Showing posts with label Historiku i familjeve "Hasanas" Butkë. Show all posts
Showing posts with label Historiku i familjeve "Hasanas" Butkë. Show all posts

Saturday, January 19, 2019

GJENEALOGJIA E BUTKAJVE

GJENEALOGJIA E BUTKAJVE (Sipas kujtimeve të Hysen Butkës)
Sipas shënimeve që bën Lumo Skendo (Mid’hat Frashëri) në librin “Jetshkrimi i Naimit”, thotë: “Kur erdhën në Frashër stërgjyshërit e Naimit më 1650, gjetën si shtëpi të parë Aliçkas të Frashërit, paraardhësit e Sali Butkës
I pari që erdhi nga fisi Aliçkas të Frashërit në Butkë qe gjyshi i Saliut, Elmas Zaimi. Ky gjysh i Saliut solli me vetë vëllain e tij Orhanin dhe dy kushërinjtë Belulin dhe Hasanin
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I ELMAZ ZAIMIT ose I SALI BUTKËS
Nga Orhani nuk pati asnjë trashëgimtar
Nga Elmazi lindën: Fetahu dhe Abdullahu
Nga Fetahu lindën: Saliu, Selmani, Myftari dhe Rizaj, i cili vdiq i ri
Nga Vëllai i Fetahut, Abdullahu, lindën: Qazimi, dhe Musai
Nga Saliu lindën: Iljazi, Qenami, Ganiu, Muharremi, Safeti dhe Xhaferi.
Nga Selmani lindën: Fetahu, Qemali, dhe Seloja, i cili vdiq i ri udhëve të Vlorës
Nga Myftari lindën: Rizai dhe Skënderi, i cili, edhe ai, vdiq udhëve të Vlorës
Nga Qazimi linden: Hyseni, Hajdari, Abdullahu dhe Aliu; dy të fundit vdiqën në Vlorë
Nga Musai lindi Shefqeti
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I DY VËLLEZËRVE BELUL DHE HASAN BUTKA
(Ose fisi - HASANAS - i sotëm)
KUJTOJMË: I pari që erdhi nga fisi Aliçkas të Frashërit në Butkë qe gjyshi i Saliut, Elmas Zaimi. Ky gjysh i Saliut solli me vetë vëllain e tij Orhanin dhe dy kushërinjtë Belulin dhe Hasanin
Për Hasanin, Hysen Butka në kujtimet e tij shkruan shkruan shumë shkurt: “Nga fisi i Hasanit, disa vjet më parë jetonin Qerimi, Fetiu, Tefiku dhe Fehimi, por nga të parët tanë dimë më shumë se kaq:
Hasani dhe Beluli ishin vëllëzër, fëmijë të Aliut.
Hasani pati tre fëmijë: Ahmetin, Sejfullanë dhe Demirin.
Ahmeti la Fetiiun, Qerimin dhe Eminenë
Sejfullahu (Selfoja) la një djalë, Tefikun
dhe Demiri vetëm një djalë, Fehimin.
Nga Qerimi lindën: Veliu, Irfani, Qaniu, Ferideja, Fuati dhe Gaziu
Nga Fetiu lindën Ahmeti, Aliu, Arzikoja, Fatmira, Emineja, Shazija, Hania 
Nga Tefiku lindën Hajrullai 1924, Sejfulla, Haxhiu, Sulejmani dhe Iqmetja (Kimetja)
Nga Fehimi lindën Demiri dhe Drita
Shënim. Ky fis janë HASANASIT e sotëm në BUTKË të cilët rrjedhin nga ALI ÇOKU
Nga Beluli erdhi vetëm Zeneli, i cili la Ibrahimin dhe Pashon
Pashoja nuk la trashëgimtarë
Ibrahimi la Saminë, Petritin dhe Xhaferin.
Xhaferi nuk la pasardhës
.

