E Drejta Historike e Luginës për
Liri!
Lugina e Preshevës,
si nocion gjeografik dhe politik që përfshinë
komunat Shqipëtare, ende të
mbetura nën okupimin e Serbisë, kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike-kombëtare, juridike, politike, ekonomike etj, që të
aspirojnë Lirinë. Liri që nënkupton
Bashkim me trungun
amtarë- Kosovën, pjesë e së cilës
ishte historikisht, politikisht( para okupimit serbë), gjeografik, etnik-kombëtar, juridik etj. Këtu do
trajtohet vetëm nga
koha e pushtimit
serbë, e jo më përpara!
Në vitin 1863-1865,
ndërtohet nga Perandoria Osmane, rruga e quajtur “Xhadeja e re e Mithat Pashait”,
e cila
kalonte nga Vranja, Bujanovci,
Presheva dhe kalonte për në Grykë të
Vardarit[1]
Perandoria
Osmane, në vitet 1866-1869, u dëshmu që ishte afër rënijes së saj,
ndërsa në anën tjetër
tashmë në vendet
sllave të Ballkanit kishte fillu të
shpërthenin idetë nacionaliste
të frymëzuara nga
Revolucioni Francez i 1789.
Traktati i Vëslaut, i cili u lidh në
mes Serbisë dhe Greqisë, më 26
korrik 1867, që ishte përfaqësu nga
Ministri grek Petros Zanos dhe
ministri serbë Jovan Ristiq,
Milan Petronijeviq dhe Ilija Garashanini. Ky njihet edhe si traktati i parë ballkanik kundër Perandorisë Osmane, që do përfshiheshin në luftë
tokësore kundër saj.[2]
Princi Serbë Mihal Obrenoviqi kërkoi në marrëveshje që të merrte Bosnje dhe Hercegovinën, “Serbinë e Vjetër”( që përfshinë edhe Kosovën, dhe
Maqedoninë pra nga Drini, deri në
lumin Iskra në Bullgari!). Grekët kërkuan që të
përfshinin Thesalin, Epirin, Maqedoninë në mes Thesalisë dhe Detit, Thrakën dhe malet
Ballkan, e që ky propozim u pranu në
fund.[3]
Ndërsa më 28 shkurt 1868, këto dy vende nënshkruan edhe një
konventë ushtarake, mirëpo më 10 qershor 1868, mbreti i Serbisë,
ishte vrarë, e nga kjo mbarrëveshjet mbetën
në letër![4]
Mirëpo me shpërthimin
e luftës ku Serbia shpalli pavarësinë mët 30 qershor 1876 në luftë kundër
Perandorisë Osmane. Forcat Serbe
u shkatërruan keqa, mirëpo pastaj më 13
dhjetor 1877 dhe 5 shkurt 1878 u
rigrupuan forcat serbe, të mbështetura edhe nga Rusia, si dhe 3 mars 1878, që iu bashku edhe
Mbretëria e Malit të zi, derisa
Rusia luftonte kundër Perandorisë Osmane nga 24 prill 1877
deri më 3 mars 1878, në kaukaz edhe në Ballkan( ku
kishte përfshirë edhe Bullgarinë,
Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë)!
