Friday, December 16, 2016

Pasqyrat etruske flasin shqip - Deshifrim


Herculi, që prej epokës së antikitetit, është i njohur si një nga figurat më popullore mitike, i forti i të gjithë njerëzve, më i fortë se shumë perëndi të tjera, faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për të fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit i vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga një grua e vdekshme për t’u bërë zot pas vdekjes së tij!
Herkuli është një nga heronjtë më të njohur në mitologjinë e lashte antike.
Jeta e tij nuk ishte e lehtë, ai duroi shumë sprova dhe realizoi detyra shumë të frikshme pas vrasjes se fëmijëve dhe gruas së vet për shkak të xhelozise së Herës dhe magjisë krijuar prej saj me qellimin për të parandaluar që Herkuli, bir i të dashurës së bashkëshortit të saj Zeus të bëhej sundimtar i Mikenës.
Apollo e kuptoi që krimi i Herkulit nuk ndodhi për faj të tij, pasi veprimet hakmarrëse të Herës nuk ishin sekret tashmë. Dhe për këtë ai urdhëroi Herkulin të kryente 12 punë heroike për mbretin mikean Euristeu dhe shpërblimi për vuajtjet e tij ishte një premtim se ai do të jetonte përgjithmonë në mes të perëndive në malin Olimp. 
Pra nëpërmjet këtyre punëve ai do të falej dhe do të arrinte pavdekësinë.

Pikërisht kjo skenë e ringjalljes pas plagosjes së Herkulit në ndeshjen e fundit që ai kryen për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka,  ai gjendet nga zanat e malit të cilat e ndihmojnë atë, duke i ofruar gjirin e tyre jetdhënës e risjellin në jetë të madhin Herkul, legjendari ynë mitologjik, gjendet tek kjo skenë mbi pasqyrë etruske, si një dokument i rrallë, shkruar pastër në gjuhën e më të parëve Etërve tanë, në gjuhën e vet pasardhësve bijë të Atit -Zeus, sepse i tillë ishte dhe vet Herkule …
Në këtë pasqyrë etruske Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjnie dhe kjo është padyshim një sqarim i kuptimit të vërtetë në këtë portret 
Kjo edhe sipas studiuesve italian, të cilët dalin në përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske, Hercule ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi, por sipas tyre aty ndodhen disa emra perëndish;
Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj.
Në fakt nuk rezulton e tillë këto pasqyra flasin shqip dhe aty nuk shkruhen emra perëndish vini re me kujdes tabelat e mëposhtme, ku shkrimi duket pastër dhe krejt e pamundur të gjesh shkruar fjalët: “Tinia”, “Uni” apo “Thalna” … më thoni ku janë ato???

Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë mbishkrim etrusk?Hedcle
I marim ato me radhë, fjala e parë “ECA” lexohet EKA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë emrit të mitit tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma "C" që ndodhet e shkruar aty shqiptohet “K” Herkule. Kjo na jep të drejtën që edhe fjala e parë e këtij teksti tek kjo pasqyrë etruske i të njëjtit alfabet – shkruar  është fjalë shqipe pasi gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka kuptimin e fjalës shqipe njërrokshe  (morfema) “Ka”, apo foljes unë kam, ti ke, ai ka – E KA jetën në vazhdimësi.

Fjala e tretë në vijim: "TPA: IKNAC" ka kuptimin e fjalës së përbërë shqipe; “të pa-ikur”, ekzistente ku duket qartë rrënja e saj; ‘ik” plus parashtesa e saj “pa” baraz; pa-iknas gërma “C’ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërme fundore e pashoqëruar me zanore, ajo shqiptohet; “S” madje nëse hulumtojmë dhe e studiojmë këtë fjalë “iknas” do të vëmë re se këtu ndodhet dhe origjina e fjalës greke “Sinechia = vazhdimësi” sinecia-sineqia (sin+ec, nis-ik, iknas).

Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj se nuk ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon “Herkule” dhe kjo është e provuar në shumë tekste të tjera, ku gërma “D” është simbol i buzëve gjendur tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i cili e barazon atë me gërmën “R”, pra HEDCLE = HERKLE – HERKULI.
Pas kësaj kalojmë tek fjala pas emrit të tij e cila është fjalë kyçe  e gjithë këtij teksti të shkruar: “VNIAL”



Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu si në mitet romake dhe në ato greke pasi ndeshet me 12 detyrat, bëmat e tij dhe del fitimtar ai rifiton të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim mendoj se na jepet qartë nga vetë autori i këtyre pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli është duke pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e vet, dhe pikërisht aty shkruan:  “HEDCLE VNIAL”
“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall” dhe ne nënkuptojmë ringjalljen e tij dhe jo ngjalljen, ashtu si dhe ringjalljen e Herkulit në këtë mit. Fjala UNJALL- U NGJALL ka për origjinë fjalën “Ngjisje” “risi” kjo fjalë “UNIAL”, nuk i përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër, po ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë etruske i përket gjuhës tonë shqipe.

Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?
Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve thurur për mitin më popullor të Herkulit ai niset drejt “aurorës”, qiellit kurorës së malit të zotave për të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është “qiellor i pavdekshëm” dhe kjo gjendet brenda fjalës “KUANORA” SCE, që do të thotë; “kthim prapa Ske”.

