GJENEALOGJIA E BUTKAJVE (Sipas kujtimeve të Hysen Butkës)
Sipas shënimeve që bën Lumo
Skendo (Mid’hat Frashëri) në librin “Jetshkrimi i Naimit”, thotë: “Kur erdhën
në Frashër stërgjyshërit e Naimit më 1650, gjetën si shtëpi të parë Aliçkas të
Frashërit, paraardhësit e Sali Butkës
I pari që erdhi nga fisi Aliçkas
të Frashërit në Butkë qe gjyshi i Saliut, Elmas Zaimi. Ky gjysh i Saliut solli
me vetë vëllain e tij Orhanin dhe dy kushërinjtë Belulin dhe Hasanin
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I ELMAZ ZAIMIT ose I SALI
BUTKËS
Nga Orhani nuk pati asnjë
trashëgimtar
Nga Elmazi lindën: Fetahu dhe Abdullahu
Nga Fetahu lindën: Saliu, Selmani, Myftari dhe Rizaj, i cili vdiq i ri
Nga Vëllai i Fetahut, Abdullahu, lindën: Qazimi, dhe Musai
Nga Elmazi lindën: Fetahu dhe Abdullahu
Nga Fetahu lindën: Saliu, Selmani, Myftari dhe Rizaj, i cili vdiq i ri
Nga Vëllai i Fetahut, Abdullahu, lindën: Qazimi, dhe Musai
Nga Saliu lindën: Iljazi, Qenami,
Ganiu, Muharremi, Safeti dhe Xhaferi.
Nga Selmani lindën: Fetahu, Qemali, dhe Seloja, i cili vdiq i ri udhëve të Vlorës
Nga Myftari lindën: Rizai dhe Skënderi, i cili, edhe ai, vdiq udhëve të Vlorës
Nga Qazimi linden: Hyseni, Hajdari, Abdullahu dhe Aliu; dy të fundit vdiqën në Vlorë
Nga Musai lindi Shefqeti
Nga Selmani lindën: Fetahu, Qemali, dhe Seloja, i cili vdiq i ri udhëve të Vlorës
Nga Myftari lindën: Rizai dhe Skënderi, i cili, edhe ai, vdiq udhëve të Vlorës
Nga Qazimi linden: Hyseni, Hajdari, Abdullahu dhe Aliu; dy të fundit vdiqën në Vlorë
Nga Musai lindi Shefqeti
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I DY VËLLEZËRVE BELUL DHE
HASAN BUTKA
(Ose fisi - HASANAS - i sotëm)
(Ose fisi - HASANAS - i sotëm)
KUJTOJMË: I pari që erdhi nga
fisi Aliçkas të Frashërit në Butkë qe gjyshi i Saliut, Elmas Zaimi. Ky gjysh i
Saliut solli me vetë vëllain e tij Orhanin dhe dy kushërinjtë Belulin dhe
Hasanin
Për Hasanin, Hysen Butka në
kujtimet e tij shkruan shkruan shumë shkurt: “Nga fisi i Hasanit, disa vjet më
parë jetonin Qerimi, Fetiu, Tefiku dhe Fehimi, por nga të parët tanë dimë më
shumë se kaq:
Hasani dhe Beluli ishin vëllëzër, fëmijë të Aliut.
Hasani pati tre fëmijë: Ahmetin, Sejfullanë dhe Demirin.
Ahmeti la Fetiiun, Qerimin dhe Eminenë
Sejfullahu (Selfoja) la një djalë, Tefikun
dhe Demiri vetëm një djalë, Fehimin.
Hasani dhe Beluli ishin vëllëzër, fëmijë të Aliut.
Hasani pati tre fëmijë: Ahmetin, Sejfullanë dhe Demirin.
Ahmeti la Fetiiun, Qerimin dhe Eminenë
Sejfullahu (Selfoja) la një djalë, Tefikun
dhe Demiri vetëm një djalë, Fehimin.
