BETEJEN ME GREKET E KEMI TE HUMBUR!
Para se fermeri te mbjelle faren e grurit, patates apo pemes qe deshiron, ai ka ne mendjen e vet nje ide pak a shume te qarte jo vetem te produktit final, por edhe ate te sherbimeve qe do i duhen per mbjelljen, ujitjen, rritjen dhe korrjen apo vjeljen; si dhe sasine e prodhimit qe do marre deri tek momenti i magazinimit apo shitjes. Po keshtu e ka te qarte edhe ndertuesi para se te beje nje shtepi apo nje pallat; po keshtu inxhinieri para se te shpike nje makine te re etj etj; te gjithe keta, para se ta ndertojne idene e tyre ne realitet, e kane formuluar ate mire e mire ne mendjet e tyre!
Po keshtu ka bere dhe çdo klase elite (aristokraci plus intelektualet) e cdo kombi para se te formonte kombin e vet! Paraprakisht ata ishin te qarte midis tyre se ku dhe si do arrinin, e me vone punuan me mish e me shpirt per realizimin e ideve te tyre! Keshtu pas viteve 1840, greket me pare e serbet me vone, nxorren idete e tyre te quajtura “Megali idhea” dhe “Naçertania”, ku shprehen jo vetem ambicjet per çlirimin e popujve te tyre nga sgjedha turke, por edhe politikat ekspasioniste te zgjerimit maksimal te ketyre kombeve ne kurriz te kombeve te tjera; fati e solli qe ne mes te tyre te ishte kombi yne i identifikuar ne ate kohe si nje pjese e Turqise Europiane!
Shume vone, vetem nga fundi i shekullit, ne botuam idete tona ne shume pak faqe ne librin e eruditit
tone Sami Frasheri, te quajtur “Shqiperia cka qene, ç’eshte e cdo te behet”! Ne kete rast ne ishim me te vonuar ne kohe jo sepse ishim te vonuar ne idene e pavaresise; perkundrazi, ne ishim te paret ne Ballkan qe e filluam kete lufte edhe pa ndihmen e te tjereve, por pikerisht per shkak te kesaj ndihme te munguar e cila shpesh na u vu edhe kunder, ne e perfunduam te fundit kete proces! Kuptimplote eshte fakti qe greket apo serbet, e nxorren kete ide pasi i kishin krijuar shtetet e tyre te para e jo para krijimit sic do te ishte e natyrshme!
tone Sami Frasheri, te quajtur “Shqiperia cka qene, ç’eshte e cdo te behet”! Ne kete rast ne ishim me te vonuar ne kohe jo sepse ishim te vonuar ne idene e pavaresise; perkundrazi, ne ishim te paret ne Ballkan qe e filluam kete lufte edhe pa ndihmen e te tjereve, por pikerisht per shkak te kesaj ndihme te munguar e cila shpesh na u vu edhe kunder, ne e perfunduam te fundit kete proces! Kuptimplote eshte fakti qe greket apo serbet, e nxorren kete ide pasi i kishin krijuar shtetet e tyre te para e jo para krijimit sic do te ishte e natyrshme!
Kjo tregon edhe njehere se kete ide ata e krijuan vetem pasi fuqite e medha europiane u dhuruan pavaresine dhe shtetin e tyre, pas te ciles ata u ndergjegjesuan per keto ide! Ne rastin e shqiptareve, keto ide shprehen ne menyre te kristalte ne letrat e Ali Pashes, por supozojme edhe ne materialet (e humbura tashme) te Kongresit te Beratit te mbajtur me 1828 me te gjithe Bejleret e Shqiperise ku dhe u shtrua edhe Platforma Kombetare per krijimin e shtetit shqiptar te pavarur nga Turqia! Ne baze te kesaj platforme filloi levrimi i gjuhes shqipe, krijimi i alfabetit dhe abetareve te para, ngritja e klubeve te patrioteve shqiptare, themelimi i shoqerive dhe i shtypit shqip, hapja e shkollave ilegale te shqipes, shkollimi i femijeve shqiptare jo me ne Stamboll por edhe ne vendet e tjera europiane e madje filloi edhe politika per modernizimin e vete Turqise ne menyre qe Shqiperia te perfitonte nga ky liberalizim!