Në këtë fazë ndodhi
tragjedia, ngaqë tashmë trupat osmane
pësuan humbje, ndërsa forcat
serbe morën Nishin, Pirotin, Leskocin dhe Vranjën. Kryengritja bullgare, lufta e Malit të Zi dhe në anën tjetër lufta
ruso-turke, shkaktoi Krizën
e Madhe
Lindore të vitit 1875-1878. Edhe pse
Mali i zi, nën mbështetjen e Rusisë, i kishte shpallur
luftë Perandorisë Osmane, që më 1 korrik 1876.[5]
Mirëpo derisa zhvillohej
lufta Ruso-turke( dmth 1 javë pas fillimit të saj), Austro-Hungaria
me Rusinë, bëri një marrëveshje të fshehtë, më
8 korrik 1876, e njohur si Marrëveshja
e Reichstadt të Bohemisë, për të rregullu-coptu gadishullin Ballkanik sipas interesave të Fuqive të Mëdha.[6] Me
këtë marrëveshje për herë të
parë, nga Fuqitë
e Mëdha, u trajtu- gjymtu Çështja Shqipëtare, Rusia tërësisht
mohonte këtë, ndërsa
Austro-Hungaria plotësisht kundërshtonte këtë.[7] Ndërsa më 15 janar 1877, Rusia u detyru të
hynte në
Marrëveshje sekrete me Austro-Hungarinë, e njohur si Marrëveshja e
Budapeshtit,[8]
ishte mbi platformën e Marrëveshjes
së Reichstadt, e që u plotësu edhe me një marrëveshje
shtesë të 18 mars 1877, ku theksohej
që Austro-Hungaria do qëndronte neutrale në
luftën Ruso-Turke, e si shpërblim do mund ta
pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën,
ndërsa Sanxhaku i Novi Pazarit do përcaktohej me një
marrëveshje të veçantë. Ndërsa
Austro-Hungaria, zotohej të mos e
prekte Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe
Malin e Zi, të cilat Rusia i kishte si territore të influencës së saj. Ndërsa do shembej plotësisht Perandoria Osmane, thuhej që do bëheshin të pavarura Bullgaria , Rumania
dhe Shqipëria.[9] Kjo luftë
mbaroi me gjunjëzimin e
Perandorisë Otomane, e që u nënshkru Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878.[10]
Traktati i Shën Stefanit, në
nenin 1, trajtonte Malin e Zi, që
i jepej Nikshiqi, Podgorica dhe Tivari, ndërsa nenin 2 i njihej pavarsia e Malit të Zi.[11] Në
nenin 3 i jepeshin Serbisë
qytetet si Nishi, Leskoci dhe e
ashtuquajtura Serbia
moraviane dhe do bëhej shtet i pavarur( Vllasinë, Vushtrri, Mitrovicë)[12] -
shih fig 1. Neni 6, rregullonte
Bullgarinë si vasale të Perandorisë Osmane, me qëveri krishtere, që do përfshinte territorin
nga Danubi, malet Ballkan, përgjat maleve të vjetra( Stara
Planina), Sofjen, Pirotin, Vranjën me luginën
e Moravës,( dmth ku përfshihet edhe
Luginën e Preshevës), Thrakën veriore, pjesën e Thrakës Lindore afërsisht tërë Maqedoninë[13] -shih
fig 2.
Nga ky zgjerim i Rusisë, sidomos duke
shtri influencën e saj në
Ballkan, ishte shumë e pakënaqur sidomos Britania e Madhe, e që
kryeministri i saj Benjamin Disraeli
kishte reagu. Edhe Serbia kishte shfaqur frikën nga Bullgaria e Madhe, që mund t’i dëmtonte interesat
e saj në territoret e mbetura të
Perandorisë Osmane. Rumania
ishte shumë e dëshpëruar, po ashtu
edhe Austro-Hungaria ishte e dëshpëruar që nuk përfitoi Bosnje dhe Hercegovinën. Ndërsa
territoret tjera Shqipëtare mbetën ende nën
Perandorinë Osmane,e hapësira të mëdha
ishin okupu tashmë. Për këto arsye
fuqitë e mëdha kërkuan të
mblidhej një kongres, ku do rishikohej Traktati i Shën
Stefanit- ky kongres do quhej Kongresi i Berlinit e nga do dal edhe Traktati i Berlinit.[14]
Konferenca Ndërkombëtare
e Londrës, e nënshkruar në një
protokoll, në mars 1877, fare nuk e
trajtoi çështjen Shqipëtare si komb i veçantë! Ky protokoll rregullonte
bullgarinë, e cila përfshinte
edhe territoret Shqipëtare si krahinat e
Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin .[15]
Shqipëtarët edhe pse shumë
kryengritje kishin bërë, madje edhe
në Luginë të Preshevës në vitet 1843, e më pas po ashtu, nuk ishin
të organizuar mirëfilli për Çlirim Kombëtar, por më shumë bënin
lloj kryengritjesh, madje edhe
duke kërku bashkimin e
Vilajeteve Shqipëtare brenda
Perandorisë Osmane!