Nga Qerimi lindën: Veliu, Irfani,
Qaniu, Ferideja, Fuati dhe Gaziu
Nga Fetiu lindën Ahmeti, Aliu, Arzikoja, Fatmira, Emineja, Shazija, Hania
Nga Tefiku lindën Hajrullai 1924, Sejfulla, Haxhiu, Sulejmani dhe Iqmetja (Kimetja)
Nga Fehimi lindën Demiri dhe Drita
Shënim. Ky fis janë HASANASIT e sotëm në BUTKË të cilët rrjedhin nga ALI ÇOKU
Nga Fetiu lindën Ahmeti, Aliu, Arzikoja, Fatmira, Emineja, Shazija, Hania
Nga Tefiku lindën Hajrullai 1924, Sejfulla, Haxhiu, Sulejmani dhe Iqmetja (Kimetja)
Nga Fehimi lindën Demiri dhe Drita
Shënim. Ky fis janë HASANASIT e sotëm në BUTKË të cilët rrjedhin nga ALI ÇOKU
Nga Beluli erdhi vetëm Zeneli, i
cili la Ibrahimin dhe Pashon
Pashoja nuk la trashëgimtarë
Ibrahimi la Saminë, Petritin dhe Xhaferin.
Xhaferi nuk la pasardhës.
"Zeneli, djali i Belulit, kish kohë më parë që shkonte poshtë e lart Çamëri e Kolonjë. Ai merrej me vllehët, të cilët i nxirrte Çamëria për në malet e Kolonjës. Për atë guxim u thirr n'ato anë Zenel Butka. BUTKA NGA AI DËGJOHET PËR TË PARËN HERË.
Pashoja nuk la trashëgimtarë
Ibrahimi la Saminë, Petritin dhe Xhaferin.
Xhaferi nuk la pasardhës.
"Zeneli, djali i Belulit, kish kohë më parë që shkonte poshtë e lart Çamëri e Kolonjë. Ai merrej me vllehët, të cilët i nxirrte Çamëria për në malet e Kolonjës. Për atë guxim u thirr n'ato anë Zenel Butka. BUTKA NGA AI DËGJOHET PËR TË PARËN HERË.
"Më vonë, si u rrit Qazimi,
shkonte me Zenelin në Çamëri. Pasi vdiq Zeneli, i mbeti Qazimit ajo punë, të
cilit iu hap emrri shumë. Sa vinte po mbusheshin malet e Kolonjës me gjë të
gjallë. Malet, në fillim, shiteshin me bulmet (gjalpë e djathë) se s'kishte
tregtarë (baxhoxhinjë), që të blinin e ta punonin qumështin. Por më vonë, në
periudhën e Qazimit dolën tregtarë që blinin qumështin dhe ashtu zunë e
shiteshin mallet me të holla. Dikush mund të thotë pse ata vllehë vallë s'mund
të vinin vetë poshtë e lartë? Shpjegim: Sepse në ato kohëra çdo anë kishte
hajdutë e të arratisur që vrisnin e rripnin njerëzinë. Qazimi mori një nam aq
sa dhe të tjerët thsoshin: JEMI TË BUTKËS”, pasi kështu u shpëtonin rjepjeve
dhe plaçkitjeve.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
NDËRKOHË NË FISIN E SALI
BUTKËS...
"Sali Butka, sipas thënies
së tij, lindi në Butkë të Kolonjës më 1852. Kur ish i vogël nuk pati fatin të
vazhdonte shkollën, vetëm kur ishte 12-13 vjeç mësoi alfabetin grek nga i ati.
Babai i Saliut ishte bujk dhe s’kishte kohë të mësonte, andaj Saliu u mundua
vetë e duke pyetur shokët e zgjeroi mësimin dhe filloi të shkruante greqisht,
dhe mësoi ta shkruante bukur. Në fillim shkruante vetëm emra, më vonë filloi të
shkruante fjalë dhe këngë trimërie. Gjatë kohës që mësoi të shkruante greqisht,
kuptoi një gjë me rëndësi që shkronjat greke nuk ishin të afta për të shkruar
gjuhën shqipe"
“Saliu mbeti si zot shtëpie. Miq
kishte shumë dhe kohë pas kohe po i shtoheshin e sidomos ata të çështjes
patrotike. Nga ana tjetër Selmani, Musai e të tjerët si edhe punëtorët e tyre
zhvilluan një bujqësi të shquar. Mbasi puna e kësaj shtëpie po shkonte mbarë,
miqt’ i kishin zili e armiqtë nakar! Njëri nga armiqtë më të njohur të kësaj
shtëpie, të cilit iu bë halë në sy, që Dajlan bej Qafëzezi. Ai bashkë me
njerëzit e tij vuri tërë fuqinë që të atë shtëpi me çdo mënyrë si me të
arrestuar, me shpifje pranë qeverisë tturke e të tjera. Për ato arsye, Butjakt
ishin të detyruar të gjendeshin gjithnjë të armatosur".
