Wednesday, November 9, 2016

Ligurët Barbarë (?)

  
Cilët ishin Liguret ?  

Në kohën kur rishkruhej historia, shekujt nuk ishin në anën tonë. 
E kishim fatin e zi të një errësire 600 vjeçare e cila nuk e lejonte që edhe ne t`ishim në grupin e atyre që e rishkruanin historinë . 

Gjatë asaj kohe u nda historia sipas nevojave të kohës, me pasoja të rënda për të kaluarën tonë. Por, sidoqoftë nëse nuk flet libri i rishkruar flasin gjetjet arkeologjike dhe ato pjesë të historisë të cilat nuk e lejonin falsifikimin .

Më vjen keq që edhe sot përkundër shkallës që e kemi arritur jemi në valle me rishkruesit e ri të cilët e mohojnë çdo gjë nga e vërteta e jonë dhe na fusin në errësirën e ri . “ Duket se fiset Ligure, Salyjene Oksibijene , Ingaune, Euburiate… e kishin mu si Iberikët një ndjenjë të thellë të pavarësisë e cila një kohë shumë të gjatë i bëri ballë presionit ushtarak romak dhe nuk ishin as barbar e as bisha si na i përshkruanin autorët grek e latin (perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus) 




Kur lindi Iliri , Kelti e Gali , linden tre popuj të mëdhenj të një rrënjeje e që në vetvete ngërthenin shumë fise , numrin e të cilëve as që mund ta dimë. “Që nga origjina dhe disiplinat e saja, historianët dhe arkeologët janë pyetur për mundësinë e identifikimit të disa grupeve fisnore që lexoheshin në shkrimet antike ( cilët ishin ? ) 

Shembulli i Ligurëve të cilët studjohen në mënyrën e re të studimeve që kanë evoluar në kontekstin e hulumtimeve sepse është rritur interesimi i arkeologëve dhe historianëve për t`i parë Ligurët ndryshe ‘; ndryshe nga këndi i i dikurshëm i vështrimit .

Ligurët kanë histori të gjatë dhe të mjaftueshme për vlerësimin e drejtë të tyre (Aurélie MANNONI **Doctorante, Centre Camille Jullian ) Arkeologjia Ligure : a ka kulturë materiale të ruajtur për liguret ? 


Po, po si jo ! 
Në të vërtetë nëse e sintetizojmë punën e kërkimtarëve të shek.XX-të sa i përket kulturës Ligure, mbesim të pa gojë nga llojllojshmëria e vendeve dhe objekteve të cilat i takojnë kulturës materiale ligure; statujat, gravurat , vendet e shenjta në kohës së dytë të hekurit, vendbanimet e fortifikuara .

( http://trjca.mmsh.univ-aix.fr/amannoni.htm ) 

Liguret quheshin populli i cili jetonte ne Italinë veriperëndimore . Liguret janë edhe populli që jetonte edhe në Korsikë. 
Një gjë që më inkurajon (por jo plotësisht) se për Liguret dhe gjuhën e tyre shkruhet (në studimet e reja) se ishte indoevropiane: edhe pse në një mënyrë ende nuk po munden të thonë pellazge. 

(Little is known of the Old Ligurian language. It is generally believed to have been an Indo-European language with particularly strong Celtic affinities)  

Ne vazhdojmë dhe botës do ti shkruhet historia e re, e kësaj radhe me ne deshëm ne apo jo. 

Fari Xharra 
09.11.16 Gjakovë

No comments:

Post a Comment