Te gjitha keto perpjekje te medha (dhe shume te tjera me te vogla) synonin nje gje te vetme: zhvillimin e idese kombetare nder popullsine shqiptare te kohes dhe unifikimi i tyre si nje trup i vetem pavaresisht dallimeve fetare! Te gjitha keto aksione kerkonin kapitale financiare te jashtezakonshme dhe jane te njohur shume pasanik ortodoks sidomos korcare e gjirokastrite qe shkrine pasurite e tyre per keto projekte; por jane te njohura edhe nje numer i madh familjesh bejlere shqiptare te cilat gjithashtu shiten pasurite e tyre dhe shumat ja dedikuan ceshtjes kombetare! Natyrisht pa keto kapitale te jashtezakonshme (vetem familja Dine shiti mbi 200 ha toke, ndersa Hasan Bej Prishtina mbi 100 dyqane), nuk do e kishim as kete gjysem Shqiperie qe kemi sot dhe qe politika e diteve te sotme vazhdon ta zhvase cdo dite!
Por rrethanat historike dhe me sa duket edhe mospatja ne koke mjaftueshmerisht qarte te idese fillestare (sidomos mbi rruget e realizimit te saj) nga rilindasit tane, beri qe nga 76.000 km2 terren te paster etnik shqiptar, te perfundojme me 28.000! Ne te kundert, Greqia u pesefishua, Serbia u trefishua, Mali i zi u dyfishua etj! Kjo ndodhi sepse keto vende, pra elitat e tyre paten me se te qarte ne kokat e tyre jo vetem idene fundore ku ata do shkonin, por edhe – sidomos - politikat frutdhenese se si do arrinin aty! Eshte mese e vertete qe shpesh keto politika u servireshin te gjalla nga Europa sepse aty mungonin totalisht, por ne fund te fundit ata ishin te zote te gjenin dhe te kishin aleate te fuqishem, si dhe ishin ne gjendje te benin te tyret idete e importuara!
Ne keto aspekte Levizja jone çaloi qysh ne fillim, dhe ne mungese te aleateve perendimore, shqiptaret e mjere, u detyruan te shterngoheshin sa me shume pas trupit te kalbur te Turqise, (edhe pse kjo ishte ajo qe vazhdimisht e fshikullonte, vazhdimisht shiste pjeset e saj per interesat e Turqise), duke u perpjekur me mish e me shpirt ti mbushnim mendjen Turqise se respektimi i popullit shqiptar ishte edhe ne interes te saj! Por Turqia kishte nje inat te vjeter me ne, hidherimi i se ciles nuk i ka kaluar as ne ditet tona! Te gjitha keto zgjedhje te detyruara te elites shqiptare çuan ne rezultatin qe e dime te gjithe dhe qe e lartepermendem!
Por pertej lodrave dipllomatike te Gjeopolitikes qe ne “si muslimane” ishim te destinuar ti humbnim, cfare ndodhi ne terren qe çoi ne deshtimin e shqiptareve dhe fitoren e grekeve? Si ka mundesi qe greket te cilet deri me 1878 nuk kishin as Thesaline, perparuan aq shume sa moren Thesaline, Maqedonine, Epirin dhe nje pjese te madhe te Thrakise? Perse ata paten kaq sukses? A ishte vetem ndihma e jashtme e cila e kushtezoi kete sukses? Une besoj se jo; dhe jam shume i bindur per kete! Jam i bindur se greket fituan sepse ne radhe te pare ata fituan ne terren! Si? Me nje pune te madhe propagandistike, ideore dhe psikologjike! Fituan sepse me pare se te conin ushtrine e tyre te vogel ne keto vende, ata kishin cuar idete e tyre, psikologjine e tyre, bindjen e tyre, boten e tyre, edhe pse kundershtime kishte sa te duash!