"Zeneli, djali i Belulit, kish kohë më parë që shkonte poshtë e lart Çamëri e Kolonjë. Ai merrej me vllehët, të cilët i nxirrte Çamëria për në malet e Kolonjës. Për atë guxim u thirr n'ato anë Zenel Butka. BUTKA NGA AI DËGJOHET PËR TË PARËN HERË.
"Më vonë, si u rrit Qazimi, shkonte me Zenelin në Çamëri. Pasi vdiq Zeneli, i mbeti Qazimit ajo punë, të cilit iu hap emrri shumë. Sa vinte po mbusheshin malet e Kolonjës me gjë të gjallë. Malet, në fillim, shiteshin me bulmet (gjalpë e djathë) se s'kishte tregtarë (baxhoxhinjë), që të blinin e ta punonin qumështin. Por më vonë, në periudhën e Qazimit dolën tregtarë që blinin qumështin dhe ashtu zunë e shiteshin mallet me të holla. Dikush mund të thotë pse ata vllehë vallë s'mund të vinin vetë poshtë e lartë? Shpjegim: Sepse në ato kohëra çdo anë kishte hajdutë e të arratisur që vrisnin e rripnin njerëzinë. Qazimi mori një nam aq sa dhe të tjerët thsoshin: JEMI TË BUTKËS”, pasi kështu u shpëtonin rjepjeve dhe plaçkitjeve.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
NDËRKOHË NË FISIN E SALI BUTKËS...
"Sali Butka, sipas thënies së tij, lindi në Butkë të Kolonjës më 1852. Kur ish i vogël nuk pati fatin të vazhdonte shkollën, vetëm kur ishte 12-13 vjeç mësoi alfabetin grek nga i ati. Babai i Saliut ishte bujk dhe s’kishte kohë të mësonte, andaj Saliu u mundua vetë e duke pyetur shokët e zgjeroi mësimin dhe filloi të shkruante greqisht, dhe mësoi ta shkruante bukur. Në fillim shkruante vetëm emra, më vonë filloi të shkruante fjalë dhe këngë trimërie. Gjatë kohës që mësoi të shkruante greqisht, kuptoi një gjë me rëndësi që shkronjat greke nuk ishin të afta për të shkruar gjuhën shqipe"
“Saliu mbeti si zot shtëpie. Miq kishte shumë dhe kohë pas kohe po i shtoheshin e sidomos ata të çështjes patrotike. Nga ana tjetër Selmani, Musai e të tjerët si edhe punëtorët e tyre zhvilluan një bujqësi të shquar. Mbasi puna e kësaj shtëpie po shkonte mbarë, miqt’ i kishin zili e armiqtë nakar! Njëri nga armiqtë më të njohur të kësaj shtëpie, të cilit iu bë halë në sy, që Dajlan bej Qafëzezi. Ai bashkë me njerëzit e tij vuri tërë fuqinë që të atë shtëpi me çdo mënyrë si me të arrestuar, me shpifje pranë qeverisë tturke e të tjera. Për ato arsye, Butjakt ishin të detyruar të gjendeshin gjithnjë të armatosur".
"Kur shkonin, për shembull, për të punuar tokën, nisnin më parë me pendët djemt e paguar, të cilët shkonin në vendin e punës; ndërsa Selmani, Musai, Myftari, niprit e tjerë e miqtë e tyre shkonin një nga një brigjeve ose kodrave derisa arrinin në vendin e caktuar të punës. Kur fillonin punën, njërin prej tyre, do ta linin në një kodër të ruante ata që punonin. Këto tregime e kanë burimin te vetë Sali Butka dhe ata të cilëte kanë bashkëjetuar…”
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
FISI I HASANASVE
(Sipas studiuesit Alfred Frasheri)
Një nga të parët e Aliçkasve për të cilin dihet diçka është Hasan Alicka, i cili duhet të ketë jetuar rreth dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XIII në Frashër. 
Thuhet se ishte pasardhës i një familje të madhe me shumë djem, vendas në Frashër prej shumë vitesh përpara. Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa. 
Në kazanë e Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte: “Ku pyet Hasan Aliçka për halldupin!” ose “Qyqe moj qyqe, si këndon e s’ke frikë nga Hasan Aliçka”. 

Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë, Hasani u dënua me vdekje. Sulltani lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij.
VJERSHA DHE BEJTE QË KËNDOHESHIN NË FRASHËR NGA PASARDHES TË HASANIT TE PARË
Për të satirizuar me fodullëkun e Vilakëve dhe Sulejmanbellinjve që ishin të ardhur në Frashër shumë kohë pas Çokllarëve:
Sulemanbellinj e Vilakë
Thonë se jemi oxhakë
Por ata janë varfanjakë
Të rritur në Stanimakë

