FSHATI IM
- nga - SALI BUTKA
Poezi
- - - - -
(Kushtuar Butkës) - - - - -
Shkëlqen
së largu e vetëtin,
Jetën e
pleqtë e përsërit.
Klimën të mirë, ujë të shumë,
Shumë i
vlerë për bujqësi.
Ndë kryet
të fshatit, vija si lumë,
Kullotë
shumë për bagëti.
Edhe të
dashur për mëmëdhenë,
Dhe
punëtorë si vetëtima,
Njeri të
varfër këtu nuk gjen.
Me gjë të
gjallë mbushur plot,
Për të
gëzuar zemrën time,
Sa
udhëtari nuk i shkruan dot.
E përmbi
lulet po fryn veriu,
Maja të
larta, fusha të gjera,
Për të
zbavitur shëtit njeriu.
Dhe po
përpiqen të na përzënë
E kanë
synë ndë Shqiptari,
Edhe në
prehje s’duan ta lënë.
Janë
gënjeshtra ato të tëra
Jetën
s’mendojnë për paskëtaj.
kanunitv.blogspot.al/2016/11/10.
Posted Mili Butka
No comments:
Post a Comment