Ndërsa Komiteti i Janinës u
formu në maj 1877, në krye të të cilit
ishte Abdyl Frashëri, ku biseduan
me Greqinë, që të krijonin
aleancë- e cila nuk u arritë shkaku i
qëllimeve ekspansioniste greke.
Nga ky komitet, lind edhe idea për
Çlirim të Kombit Shqipëtar- e që
jo pak nga turkofilët
u kundërshtu!
Ndërsa në 18 dhjetor 1877, në Stamboll, u kriju Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare- shkurt quhej
Komiteti i Stambollit, kërkonte sërish një
shtet Shqipëtarë nën vasalitetin
e Sulltanit- derisa Greqia tashmë
ishte nga 1832 si shtet
i pavarur, kurse 1867 asnjë
ushtar turk nuk mbeti në Serbi.
Ndërsa më 10 qershor 1878,
formohet Lidhja e Prizrenit,[16] në
të cilin u miratu Kanuni- Akti i
Vendimeve( Kararnameja) dhe Urdhëresa ( Talimati), më 17 qershor 1878.[17]
Neni 1 i Kararnamesë, theksonte se qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë
Osmane.[18] Në
nenin 2 thuhej që Lidhja e Prizrenit do
e shihte si armik çdokë që do përpiqej
ta dobësonte autoritetin e qeverisë osmane![19]Ndërsa
në nenin 6, thuhej që Lidhja e
Prizrenit kundërshtonte vetëm lëshimin
e tokave Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të
Zi.[20] Në
nenin 14, Lidhja e Prizrenit e veshte
veten me autoritete që
e dobësonin autoritetin e
qeverisë së Perandorisë Osmane.[21]
Ndërsa më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u mbajt Kongresi i Berlinit, ku përfaqësoheshin Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia,
Gjermania dhe Perandoria Osmane,[22]
si dhe 4 shtetet ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i
zi,[23]
ndërsa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, porse dërguan me dhjetra peticione.[24]
Edhe Bullgaria ishte përjashtu nga përfaqësimi edhe pse Rusia këmbëngulte për të![25]
Njëashtu as Maqedonia nuk përfillej![26] Në
Kongresin e Berlinit nuk u morën
parasysh aspak të drejtat e popujve, por u sheshuan
interesat e Fuqive të Mëdha,
ku Britania, Austro-Hungaria tentonin ta
minimizonin influencën ruse në Ballkan, kurse Gjermania e
mbështeste Austro-Hungarinë, ndërsa Francës i interesonte vetëm izolimi i Gjermanisë, kurse Italia dëshironte zvogëlimin e
influencës së Austro-Hungarisë.[27]
Në Traktatin e Berlinit
në nenin 1, theksohej Bullgaria nën vazalitetin e
Sulltanit, me qeverisje të krishtere dhe
milici kombëtare, ndërsa në nenin 2, definohej territori i saj, i cili ishte dukshëm më i vogël, përfshinte afërsisht
territorin e sotëm që ka- pra nuk e përfshinte
Luginën e Preshevës dhe as territore të
tjera Shqipëtare![28] Në nenin 26, i njihej Pavarësia Malit të zi, ndërsa në nenin 27
siguroheshin vetëm liritë fetare në
Malin e Zi.[29] Në
nenin 28 Malit të zi definohej vija kufitare, ku përfshiheshin edhe
territoret Shqipëtare.[30] Në
nenin 29, përmendej tivari që i
jepej Malit të zi![31]
Ndërsa në nenin 35 rregulloheshin të drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa
në nenin 36 kufizohej territori i shtetit serbë, që përfshinte mes tyre deri në malet e Kopaonikut, në malet Merdar mes lumit Ibër dhe Sitnica,… pastaj
dalja në Medvegjë…, që sërish mbetej
e Lirë Lugina e Preshevës( përjashto Medvegjën) nga okupimi i Serbisë, ndërsa
kufiri ishte tek mali Shën Ilia![32] Ndërsa
në nenin 39, trajtohej çështja e pronësisë së muslimanve në
territoret e okupuara nga Serbia ,[33]
ndërsa askund aspak nuk trajtohet çështje të Shqipëtarve!