Kanë lëruar deri më dje

Për të mburrur forcën e Çokllarëve në ahengje e pije dhe për të mos përfillur fenë:
Ku di çoku ç’të bën Bajrami
Ku di çoku ç’të bën Kurbani
Merr gjysmën e hedh në furë
Gjysmën tjetër e ble verë
Të pihesh të bëhesh burrë

Të kesh nder ndër të tjerë
Për të satirizuar ndonjë gjest vjedhjeje bagëtish:
Viçi i Panollarëve
Në kusi të Çokllarëve
- Unë të thashë more viç
Ndër Çokllarë mos gjezdis,
- Ti më the dhe unë dëgjova
Më genjëu Çalua me kashtë,

Fërc e fërc më nxori jashtë
(Çalua ishte xhaxhai i Ymerit, çalonte nga një këmbë)

Për të portretizuar fisin e Laçenjve, që thoshin se ishin nikoqirë të mirë dhe një prej fisit të tyre ishte shumë i madh nga trupi
Ky Laçi, ky bark derri

Për të ngrënë ngordhi si qeni

Mbaj mend gjithashtu një strofë të një bejteje që këndonte Ymer Çoku për Ali Pashë Tepelenën, të cilën, siç thoshte, e kishte dëgjuar nga gyshi dhe i ati. Kur Ali Pasha u nis për të shkuar në Manastir, Frashëri në krye të Dangëllisë nuk i lejoi ushtritë e vezirit të Janinës të kalonin nëpërmjet krahinës së tyre nga ku e kishin rrugën më të shkurtër, por i detyruan të ngjiteshin lumit të Vjosës, të ktheheshin nga Leskoviku, mbrapa Gramozit të dilnin në Devoll, ku rrethuan Bozhigradin dhe prej andej të mëbrrinin në Manastir e më tutje (këtë fakt të fundit e përmend edhe Pukvili)
Ali Pashë Tepelena
Seç lufton ndër bedena
Po këtej bedena s’ka
Është vendi fukara

Me hanxhar e me dogra

Shpjegim: Fisi i Hasanit ishte i madh për këtë arsye i thërrisnin "Cokollarë", sepse në turqisht fjala "çoko" do të thotë "shumë".
(Pra: Aliçoko ~ Aliçka).
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx   Vijon … … …………..

Nga Vepror Hasani.


Saturday, April 8, 2017

BUTKA: FISI I HASANASVE (ALIÇKA) SIPAS STUDIUESVE ALFRED DHE NEKI FRASHERI (Frasheri në Historinë e Shqipërisë)

BUTKA: FISI I HASANASVE (ALIÇKA) SIPAS STUDIUESVE ALFRED DHE NEKI FRASHERI 
(Frasheri në Historinë e Shqipërisë)


FISI I ALIÇKO – HASANASVE 
(Sipas studiuesit Alfred Frasheri)
 Një nga të parët e Aliçkasve për të cilin dihet diçka është Hasan Alicka, i cili duhet të ketë jetuar rreth dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XIII në Frashër. Thuhet se ishte pasardhës i një familje të madhe me shumë djem, vendas në Frashër prej shumë vitesh përpara. Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa. Në kazanë e Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte: “Ku pyet Hasan Aliçka për halldupin!” ose “Qyqe moj qyqe, si këndon e s’ke frikë nga Hasan Aliçka”. Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë u dënua me vdekje. Sulltani lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij.

KRUSHQITË E HASAN ALIÇKËS (ÇOKOLLARËT)
Çokollarët (Aliçkat) kanë patur krushqi me Velibellinjtë, me Kapollarët, me Kasollarët, me Laçenjtë, me Mytevelinjtë e Korçës, me familjen e Begzade bej Kostrecit, me Jerollarët e Leskovikut, me Malukajt e Kolonjës, me familjen  e Mahmud Zaloshnja, me Poloskën e Devollit me një fis tjetër në Bilisht dhe me fisin e Sali Babanit (Mero) në Baban të Devollit

HASAN ALIÇKA (ÇOKU)
Dihet që ka patur një motër, e cila u martua në familjen e Velibellinjve. Nga kjo martesë lindën dy djem. Njeri prej tyre u shkëput dhe ndërtoi saraje përtej lumit në vilë. Ky lindi 8 djem të cilët u quajtën 8 pashallarët e Vilës (me ferman të Sulltanit).

FAMILJA E HASAN ALIÇKËS (ÇOKU)
(Mbiemri Çoku në turqisht ka kuptimin (shumë) fis i madh
Nuk dihen emrat e fëmijëve të Hasanit
Dihet që Hasani ka patur tre nipër
1- Tahir  Çokun
2-  (nuk dimë emrin) ???
3-  (nuk dimë emrin) ???

