Showing posts with label Butka. Show all posts
Showing posts with label Butka. Show all posts

Saturday, January 19, 2019

GJENEALOGJIA E BUTKAJVE

GJENEALOGJIA E BUTKAJVE (Sipas kujtimeve të Hysen Butkës)
Sipas shënimeve që bën Lumo Skendo (Mid’hat Frashëri) në librin “Jetshkrimi i Naimit”, thotë: “Kur erdhën në Frashër stërgjyshërit e Naimit më 1650, gjetën si shtëpi të parë Aliçkas të Frashërit, paraardhësit e Sali Butkës
I pari që erdhi nga fisi Aliçkas të Frashërit në Butkë qe gjyshi i Saliut, Elmas Zaimi. Ky gjysh i Saliut solli me vetë vëllain e tij Orhanin dhe dy kushërinjtë Belulin dhe Hasanin
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I ELMAZ ZAIMIT ose I SALI BUTKËS
Nga Orhani nuk pati asnjë trashëgimtar
Nga Elmazi lindën: Fetahu dhe Abdullahu
Nga Fetahu lindën: Saliu, Selmani, Myftari dhe Rizaj, i cili vdiq i ri
Nga Vëllai i Fetahut, Abdullahu, lindën: Qazimi, dhe Musai
Nga Saliu lindën: Iljazi, Qenami, Ganiu, Muharremi, Safeti dhe Xhaferi.
Nga Selmani lindën: Fetahu, Qemali, dhe Seloja, i cili vdiq i ri udhëve të Vlorës
Nga Myftari lindën: Rizai dhe Skënderi, i cili, edhe ai, vdiq udhëve të Vlorës
Nga Qazimi linden: Hyseni, Hajdari, Abdullahu dhe Aliu; dy të fundit vdiqën në Vlorë
Nga Musai lindi Shefqeti
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I DY VËLLEZËRVE BELUL DHE HASAN BUTKA
(Ose fisi - HASANAS - i sotëm)
KUJTOJMË: I pari që erdhi nga fisi Aliçkas të Frashërit në Butkë qe gjyshi i Saliut, Elmas Zaimi. Ky gjysh i Saliut solli me vetë vëllain e tij Orhanin dhe dy kushërinjtë Belulin dhe Hasanin
Për Hasanin, Hysen Butka në kujtimet e tij shkruan shkruan shumë shkurt: “Nga fisi i Hasanit, disa vjet më parë jetonin Qerimi, Fetiu, Tefiku dhe Fehimi, por nga të parët tanë dimë më shumë se kaq:
Hasani dhe Beluli ishin vëllëzër, fëmijë të Aliut.
Hasani pati tre fëmijë: Ahmetin, Sejfullanë dhe Demirin.
Ahmeti la Fetiiun, Qerimin dhe Eminenë
Sejfullahu (Selfoja) la një djalë, Tefikun
dhe Demiri vetëm një djalë, Fehimin.
Nga Qerimi lindën: Veliu, Irfani, Qaniu, Ferideja, Fuati dhe Gaziu
Nga Fetiu lindën Ahmeti, Aliu, Arzikoja, Fatmira, Emineja, Shazija, Hania 
Nga Tefiku lindën Hajrullai 1924, Sejfulla, Haxhiu, Sulejmani dhe Iqmetja (Kimetja)
Nga Fehimi lindën Demiri dhe Drita
Shënim. Ky fis janë HASANASIT e sotëm në BUTKË të cilët rrjedhin nga ALI ÇOKU
Nga Beluli erdhi vetëm Zeneli, i cili la Ibrahimin dhe Pashon
Pashoja nuk la trashëgimtarë
Ibrahimi la Saminë, Petritin dhe Xhaferin.
Xhaferi nuk la pasardhës
.

"Zeneli, djali i Belulit, kish kohë më parë që shkonte poshtë e lart Çamëri e Kolonjë. Ai merrej me vllehët, të cilët i nxirrte Çamëria për në malet e Kolonjës. Për atë guxim u thirr n'ato anë Zenel Butka. BUTKA NGA AI DËGJOHET PËR TË PARËN HERË.
"Më vonë, si u rrit Qazimi, shkonte me Zenelin në Çamëri. Pasi vdiq Zeneli, i mbeti Qazimit ajo punë, të cilit iu hap emrri shumë. Sa vinte po mbusheshin malet e Kolonjës me gjë të gjallë. Malet, në fillim, shiteshin me bulmet (gjalpë e djathë) se s'kishte tregtarë (baxhoxhinjë), që të blinin e ta punonin qumështin. Por më vonë, në periudhën e Qazimit dolën tregtarë që blinin qumështin dhe ashtu zunë e shiteshin mallet me të holla. Dikush mund të thotë pse ata vllehë vallë s'mund të vinin vetë poshtë e lartë? Shpjegim: Sepse në ato kohëra çdo anë kishte hajdutë e të arratisur që vrisnin e rripnin njerëzinë. Qazimi mori një nam aq sa dhe të tjerët thsoshin: JEMI TË BUTKËS”, pasi kështu u shpëtonin rjepjeve dhe plaçkitjeve.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
NDËRKOHË NË FISIN E SALI BUTKËS...
"Sali Butka, sipas thënies së tij, lindi në Butkë të Kolonjës më 1852. Kur ish i vogël nuk pati fatin të vazhdonte shkollën, vetëm kur ishte 12-13 vjeç mësoi alfabetin grek nga i ati. Babai i Saliut ishte bujk dhe s’kishte kohë të mësonte, andaj Saliu u mundua vetë e duke pyetur shokët e zgjeroi mësimin dhe filloi të shkruante greqisht, dhe mësoi ta shkruante bukur. Në fillim shkruante vetëm emra, më vonë filloi të shkruante fjalë dhe këngë trimërie. Gjatë kohës që mësoi të shkruante greqisht, kuptoi një gjë me rëndësi që shkronjat greke nuk ishin të afta për të shkruar gjuhën shqipe"
“Saliu mbeti si zot shtëpie. Miq kishte shumë dhe kohë pas kohe po i shtoheshin e sidomos ata të çështjes patrotike. Nga ana tjetër Selmani, Musai e të tjerët si edhe punëtorët e tyre zhvilluan një bujqësi të shquar. Mbasi puna e kësaj shtëpie po shkonte mbarë, miqt’ i kishin zili e armiqtë nakar! Njëri nga armiqtë më të njohur të kësaj shtëpie, të cilit iu bë halë në sy, që Dajlan bej Qafëzezi. Ai bashkë me njerëzit e tij vuri tërë fuqinë që të atë shtëpi me çdo mënyrë si me të arrestuar, me shpifje pranë qeverisë tturke e të tjera. Për ato arsye, Butjakt ishin të detyruar të gjendeshin gjithnjë të armatosur".
"Kur shkonin, për shembull, për të punuar tokën, nisnin më parë me pendët djemt e paguar, të cilët shkonin në vendin e punës; ndërsa Selmani, Musai, Myftari, niprit e tjerë e miqtë e tyre shkonin një nga një brigjeve ose kodrave derisa arrinin në vendin e caktuar të punës. Kur fillonin punën, njërin prej tyre, do ta linin në një kodër të ruante ata që punonin. Këto tregime e kanë burimin te vetë Sali Butka dhe ata të cilëte kanë bashkëjetuar…”
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I HASANASVE
(Sipas studiuesit Alfred Frasheri)
Një nga të parët e Aliçkasve për të cilin dihet diçka është Hasan Alicka, i cili duhet të ketë jetuar rreth dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XIII në Frashër. 
Thuhet se ishte pasardhës i një familje të madhe me shumë djem, vendas në Frashër prej shumë vitesh përpara. Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa. 
Në kazanë e Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte: “Ku pyet Hasan Aliçka për halldupin!” ose “Qyqe moj qyqe, si këndon e s’ke frikë nga Hasan Aliçka”. 

Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë, Hasani u dënua me vdekje. Sulltani lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij.
VJERSHA DHE BEJTE QË KËNDOHESHIN NË FRASHËR NGA PASARDHES TË HASANIT TE PARË
Për të satirizuar me fodullëkun e Vilakëve dhe Sulejmanbellinjve që ishin të ardhur në Frashër shumë kohë pas Çokllarëve:
Sulemanbellinj e Vilakë
Thonë se jemi oxhakë
Por ata janë varfanjakë
Të rritur në Stanimakë

Kanë lëruar deri më dje

Për të mburrur forcën e Çokllarëve në ahengje e pije dhe për të mos përfillur fenë:
Ku di çoku ç’të bën Bajrami
Ku di çoku ç’të bën Kurbani
Merr gjysmën e hedh në furë
Gjysmën tjetër e ble verë
Të pihesh të bëhesh burrë

Të kesh nder ndër të tjerë
Për të satirizuar ndonjë gjest vjedhjeje bagëtish:
Viçi i Panollarëve
Në kusi të Çokllarëve
- Unë të thashë more viç
Ndër Çokllarë mos gjezdis,
- Ti më the dhe unë dëgjova
Më genjëu Çalua me kashtë,

Fërc e fërc më nxori jashtë
(Çalua ishte xhaxhai i Ymerit, çalonte nga një këmbë)

Për të portretizuar fisin e Laçenjve, që thoshin se ishin nikoqirë të mirë dhe një prej fisit të tyre ishte shumë i madh nga trupi
Ky Laçi, ky bark derri

Për të ngrënë ngordhi si qeni

Mbaj mend gjithashtu një strofë të një bejteje që këndonte Ymer Çoku për Ali Pashë Tepelenën, të cilën, siç thoshte, e kishte dëgjuar nga gyshi dhe i ati. Kur Ali Pasha u nis për të shkuar në Manastir, Frashëri në krye të Dangëllisë nuk i lejoi ushtritë e vezirit të Janinës të kalonin nëpërmjet krahinës së tyre nga ku e kishin rrugën më të shkurtër, por i detyruan të ngjiteshin lumit të Vjosës, të ktheheshin nga Leskoviku, mbrapa Gramozit të dilnin në Devoll, ku rrethuan Bozhigradin dhe prej andej të mëbrrinin në Manastir e më tutje (këtë fakt të fundit e përmend edhe Pukvili)
Ali Pashë Tepelena
Seç lufton ndër bedena
Po këtej bedena s’ka
Është vendi fukara

Me hanxhar e me dogra

Shpjegim: Fisi i Hasanit ishte i madh për këtë arsye i thërrisnin "Cokollarë", sepse në turqisht fjala "çoko" do të thotë "shumë".
(Pra: Aliçoko ~ Aliçka).
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx   Vijon … … …………..

Nga Vepror Hasani.


Tuesday, November 29, 2016

Frashëri origjina e familjes Aliçka-(Butka)

Frashëri origjina e familjes Aliçka-(Butka)


Ja pse Aliçkat nuk rrjedhin nga familja e Apostol Stojës  Një ditë një prej pinjollëve të familjeve të krishtera u quajt Kasëm. Pati çudi në fshat, por Kasëmi nuk e dha veten. E dinte që nuk do të mbetej i vetëm. Histori ndërrimesh të besimit po tregoheshin çdo ditë. Fëmija e parë që i lindi ishte djalë. Fshati priste të merrte vesh se çfarë emri do t’i vinte birit të tij: Gjon…? Gjin…? Kola..? Gjika…? Kasëmi nuk u mendua gjatë, e quajti Jakup. Që nga ajo ditë fshati do ta thërriste me emrin “Jakupi i Kasëmit”. Megjithatë nuk u bënë dot dy shtëpi.
Hasanët 
Çuditërisht kishte filluar të parapëlqehej emri Hasan. Edhe një nga djemtë e familjes Papa mori emrin Hasan Papa, edhe një nga pinjollët e familjes Gjika u quajt Hasan Gjika, edhe një prej pasardhësve të familjes Andrea u quajt Hasan Andrea. U mendua se do te kishte edhe Hasanë të tjerë, por i teti që ndryshoi besimin e pati emrin Mehmet Deda. Me kalimin e viteve mbiemrat e tyre do të humbisnin krejtësisht. Kjo panoramë demografike e Frashërit mbeti e regjistruar në Defterin Mufassal të Sanxhakut të Vlorës, regjistrim i vitit 1593.
Një ditë një njeri me emrin Ajaz Bej hyri në Frashër. Ardhja e tij duhet të ketë ndodhur në vitin 1650. Nuk i njihte frashërllinjtë. Gjithçka që dinte e kishte dëgjuar nga gjyshi i tij, Hamza beu. Pas e ndiqnin fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat, gra dhe burra. Të gjithë ishin njerëz të familjes së tij.
Kristo FrashëriArgumentet
Megjithatë historiani Kristo Frashëri argumenton edhe më tej: “Nga këto të dhëna, thotë ai, edhe pse përjashtohet mundësia që Ajaz beu të ketë ardhur në Frashër nga Stanimaka e Bullgarisë, siç njofton Sami Frashëri, në kohën e Mehmet pashë Qypriliut (1650-1661),- gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vendosur në Frashër në kohën e qeverimit të qyprilinjve, më saktë në kohën e veziratit të Mustafa Qypriliut, e cila vazhdoi deri në vitin 1710.
Historiani Kristo Frashëri nuk merr parasysh edhe një fakt tjetër që e sjell Alfred dhe Historiani Kristo Frashëri përsëri kundër
Sipas historianit Kristo Frashëri familja e Aliçkave nuk rrjedh nga këto 8 familje, por nga fisi i tij, Apostol Stoja. Argumentimi i tij është ky: “Tradita gojore mbi fillimet e familjes Aliçka është e lidhur me procesin e islamizimit në masë që përfshiu popullsinë shqiptare gjatë shekullit të XVII. Është pikërisht me fillimet e familes së Aliçkave, ku historia ballafaqohet me legjendën”.
Dihet që Apostol Stoja ka lindur në vitin 1655. Kur erdhi Ajazi në Frashër në vitin 1650, Apostol Stoja ishte 5 vjeç. Absurde të mendohet se ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë! Ky fakt rrëzon gjithçka. Historikisht është e pamohueshme që Ajaz beu e gjeti në Frashër familjen Aliçka dhe ishte një nga familjet e mëdha. Tashmë e gjithë kjo histori na bën të dyshojmë pse Kristo Frashëri, këmbëngul që Ajaz beu ka ardhur 60 vjet më vonë nga sa thotë Sami Frashëri, sepse vetëm kështu Apostol Stoja do të ishte 65 vjeç
Butka

Interpretimet e historianit Kristo Frasheri nuk qëndrojnë.