Në Kongresin e
Berlinit, krahina e Vranjës, Nishit, iu
dhanë Serbisë, derisa
me Traktatin e Shën Stefanit ato
i ishin premtu Bullgarisë së Madhe, madje iu
dha edhe Medvegja, deri afër Bujanocit ( tek Mali Shën Ilia)![34]
Nga ky rast
niset të rrjedhë
koha, prej kur ishte pushtu
nga Serbia komuna e Medvegjës.
Shqipëtarët që shpërnguleshin nga shteti serbë, në vitet përpara
Kongresin të Berlinit, cilësoheshin
si turq, madje edhe nga faktori ndërkombëtarë, regjistroheshin si
musliman! Këta nga Sanxhaku i Nishit,
Leskocit, Prokuples, Vranjës etj shpërnguleshin
plotësisht, duke ushtru plotësisht akt gjenocidi, spastrimi etnik( prej
nga edhe lindën këto
nocione e institucione juridike)!
Refugjatët e shpërngulur një pjesë
kaluan nëpër Luginë për të
vazhdu ikjen për në Turqi, e ca u vendosën nëpër
Luginë apo në pjesët tjera të
Trojeve Shqipëtare!
Nga viti 1878 deri 1912,
Serbia nuk okupoi më territore- por gjatë tërë kësaj kohe, nixste, financonte
Shqipëtarë për kryengritje kundër Perandorisë Osmane, që maksimalisht të dobësoheshin
forcat luftarake Shqipëatare, që në një të
ardhme pastaj të arrinte të okuponte territoret tonë më me
lehtësi-gjë edhe siç ndodhi realisht!-shih fig 4. Gjatë
kësaj periudhe Shqipëtarët
zhvillonin kryengritje kundër
Perandorisë osmane! Në
Trojet tona( Shqipëtare), vetëm në vitet 1896-1897 e këndej, filluan Lëvizjet
për autonomi, pasiqë në
Ballkan kishin mbetur vetëm Shqipëtarët dhe çështja e Maqedonve, ishte po ashtu e
njejtë, si në arenën rajonale ashtu edhe botërore, pasiqë fqinjët
tentonin të coptonin për vete, sa më shumë që mundnin
nga këto territore. Derisa tashmë
njihet që në Trojet tona, filloi rilindja kombëtare
në vitet e 80 të shekullit të XIX,
e veçmas kjo u kristalizu gjatë viteve 1905 derisa kulmoi me Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë
Londineze.[35]
Periudha në mes viteve
1878 deri 1912, në Trojet
tona Shqipëtare, u zhvilluan me qindra e qindra kyrengritje kundër Perandorisë Osmane, që
nga gusht-shtator 1878, menjëherë filluan konfrontimet
ushtarake. Derisa edhe në Janar
1879, bëhej mbrojtja e
Prevezës, që po ashtu nga Kongresi i Berlinit, Perandoria Osmane ia falte
Greqisë! Ngaqë edhe Perandoria
Osmane tentonte me forcën ushtarake, t’ia falte tokat
Shqipëtare si Plavën, Gusinë, Grudën, Hotin, Kelmendin etj Malit të Zi (
Tetor 1879- janar 1880), të njejtin fat pati edhe Ulqini gjatë gusht-nëntor 1880, për t’ia dhënë-dorëzu
Malit të zi, beteja e Slivovës( 1881), Besëlidhja Shqiptare e vitit 1897, Lidhja e
Pejsës, kryengritja Shqiptare e
1904, Komiteti për Lirinë e Shqipërisë
dhe lufta e armatosur e çetave
1905-1908, revolucioni xhonturk si dhe
kundër-revolucioni, kryengritjet Shqipëtare
të viteve 1909, e pasuar me kryengritjen e 1910 po ashtu edhe në
kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 etj. E që në të gjitha
këto përpjekje, edhe Shqipëtarët e Luginës së Preshevës ishin përfshi.
