A EKZISTON KOMBI “GREK”
DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET
(Pjesët e pestë)
Ne të vërtetë, emërtimi Ilir lidhet me një Yll, i cili e ka pasur një vlerë të veten, të jashtëzakonshme, që lidhet me fjalët e shenjta të Dodonës ilire “Yll me hir” apo “Yll i bekuar”. Prof. Muharrem Abazaj njerr një thënie nga Polibi, Historia, libri i II/2, në të cilët përshkruhen ilirët e lashtë që kanë qenë detarë mjaft të zotë. P.sh. mbreti Agron, në të cilin ne thirremi, që ka qenë mbret i ilirëve, kishte një fuqi detare dhe tokësore më të madhe se të gjithë mbretërit e mëparshëm të ilirisë.[2]
Se a fillohet ky emërtim me Dodonën e parë, në Shqipëri apo me Dodonën e dytë, në Greqi, nuk e dimë, sepse qindra autorë të rremë të ashtuquajturës “Greqi”, duan t`i humbin gjurmët e Dodonës së Parë. Ajo është Ilire dhe Shqiptare. Emërtimet Ylliria dhe Iliria janë NJË, që prej zanafillës së njerëzimit e të bazës së ALBANËVE, të cilat janë parahistori dhe ne nuk kemi mundësi kaq lehtë t`i dëshmojmë.
Në fund të artikullit të tij, Prof. Muharrem Abazaj, na e thotë kështu:
“Udhëtimet gjatë netëve, në mungesë të plotë të instrumentave orientuese do të kenë qenë torturuese. Por për fat të tyre ishte një objekt qiellor, një yll shumë i shndëritshëm që ishte shpëtimtari i tyre në çdo moment. Ky ishte Ylli Polar i cili ndodhet saktësisht mbi një vijë imagjinare që lidh Polin e Veriut me atë të Jugut dhe me shkëlqimin e rrallë të tij bëhej orientuesi më i sigurtë për ta. Këtë shërbim jetësor të këtij ylli ata e kanë parë si një dhuratë të Hyjit, si një yll të bekuar, yll me hir.
Do të ketë qenë vështirë që kjo fjalë “yll hir” të mos jetë artikuluar herë pas here nga çdo banor i kësaj anëdetje. Dhe si një fjalë e përdorur masivisht prej tyre, ajo do të jetë bërë si një element dallues për banorët e këtij territori”.[3]
Duke e shpjeguar mirë se cili është lidhja e termit pellazgë, ilir dhe shqip, Prof. Nezir Myrta, tani i ndjerë, të cilin e njihja që herët, thotë se “Illiristika është shkenca linguistike-AMA e Albanistikës, e cila merret me studimin dhe prejardhjen Ilirishtes së Re (Shqipes) dhe Ilirishtes së Lashtë, si Ama e Indo-evropianishtes... Shqipja dhe Sa-nkskritishtja janë dy bija të Illirishtes së sterlashtë. Illiristika është Urëshprehja (Ur-sprache)-Rrajëshprehja nga Gjuha e Parë e Njeriut... Ndërgjegja e Botës kthjellet dhe zhvillohet përmes gjuhës!”.[4]
Unë mendoj se Iliristika duhet të shkruhet si Ylliristika, sepse në rrënjë të saj e ka Yllin, e cila do të përfshinte të gjitha dijet prej alfabetit të parë të albanëve të lashtë e deri në kohën tonë. Albanologët janë pjesëtarë të Ylliristikës. Kjo do të duhej ndarë në tri periudha: Ylliristikja Antike; e Mesjetës dhe Moderne. Albanologët e sotëm futen në Ylliristikën apo Illiristikën ose Iliristikën Moderne. Pellazgishtja apo siç e quan Prof. Nezir Myrta, Pellgasishtja, duhet të jetë pjesë e Ylliristikës Antike edhe pse shkruhet me alfabetin artificial të fenikasve, por të sqarohet nga të gjitha ndërfutjet e qëllimta të falsifikatorëve të rrejshëm antikë.
Ndonjëherë, i përfshirë nga literatura “greke” dhe nën ndikimin e kësaj literature, na del në disa vende “i ndërthurur” me dy veprat e veta, miku i im i mirë, Sulejman Mato. Veprat e tij e kanë rëndësine e madhe, sepse i kanë mjaft pjesë domethënse. Janë veprat “Në kërkim të rrënjëve”, dhe “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”,[5] të cilat priten me kureshtje të posaçme. Gjurmimi disavjeçarë për historinë tonë të lashtë, të dijes së gjërë nga gjuha shqipe, e bënë këtë shkrimtar të gjithanshëm e me interesa të mëdha, me plot pasion e palodhshmëri.
