Frashëri origjina e familjes Aliçka-(Butka)
Ja pse
Aliçkat nuk rrjedhin nga familja e Apostol Stojës
Një ditë një prej pinjollëve të familjeve të krishtera u quajt Kasëm. Pati çudi
në fshat, por Kasëmi nuk e dha veten. E dinte që nuk do të mbetej i vetëm.
Histori ndërrimesh të besimit po tregoheshin çdo ditë. Fëmija e parë që i lindi
ishte djalë. Fshati priste të merrte vesh se çfarë emri do t’i vinte birit të
tij: Gjon…? Gjin…? Kola..? Gjika…? Kasëmi nuk u mendua gjatë, e quajti Jakup.
Që nga ajo ditë fshati do ta thërriste me emrin “Jakupi i Kasëmit”. Megjithatë
nuk u bënë dot dy shtëpi.
Hasanët
Çuditërisht kishte filluar të parapëlqehej emri Hasan. Edhe një nga djemtë e familjes Papa mori emrin Hasan Papa, edhe një nga pinjollët e familjes Gjika u quajt Hasan Gjika, edhe një prej pasardhësve të familjes Andrea u quajt Hasan Andrea. U mendua se do te kishte edhe Hasanë të tjerë, por i teti që ndryshoi besimin e pati emrin Mehmet Deda. Me kalimin e viteve mbiemrat e tyre do të humbisnin krejtësisht. Kjo panoramë demografike e Frashërit mbeti e regjistruar në Defterin Mufassal të Sanxhakut të Vlorës, regjistrim i vitit 1593.Një ditë një njeri me emrin Ajaz Bej hyri në Frashër. Ardhja e tij duhet të ketë ndodhur në vitin 1650. Nuk i njihte frashërllinjtë. Gjithçka që dinte e kishte dëgjuar nga gjyshi i tij, Hamza beu. Pas e ndiqnin fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat, gra dhe burra. Të gjithë ishin njerëz të familjes së tij.
Kristo FrashëriArgumentet
Megjithatë historiani Kristo Frashëri argumenton edhe më tej: “Nga këto të dhëna, thotë ai, edhe pse përjashtohet mundësia që Ajaz beu të ketë ardhur në Frashër nga Stanimaka e Bullgarisë, siç njofton Sami Frashëri, në kohën e Mehmet pashë Qypriliut (1650-1661),- gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vendosur në Frashër në kohën e qeverimit të qyprilinjve, më saktë në kohën e veziratit të Mustafa Qypriliut, e cila vazhdoi deri në vitin 1710. Historiani Kristo Frashëri nuk merr parasysh edhe një fakt tjetër që e sjell Alfred dhe Historiani Kristo Frashëri përsëri kundër
Sipas historianit Kristo Frashëri familja e Aliçkave nuk rrjedh nga këto 8 familje, por nga fisi i tij, Apostol Stoja. Argumentimi i tij është ky: “Tradita gojore mbi fillimet e familjes Aliçka është e lidhur me procesin e islamizimit në masë që përfshiu popullsinë shqiptare gjatë shekullit të XVII. Është pikërisht me fillimet e familes së Aliçkave, ku historia ballafaqohet me legjendën”.
Dihet që Apostol Stoja ka lindur në vitin 1655. Kur erdhi Ajazi në Frashër në vitin 1650, Apostol Stoja ishte 5 vjeç. Absurde të mendohet se ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë! Ky fakt rrëzon gjithçka. Historikisht është e pamohueshme që Ajaz beu e gjeti në Frashër familjen Aliçka dhe ishte një nga familjet e mëdha. Tashmë e gjithë kjo histori na bën të dyshojmë pse Kristo Frashëri, këmbëngul që Ajaz beu ka ardhur 60 vjet më vonë nga sa thotë Sami Frashëri, sepse vetëm kështu Apostol Stoja do të ishte 65 vjeç
Butka

Interpretimet e historianit Kristo Frasheri nuk qëndrojnë.