Lugina e Preshevës, pra Presheva dhe Bujanoci, mbetën deri më
Luftën e parë Ballkanike
nën okupimin e Perandorisë osmane, tashmë Medvegja ishte nën okupimin serbë që nga Kongresi i Berlinit!
Derisa në 29 shtator
1911, Italia i kishte shpall luftë
Perandorisë Osmane në Libi( që ishte
territor i okupuar), po ashtu edhe
ishujt Dodekanez i kishte
pushtu tashmë Italia,[36] në
rrethana të këtilla të favorshme, s’do e linin t’i humbiste, pa e shfrytëzu
edhe sllavët e jugut për interesat
e veta.[37] Lidhja
Ballkanike,[38] u bë, me
marrëveshje sekrete në mes
të Greqisë që i propozoi Bullgarisë që në
tetor 1910,[39]
ndërsa gjatë luftës Italo-Osmane, në shtator 1911 filluan negociatat
mes Bullgarisë dhe Serbisë, që u nënshkru në 29 shkur dhe më 13 mars 1912 nga monarkia
Bullgare, respektivisht ajo serbe,[40]
mirëpo marrëveshja mes Bullgarisë dhe
Greqisë u realizu javën e fundit të shkurtit 1912, e që u nënshkru më 29 maj 1912,[41]edhe mbreti i Malit të Zi, Nikolla, i shtyrë nga propozimi
për ndihmën ruse, që pranë
mesit të prillit 1912 nënshkroi
marrëveshje me Bullgarinë,
derisa marrëveshjen me Serbinë
e kishte më të vështirë, e që u arrit në fund të majit 1912 me ndërmjetësimin e zyrtarve bullgar, me këtë njihet edhe
si formim i Lidhjes së ballkanit.[42]
Lidhja Ballkanike mes vete nënshkruan
edhe një konventë
ushtarake sekrete kundër Perandorisë Osmane( gjë që realisht
ishte më e dëmshme
për Trojet Shqipëtare
sesa për Perandorinë Osmane)![43]
Në tetor 1912, derisa
Perandoria Osmane e pa me vonesë organizimet-aleancat e Lidhjes Ballkanike,[44]
iu imponu të
pranonte paqe me Itali, e këtë e nënshkroi
më 18 tetor 1912, në Lozan të Zvicrrës.[45]
Edhe ne, Shqipëtarët,
e shfrytëzuam këtë
rast, por jo në kohën e
duhur( u nis përpara vendeve tjera
ballkanike dhe në çastin që e nisën
luftën vendet tjera sllave të
Ballkanit, shumica e Luftëtarve Shqipëtarë, ishin kthy nëpër shtëpitë e tyre!).
