Wednesday, November 9, 2016

Shën Thanasi ç'do të thotë emri i tij?



Shën Thanasi i Aleksandrisë
Shën Thanasi lindi në vitin 295 pas Krishtit nga prindër të devotshëm por të varfër dhe ky ishte shkaku që Shën Thanasi nuk mundi të vazhdonte studimet e larta. Pasi mbaroi shkollën fillore, vazhdoi vetë të studionte duke arritur në nivelet më të larta të dijes dhe urtësisë. Kur ishte 25 vjec, u dorrëzua dhjak nga Patriarku i Aleksandrisë, në vitin 328 pas Krishtit, Shën Thanasi u zgjodh Patriark i Aleksandrisë.
Ndërroi jetë në vitin 373 pas Krishtit.
Shën Thanasi nderohet si një i krishterë i shenjtë, të cilit i fesohet dita e tij më 2 maj në Krishtërimin Perëndimor, në15 maj në Kishën Ortodokse Kopte, dhe 18 janar në Kishat e tjera Orthodhokse Lindore.

Djegia e Bibliotekës së lashtë të Aleksandrisë, Egjipt, një nga biobliotekat më të mëdha dhe sigurisht një nga më të famshmet e botës antike, jo nuk qe rastësore tek kjo bioblitekë përveç koleksionimit të veprave madhore nga e kaluara ndodheshin dhe kryevepra botërore nga një mori dijetarësh ndërkombëtarë, si një institucion kërkimor, biblioteka ishte plot e mbushur me vepra të reja në matematikë, astronomi, fizikë, shkenca natyrore dhe subjekte të tjera.

Festat pagane, janë ende aktive tek besimet e ndryshme fetare ndër popuj, por sigurisht ato tashmë janë të ngjyrosura dhe tjetërsuar në shërbim të besimeve tipit, karakterit, llojit dhe qëllimit përkatësor për secilën Besë, përkujtim festiv, shenjtorësh, etj.
Shën Thanasi një ndër ta.

Kisha të Shën Thanasit janë të shumta kudo në Shqipëri dhe sigurisht jashtë saj.
Karakteristikë e veçantë e kësaj kishe është se ato ndodhen të ndërtuara në maja malesh e kodrash dhe  veri të vend-banimeve përkatëse, aty ku zakonisht frynë shumë erë e ftohtë aty ku të han dhe të “than” e ftohta (Thanatos) dhe çuditërisht në këto vende ka mundësisht edhe Thana, bimë kjo që rritet e lartë apo si shkurre, me dru të fortë, (të gurtë–ngurtësuar)
Qafa e Thanës, një ndër to, një qafë kjo shumë e ftohtë, dhe pikërisht aty ndodhej një shpellë-kishë e qafëthanës, monument i lashtë kulturor, e cila për fat të keq nuk është më, ajo u shkatërua në vitin 2002, gjatë ndërtimit të rrugës, hyrjen e saj e ka mbuluar dheu, tashmë ajo ri në paqe në heshtje, në pritje të ndonjë rreze të ngrohtë drite ...

Mos ndoshta të parët tanë i thurnin lavde dhe i faleshin erës së ftohtë të Veriut? 
Në gjuhën shqipe gjejmë të përdoret fjala “thanë” në shumë kuptime, midis tyre kemi psh; U thanë pemët; iu thanë buzët, këmbët, duart; por kjo tharje serish ka dy kuptime; pemët thahen për ujë, por edhe mplaken thahen–vdesin, ashtu si edhe tek njeriu i thahen kembët duart nga të ftohtit por edhe i “ftohen” i thahen i paralizohen.