Sikurse dihet, kur Europa filloi te interesohej per ta, greket nuk kishin asnje ide te revoltes dhe clirimit ndaj Turqise, madje ata punonin ne aleance dhe unison me Sulltanin ne politikat e tija te shtypjes dhe muslimanizimit. Per shkak se keto popitika u dokumentuan relativisht vone, ato na tregojne se si prifterinjte greke nxisnin popullsine ortodokse te Bosnjes te behej muslimane, por nese kete pune ata e benin deri ne Bosnjen periferike, kuptohet se shumefish e kane bere ne Shqiperine e afert! Kjo ishte situata qe gjeten emisaret e pare rus e europiane ne fillim te viteve ‘700 kur ata u interesuan per clirimin e popujve te krishtere te Ballkanit.
Eshte koha kur Himariotet i shkruajne Katerines se Madhe dhe Papes (1719) dhe i kerkojne ndihme ne emer te te gjithe shqiptareve qe sipas tyre shtriheshin nga Morea ne Bosnje!
Emisaret erdhen, por sidomos ata lindore, me objektivin e qarte qe te krijonin popullin dhe kombin sllav dhe grek ne kurriz te kujtdo populli qe do gjendej ne ate zone! Keshtu gjeja e pare qe ata bene ishte shkeputja e fese ortodokse nga ndikimi turk dhe venia e saj ne sherbim te ketyre ideve! Fanariotet (lagja e patriceve fetare ortodoks ne Stamboll), te joshur dhe nga forca e floririt, pranuan idene dhe e vune te gjithe kishen si nje instrument prezent hde i fuqishem ne terren ne sherbim te idese se re! Puna e pare qe keta prifterinj bene ishte te bindnin popullsine aq numeroze arvanitase ne Greqi se ajo, megjithese fliste nje gjuhe “barbare”, ishte ne fakt greke, pasardhese e nje historie te lavdishme me te cilen krenohej njerzimi.
E nese njerzimi krenohej me ata si mundej ata te mos krenoheshin me veten e tyre (greke)? Madje arriten ti bindin se, pavaresisht nga gjuha qe flisnin, nese donin te civilizoheshin si e gjithe Europa, nese donin ta meritonin admirimin e gjithe Europes, duhej ti çonin femijet e tyre ne shkolla (si e gjithe Europa) ku ata do mesonin gjuhen e kulturuar.....greke! Hezitimit, medyshjes dhe pishmanllikut arvanitas, prifterinjte dhe intelektualet greke qe e udhehoqen kete proces, i vune perballe zotimin (e grekut) dhe besen e dhene 8te grekut) se menjehere pas clirimit te Greqise ata do te ngjiteshin te clironin edhe vellezerit e tyre shqiptare sepse ne fakt ne ishim nje popull, ne ishim nje race, ne ishim nje komb, ku grek ne fakt do te thote shqiptar i civilizuar, se liria e njerit do ishte dhe liria e tjetrit, etj etj.
Pas clirimit nga turku barbar do shikohej dhe “ceshtja e thjeshte teknike” e menyres se organizimit si nje shtet i vetem dygjuhesh apo si nje shtet dualist e tipit konfederate midis dy popujve! Pjese e ketij projekti ishte edhe dergata e 24 misionareve greke (shumica shqipfoles, qe i ishin nenshtruar kesaj idee me apo pa ndergjegje), e kryesuar nga (shen) Kozmai! Kaq shume ngjiti kjo ide nder liderat e Shqiperise se kohes, pra mbi rilindasit tane sa jehona e saj erdhi deri ne Luften e Dyte Boterore e madje edhe me vone ne letrat e patriotit tone te madh Aristidh Koles!
Kjo tregon se sa shume ata greket, ne nivelin psikologjik, e fituan betejen ne krahasim me ne shqiptaret! Pa e kuptuar as vete, ne, me fjalet tona, i sherbejme politikave te tyre te kalit te trojes! Rilindasi i madh (absolutisht i pavleresuar nga Akademia jone), Kurt Pasha, e priti Kozmain ne pallatin e vet, i dha nje pajton, dhe shoqerues.... te cilet informonin per gjithcka bente Kozmai! Ju deshen vetem tre dite Kurt Pashes qe te kuptonte qellimin e Kozmait dhe e vrau kete duke e hedhur ne lume; nuk i mjaftoi nje jete Ali Pashes te kuptonte gracken greke!