Kryengritja shpërtheu
më 7 mars 1912, derisa dy batalione turke
bashkë me ministrin truk kalonin
nga Peja për në Gjakovë, u
sulmuan nga Shqipëtarët, afër fshatit Strellc.[46]
Derisa kjo kryengritje u zgjeru, derisa
nga 31 maj-qershor 1912, ndodhi
Kryengritja e Përgjithshme edhe në
të gjitha Trevat tjera,[47]
mes tyre edhe në Luginën e Preshevës, por edhe në
Vilajetet tjera Shqipëtare.[48]
Derisa u çliruan territore të shumta
Shqipëtare, nga thundrra
osmane gjatë korrikut 1912[49]
Qeveria e Stambollit, tradhëtoi palën
Shqipëtare, duke pranu kinse marrëveshje, ku do i plotësoheshin kërkesat
Shqipëtare[50]
derisa luftimet çuan edhe në
Çlirimin e Kryeqytetit të Shqipëtarve ( Shkupit) më 11 gusht 1912.[51] Më
18 gusht 1912, u firmos, një
marrëveshje Shqiptaro-turke, e që
edhe këtë marrëveshje
autoritetet turke e shtrembëruan duke e
mashtru palën Shqipëtare![52]
Kryengritësit Shqipëtar, pas marrëveshjes, u kthyen
nëpër shtëpitë e tyre,
ndërsa Ushtri të Rregullt Shqipëtare,
nuk kishte, madje as nuk kishte mendime për një organizim serioz të tillë!( ushtri të vogël, që nga
Lidhja e Prizrenit pretendohej,
madje edhe vullnetare!).
Serbët dhe Malazezët, tashmë edhe historiografia jonë, flet
hapur, qartë madje edhe me emra dhe
mbiemra konkret, që kishte nxitur shpërthimin e parakohshëm të Kryengritjes Shqipëtare të
vitit 1912, me qëllim të shterrjes së
forcës luftarake të Kombit Shqipëtarë, si dhe
dobësimit sa më të madh të forcës
ushtarake të Perandorisë Osmane, duke
e ruajtur pastaj për vete këto vende( sllavët e Ballkanit),që ta korrnin
fitoren( në aspektin ushtarak, sllavët vërtetë ia
arritën ta realizonin këtë skenar)!-shih
Fig 5.
Lufta e Parë
Ballkanike, shpërtheu më 8 tetor nga Mali
i zi, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria,
kurse më 18 tetor edhe Greqia.[53]
Derisa Shkupi, më 16 tetor 1912, iu
ishte dorëzu Fuqive të huaja.[54]
Mbreti Serb, Pjetri, pasi
kishte dhën armë për popullsinë serbë, si në
Kosovë, Iliridë( Maqedoni),
kishte shpallur edhe një
dekret ku thërriste që ushtrisë serbe që t’i bashkoheshin edhe Shqipëtarët, e që këtë
ushtri, most a shikonin si pushtuese, por si çlirimtare nga thundrra Osmane! Më 15 tetor ushtria
serbe kishte msy, në rajonin e
Vranjës, ndërsa më 18 tetor tërë
286.000 ushtarët serbë( numri total i
ushtrisë ishte 318.000 ushtar dhe 450
topa)[55]
ishin në sulm në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik,
Kurshumli-Prizren-Durrës, Rashkë-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Prijepole.[56]
Si ushtria serbe, ashtu edhe ajo
Malazeze kishin sulmu vetëm Trojet Shqipëtare, ndërsa
edhe një pjesë e ushtrisë greke kishte
sulmu Trojet jugore Shqipëtare!
Më 14-16 tetor në Grykën e
Merdarit u zhvilluan luftimet, më
20 tetor u sulmu Prishtina, më 23 tetor
Mitrovica dhe Vushtria![57]
Në Zonën e
Karadakut, Idriz Seferi, prijës tashmë i mirënjohur
për udhëheqjen epike të
luftës në Grykë të Kaçanikut kundër hordhive barbare Otomane, grumbulloi 6000 luftëtarë. Me këto forca i përballoi sulmet e ushtrisë së III serbe( i komanduar nga
gjeneral Bozhidar Jankoviqi, me 72.800 ushtar dhe 96 topa)[58], në
drejtimin e Vranjës, nga 15 tetori deri më 22 tetor, kur u detyru të tërhiqej![59] Përmes
luginës së Moravës, ushtria e III serbe, synonte të kalonte në luginën
e Vardarit.[60] Ndërsa
më 24 tetor pushtoi Gjilanin, derisa me
23 tetor pushtuan Vushtrrinë dhe Mitrovicën.[61]
Ushtria e III serbe, msyu në
drejtim të Kumanovës, po ashtu edhe
ushtria I serbe nga Kosova kaloi
në Kumanovë, ku më 22-24 tetor u zhvillu beteja
më e madhe, ku ushtria I serbe kishte
126.000 ushtarë, ndërsa ushtria turke kishte rreth 50.000 ushtar, mes
tyre mijëra ishin Shqipëtarë, më 26
tetor u pushtu Kumanova, e që u pushtu pa luftime dhe
Shkupi( ushtritë turke ishin dekompozu plotësisht tashmë)![62] Në
këtë betejë u vra i tërë batalioni i Shqipëtarve të Gjilanit. [63]
Ndërsa shifrat e Shqipëtarve të vrarë në
këtë betejë ishin deri 10.000 veta![64] Me
pushtimin e Shkupit njihet si fund i fazës
së parë të luftës së I ballkanike.