Fshati kishte 58 shtëpi, vetëm 8 ishin të besimit mysliman. Nuk dihet saktësisht se në ç’vit ishin shkëputur nga besimi i krishterë. Tashmë ishin kryefamiljarë dhe kishin fëmijë. Nga 8 familje myslimane që kishte fshati, 5 prej tyre ruanin ende mbiemrat e besimit të parë: Papa, Deda, Nikolla, Andrea dhe Gjika. Kështu i gjeti Defteri Mufassal i Sanxhakut të Vlorës, regjistrimi i vitit 1593. Konvertimi në fenë myslimane kishte filluar gjithandej. Do të mbërrinte edhe në fshatin Frashër të Përmetit
Ndërrimi i fesë 
Kur Jakupi arriti të krijonte familjen e tij, Kasëmi kishte vdekur. Në fshat vazhdonte të mbetej vetëm një familje myslimane. Nuk vonoi shumë dhe shembullin e Kasëmit e ndoqi edhe familja Nikolla. Një prej pinjollëve të saj u quajt Jusuf. Kur Jusufi u bë me djalë, ia vuri emrin Sulejman. Ky i fundit do të ishte “Sulejmani i Jusufit”, por edhe Jusufi në momentin e regjistrimit në vitin 1593, nuk jetonte më. Jakupi i Kasëmit dhe Sulejmani i Jusufit ishin dy familje mysliamane.
Pas tyre nxitoi të ndërronte fenë edhe një familje tjetër e krishterë. Birin e saj do ta quanin Hasan, kurse djalin e tij do ta thërrisnin Skënder ose Skëndëri i Hasanit. Ndërrimi i fesë dukej se nuk do të kishte të ndalur. 
Tashmë Frashëri kishte 8 familje myslimane, por Sulejmani i Jusufit, Jakupi i Kasëmit dhe Skënderi i Hasanit do të mbeteshin si familjet më të vjetra myslimane. Lidhjet me familjet e krishtera do të vazhdonin të ishin të forta. Gjyshrit Papa, Andrea, Deda dhe Gjika etj një pjesë të nipërve dhe mbesave do t’i kishin të besimit të krishterë, dhe një pjesë të besimit mysliman.
Në dasma gëzime dhe vdekje ishin të gjithë bashkë. Ndoshta lidhjet me fenë e re ende nuk ishin të forta.
Në Frashër, siç tregon studiuesi Alfred Frashëri këndoheshin edhe këngë të tilla: “Ku di Çoku ç’të bën bajrami/,
ku di Çoku, ç’të bën kurbani/,
e merr gjysmën e hedh në furrë/,
gjysmën tjetër e ble verë,/
që të pihesh të bëhesh burrë/,
të kesh nder në të tjerë..”.
Ajaz Beu
Ky njeri me emrin Ajaz ishte i autorizuar nga Mehmet Pashë Qypriliu (kryeministër i qeverisë turke) të merrte në mbrojte Frashërin, Mertinjën, Xhanjanin dhe Topojanin, kurse në Vlorë Kudhësin dhe Armenë, ndërsa në Myzeqe disa fshatra të tjerë. Ajazi zgjodhi të jetonte në Frashër. Të gjitha këto i thotë Mit’hat bej Frashëri te libri “Naim Be Frashëri”.
Ajaz Beu pothuajse gjithë jetën e kishte kaluar i internuar në Stanimakë të Bullgarisë. Atje kishte qenë i internuar edhe gjyshi i tij Hamza Beu. Si kishte ndodhur e gjejmë përsëri të shkruar nga Mit’hat Frashëri (Mali Kokojka) në librin e tij “Naim Be Frashëri” por edhe te Sami Frashëri te enciklopedia e tij “Kamus ul-alam:
 “Të themeluarit e Frashërit, shkruan Mit’ht Frashëri nuk dihet; po kaq dimë se më 1570 Hamza Beu, i par’ i Tomoricës deshi të shtojë urdhërin e tij dhe të marrë mpronjë Skraparë, Oparë, Verçën etj; po qeveri e Turqisë që s’i pëlqyen punët e këtij zotërie, e rrethoi në Berat dhe Hamza Beu, siç ju sosën çdo gjë desh të dilte mveshur si grua; po u njoh dhe u zu i gjallë; mbi këtë me gjithë fëmijë u dërgua në Stanimakë, ku ndenji 70 vjet; më 1650, në kohë të Mehmet Pashë Qyriliut, kushëri i tyre, u fal Ajaz Beu, i nipi i Hamzait…”.
Të ardhurin nga Stanimaka e priten edhe fëmijët e Jakupit të Kasëmit, famijët e Sulejmanit të Jusufit, fëmijët e Skëndërit të Hasanit, të Hasan Papës, të Hasan të Hasan Gjikës të Hasan Andreas, të Mehmet Dedës etj. Që nga dita e ndërimit të fesë deri në ardhjen e Ajaz beut kishin kaluar më shumë 60 vjet. Fëmijët e 8 familjeve myslimane ishin rritur, ishin martuar sigurisht, dhe ishin bërë me fëmijë. Kur Ajaz beu zbriti në frashër gjeti fëmijë parësie Aliçkasit, Bregasit, Bakasit Cërrasit
Por historiani Kristo Frashëri nuk është i një mendje me këtë shpjegim. Sipas tij Ajazi nuk erdhi në Frashër më 1650. Në librin e tij “Frashër-shkëlqimi dhe rënimi i tij shkruan: “Në ballafaqimin me historinë dokumentare, tregimi qoftë i Sami Frashërit, qoftë i Mit’hat Frashërit kanë nevojë të rishikohen. Kjo për arsye se Mehmet pashë Qypriliu ka qenë vezir i madh i Perandorisë Osmane në vitet 1650-1661. Përkundrazi, Ajaz beun, të cilësuar me mbiemrin Frashëri e gjejmë të shënuar në Kodeksin e Manastirit të Shën Prodhomit të Voskopojës në ngjarjet e vitit 1728-1731.
Nga kjo del se në vitet kur Mehmet pashë Qypriliu ishte kryeministër i Perandorisë Osmane, Ajaz beu ose ishte fëmijë, ose nuk kishte lindur. Si rrjedhim versionet që përmban tradita gojore e trajtuar nga Sami Frashëri dhe Mit’hat Frashëri nuk janë të sakta”. Keqkuptimi i historianit Kristo Frashëri duket që është i madh. Pyetja jonë është: ç’lidhje ka Ajaz Beu, nipi i Hamza Beut, me Ajaz bej Frashërin, i cili përmendet në shënimet e Kodeksit të Manastirit të Shën Prodhomit në Voskopojë?