Pra çfarë është vdekja – thjesht një “ftohje” trupore çfardo, një tharje ngurtësim ashtu e thatë trok si toka, por edhe e ftohtë si ajo.
Ky është dhe burimi i fjalës, “ftohtë” kam ftohtë, ajo buron aty nga fjala tokë, e thatë, e f’tοhtë (toch; f’tocht, u f’toh = v'des v’tok, v=f) u mardh, mërdhi, (për/dheu …) mbërdhi – kam ftohtë

Siç vumë re edhe fjala; “mbërdhi”, “përdhe”, “mbërthe” por dhe “mbërtheu” kanë të njëjtën origjinë, “lidhjen “Dhe-un” e ftohtë, “Tokën”
Kemi një shprehje të gjuhës shqipe: “Ai shtangu, si i mbërthyer, i ngrirë, i habitur”
Tek gjuha angleze gjejmë; cold = ftohtë, por dhe cold = pa ndjenja, pra i ftohtë i ngrirë, i palëvizur- jo i gjallë, gjallëri dhe sërish në ang. kemi; decease = mer fund-vdekje, vdes. Në dialektin verior Geg gjejmë fjalën shqipe; "vdes dek" (decease - v-des).

Frigoriferi është një ftohës i mirë ndaj e quajmë ashtu dhe mjaft e goditur vjen nga gjuha e sotme greke, ku këtë paisje që fryn erë të ftohtë e quajnë: Psy/geío; ψυγείο = frigorifer. (Ang. Fridge, fryn f’toch-të)
Duke mos haruar se toka në gjuhën greke quhet; “γη”  plus “psy” (ψ)- fisai = fryn/tokë, fryn-f'tohtë, e shpjeguar mjaft mirë kjo edhe nga fjala tjetër greke; ψύχος psychos = të ftohtë.

Akoma më e qartë vjen fjala; “thánatos = vdekje” (θάνατος) në gjuhën greke ajo gjendet aty sigurisht e huazuar prej gjuhës shqipe “Dhe” (ose perëndisë së vdekjes; A’dhe-s) pra kemi A’dhe, pedhe, “pethane = vdiq” (πεθανε – ngriu, u ftoh).
Kishat ndërtuar pranë varezave në gjuhën shqipe quhen: Kisha Shentri Adhes.
Gjuha latine, kjo një gjuhë shumë më pranë shqipes–mëm–gjuhë, IE sigurisht, gjejmë fjalën “vdekje = morte”  me kuptim shumë të qartë nga shqipja “i mardhur”  (E’arth – e tharë – tokë) i/e ftohtë, e’morte.

Jo pa kuptim vjen një mallkim tek gjuha shqipe e “hëngërt Dheu”, e “martë, e mort’dheu - emorte.


Kisha e Vjeter e Shën Thanasit Elbasan.
Fillimisht u ndërtua me përmasa të vogla, prej druri. Ajo ka shërbyer për mbajtjen e ceremonive mortore të popullsisë ortodokse të lagjes Kala, pranë saj ndodheshin dhe varrezat. 

Në vitin 1942 realizohet ndërtimi i një kishe të re e cila zëvendësoi të vjetrën dhe u ndërtua me karakteristikat ndërtimore e arkitektonike të kishave të tjera të qytetit. Ceremonia e parë mortore i është bërë një qytetarje të ardhur në Elbasan më 1846, e njohur si Maria e Qyqes.
Burimi i gjithë çka lexuam më sipër është fjala e gjuhës së vjetër shqipe: "Dhe" = lidhje, tok; tokë, tog, togje – pështjellim, grup = Αδες,  Adhe-s, në gjuhën greke, e pa justifikuar shkronja ‘A’ në këtë rast, duke patur parasysh se në gjithë gjuhët e huaja shkronja “A” ka vlerë mohuese, {A = Jo} e ndërsa tek gjuha shqipe ndodh e kundërta ajo vazhdimisht gjendet si folje: A = ashtë, oshtë, është, ose si një pjesëzë sërish pohuese; A = a, po, ose; ashtu është, etj.

Pra si do justifikohet shkronja: Α/δες/ = grup, (δες/μο) në rast se do ishte kjo një fjalë greke me vlerën: A = Jo, aty do të kishim; A/dhes = jo lidhje, jo grupim!?

Mili Butka
(Aleksander Hasanas)
Korçë më 11/9/2016
_______________________________________________________________
________________________________________



No comments:

Post a Comment