TAHIRI- NIPI I PARË I HASANIT, U MARTUA ME HAVANË, BIJËN E AJAZ BEUT
(Tahir Çoku ishte Derven aga i krahinës së  Dangëllisë, Dëshnicës, Tomorricës dhe Skraparit.)
Nga martesa me Havanë  pati 5 vajza:
E para, Xhanfiseja (Çakja) u martua me Ibrahim Laçin (Frashëri).
E dyta, u martua në fisin e Malukave në Kolonjë
E treta, u martua në fisin e Jerollarëve në Leskovik
E katërta, nuk e dimë saktësisht, thuhet që është martuar në Poloskë
E pesta, nuk e dimë saktësisht, thuhet që ka qenë e martuar në Bilisht

Shënim: Nga  martesa (Xhanfise – Ibrahim) lindi Ballkëzja, e cila u martua me Abdyl Frashërin dhe më vonë (pas vdekjes së Abdylit) u martua me Sami Frashërin 

EMRAT E DY NIPËRVE TË TJERË TË HASANIT NUK DIHEN
Ata lanë këta fëmijë:
I pari, la një djalë, Shabanin dhe një vajzë
I dyti la tre djem: Ismailin, Fejzon,  Mehmetin dhe një vajzë- Refikon

PASARDHËSIT E NIPIT TË DYTË TË HASANIT ISHIN:
Shaban Çoku ishte major i kalorsisë shëtitëse, la një djalë me emrin Ymer Çoku.
Ymeri Çoku u martua me Xhevrien, la katër djem:
1- Xhafer Çokun - nuk pati fëmijë, sepse pas përfundimit të studimeve në Stamboll për veterinari, u helmua nga Turqit 
2- Fazlli Çokun -  nuk la fëmijë, ishte i pamartuar,  Fillimisht studioi për inxhinier hidraulik në Stamboll e më pas për shkencat politike në Vjenë
3- Qazim Çokun (Frashërin) -  nisi studimet në Stamboll për shkencat ekonomike, por i ndërpreu më pas. U martua me Ifikat Laçin, la  2 djem dhe nje vajzë: Agronin, Hektorin dhe Zhuljetën
4- Qemal Çoku, Frashëri, emigroi më 1912 në SHBA dhe nuk u kthye më, ka lënë dy djem. (Nuk dimë emrat e tyre)
(Nga fundi i shekullit të XX, fëmijët e Ymer Çokut morën mbiemrin Frashëri, kurse vetë ymeri mbajti mbiemrin e tij derisa vdiq në moshën 107-vjeçare në vitin 1942)

E motra e Shaban Çokut la një vajzë, Xhaçkën, e cila la gjithashtu një vajzë, Himçon, e martuar në Zaloshnjë në familjen e Mahmut Zaloshnjës

PASARDHËSIT E NIPIT TË TRETË TË HASANIT ISHIN:
Ai la 3 djem: Ismailin, Fejzon dhe Mehmetin dhe 1 vajzë, Refikon
Ismail Çoku la tre djem dhe një vajzë:
1- Ali Çokun
2- Qamil Çokun
3- Myrteza Çokun
4- Refiko Çoku ( e ringjallur)
Nga këta:
a) Ali Çoku la 1 djalë, Kasëm Çokun (Frashëri) dhe 2 vajza Lutfijen, e cila la një vajzë me emrin Mynyre dhe  Zymbylen, e cila është nëna e Ali Nazarit
b) Fejzo la një djalë Hysen Çokun
c) Mehmeti nuk la fëmijë 

LIDHJET E ÇOKOLLARËVE ME LAÇENJTË
(Martesa Xhanfise Aliçka (Çoko) me Ibrahim Laçin)