Ushtarët turq braktisnin frontin, derisa ushtarët Shqipëtar vazhdonin
të luftonin kundër ushtrive të Lidhjes
Ballkanike![65]
Edhe pse Shqipëtarët
që ishin ushtar në Ushtrinë
Osmane, braktisën këtë
ushtri, ndërsa vazhdonin luftën.[66]
Kjo dukuri në aspektin
ushtarak kuptohet qartë, mos kordinim, organizim të duhur,
bëri që të pësonim edhe
më shumë në jetët e ushtarve tonë, si në shërbim të
Atdheut dhe të atyre që i shërbyen
Perandorisë Osmane( pushtuesit të vjetër)!-shih Fig 6.
Menjëherë pas mbarimit të
fazës së parë të luftës së I
Ballkanike, mediet sllave madje edhe në mediet
ndërkombëtare filosllave, dolën
propaganda denigruese për Shqipëtarët si “fise ende të egra”,
“barbare, të paaftë për të
formu shtet të tyre![67] Po këto propaganda u shoqëruan edhe
me gjenocid, spastrime etnike, terror, masakra brutale.[68]
Nga kjo periudhë historike, pra në tetor 1912, Lugina e Preshevës( Bujanovci dhe
Presheva, ndërsa Medvegja që nga
Kongresi i Berlinit, 1878) u
pushtuan ushtarakisht nga Serbia,
në kundërshtim me çdo ligj vendor. Siç do quhej sot,
agresion ushtarak një veprim i
tillë!-shih fig 7.
Të gjithë e dijmë,
se si u shpall Pavarësia e Shqipërisë Londineze,
pjesa më e madhe
e territorit të saj të pushtuar
tashmë nga vendet
sllavo-ortodokse të Ballkanit. Në këtë
ngjarje historike, sërish nuk
munguan as luftëtarë e as personalitete të shquara edhe nga Lugina
e Preshevës.
Lufta e dytë Ballkanike
nuk kishte asnjë ndryshim
okupatorësh mbi Trojet Shqipëtare,
në këtë rast as
mbi Luginën e Preshevës. Sepse kjo luftë kishte
të bënte mes
Serbisë-Greqisë dhe Bullgarisë! E cila mbaroi me
Traktatin e Bukureshtit të 19
gusht 1913.[69]
Fuqitë e mëdha duke e
pa, realitetin e ndryshuar në Ballkan, kërkuan mbledhje të një Konference të re, ku u ftuan anëtarët e Lidhjes Ballkanike( Serbia, Greqia, Mali i
Zi dhe Bullgaria) si dhe Perandoria Osmane, kurse Fuqitë
e mëdha, përfaqësoheshin nga Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria
dhe Italia. Konferenca filloi më 2 dhjetor 1912, trajtohej :
A) territori
i pushtuar i Shqipërisë Londineze nga Serbia ,
Mali
i zi dhe Greqia
B) statusi
i sanxhakut të Tregut të ri që ishte
formalisht nga Kongresi i
Berlinit nën protektoratin e Austro-Hungarisë, si dhe
C) statusin
e territoreve tjera të pushtuara si
Kosovës, Maqedonisë, Thrakës etj[70]
Austro-Hungaria dhe Italia mbronin Pavarësinë e Shqipërisë Londineze, Gjermania dhe Britania e Madhe mbetën neutrale,Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin
e Zi, që të coptonin edhe Shqipërinë Londineze mes
aleatëve të Lidhjes Ballkanike.[71]
Traktati i londrës,
njohu kufijt e Shqipërisë Londineze,[72]
ndërsa në nenin 6 Serbisë i kërkohet të ratifikoj
kufirin me Bullgarin,[73]
mirëpo askund aspak nuk trajtohet kufiri
mes Serbisë dhe Okupatorit Otoman, që ishte vendosur
në Kongresin e Berlinit( 1878), ku
vetëm Medvegja ishte e pushtuar nga Serbia. Ndërsa në këtë Konferencë ,
Serbia , pos që pushtoi Luginën e Preshevës,
ajo u zgjeru territorialisht deri duke
pushtu edhe territoret e Shqipërisë Londineze-shih fig 6 dhe 7.