(Ngjarja bën fjalë për vrasjen e arkondit të Voskopojës, Todo Peskara) A mund të jetë ky njeri nga i njëjti fis? Kjo pak rëndësi ka, çështjen nuk e zgjidh. Logjika e fakteve tregon se Ajaz beu i Stanimakës dhe Ajaz Frashëri janë dy persona të ndryshëm që kanë jetuar në periudha kohore të ndryshme. Kujtojmë që Hamzai ishte internuar në vitin 1570 dhe nipi i tij Ajazi Beu erdhi në Frashër më 1650, kur kishin kaluar jo pak, por 80 vjet. Ajaz Beu erdhi në Frashër i moshuar. Këtë gjë e shpjegon mjaft mirë edhe vetë Mit’hat Frashëri kur thotë:
“Kjo familje u instalua në Frashër dhe kryetari i saj quhej Ajaz Bej”. Pra, po të vihet re, në këtë frazë thuhet që Ajazi ishte kryetar i familjes, pra më i madhi i tyre.
Pra, nëse kjo del e saktë, atëherë Sami Frashëri dhe Mitat Frashëri kanë gabuar nëpërmjet emrit të Mehmet pashë Qypriliut, kohën e vendosjes së Ajaz beut nga Stanimaka në Frashër, por jo prejardhjen nga Stanimaka” Ky është shpjegimi i Kristo Frashërit. Ai i e afron në kohë ardhjen e Ajza beut me 60 vjet, vetëm e vetëm që të përkojë me shënimet e Kodeksit të Manastirit të Shën Prodhomit në Voskopojë.
Një zhvendosje në kohë e personazhit në fjalë, (kur nuk është e vërtetë) sjell mjaft ngatërresa te personazhet që kanë qenë bashkëkohës të tij. Në Frashër emri i Ajaz beut shfaqet dhe rishfaqet disa here, por kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me të njëjtin Ajaz
Neki Frashëri te libri “Frashëri në historinë e Shqipërisë”, fq 42, dhe që nuk mund të kundërshtohet: “Ajaz beu, para se të kthehej në Frashër, shkruhet në këtë libër, u la dy djemve të tij një testament dhe 2000 pjastra për të ngritur në shenjë mirënjohje dhe kujtimi një xhami në Stanimakë, që është edhe sot, e cila u ndërtua nga Sinani ose Mimar Kasëmi.
Këtë testament e firmosën edhe dy pashallarë, njëri libovit dhe tjetri gjirokastrit, të cilët ishin kujdestarë për zbatimin e testamentit”, shkruajnë Alfred dhe Neki Frashëri. Kjo tregon që hipotezat e historianit Kristo Frashëri nuk qëndrojnë, sepse dihet që arkitekt Kasëmi, mjeshtër i arkitektures klasike osmane, i lindur në fshatin Gremsh të Tomoricës së Skraparit , ka jetuar përgjatë viteve 1570 - 1659, pra në kohën e Ajazit nga Stanimaka.
Kjo do të thotë se nuk ka vend për dyshime përsa i përket kohës kur ka jetuar Ajaz beu. Përveç sa më sipër, Kristo Frashëri nuk është dakort as me thënien tjetër të Sami Frashërit kur shkruan: “Bejlerët e Frashërit rrjedhin nga një i quajtur Ajaz bej dhe tani përbehet nga 40-50 shtëpi”.
Sipas Kristo Frashërit, “Pohimi i Sami Frashërit se deri në kohën e tij, pra deri në fund të shekullit të XIX nga familja fillestare e Ajaz beut ishin formuar rreth 40 familje, nuk duhet të jetë i vërtetë”. Edhe në këtë rast duket se z Kristo Frashëri nuk ka plotësiht të drejtë, sepse siç shpjegon Sami Frashëri: “Kjo familje u instalua në Frashër dhe kryetar i saj ishte Ajaz beu” që do të thotë se Ajaz beu nuk erdhi i vetëm, por me nipër e mbesa me gra dhe burra, ku pas 150 vjetësh nga ardhja e tij sigurisht që numri i familjeve do të ishte i madh, qoftë edhe 40 shtëpi.
Në vitet 1890-1896 Frashëri kishte 250 shtëpi dhe 1.500 banorë Ajazi beu dhe 8 familjet e tjera do të krijonin familjet e mëdha të Frashërit, Dakollarët, Sulejmanbellinjtë, Velibellinjtë, Vilakët, Kasollarët, Laçenjtë, Skënderasit, Aliçkasit etj
Historian Kristo Frashëri vijon më tej: “Traditën gojore mbi fillimet e tyre e kemi nga pjestarët e tre familjeve të Frashërit- Aliçkajt, Panollarët, Totonët,- të cilët e kanë mbajtur veten se rrjedhin nga një trung i përbashkët…”. Kristo Frashërii tregon se këto gojdhëna i ka mbledhur nga kujtimet e Zymbyle Nazarit, pasardhëse e Aliçkave, nga Arqile Pano nga familja e Panollarëve dhe nga Sofi Frashëri nga familja e Totonëve. “Sipas tregimeve të tyre, shkruan Frashëri, të tre familjet kanë patur një katërgjysh të përbashkët.
Zymbyle Nazari, nuk e thotë, ngase ndoshta nuk e mban mend emrin e katërgjyshit të përbashkët. Sipas pasardhësve të dy familjeve të tjera, katërgjyshi i përbashkët quhej Tole Stoja. Tole është shkurtim i emrit Apostol”. Ndërkaq, Kristo Frashëri shpjegon më tej: Sipas traditës gojore, Tole Stoja kishte tre djem: Ilian, Panon dhe Stefanin… Gjithnjë sipas traditës, vijon Frashëri, djali i tij i madh Ilia për siguruar krejtësisht për vetë pasurinë e familjes u konvertua në islamizëm”.
Shkurtimisht kjo ishte legjenda. Nga Ilia u bë Ali dhe nga këtej rrodhën Aliçkat. Por gojdhënat që sjell Kristo Frashëri, çalojnë diku dhe e bëjnë të pabesueshme historiksiht këtë hipotezë.
 