Manastiri i Kolkondasit qe nderon Kozmain u ngrit me urdher te Ali Pashes! Kjo sepse Aliu i besonte forces se tij ushtarake, dhe nenvleftesonte forcen e fjales te “Filiqi Eterise” (organizaten ilegale greke te financuar nga ruset) te cilen ai e ndihmoi aq shume, dhe e cila me vone punoi ne menyre perfekte qe goditjen e pare nga turku ta pesonte Aliu dhe jo greket!
Te njejten politike thike pas shpine kuptoi dhe Babai i Kombit tone Avdyl Frasheri qysh me 1876 kur zhvillonte bisedime me mbretin grek, por ai qe demaskoi publikisht politiken greke ishte i madhi De Rada, dhe pas tij edhe nje seri ideologesh te tjere, kryesisht te krishtere; shumica e te cileve do e paguajne me jeten e tyre! Greqia qe tashme ndihej e fuqizuar mjaftueshem filloi politiken e kerbacit ndaj popullit shqiptar; kryesisht ndaj elites se saj! Natyrisht kete politike ajo nuk mund ta realizonte nese nuk i kishte bindur me pare edhe arvanitasit legjendare, se edhe vellezerit e tyre te gjakut “duhej te hynin ne rrjedhen e civilizimit helenik”, edhe pse kur koken e tyre e kishte matufepsur turku, duhej te perdornin edhe forcen!
Dhe ishte e vertete se ne aspektin psikologjik dhe emocional, shume shqiptare ishin asimiluar nga turqit! Per 500 vite turqit me pare kishin punuar edhe me ethshem se greket! Jo pak shqiptare, shpirterisht i takonin asaj bote! Madje ata edhe betoheshin “per turqnine qe kam”, njesoj sikurse me vone niperit e tyre do betohen “per ideal te Partise!” Pikerisht per te siguruar aprovimin e kesaj fete kaq te madhe te popullsise greke, vini re se si te gjitha masakrat ndaj popullsive shqiptare ne te ashtuquajturin “Vorrio Epir” jane bere ndaj popullsise muslimane, dhe jo ndaj asaj te krishtere! Madje edhe ne Berat u be i njejti seleksionim!
Nje fotografi e hershme (1914) e Beratit e marre nga shkembi i Gorrices, tregon se kryqi i bardhe ishte pikturuar ne shume cati te kuqe pikerisht per ti shpetuar therrjes nga andartet greke te ardhur deri nga Kreta! Ne kete faze kemi arritur per propaganden greke ne nje nivel edhe me te larte, edhe me agresive, ku te krishteret propagandoheshin si greke dhe muslimanet si turq, ndaj merritonin te therrshin! Kuptohet sa e veshtire e me sa pak mjete ishte lufta qe bejleret, agallaret, tregtaret dhe femijet e tyre intelektuale, benin ndaj nje politike te tille, te cilen nuk e benin vetem greket, por edhe serbet, malazezet dhe vet turqit!
Keto politika, pas vitit 1912, ne vend qe te pushonin sic shpresonin shqiptaret, u bene edhe me te egra! Pikerisht ne keto kushte, ne terren ne humbem dramatikisht: arvanitasit qe po ndiheshin totalisht greke, po keshtu dhe camet ortodoks me te mire a me te keq u deklaruan greke; po keshtu dhe maqedonasit shqiptare ortodokse po ndiheshin sllave; po keshtu edhe shume katolike shqiptare po ndiheshin kroate, serbe apo malazeze; pa folur ketu edhe per qindra mijera shqiptare qe me bindje apo pa bindje, me deshire apo nga frika po deklaroheshin si kombi i shpikur “musliman!”, pra gati si te paatdhe; ashtu sic e kerkonin dhe politikat e fqinjeve!
Pa llogaritur ketu edhe shume shqiptare te tjere qe deklaroheshin turq apo boshnjake, e vazhdojne te deklarohen te tille akoma sot e kesaj dite! Ishte e dhimbshme ta prekje me dore ne ditet tona kete fenomen me fshataret e Prizrenit, te cilet akoma sot, “per tu bere qytetare” mesojne te flasin turqisht!!! Keto fenomene ndodhin sepse ne rrafshin psikologjik ne terren, u be aq shume propagande nga te gjithe keta se gjuha shqipe ishte me inferiore, aq sa shume shqiptare i cuan femijet e tyre tek shkollat e tjera greke, turke apo sllave, pikerisht sepse e besuan nje propagande te tille dhe i cuan femijet atje jo per ti tjetersuar gjakun, por “per ti bere me te kulturuar” duke pjelle me doren e tyre perbindesha qe do luftonin gjakun e prinderve dhe gjysheve te tyre! Te gjitha masakrat mbi shqiptare i kane bere keta femije te tjetersuar!