"Kur shkonin, për shembull,
për të punuar tokën, nisnin më parë me pendët djemt e paguar, të cilët shkonin
në vendin e punës; ndërsa Selmani, Musai, Myftari, niprit e tjerë e miqtë e
tyre shkonin një nga një brigjeve ose kodrave derisa arrinin në vendin e
caktuar të punës. Kur fillonin punën, njërin prej tyre, do ta linin në një
kodër të ruante ata që punonin. Këto tregime e kanë burimin te vetë Sali Butka
dhe ata të cilëte kanë bashkëjetuar…”
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I HASANASVE
(Sipas studiuesit Alfred Frasheri)
(Sipas studiuesit Alfred Frasheri)
Një nga të parët e Aliçkasve për
të cilin dihet diçka është Hasan Alicka, i cili duhet të ketë jetuar rreth
dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XIII në Frashër.
Thuhet se ishte pasardhës
i një familje të madhe me shumë djem, vendas në Frashër prej shumë vitesh
përpara. Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh
herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk
pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa.
Në kazanë e
Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte:
“Ku pyet Hasan Aliçka për halldupin!” ose “Qyqe moj qyqe, si këndon e s’ke
frikë nga Hasan Aliçka”.
Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë, Hasani u dënua me vdekje. Sulltani
lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij.
VJERSHA DHE BEJTE QË KËNDOHESHIN
NË FRASHËR NGA PASARDHES TË HASANIT TE PARË
Për të satirizuar me fodullëkun e
Vilakëve dhe Sulejmanbellinjve që ishin të ardhur në Frashër shumë kohë pas
Çokllarëve:
Sulemanbellinj e Vilakë
Thonë se jemi oxhakë
Por ata janë
varfanjakë
Të rritur në
Stanimakë
Kanë lëruar deri më
dje
Për të mburrur forcën e
Çokllarëve në ahengje e pije dhe për të mos përfillur fenë:
Ku di çoku ç’të bën Bajrami
Ku di çoku ç’të bën Kurbani
Merr gjysmën e hedh
në furë
Gjysmën tjetër e
ble verë
Të pihesh të bëhesh
burrë
Të kesh nder ndër
të tjerë
Për të satirizuar ndonjë gjest
vjedhjeje bagëtish:
Viçi i Panollarëve
Në kusi të Çokllarëve
- Unë të thashë more viç
Ndër Çokllarë mos gjezdis,
- Ti më the dhe unë dëgjova
Më genjëu Çalua me kashtë,
Fërc e fërc më nxori jashtë
(Çalua ishte xhaxhai i Ymerit, çalonte nga një këmbë)
Për të portretizuar fisin e
Laçenjve, që thoshin se ishin nikoqirë të mirë dhe një prej fisit të tyre ishte
shumë i madh nga trupi
Ky Laçi, ky bark derri
Për të ngrënë ngordhi si qeni
Mbaj mend gjithashtu një strofë
të një bejteje që këndonte Ymer Çoku për Ali Pashë Tepelenën, të cilën, siç
thoshte, e kishte dëgjuar nga gyshi dhe i ati. Kur Ali Pasha u nis për të
shkuar në Manastir, Frashëri në krye të Dangëllisë nuk i lejoi ushtritë e
vezirit të Janinës të kalonin nëpërmjet krahinës së tyre nga ku e kishin rrugën
më të shkurtër, por i detyruan të ngjiteshin lumit të Vjosës, të ktheheshin nga
Leskoviku, mbrapa Gramozit të dilnin në Devoll, ku rrethuan Bozhigradin dhe
prej andej të mëbrrinin në Manastir e më tutje (këtë fakt të fundit e përmend
edhe Pukvili)
Ali Pashë Tepelena
Seç lufton ndër bedena
Po këtej bedena s’ka
Është vendi fukara
Me hanxhar e me dogra
Shpjegim: Fisi i Hasanit ishte i
madh për këtë arsye i thërrisnin "Cokollarë", sepse në turqisht fjala
"çoko" do të thotë "shumë".
(Pra: Aliçoko ~ Aliçka).
(Pra: Aliçoko ~ Aliçka).
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx Vijon … … …………..
Nga Vepror Hasani.
No comments:
Post a Comment