Vepror Hasani

05.08.2012· 

Thursday, November 10, 2016

FSHATI IM - nga - SALI BUTKA.

FSHATI IM - nga - SALI BUTKA
Poezi
- - - - - (Kushtuar Butkës) - - - - -

Në një bregore një fshat i bukur,
Shkëlqen së largu e vetëtin,
Po si fortesë fare pa tundur,
Jetën e pleqtë e përsërit.

Klimën të mirë, ujë të shumë,
Shumë i vlerë për bujqësi.
Ndë kryet të fshatit, vija si lumë,
Kullotë shumë për bagëti.

Njerëz të ndershëm dhe janë trima,
Edhe të dashur për mëmëdhenë,
Dhe punëtorë si vetëtima,
Njeri të varfër këtu nuk gjen.

Fusha dhe male plot me burime,
Me gjë të gjallë mbushur plot,
Për të gëzuar zemrën time,
Sa udhëtari nuk i shkruan dot.

Zile, këmborë, kecër e shqera
E përmbi lulet po fryn veriu,
Maja të larta, fusha të gjera,
Për të zbavitur shëtit njeriu.

Fqinjët rrotull s’i lë nakari
Dhe po përpiqen të na përzënë
E kanë synë ndë Shqiptari,
Edhe në prehje s’duan ta lënë.

Në gjykatore me të pa bëra
Po na mundojnë pa ndo një faj
Janë gënjeshtra ato të tëra
Jetën s’mendojnë për paskëtaj.

Sali Butka

kanunitv.blogspot.al/2016/11/10.
 Posted Mili Butka


Thursday, October 6, 2016

HISTORIA E FISIT HASANAS - FRASHERIOTI HASAN COKU - STERGJYSH I MADH I BUTKALLINJVE

HISTORIA E FISIT HASANAS
FRASHERIOTI HASAN COKU - STERGJYSH I MADH I BUTKALLINJVE

(Referuar studiuesit Alfred Frasheri)
(Sipas Zymbyle Nazarit, bija e Ali çokut, vdekur në Tiranë rreth vitit 1965 në moshën mbi 90-vjeçare)
Për sqarim: Zymbylja ishte bija e Ali, Çokut, mbesa e Ismail Çokut, ky i fundit ishte vëllai i Tahir Çokut. Tahir Çoku ishte nipi i Hasan Çokut