Fshati kishte 58 shtëpi, vetëm 8 ishin të besimit mysliman. Nuk dihet saktësisht se në ç’vit ishin shkëputur nga besimi i krishterë. Tashmë ishin kryefamiljarë dhe kishin fëmijë. Nga 8 familje myslimane që kishte fshati, 5 prej tyre ruanin ende mbiemrat e besimit të parë: Papa, Deda, Nikolla, Andrea dhe Gjika. Kështu i gjeti Defteri Mufassal i Sanxhakut të Vlorës, regjistrimi i vitit 1593. Konvertimi në fenë myslimane kishte filluar gjithandej. Do të mbërrinte edhe në fshatin Frashër të Përmetit
Ndërrimi i fesë
Kur Jakupi arriti të krijonte familjen e tij, Kasëmi kishte
vdekur. Në fshat vazhdonte të mbetej vetëm një familje myslimane. Nuk vonoi
shumë dhe shembullin e Kasëmit e ndoqi edhe familja Nikolla. Një prej
pinjollëve të saj u quajt Jusuf. Kur Jusufi u bë me djalë, ia vuri emrin
Sulejman. Ky i fundit do të ishte “Sulejmani i Jusufit”, por edhe Jusufi në
momentin e regjistrimit në vitin 1593, nuk jetonte më. Jakupi i Kasëmit dhe
Sulejmani i Jusufit ishin dy familje mysliamane.
Pas tyre nxitoi të ndërronte fenë edhe një familje tjetër e
krishterë. Birin e saj do ta quanin Hasan, kurse djalin e tij do ta thërrisnin
Skënder ose Skëndëri i Hasanit. Ndërrimi i fesë dukej se nuk do të kishte të
ndalur.
Tashmë Frashëri kishte 8 familje myslimane, por Sulejmani i
Jusufit, Jakupi i Kasëmit dhe Skënderi i Hasanit do të mbeteshin si familjet më
të vjetra myslimane. Lidhjet me familjet e krishtera do të vazhdonin të ishin
të forta. Gjyshrit Papa, Andrea, Deda dhe Gjika etj një pjesë të nipërve dhe
mbesave do t’i kishin të besimit të krishterë, dhe një pjesë të besimit
mysliman.
Në dasma gëzime dhe vdekje ishin të gjithë bashkë. Ndoshta
lidhjet me fenë e re ende nuk ishin të forta.
Në Frashër, siç tregon
studiuesi Alfred Frashëri këndoheshin edhe këngë të tilla: “Ku di Çoku ç’të bën
bajrami/,
ku di Çoku, ç’të bën kurbani/,
e merr gjysmën e hedh në
furrë/,
gjysmën tjetër e ble verë,/
që të pihesh të bëhesh burrë/,
të kesh nder në të tjerë..”.
Ajaz Beu
Ky njeri me emrin Ajaz ishte i autorizuar nga Mehmet Pashë
Qypriliu (kryeministër i qeverisë turke) të merrte në mbrojte Frashërin,
Mertinjën, Xhanjanin dhe Topojanin, kurse në Vlorë Kudhësin dhe Armenë, ndërsa
në Myzeqe disa fshatra të tjerë. Ajazi zgjodhi të jetonte në Frashër. Të gjitha
këto i thotë Mit’hat bej Frashëri te libri “Naim Be Frashëri”.
Ajaz Beu pothuajse gjithë jetën e kishte kaluar i internuar në
Stanimakë të Bullgarisë. Atje kishte qenë i internuar edhe gjyshi i tij Hamza
Beu. Si kishte ndodhur e gjejmë përsëri të shkruar nga Mit’hat Frashëri (Mali
Kokojka) në librin e tij “Naim Be Frashëri” por edhe te Sami Frashëri te
enciklopedia e tij “Kamus ul-alam:
“Të themeluarit e
Frashërit, shkruan Mit’ht Frashëri nuk dihet; po kaq dimë se më 1570 Hamza Beu,
i par’ i Tomoricës deshi të shtojë urdhërin e tij dhe të marrë mpronjë
Skraparë, Oparë, Verçën etj; po qeveri e Turqisë që s’i pëlqyen punët e këtij
zotërie, e rrethoi në Berat dhe Hamza Beu, siç ju sosën çdo gjë desh të dilte
mveshur si grua; po u njoh dhe u zu i gjallë; mbi këtë me gjithë fëmijë u
dërgua në Stanimakë, ku ndenji 70 vjet; më 1650, në kohë të Mehmet Pashë
Qyriliut, kushëri i tyre, u fal Ajaz Beu, i nipi i Hamzait…”.