Përmendim disa fjalë që tregojne se fjala “O’RA” njëkohësisht dhe emërtimi i perëndisë më të lashtë “egjyptiane” “Ra”, tregon lartësi, “A’UROR”, qiellin, kemi orët e malit, ortek, orikum, orakull, ura, urano, etj shumë të tjera por ajo që dua të sqaroj këtu është fjala “Anë – anon” anonte nga njëri krah deri në rrëzim, përtokë, në “Tokën – Anë” po jap një shembull, kur duam të kthejmë diçka në “ANEN” tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga “ANA” e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër, kthehe fletën në anën tjetër, këtu mundem tu sjell një fjalë tjetër e njohur si greke, me kuptim të pastër shqip: “ana-pulla” që do të thotë kethehu mbrapsht nga udha (ana p’ulla) në anën tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je nisur. (ull-ë – ulise; udhë – Odhise).
Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh. Kur duam të rikëthejmë të drejtën në anën tonë këthim prapa të vendimit gjyqësor etj. 
E tashmë i rikthehemi fjalës: “CVANORA” SCE.
“Ku an ora”  “AN/O/RA” SCE do të thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet i pavdekshëm i përjetshëm në qiell , në “Orais” dhe “anim”, kthim prapa për në tokën Anë më ska. Theksoj edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon me gjuhën e vjetër shqipe:
E KA: ZOIN: TË PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE
Në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta e pandryshuar:

E KA JETEN TË PA IKNAS (të paikur, të pandërprerë, i pavdekshëm) HERKULE U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE , ku a’rron = vdekje ske, (kthim prapa në tokësor më ske).
18d8g8
Mjaft qartë e bukur vjen figura e dytë ku në skenë kemi përsëri figurën e Herkulit duke shtrënguar duart me dikë tjetër. Herkuli në këtë pasqyrë është duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp tashmë i pavdekshëm. Kjo skenë dhe shkrimi i shkruar në këtë pasqyrë tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: “HEDCLE LAMTV” e kushdo studiues vendas apo i huaj duke u mbështetur në fjalorin etrusk e pa iu devijuar asaj nuk mundet ta lexojë dot ndryshe fjalën: “LAMTU“
Baraz kjo me fjalën më tipike shqiptare “Lamtumirë” e cila përdoret akoma edhe sot në të sotmen gjuhë letrare shqipe, në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë. Këtu duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet dhe ka vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë tekstin e mësipërm, ne të dy pasqyrat Etruske paraqitur më lart mjafton ti lexojmë ato; në mënyrë korrekte, gërmë pas gërme edhe pa i shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e kuptuar ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur i ka drejtshkruar, nuk mundesh ti shmangesh dot të vërtetës, aty gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.
Mili Butka @ Gjuha Shqipe

#Aleksandër Hasanas#
===============================================
Për kureshtaret më poshtë gjenden të shkruara 12 detyrat që ju ngarkuan Herkulit si dhe fitoren e pavdekësise së tij.
1 – Luani i NemeasNë fillim Apollo e dërgoi Herkulin në kodrat e Nemeas për të vrarë një luan që terrorizonte njerëzit e rajonit. Herkuli e mbyti atë në shpellë.
2 – Gjarpri i Lernas. Më pas, Herkuli udhëtoi në qytetin e Lernas për të vrarë Hidrën me 9 koka, një lloj gjarpri helmues që jetonte nën ujë.
3 – Derri në malin Erymanthus. Herkuli përdori një rrjetë gjigande për të kapur derrin e egër që hante njerëz në malin Erymanthus.
4 – Drenusha e Artë. Më pas Herkuli nisi misionin për kapjen e kafshës së shenjtë të perëndeshës Diana, një drenushë të artë.
5 – Plehrat e Augeas. Detyra e pestë e Herkulit ishte të pastronte të gjitha plehrat nga stallat e mëdha të mbretit Augeas.
6 – Zogjtë stimfalianë. Misioni i radhës ishte udhëtimi në qytetin Stimfalian dhe të largonte kopenë e madhe të zogjve mishngrënës.
7 – Demi i Kretës. Herkuli shkoi në Kretë për të kapur një dem të inatosur që kishte sulmuan gruan e mbretit në atë ishull.
8 – Kuajt e Diomedës. Detyra e tetë e tij ishte kapja e 4 kuajve të mbretit trakian Diomeda.
9 – Rripi i Hipolitës. Detyra e 9 ishte e komplikuar: vjedhja e një rripi të blinduar që i përkiste mbretëreshës së amazonës Hipolite.
10 – Bagëtia e Gerion. Herkuli u dërgua në Afrikë për të vjedhur bagëtinë e monstrës me 6 këmbë Geruon. Hera bëri çdo gjë për ta parandaluar por nuk arriti.
11 – Mollët e Hesperidit. Në misionin e 11, Herkuli u dërgua për të vjedhur dhuratën e martesës që Zeus ii kishte bërë Herës: një grup mollësh të arta.
12 – Cerberus. Për sfidën e tij të fundit, Herkuli udhëtoi në Hades për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka.
Pavdekësia
Pas përmbushjesh me sukses të të gjithë misioneve pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur, Herkuli arriti të fitojë pavdekësinë. Ai arriti të shpëtojë edhe princeshën e Trojës, të luftojë për kontrollin e malit Olimpus. Sipas legjendave, ai e shpenzoi pjesën tjetër të jetës me Zotat.
Shënim teksti për 12 detyrat e Herkulit janë marë nga: http://www.tiranaobserver.

No comments:

Post a Comment