HISTORIA

Një nga të parët e Aliçkave për të cilin dihet diçka është Hasani, i cili duhet të ketë jetuar rreth dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XXIII në Frashër. Thuhet se ishte pasardhës i një familje të madhe me shumë djem, vendas në Frashër prej shumë vitesh përpara. Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa. Në kazanë e Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte: “Ku pyet Hasan Aliçka për halldupin!” ose “Qyqe moj qyqe, si këndon e s’ke frikë nga Hasan Aliçka”. Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë u dënua me vdekje. Sulltani lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij.
FEMIJET E HASAN ÇOKUT
Emrat e fëmijëve të Hasan Çokut nuk mbahen mend, disa prej tyre u internuan në Turqi dhe nuk u kthyen më
NIPERIT E HASAN COKUT
Dihet që ka patur tre nipër (djemt e fëmijëve)
Njëri prej nipërve të tij quhej Tahir, u martua me vajzen e Ajaz Beut, Havane me te cilen pati tre vajza
Dy niperve te tjere nuk u mbahen mend emrat
MOTRA E HASAN ÇOKUT
Dihet që HASANI ka patur nje motër, e cila u martua në familjen e Velibellinjve. Nga kjo martesë lindën dy djem. Njeri prej tyre u shkëput dhe ndërtoi saraje përtej lumit në Vilë. Ky lindi 8 djem të cilët u quajtën 8 pashallarët e Vilës (me ferman të Sulltanit).
KRUSHQITË E HASAN ÇOKUT
Çokollarët kanë patur krushqi me Dumellarët, me Velibellinjtë, me Kapollarët, me Kasollarët, me Laçenjtë, me Mytevelinjtë e Korçës, me familjen e Begzade bej Kostrecit, me Jerollarët e Leskovikut, me Malukajt e Kolonjës, me familjen Zaloshnja, me Poloskën e Devollit me një fis tjetër në Bilisht dhe me fisin e Sali Babanit (Mero) në Baban të Devollit
SI U NDRYSHUA MBIEMRI NGA ALIÇKA NE ÇOKU
Siç thuhej në vegjëli nga gjyshi Ismaili dhe babai Ali Çoku (tregon Zymbyle Çoku) që jetuan gjatë), familja e Hasan Aliçkës ishte shumë e vjetër dhe e madhe në numër. Djemtë e kësaj familjeje janë marrë me punë atdhetare dhe kanë luftuar kundër turkut në kryengritjet e Tomorricës. Pas kryengritjes, në Frashër erdhi një pasha turk që të merrej vesh me familjen e Aliçkasve dhe të Ajaz Beut. Pashai bëri konak tek familja e Vilakëve. Aliçkasit kërkuan që pashai, meqenëse kishte vajtur të merrej vesh me ta, të bënte konak tek Aliçkasit. Pashai refuzoi dhe atëherë Aliçkasit nuk pranuan të merrnin pjesë në takim. Madje nuk pranuan as edhe një nishan (dekoratë) dhe Rytbenë e Sulltanit në të cilën kishte ngritur Aliçkasit në radhën e pashallarëve. Kështu që me pashanë u takuan vetëm familjet e Vilakëve, të cilët kishin ndërtuar saraje të mëdha matanë lumit në vendin e quajtur Vilë, nga morën dhe emrin. Mirëpo pashai turk duke parë se pa pjesëmarrjen e Aliçkasve që ishin kryesorët, marrëveshja nuk kishte vlerë tha: Po nuk erdhën ata, Aliçkasit, që janë çok (turqisht do të thotë shumë) me kë të bëj unë marrëveshje?! Dhe shtoi: Po nuk erdhën në mbledhje Çokollarët dhe po mbajtën pas vetes dhe familje të tjera, atëherë unë do t’ua gjej sërën dhe do t’i degëdis në Jemen. Prej asaj kohe Aliçkasve u mbeti emri Çokollarë. Dhe në të vërtetë, pas disa vjetësh, me anë të tradhtisë, gjatë një prej ekspeditave të shumta ushtarake kundër Frashërit, turku shtiri në dorë disa djem të Çokollarëve dhe i degdisi në Anadaoll, në Jemen dhe në Arabistan nga nuk u kthyen kurrë
Rreth kësaj kohe, një degë e Aliçkasve, për t’u shpëtuar reprezaljeve u largua nga Frashëri dhe u vendos në fshatin Butkë të Kolonjës
LIDHJA E FAMIJES SË HASANIT ME FAMILJEN E AJAZ BEUT
Ajaz Beu që ishte nga Tomorica, kishte marrë pjesë në kryengritjene viteve të fundit të shekullit të XVIII. Në këto kryengritje ai ishte njohur me djemte e Aliçkasve që edhe këta ishin pjesëmarrës të kryengritjes. Kur autoritetet turke e dënuan Ajaz beun me internim, ai u largua nga Tomorica dhe nga tre vende që i propozuan (Koblarën, Lushnjën ose Frashërin) ai zgjodhi Frashërin ku u vendos, sigurisht i shtyrë nga njohja që kishte patur me Aliçkasit. Njëkohësisht Ajaz Beu bëri krushqi me Aliçkasit duke i dhënë për grua vajzën e tij, Havanë, njërit prej nipërve të Hasan Alickës, pra Tahir Çokut
LIDHJA E HASANIT ME FAMILJET E TJERA TË FRASHËRIT
Një motër e Hasan Aliçkës ka qenë e martuar në familjen e Velibellinjve. Nga kjo martesë lindën dy djem. Njëri nga djemtë u shkëput dhe ndërtoi saraje përtej lumit në Vilë. Ky lindi 8 djem që u quajtën 8 pashallarët e Vilës (Ata u bënë pashallarë me rytbe)
Aliçkasit kishin miqësi edhe me familjet e tjera, si Dumellarët (mbiemër që i mbeti familjes së Ajaz Beut nga djali i tij i dytë (Durmishi), i cili jetoi shumë gjatë deri në kohën time kur isha e vogël, tregon Zymbyle Çoku. Durmishi vdiq i fundit nga fëmijët e Ajaz Beut me të cilët bënë krushqi. Po kështu bënin kushqi edhe me Velibellinjtë, me Kapollarët, me Kasollarët, me Laçenjtë etj
Me Sulejmanbellinjtë kishin marrëdhënie të ftohta
Çokollarët mbajtën miqësi dhe lidhën krushqi edhe me familje jashtë Frashërit, si me Mytevelinjtë e Korçës (Familje kjo që vinte nga Iljaz Bej Mirahori-themeluesi i Korçës, me familjen Begzade Bej Kostreci, me Jerollarët e Leskovikut, me Malukajt e Kolonjës, me ata të Zaloshnjës dhe kisha dëgjuar që një vajzë ishte dhënë në Poloskë të Devollit dhe një tjetër në Bilisht.
Nga ekspeditat e shumta, djegiet, shkatërrimet dhe nga ndjekjet nëpër burgje jashtë e brënda Shqipërisë, Çokllarët humbën pothuajse krejt pasuritë që kishin si dhe shtëpitë e kullat e tyre në Frashër. Kështu ata u mbështetën vetëm në nëpunësitë civile ose ushtarake që kishin.
Ymer Çoku tregonte se Tahir Çoku kishte qenë dervenaga i krahinës së Dangëllisë, Dëshnicës, Tomoricës dhe Skraparit, kurse i ati i Ymer Çokut, Shaban Çoku ishte major i kalorsisë shëtitëse . Ymer Çoku, (gjyshi i Agron Frashërit) tregonte se si Tahir Çoku, ashtu edhe pasardhësit e tij, si Shaban Çoku, i ati i tij, si oficer i lartë që ishte kontrollonte rrugët, i mbronte dhe furnizonte kaçakët, fshatarët e arratisur se nuk paguanin taksa dhe luftëtarët e lirisë duke i strehuar në kullat e tij në Frashër, duke u dhënë ushqim dhe të holla, duke i lajmëruar kur ndiqeshin nga reparte ushtarake turke. Nga marrëdheniet fisnore si dhe nga krushqitë që kishin me pasardhësit e Ajaz beut deri te Abdyli, Naimi e Samiu, ata mbanin lidhje të ngushta me lëvizjen kombëtare, vinin në dispozicion të saj gjithçka kishin.