Të ardhurin nga Stanimaka e priten edhe fëmijët e Jakupit të
Kasëmit, famijët e Sulejmanit të Jusufit, fëmijët e Skëndërit të Hasanit, të
Hasan Papës, të Hasan të Hasan Gjikës të Hasan Andreas, të Mehmet Dedës etj. Që
nga dita e ndërimit të fesë deri në ardhjen e Ajaz beut kishin kaluar më shumë
60 vjet. Fëmijët e 8 familjeve myslimane ishin rritur, ishin martuar sigurisht,
dhe ishin bërë me fëmijë. Kur Ajaz beu zbriti në frashër gjeti fëmijë parësie
Aliçkasit, Bregasit, Bakasit Cërrasit
Por historiani Kristo Frashëri nuk është i një mendje me këtë shpjegim. Sipas tij Ajazi nuk erdhi në Frashër më 1650. Në librin e tij “Frashër-shkëlqimi dhe rënimi i tij shkruan: “Në ballafaqimin me historinë dokumentare, tregimi qoftë i Sami Frashërit, qoftë i Mit’hat Frashërit kanë nevojë të rishikohen. Kjo për arsye se Mehmet pashë Qypriliu ka qenë vezir i madh i Perandorisë Osmane në vitet 1650-1661. Përkundrazi, Ajaz beun, të cilësuar me mbiemrin Frashëri e gjejmë të shënuar në Kodeksin e Manastirit të Shën Prodhomit të Voskopojës në ngjarjet e vitit 1728-1731.

Nga kjo del
se në vitet kur Mehmet pashë Qypriliu ishte kryeministër i Perandorisë Osmane,
Ajaz beu ose ishte fëmijë, ose nuk kishte lindur. Si rrjedhim versionet që
përmban tradita gojore e trajtuar nga Sami Frashëri dhe Mit’hat Frashëri nuk
janë të sakta”. Keqkuptimi i historianit Kristo Frashëri duket që është i madh.
Pyetja jonë është: ç’lidhje ka Ajaz Beu, nipi i Hamza Beut, me Ajaz bej
Frashërin, i cili përmendet në shënimet e Kodeksit të Manastirit të Shën
Prodhomit në Voskopojë?
(Ngjarja bën fjalë për vrasjen e arkondit të Voskopojës, Todo
Peskara) A mund të jetë ky njeri nga i njëjti fis? Kjo pak rëndësi ka, çështjen
nuk e zgjidh. Logjika e fakteve tregon se Ajaz beu i Stanimakës dhe Ajaz
Frashëri janë dy
persona të ndryshëm që kanë jetuar në periudha
kohore të ndryshme. Kujtojmë që Hamzai ishte internuar në vitin 1570 dhe
nipi i tij Ajazi Beu erdhi në Frashër më 1650, kur kishin kaluar jo pak, por 80
vjet. Ajaz Beu erdhi në Frashër i moshuar. Këtë gjë e shpjegon mjaft mirë edhe
vetë Mit’hat Frashëri kur thotë:
“Kjo familje u instalua në Frashër dhe kryetari i saj quhej Ajaz
Bej”. Pra, po të vihet re, në këtë frazë thuhet që Ajazi ishte kryetar i
familjes, pra më i madhi i tyre.
Pra, nëse kjo del
e saktë, atëherë Sami Frashëri dhe Mitat Frashëri kanë gabuar nëpërmjet emrit
të Mehmet pashë Qypriliut, kohën e vendosjes së Ajaz beut nga Stanimaka në
Frashër, por jo prejardhjen nga Stanimaka” Ky
është shpjegimi i Kristo Frashërit. Ai i e afron në kohë ardhjen e Ajza beut me
60 vjet, vetëm e vetëm që të përkojë me shënimet e Kodeksit të Manastirit të
Shën Prodhomit në Voskopojë.
Një zhvendosje në kohë e personazhit në fjalë, (kur nuk është e
vërtetë) sjell mjaft ngatërresa te personazhet që kanë qenë bashkëkohës të tij.