Laçenjtë ishin edhe këta një familje e vjetër dhe e madhe. Bënë krushqi me Çokollarët. E bija e Tahir Çokut, Xhanfiseja (Çakja) u martua me Ibrahim Laçin (Frashërin).
Nga kjo martesë lindën:
1- Ballkëzja, e cila u martua me Abdyl Frashërin dhe më vonë me Sami Frashërin
2- Mehmeti, i cili u martua me një vajzë nga Konica, pati 4 fëmijë:
a) Fatimen, e cila nuk u martua
b) Xhemalin, i martuar me Mihrinë, mbesën e Ismail Qemalit, s’patën fëmijë,
c) Ibrahimin, i martuar me Zyhra Selenicën, të bijën e Avdi Selenicës. Kanë fëmijë: Dionin të martuar me Dëshira Mezinin nga Gjirokastra, që kanë dy djem Gerontin dhe Ervinin, ka dhe një vajzë Dritën të martuar me Bestar Kongolin nga Elbasani që kanë një vajzë Irisin, martuar me Bujar Kripën nga Korça
d) Xhanfisenë, martuar me Shyqyri Bashën nga Tirana, nuk lanë fëmijë
3- Xhaferi, i  cili u martua me një vajzë në Pojan dhe më vonë me një turke, ka lënë dy vajza nga martesa e dyti në Turqi
4- Fuati, i cili u martua me Qerimenë, bijë nga Velibellinjtë lanë dy djem: Qemalin, martuar me Leman Pronjon nga një familje çame dhe kanë lënë një djalë Fuatin dhe dy vajza:  Qerimenë dhe Bulen, të dyja të martuara
5- Sabriu, i cili u martua me Devrijen, bijën e Mustafa Prvezës nga Ulqini, patën një djalë Xhezmi, vdiq i pamartuar, vajzën Ifikat, e martuar me Qazim Frashërin dhe kanë dy djem dhe një vajzë- Vajzën Mehpare martuar me Fazlli Frashërin e Sulejmanbellinjve (vdiqën pa fëmijë), djalin Ibrahim (vdiq i pamartuar) dhe vajzën Sadet Mero (Frashëri) nartuar me Sali Babani (Mero) nga Babani i Devollit
6- Qazimi, i cili vdiq i pamartuar


PASARDHËSIT NGA MARTESA ABDYL FRASHËRI- BALLKËZE
Patën 2 fëmijë:
1- Mit’hat bej Frashëri, nuk u martua
2- Emine Frashëri, e cila u martua me Kareman Vrionin dhe la 3 vajza:
a) Selmanë, martuar me Tajar Zavalanin
b) Lilinë, martuar me Shaban Toptanin
c) Lulinë, martuar me një shqiptar në SHBA
PASARDHËSIT NGA MARTESA SAMI FRASHËRI- BALLKEZE
Patën vetëm 1 fëmijë, Skënderin, i cili vdiq në moshë të re

 LIDHJET E ALIÇKASVE ME FAMILJEN E AJAZ BEUT
Ajaz Beu që ishte nga Tomorrica, kishte marrë pjesë në kryengritjet e viteve të fundit të shekullit të XVIII. Në këto kryengritje ai ishte njohur me djemtë e familjes së Aliçkasve që edhe këta ishin pjesëmarrës të kryengritjes. Kur autoritetet turke dënuan Ajaz Beun me internim, ai u largua nga Tomorrica dhe nga tre vende që i propozuan Koblarën, lushnjën ose frashërin, ai zgjodhi frashërin ku u vendos, sigurisht i shtyrë nga njohja që kishte me Aliçkasit. Njëkohësisht Ajaz Beu bëri Krushqi me Aliçkat duke i dhënë për grua vajzën e tij Havanë, njërit prej nipërve të Hasan Aliçkës- Tahir Çokut