Çokllarët ishin shumë arsimdashës. Ymer Çoku tregonte se i ati- Shabani, nuk ishte oficer pa shkollë, por kishte kryer një shkollë ushtarake në Manastir apo në Stamboll. Madje, ai thotë se Shaban Çoku dinte të shkruante edhe shqip, por nuk kujtonte në cilin alfabet. Vetë Ymeri kishte mbaruar qytetësen (ruzhdie apo idadrije), kurse, megjithse në kushte të vështira ekonomike, si nëpunës i vogël (gjymryka) dogane, ai kishte dërguar të tre djemtë e mëdhenj nëpër shkolla.
Xhaferi mbaroi Universitetin e Stambollit në Veterinari dhe vdiq një muaj pas mbarimit të studimeve i helmuar nga turqit, pasi nuk pranoi të qëndronte në Stamboll, por kërkoi të kthehej në Shqipëri
Fazlliu ndoqi Universitetin e Stambollit për Inxhinier Hidraulik dhe më vonë kreu edhe një kurs special të Shkencave Politike në Universitetin e Vjenës
Qazimi mbaroi gjimnazin dhe u regjistrua në Universitetin e Stambollit në Shkencat Ekonomike, por u detyrua të largohej për të filluar tregtinë që t’i vinte në ndihmë familjes.
Ymer Çoku e shkruante shqipen dhe lexonte librat e “Djemve të Stambollit“ (Abdylit, Naimit, Samiut e të tjerëve).
Ai kishte mësuar edhe të Shoqen, Xhevrien, të shkruante
Qemali, djali i katërt, pasi mbaroi qytetësen, kërkoi ta dërgonte në liceun Ushtarak të Manastirit. Ky nuk pranoi se donte të fillonte tregtinë bashkë më të vëllanë dhe për t’i shpëtuar detyrimit të të atit, u nis fshehur në Amerikë nga ku nuk u kthye. I ati Ymeri, nuk lejoi të përmendej emri i të birit të pabindur që pa shkollë “mbeti hamall udhëve të Amerikës”.
LIDHJET E ÇOKOLLARËVE ME LAÇENJTË
(Martesa Xhanfize Aliçka (Çoko) me Ibrahim Laçin)
Laçenjtë ishin edhe këta një familje e vjetër dhe e madhe. Bënë krushqi me Çokollarët. E bija e Tahir Çokut, Xhanfiseja (Çakja) u martua me Ibrahim Laçin (Frashërin).
Nga kjo martesë lindën:
1- BALLKËZJA, e cila u martua me Abdyl Frashërin dhe më vonë me Sami Frashërin
2- MEHMETI, i cili u martua me një vajzë nga Konica, pati 4 fëmijë:
a) Fatimen, e cila nuk u martua
b) Xhemalin, i martuar me Mihrinë, mbesën e Ismail Qemalit, s’patën fëmijë,
c) Ibrahimin, i martuar me Zyhra Selenicën, të bijën e Avdi Selenicës. Kanë fëmijë: Dionin të martuar me Dëshira Mezinin nga Gjirokastra, që kanë dy djem Gerontin dhe Ervinin, ka dhe një vajzë Dritën të martuar me Bestar Kongolin nga Elbasani që kanë një vajzë Irisin, martuar me Bujar Kripën nga Korça
d) Xhanfisenë, martuar me Shyqyri Bashën nga Tirana, nuk lanë fëmijë
3- XHAFERI, i cili u martua me një vajzë në Pojan dhe më vonë me një turke, ka lënë dy vajza nga martesa e dyti në Turqi
4- FUATI, i cili u martua me Qerimenë, bijë nga Velibellinjtë lanë dy djem: Qemalin, martuar me Leman Pronjon nga një familje çame dhe kanë lënë një djalë Fuatin dhe dy vajza: Qerimenë dhe Bulen, të dyja të martuara
5- SABRIU, i cili u martua me Devrijen, bijën e Mustafa Prvezës nga Ulqini, patën një djalë Xhezminë, vdiq i pamartuar, vajzën Ifikat, e martuar me Qazim Frashërin dhe kanë dy djem dhe një vajzë- Vajzën Mehpare martuar me Fazlli Frashërin e Sulejmanbellinjve (vdiqën pa fëmijë), djalin Ibrahim (vdiq i pamartuar) dhe vajzën Sadet Mero (Frashëri) nartuar me Sali Babani (Mero) nga Babani i Devollit
6- QAZIMI i cili vdiq i pamartuar
Djemtë e kësaj familjeje kanë qenë: një pjesë, (Mehmeti, Xhaferi, Sabriu) oficerë me grada të larta në ushtrinë turke.
Fuati merrej me drejtimin e pasurisë (ullishte, bahçe me portokalle, bagëti etj), kurse Qerimi ka qenë diplomat, konsull i Turqisë në Maltë dhe Madrid… dhe kanë patur lidhje të ngushta me lëvizjen kombëtare.
Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, Mehmeti (kolonel) doli në pension dhe u kthye në Shqipëri. Për këtë shkak qeveria turke ia preu pensionin dhe ai jetoi shumë i shtrënguar deri sa vdiq, rreth viteve 1916-1918.
Po kështu edhe Xhaferi, i cili ishte edhe ky kolonel, dhe pas pavarësisë së Shqiprisë nuk pranoi të shërbente më në ushtrinë turke.
Sabriu vdiq më 1916 në Izmir të Turqisë ku shërbente në ushtri ( nënkolonel) dhe i la amanet familjes që të kthehej në Shqipëri. E shoqja me tre vajzat dhe dy djmte që i kishte nxënës në shkollat ushtarake, braktisën pasurinë në Prevezë (zotërim i dajlanit të Nikopolisit), të cilin e sekuestroi qeveria greke me kusht që t’ia rikthente nëse do të pranonin të qendronin në Greqi. Familja nuk pranoi. Kjo pasuri e ka prejardhjen nga ulqinaku Kapedan Uruçi ( ose Uruç Kapedani), stërgjysh i së shoqes së Sabriut – Devrijes. Kapedan Uruçi ndihmoi me flotën e tij detare Ali Pashë Tepelenën për të pushtuar Prevezën dhe ky përveç të tjerave i dha si shpërblim Kapedanit zotërimin në pronësi të plotë të dajlanit Nikopolis.
Fakti që motra e tyre, Ballkëzi, ishte gruaja e Abdyl Frashërit dhe më vonë e Sami Frashërit, tregon se ata ishin pjesë aktive e lëvizjes patriotike. Abdyli, Samiu dhe Naimi i kishin baza të sigurta familjet e kunetërve në Janinë, Filipiadhë, Prevezë, Stamboll dhe Izmir dhe bashkëpunonin ngushtë, sidomos duke vënë në shfrytëzim pasuritë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe, për shpërndarjen e librave dhe të shtypit shqip, për pritje e përcjellje të luftatarëve të lirisë. Çerçiz e Bajo Topulli kanë patur bazën e tyre në Janinë, një nga shtëpitë e familjeve të djemëve të Ibrahimit Laçit (Frashëri).
(Tregojnë këto ngjarje nga jeta e djemëve të motrës së tyre Ballkëzit)
Para se të nisej për në Kongresin e Berlinit, Abdyli me të shoqen kaloi nëpër Janinë ku qëndroi te kunetërit. Patriarkana greke ngarkoi dhespotin e Janinës që të shkonte të takonte Abdylin dhe t’i propozonte që të hiqte dorë dorë nga kërkesa dhe lufta për bashkim… sidomos të Janinës në shtetin autonom shqiptar. Po të pranonte, Patriarkana i jepte Abdylit dy hejbe me florinj si shpërblim dhe mundësinë që të jetonte si zot i madh me nënshtetësi greke në një nga kryeqytetet e shteteve të Europës. Abdyli, për të matur më mirë dhe më me siguri gjendjen shpirtërore të së shoqes, Ballkëzitdhe të vëllezërve të saj i tha: “O Ballko, puna ime u pa, mbetëm rrugëve pa shtëpi e katandi. Kokën e kemi në torbë përditë. Shqipëria nuk u bëkërka dot se ka armiq të fortë. Ti s’ke parë një ditë të gëzuar veç ndjekje, bastisje dhe sharje. A nuk i japim fund kësaj pune? Pranojmë paratë e dhespotit dhe shkojmë e vendosemi në Paris ose Londër? Si thua? Kështu paska qënë e thënë nga Zoti! Ai e porositi gjithashtu, të mos e bënte fjalë me vëllezërit. Ballkëzin e mbyti ngashërimi, aty për aty, duke dëgjuar këto fjalë, doli jashtë nga dhoma dhe u kthye pas gjysëm ore.
