koplik,
ipeshkvi katolik i ankohej
arkipeshkvisësë Tivarit se
peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik (Triunoviç Andrija: Malesija,1976)
Por vetvetiu ngritet pyetja se kush ishin shkimatikët
?
Ja se çka thot
Jovan Cvijiçi: "Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në mes të
Shkodrës dhe Metohisë (dukagjinit fxh)
janë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare, por ka edhe grupe malesorësh të
besimit katolik të cilët e morën besim Islamik, ose që u përzien me serbët dhe
e korrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe mund të ishte gjuha e
tyre amë". Jo këta nuk janë në veti !
Fahri Xharra,
Gjakovë
No comments:
Post a Comment