Periudha historike, e fatkeqësisë Kombëtare Shqipëtare, e në këtë
rast edhe për Luginën e Preshevës, më
konkretisht për Medvegjën,
sanxhakun e Nishit, Vranjën, Leskocin etj ishte Kongresi i Berlinit i qershorit 1878, kurse për Preshevën, Bujanocin, por edhe për
territorin e sotëm të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë Londineze, Iliridës( dhe
Maqedonisë si tërsi) etj, ishte lufta e I Ballkanike, më sakt muaji tetor 1912.
Bashkëshkruar nga:
Skënder dhe Bardhyl Jashari.
1.Skender Jashari- Master në drejtësi dhe shkollim joformal ushtark
2.Bardhyl Jashari - student në Fakultetin juridik
[1] Reshat
Avdiu, Terrori Serb Ndaj Shqiptarëve të Masuricës dhe Vranjës (1878-1999),
Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës, Preshevë, 2006, faqe259
[3] Historia
e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe111.
[5] Historia
e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe.133.
[6] Po aty.
[7] Po aty faqe 134.
[8] Po aty faqe 136-137;
[9] Po aty faqe 137,
[10] Po aty faqe 146,
[14]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe146-147.
[15]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 138,
[16]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 153,
[17] Po aty faqe 156-161,
[18] Po aty faqe 157.
[19] Po aty faqe 158,
[20] Po aty faqe 157,
[21] Po aty faqe 158,
[23]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 161,
[24]
Po aty.
[25] Sovereignty:
Organized Hypocrisy. Krasner, Stephen D. (1999).Princeton University Press, faqe 165
[26] Russia and
the Formation of the Romanian National State, 1821–1878. Jelavich,
Barbara, (2004). Cambridge University Press. Faqe 286.
[27]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 162,
[29] Po aty,
[30] Po aty,
[31] Po aty,
[32] Po aty,
[33] Po aty,
[34] Po aty,
[35]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 337,
[36] The
History of the Italian-Turkish War,
September 29, 1911, to Octobet 18, 1912, Beehler, William( 1913), Annapolis:The
Advertiser Republican, faqe 58,
[40] Po aty,
[41] Po aty,
[42] Po aty,
[43] Po aty.
[46]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 466,
[47] Po aty faqe 471,
[48] Po aty faqe 476,
[49] Po aty faqe 479,
[50] Po aty faqe 484,
[51] Po aty faqe 491,
[52] Po aty faqe 494-496,
[53] Po aty faqe 503,
[54] Po aty faqe 505,
[56]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 505,
[57] Po aty faqe 506,
[59]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,
[61]
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,
[62] Po aty faqe 506.
[63] Po aty faqe 506-507,
[64] Po aty faqe 507,
[65] Po aty faqe 506,
[66] Po aty faqe 507,
[67] Po aty,
[73] Po aty neni 6.
No comments:
Post a Comment