“Dëgjo or zoti i shtëpisë, i tha të shoqit me zë të prerë. Unë kur të mora e dinja kush ishe dhe prindërit dhe vëllezërit e dinin ku më dhanë. Unë erdha nga një derë ku jetë e mot është folur shqip dhe se turpëroj atë deri në vdekje. Në bëfsh zotrote hyqëm e i pranon paratë e dhespotit, i hëngrësh hel e vrer dhe paç faqen e zezë e mua m’u thaftë barku që bëra fëmijë me ty. Shko e gjej ndonjë tjetër andej nga Europa…”.
Abdyli e dëgjoi me sy të përlotur, iu hodh menjëherë në qafë e i tha: “Unë me ty, e në qofshin gjithë
gratë tona si ti, bëj hyqëm për 6 dhe jo 5 vilajete. Kështu të kam njohur, kështu më dole edhe në të keq të punëve tona, dy hejbe me flori janë shumë për ne, por për të shitur shqipërinë nuk mjafton as floriri i gjithë botës. Të kam mbi krye e sipër…” As u bë fjalë për dhespotin dhe hejbet me flori të dhespotit, të cilin Abdyli e kishte përzënë që sapo kishte hapur gojën të bënte propozimin
Xhafer Frashëri ( kolonel), kur zemërohej me oficerët vartës turq, i shante e s’u linte gjë pa thënë në shqip. Bile mblidhte regjimentin e u thërriste: zuzarë, maskarenj, halldupër shall... Ndodhi që midis ushtarëve të ishin edhe dy kushërinj shqiptarë nga Shqipëria e mesme (kavajas apo krutianë). “E muarëm vesh çfarë the, zotërote bej efendi; afendëm, si bën emër, tua themi edhe këtyre të tjerëve në gjuhën e tyre që ta marrin vesh edhe këta shqipen tonë. Që atë ditë ai i mori si ordinanca besnike të dy ushtarët shqiptarë.
Fuat Frashëri qëndronte në Filipiadhë në pasurinë e tij. Ai kishte shumë influencë në Çamëri, Filipiadhë, Prevezë etj. Mbas luftës greko-turke, kur këto krahina kaluan nën sundimin grek, mbreti i greqisë Jorgoja e ftoi Fuatin për vizitë në pallatin e tij në Athinë për ta marrë me të mirë dhe për ta afruar të bashkëpunojë me të. Fuati e pranoi ftesën dhe u nis në Athinë i veshur me fustanellë shqiptarçe, pasi kështu rrinte gjithnjë i veshur. Duke pritur në paradhomë të hynte tek mbreti, një nga oborrtarët i tha: “Zotrote, bej, se paske të mirë terzinë, ta ka bërë shumë të gjatë këtë fustanellë evzonësh (evzonë janë ushtarë grek të gradës mbretërore)
E ke jangëllësh zotrote, terziu im ështëi zoti i kësaj pune se e ka të tijën fustanellën shqiptarçe dhe jo si e keni narrë ju dhe e keni shkurtuar gjer mbi bythë. Ka qenë më parë fustanella jonë e gjatë, pastaj e muarrët ju dhe e pretë. Kumashi i shkurtër nuk zgjatet dot kurrë. U bë shumë zhurmë në paradhomë dhe doli mbreti. Si e mori vesh muhabetin iu drejtua oborrtarit: E ke gabim, zoti gjeneral që kapesh meFuat Beun. Nuk ia del dot njeri këtij. Këtij nuk ia kanë dalë dot dy mbretër, jo ti. Urdhëro brenda, iu drejtua Fuatit, pa merremi vesh bashkë. Sa mund të bëhet fustanella e evzonëve e gjatë siç ka qënë, aq merremi vesh edhe ne o mbret, iu përgjigj Fuati. Po nejse, më ftove si mik dhe unë të ardhç, me kaq është boll
(Këto ngjarje i janë treguar Agron Frashërit nga e ëma Ifakat Frashëri, e cila ose i kishte dëgjuar nga halla e vet Ballkëzi, ose i kishte jetuar vetë me xhaxhallarët e saj Mehmetin, Xhaferin ose me Fuatin)
LIDHJET E TJERA TË ÇOKLLARËVE
Çokllarët mbanin lidhje edhe më familje ortodokse, që ishin me shumicë në Frashër, sidomos ata siguronin mbrojtjen e këtyre familjeve nga ndjekjet e turkut dhe të vendasve. Pasardhësit e Çokllarëve ruanin miqësi të ngushtë me ortodoksët, hynin dhe dilnin dendur të njëri-tjetri, shkëmbenin vizita dhe peshqeshe me raste festash fetare dhe dallimet fetare as që i merrnin fare parasysh dhe nuk i përfillnin fare para miqësisë. Ymer Çoku thoshte: “ Në Frashër qëmoti kemi të gjithë të fesë së Krishtit. Ne jemi kushërinj me familjen e Thanas Frshërit, këtë e kam dëgjuar nga goja e merhum babait.
Në Frashër ka qenë një Teqe e madhe e Bektashinjve. Në atë kohë ajo ishte çerdhe e lëvizjes patriotike. Aty rilindasit e mëdhenj kishin një nga bazat më të hershme dhe më të forta të krahinave të Jugut. Banorët kishin një respekt të madh për Teqenë, sidomos për një nga themeluesit e saj, Nasibiun (baba), për baba Bektashin dhe më vonë për baba Alushin që ishte një patriot i flaktë. Por, në përgjithësi frashërllinjtë praktikonin një besim me toelrancë të madhe fetare. Në Teqe hynin dhe dilnin si miq të saj shumë ortodoksë, nga jashtë ose edhe familje ortodokse të Frashërit. Ymer Çoku thoshte se kishte shumë ortodoksë që ishin bërë myhypë (kishin marrë dorë në fenë bektashiane dhe kjo për shkaqe patriotike) Ishte zakon që djemtë e familjeve të Frashërit të quheshin “Djemtë e Teqesë“, pavarësisht nëse ishin ose jo bektashinj. Fshtarët e nderonin Teqenë më shumë si qendër patriotike se sa si qendër fetare.
Dhe kur feja ose fetarë t kësaj Teqeje i kundërviheshin kësaj lëvizjeje, atëherë fshati i dënonte rëndë. Tregojnë për një dervish, Dautin (kryedervish), i cili mbante lidhje me autoritete turke të vilajetit dhe shpesh informonte për çka ndodhte në Teqe, kur u zbulua kërkuan nga baba Alushi që ta dëbonte dervishin: Ti këndojmë taberanë, ta vëmë në dhe të gjallë
VJERASHA DHE BEJTE QË KËNDOHESHIN NË FRASHËR
Për të satirizuar me fodullëkun e Vilakëve dhe Sulejmanbellinjve që ishin të ardhur në Frashër shumë kohë pas Çokllarëve:
Sulemanbellinj e Vilakë
Thonë se jemi oxhakë
Por ata janë varfanjakë
Të rritur në Stanimakë
Kanë lëruar deri më dje
Për të mburrur forcën e Çokllarëve në ahengje e pije dhe për të mos përfillur fenë:
Ku di çoku ç’të bën Bajrami
Ku di çoku ç’të bën Kurbani
Merr gjysmën e hedh në furë
Gjysmën tjetër e ble verë
Të pihesh të bëhesh burrë
Të kesh nder ndër të tjerë
Për të satirizuar ndonjë gjest vjedhjeje bagëtish:
Viçi i Panollarëve
Në kusi të Çokllarëve
- Unë të thashë more viç
Ndër Çokllarë mos gjezdis,
- Ti më the dhe unë dëgjova
Më genjëu Çalua me kashtë,
Fërc e fërc më nxori jashtë
(Çalua ishte xhaxhai i Ymerit, çalonte nga një këmbë)
Për të portretizuar fisin e Laçenjve, që thoshin se ishin nikoqirë të mirë dhe një prej fisit të tyre ishte shumë i madh nga trupi
Ky Laçi, ky bark derri
Për të ngrënë ngordhi si qeni
Mbaj mend gjithashtu një strofë të një bejteje që këndonte Ymer Çoku për Ali Pashë Tepelenën, të cilën, siç thoshte, e kishte dëgjuar nga gyshi dhe i ati. Kur Ali Pasha u nis për të shkuar në Manastir, Frashëri në krye të Dangëllisë nuk i lejoi ushtritë e vezirit të Janinës të kalonin nëpërmjet krahinës së tyre nga ku e kishin rrugën më të shkurtër, por i detyruan të ngjiteshin lumit të Vjosës, të ktheheshin nga Leskoviku, mbrapa Gramozit të dilnin në Devoll, ku rrethuan Bozhigradin dhe prej andej të mëbrrinin në Manastir e më tutje (këtë fakt të fundit e përmend edhe Pukvili)
Ali Pashë Tepelena
Seç lufton ndër bedena
Po këtej bedena s’ka
Është vendi fukara
Me hanxhar e me dogra

Nga 
Vepror Hasani