Ketij fenomeni, deri diku i vuri fre shteti i Ahmet Zogut (per ate qe mbeti Shqiperi), por mund te themi se e ndaloi totalisht Enver Hoxha! Duke perjashtuar fazen e pare kur ky proces vazhdoi porse me orientim sllavo-rus, pas viteve ’60, Enveri u ruajt fuqishem nga ky proces apo fenomen gerryes per shoqerine shqiptare; dhe pati sukses! Shpesh edhe me dhune, por ai ja arriti edhe ta fuse psikologjine proshqiptare ne terren, ndersa gjurma e influences helenike apo sllave (pra antishqiptare) tkurrej cdo vit! Mund ta numerojme kete si nje nga veprat pozitive te Enver Hoxhes, i cili ne maturine e tij, kishte koncepte te forta shtetformuese. Me vone, ne pleqerimin e tij, do filloje edhe procesi i shthurrjes se shtetit! Me vdekjen e tij, u rizgjuan edhe projektet e rigjallerimit te ketyre politikave, edhe pse komunizmi ishte ende ne kembe ne Shqiperi!
Pas rivendosjes se marrdhenieve diplomatike, ne viziten e pare qe Ministri i Jashtem i Greqise beri ne vitin 1986 ne Shqiperi, vuri nje kurore me lule ne varrin e Kozmait, duke vene keshtu piketen e pare te rimekembjes te kesaj politike ndaj Shqiperise se Jugut! Politiken e helenizimit e shpres jashtezakonisht qarte, e zeza mbi te bardhe, edhe letra qe organizata “Omonia” i dergonte Parlamentit grek, nje kopje e se ciles u gjet ne zyrat gjate kontrollit te policise berishiste ne vitin ’96. Para ketij skandali i pasuar me ato te Peshkepise etj, greket mobilizuan te gjithe arsenalin e tyre kombetar e nderkombetar dhe ja arriten ta zene mat Berishen duke ja terhequr veshin nga kontinenti Amerikan!
Natyrisht 200 vite te bagazhit politik te Greqise do ishin superior ndaj bagazhit te nje mjeku shqiptar ne ate kohe ende te paformuar politikisht! Megjithese totalisht ne te drejten e tij, Berisha detyrohet te kerkoje falje e te terhiqet njesoj si koloneli Tomson ne kohen e Qeverise se Vidit! Greket arrijne nje tjeter sukses politik te shoqeruar me koncesione te tjera si varreza, leshime ekonomike etj etj e deri tek telefoni celular qe pa te keq, sapo ngjiteshe ne Llogara te mirepriste me nje mesazh “Wellcome in Hellada!”
Por politiken me te fuqishme greket e zhvilluan perseri ne terren! Fale organizimit skandaloz te arsimit tone ata hapen shkolla greke (me dhe pa leje) ne te gjithe Shqiperine e Jugut e deri ne Tirane! Ne menyre skrupuloze ata u perpoqen qe te fusin ne te gjitha Universitetet shqiptare, pikerisht neper katedrat e historise, njerzit e tyre, te cilet u mesojne studenteve nje “histori alternative”, “moderne”, “te kriterit europian” qe ne fund rezulton thjeshte antishqiptare! Mjafton te flasesh me Himariotet, ku mund te themi se eshte dhe palestra e kesaj lufte te ftohte dhe do shikosh se sa ja kane arritur greket te helmojne koken e ketyre njerzve!