SI U NDRYSHUA MBIEMRI NGA ALIÇKA NË ÇOKU

Siç thuhej në vegjëlli nga gjyshi Ismaili dhe babai Ali Çoku (tregon Zymbyle Çoku që jetuan gjatë, familja e Hasan Aliçkës ishte shumë e vjetër dhe e madhe në numër. Djemtë e kësaj familjeje janë marrë me punë atdhetare dhe kanë luftuar kundër turkut në kryengritjet e Tomorricës. Pas kryengritjes, në Frashër erdhi një pasha turk që të merrej vesh me familjen e Aliçkasve dhe të Ajaz Beut. Pashai bëri konak tek familja e Vilakëve. Aliçkasit kërkuan që pashai, meqenëse kishte vajtur të merrej vesh me ta, të bënte konak tek Aliçkasit. Pashai refuzoi dhe atëherë Aliçkasit nuk pranuan të merrnin pjesë në takim. Madje nuk pranuan as edhe një nishan (dekoratë) dhe Rytbenë e Sulltanit në të cilën kishte ngritur Aliçkasit në radhën e pashallarëve. Kështu që me pashanë u takuan vetëm familjet e Vilakëve, të cilët kishin ndërtuar saraje të mëdha matanë lumit në vendin e quajtur Vilë, nga morën dhe emrin. Mirëpo pashai turk duke parë se pa pjesëmarrjen e Aliçkasve që ishin kryesorët, marrëveshja nuk kishte vlerë tha: Po nuk erdhën ata Aliçkasit, që janë çok (turqisht do të thotë shumë) me kë të bëj unë marrëveshje? Dhe shtoi: Po nuk erdhën në mbledhje Çokollarët dhe po mbajtën pas vetes dhe familje të tjera, atëherë unë do t’ua gjej sërën dhe do t’i degëdis në jemen. Prej asaj kohe Aliçkasve u mbeti emri Çokollarë. Dhe në të vërtetë pas disa vjet, me anë të tradhëtisë, gjatë një prej ekspeditave të shumta ushtarake kundër frashërit, turku shtiri në dorë disa djem të Çokollarëve dhe i degdisi në Anadaoll, në jemen dhe në Arabistan nga nuk u kthyen kurrë
Rreth kësaj kohe, një degë e Aliçkasve, për t’u shpëtuar reprezaljeve u largua nga frashëri dhe u vendos në fshatin Butkë të Kolonjës

LIDHJA E ALIÇKASVE ME FAMILJET E TJERA TË FRASHËRIT

Një motër e Hasan Aliçkës ka qenë e martuar në familjen e Velibellinjve. Nga kjo martesë lindën dy djem. Njëri nga djemtë u shkëput dhe ndërtoi saraje përtej lumit në Vilë. Ky lindi 8 djem që u quajtën 8 pashallarët e Vilës (Ata u bënë pashallarë me rytbe
Aliçkasit kishin miqësi edhe me familjet e tjera, si Dumellarët (mbiemër që i mbeti familjes së Ajaz Beut nga djali i tij i dytë (Durmishi), i cili jetoi shumë gjatë deri në kohën time tregon Zymbyle Çoku, kur isha e vogël. Durmishi vdiq i fundit nga fëmijët e Ajaz Beut.
Aliçkasit bënin kushqi edhe me Velibellinjtë, me Kapollarët, me Kasollarët, me Laçenjtë
Me Sulejmanbellinjtë kishin marrdhënie të ftohta
Çokollarët mbajtën miqësi dhe lidhën krushqi edhe me  familje jashtë Frashërit, si me Mytevelinjtë e Korçës (Familje kjo që vinte nga Iljaz Bej Mirahori-themeluesi i Korçës, me familjen Begzade Bej Kostreci, me Jerollarët e Leskovikut, me Malukajt e Kolonjës, me ata të Zaloshnjës dhe kisha dëgjuar që një vajzë ishte dhënë në Poloskë të Devollit dhe një tjetër në Bilisht, kujton Zymbyle Çoku

Ketu më poshtë kemi një koment nga Thoma Frashëri 
Thomas Frasheri
Thomas Frasheri Ne librin e tij, Alfred Frasheri, nuk eshte zgjatur shume te fillesat e Aliçkove dhe ju ketu keni harruar paragrafin qe flet, sado shkurtimisht, mbi lidhjen direkte midis Aliçkove dhe familjeve te krishtera te Frasherit, sidomos me Panollaret dhe Totonet. Ali beu, babai dhe gjyshi i te cilit ishin nga zoterinjte e fundit te krishtere te Frasherit dhe Kelcyres, pati vellezer pikerisht Panajotin dhe Stefanin, nga te cilet dalin familjet te mbetura ortodokse te Frasherit. Emrat e babait dhe gjyshit te Ali beut, qe emrin para konvertimit ne islam e kishte Ilia, ndodhen ne gjenealogjite e familjeve te krishtera. Aliçkot, Panollaret dhe Totonet jane konsideruar gjithmone kusherinj, dhe ne fakt rridhnin nga trungu autokton i Frasherit me te cilin lidhi krushqi trungu i mevonshem i Ajaz bej Tomorrices. Ne Frasher, familjet e hershme, te dale nga trungu Aliçko-Pano-Totoni ishin prej kohesh te vendosur ne shkembin e Golikut, ku u vendosen edhe Vilaket. Perballe tyre, ne Kokojke, u vendosen familjet e dala nga Ajaz beu.