Në Frashër emri i Ajaz beut shfaqet dhe rishfaqet disa here, por kjo nuk do të
thotë se kemi të bëjmë me të njëjtin Ajaz
Neki Frashëri te libri “Frashëri në historinë e Shqipërisë”, fq 42, dhe që nuk mund të kundërshtohet: “Ajaz beu, para se të kthehej në Frashër, shkruhet në këtë libër, u la dy djemve të tij një testament dhe 2000 pjastra për të ngritur në shenjë mirënjohje dhe kujtimi një xhami në Stanimakë, që është edhe sot, e cila u ndërtua nga Sinani ose Mimar Kasëmi.

Këtë testament e firmosën edhe dy pashallarë, njëri libovit dhe
tjetri gjirokastrit, të cilët ishin kujdestarë për zbatimin e testamentit”,
shkruajnë Alfred dhe Neki Frashëri. Kjo tregon që hipotezat e historianit
Kristo Frashëri nuk qëndrojnë, sepse dihet që arkitekt Kasëmi, mjeshtër i
arkitektures klasike osmane, i lindur në fshatin Gremsh të Tomoricës së
Skraparit , ka jetuar përgjatë viteve 1570 - 1659, pra në kohën e Ajazit nga
Stanimaka.
Kjo do të thotë se nuk ka vend për dyshime përsa i përket kohës
kur ka jetuar Ajaz beu. Përveç sa më sipër, Kristo Frashëri nuk është dakort as
me thënien tjetër të Sami Frashërit kur shkruan: “Bejlerët e Frashërit rrjedhin
nga një i quajtur Ajaz bej dhe tani përbehet nga 40-50 shtëpi”.
Sipas Kristo Frashërit, “Pohimi i Sami Frashërit se deri në
kohën e tij, pra deri në fund të shekullit të XIX nga familja fillestare e Ajaz
beut ishin formuar rreth 40 familje, nuk duhet të jetë i vërtetë”. Edhe në këtë
rast duket se z Kristo Frashëri nuk ka plotësiht të drejtë, sepse siç shpjegon
Sami Frashëri: “Kjo familje u instalua në Frashër dhe kryetar i saj ishte Ajaz
beu” që do të thotë se Ajaz beu nuk erdhi i vetëm, por me nipër e mbesa me gra
dhe burra, ku pas 150 vjetësh nga ardhja e tij sigurisht që numri i familjeve
do të ishte i madh, qoftë edhe 40 shtëpi.
Në vitet 1890-1896 Frashëri kishte 250 shtëpi dhe 1.500 banorë
Ajazi beu dhe 8 familjet e tjera do të krijonin familjet e mëdha të Frashërit,
Dakollarët, Sulejmanbellinjtë, Velibellinjtë, Vilakët, Kasollarët, Laçenjtë,
Skënderasit, Aliçkasit etj
Historian Kristo Frashëri vijon më tej: “Traditën gojore mbi
fillimet e tyre e kemi nga pjestarët e tre familjeve të Frashërit- Aliçkajt,
Panollarët, Totonët,- të cilët e kanë mbajtur veten se rrjedhin nga një trung i
përbashkët…”. Kristo Frashërii tregon se këto gojdhëna i ka mbledhur nga
kujtimet e Zymbyle Nazarit, pasardhëse e Aliçkave, nga Arqile Pano nga familja
e Panollarëve dhe nga Sofi Frashëri nga familja e Totonëve. “Sipas tregimeve të
tyre, shkruan Frashëri, të tre familjet kanë patur një katërgjysh të
përbashkët.
Zymbyle Nazari, nuk e thotë, ngase ndoshta nuk e mban mend emrin
e katërgjyshit të përbashkët. Sipas pasardhësve të dy familjeve të tjera,
katërgjyshi i përbashkët quhej Tole Stoja. Tole është shkurtim i emrit
Apostol”. Ndërkaq, Kristo Frashëri shpjegon më tej: Sipas traditës gojore, Tole
Stoja kishte tre djem: Ilian, Panon dhe Stefanin… Gjithnjë sipas traditës,
vijon Frashëri, djali i tij i madh Ilia për siguruar krejtësisht për vetë
pasurinë e familjes u konvertua në islamizëm”.
Shkurtimisht kjo ishte legjenda. Nga Ilia u bë Ali dhe nga këtej
rrodhën Aliçkat. Por gojdhënat që sjell Kristo Frashëri, çalojnë diku dhe e
bëjnë të pabesueshme historiksiht këtë hipotezë.
No comments:
Post a Comment