Te gjithe himarjotet sot njohin shume histori nga e shkuara e tyre, jashtezakonisht shume me shume nga c’njohin shqiptaret e tjere nga historia e tyre, dhe c’eshte me e poshtra njohin nje histori tejet tendecioze progreke! Sot himariotet, ndersa njohin mire edhe sa luftra kane bere me Sulltan Sulejmanin “te ndihmuar nga shqiptaret”, atyre nuk u mesohet se te paret e tyre i shkruanin gjithe botes ku u thoshnin se ata ishin shqiptare te vertete; atyre nuk u mesojne se pikerisht ne token e tyre shkollat shqipe jane ngritur qysh ne 1632; atyre nuk u thuhet se ka me qindra dokumente te autoreve europiane te cilat deshmojne se grate e Himares flisnin vetem shqip ndersa burrat mesonin greqisht dhe italisht; atyre nuk u mesohet asgje nga regjistri osman i sapopushtimit ku etniciteti shqip i himarioteve as qe diskutohet.
Problemi eshte se ata jane shume te bindur ne genjeshtren e tyre njesoj si keta muslimanet e soten qe shkojne pese here ne dite ne xhami dhe edhe po ti vrasesh nuk heqin dore nga bindja (mosbindja) e tyre! Pra betejen ne terren perseri ne e kemi te humbur! Kjo sepse ne keto 26 vite, ne, as qe kemi mendur e projektuar ndonje politike konkrete ne kete fushe duke u lene keshtu dore te lire te tjereve te bejne cte duan ne atdheun tone, me qytetaret tane! Antishqiptaret kane propoganduar fort “lirine e besimit”, “mosnderhyrjen ne punet e Zotit”, pikerisht qe ata te punonin pa u shqetesuar ne kete aspekt emocional dhe psikologjik kaq shume te rendesishem ne jeten e njeriut!
Keshtu antishqiptaret kane gjetur kanalin e duhur ku mund te fusin politikat e tyre, ndersa ne rime e shikojme apo shpesh ankohemi me mllef, apo shpesh edhe shajme te habitur se perse himariotet ndihen greke! Perse? Thjeshte sepse ne nuk kemi punuar qe ata te ndihen shqiptare! Perse? Thjeshte, fale injorances se politikes sone e cila as qe e ka idene e ketyre aksioneve aq te domosdoshme te Sigurise Kombetare! Perse? Sepse te pakten gjysma e Komisionit te Sigurise Kombetare jane njerez thjeshte te paarsimuar e te pakulturuar deri ne ate mase sa edhe po tja u tregosh problemin (sikurse po bejme me kete artikull) ata nuk jane ne gjendje te te formulojne nje platforme mbrojtese apo kundervepruese e aq me pak ta implementojne ate! Ky eshte rezultati i injoranteve vitriniste e kristaliste ne pushtet!
Ja shikoni konkretisht se c’po ndodh kohet e fundit ne Himare! Qeveria po kerkon si kudo ne Shqiperi te implementoje nje projekt urbanizimi (pa ju futur diskutimit nese projekti eshte i mire apo i keq) dhe nje grup banoresh me Nikollaq Nerenxin ne krye po bejne nje zhurme qe deputetet greke e cuan deri ne Parlamentin Europian me pretendimin se ne Himare po i grabitet prona minoritetit grek!!! Dhe a e dini se pse ndihen pronare te pakten nje pjese e tyre? Nuk do ta besoni! Sepse ishin anetare te kooperatives socialiste!
Deri ketu arrin absurditeti dhe manipulimi i ketyre njerzeve nga agjente te mendimit greke qe rine pas tyre!
Kur nje vjedhje ata e paraqesin si mbrojtje te prones dhe e cojne deri ne Bruksel; imagjinoni se cfare bejne ata ne rastin e nje kauze te drejte! Shikoni se sa shume e kane fituar betejen psikologjike ne terren greket! Qe ta kuptoni ne detaje e ne terren se si manipulohen keta njerez duke nxitur edhe egersine e tyre (pra per te kuptuar edhe me qarte se sa kembengules jane greket ne politiken e tyre ne terren) po ju postoj ketu nje bashkebisedim qe une pata me nje inxhinier, pra me nje intelektual te zones ne ditet e ketij debati; injorancia juridike dhe manipulimi i te cilit eshte vertet i frikshem: cka tregon edhe se si greket punojne mbi keta njerez!
ENGJELL GISHTI
No comments:
Post a Comment