Epoka parahomerike pellazgo- ilire; epoka e këngëve epike të Homerit- sado të bastarduara më vonë nga shkrimi fenikas i Psistratit, dhe pas tij ajo e ndërfutjeve tjera pas Homerike; si çelës i denjë i gjuhës së rigjurmuar të lashtë të kombit Yllirians, pra me këtë çështje të gjuhës së ilirëve; maqedhonëve; të epirotëve dhe thrakëve, na dërgon detyrimisht nëpër rrugën e vetme të qytetërimit të lashtë të kombit shqiptar.
Po e marr si shembull nga gjuha e lashtë e gjuhës shqiptare të iliro-pellazgëve, fjalën “gum”, e cila mbetet si fosile e paprekshme e Biblës, fosile e lashtë armaike, të cilët i kemi vëllezër prej Babylonisë, do të thotë gjum, errësirë, me fjalët e gjuhës së sotme shkak-pasojë, ku gjumi e ka si pasojë të veten errësirën, na konceptohet si pasojë e errësirës që sjellë gjumi, sepse kur njeriu i mbyllë sytë vetëm për pak kohë, përballet me errësirën.[6] Shumë pak janë gjurmuesit e tillë që i shohin këto gjëra të gjuhës “mëmë”, gjuhës së lashtë të shqipes.
Gjithashtu fjala AL do të thotë YLL, siç e kemi shpjeguar në shkrimin praprak, në pjesën e tretë, me përpjekjet e alfabetit të parë nga sistemi diellor, ku A-në e marrin edhe arabët, me emrin e Zotit- Allah, Zoti i ardhur prej qiellit, kështu që shumë veta edhe AL-in e bëjnë arabe, që nuk është aspak me vend, sepse fjalët AL, EL, IL janë baraz me fjalën YLL (al, el, il=yll). Po të shikojmë hartën qiellore dhe të vëjmë kujdes, do të lexojmë al leo, al cancer, etj., dhe në këtë rast i drejtohen „Al=Yllit“, si p.sh. në rastin tonë, yllit të luanit, yllit të gaforres, etj. [7]
Fjala AL lidhet me fjalën YLL, sikurse lidhet me fjalë AL-i-enët- (qeniet e huaja, të kosmosit, ALIENËT), dhe me AL-fabetin e sistemit diellor. Prej AL-it, qiellit dhe Yjeve kanë zbritur njerëzit dhe prapë janë munduar t`a mbërrijnë qiellin me pallatin më të lartë në Babyloni, ALBANËT, që e flitshin gjuhën MËMË të gjuhëve të quajtura indo-gjermane apo indo-evropiane. Edhe emri i fjalës së vendit BABY-LO-NI-A, do të thotë= baba na la ne-këtu-si atdhe= baby(i)-lo (a)-ni(ne)-a (anë, vend, at-dhé), pra baba na e la këtë vend. Çdo gjë që e kanë menduar atëherë, me gjuhën foshjarake, ka të bëjë me qellin dhe yjet.
Edhe Europa, që duket se është një ka me një bri të madh në ballë, nuk është për t`u treguar nga gjenealogjia familjare e Kadmit, sepse kjo është shumë vonë, të cilat Kadmi dhe të tjerët pas tij i ka kopjuar shumë vonë nga shekujt përpara tij, nga të gjitha tregimet, mitologitë e historitë e këtij kombi. Dihet se tabela e Vinçës, e gjetur 14 km në lindje të Beogradit të sotshëm, është një shkrim i moçëm evropian (old Europe), i cili filloi të aplikohej në mijëvjeçarin e 7-të p.e.s. dhe përfundoi diku rreth 3500 p.e.s.
Ne po e sjellim si shembull nga Babilonia, kaun me një bri, të marrë
nga muri i portave të tempullit Ishtar, e cila e ka murin e jashtëm me tjegulla
të bukura dhe të pjekura, të cilat janë të periudhës shumë përpara 3000 viteve
p.e.s. e të cilat filloi t`i restauroi Nabopolassar (625-605 p.e.s.), por i
plotësuan Nebukadnezar II (604-562 p.e.s.) e Nabonid (555-539 p.e.s.). Është ky
një relief sa ka ky mur i portave në ballë të këtij pallati, i cili vizëllon si
çdo tjetër.
Më vonë kanë ardhur këtu assirianët, por i gjeturi nga gërmimet arkeologjike është Lu-Nanna, i cili lutet me njërin gju pas të rënë përdhé dhe këmbën tjerër të ngrehur, që daton
rreth shekullit XIX p.e.s.[9]
Pra, vetë qytetërimi minean apo minok ka pasur ndikim të madh
në tërë ishullin e Kretës, të Evropës, dhe të Azisë së Vogël, që daton nga viti
3500-3300 p.e.s.rreth shekullit XIX p.e.s.[9]
Zhvillimin i artit minoik apo minean tregon se vërtetë ai i ka ndjekur rrugët e veta edhe pse shpeshherë ka marrë shtytje nga jashtë, por asnjëherë nuk ka qenë nën ato ndikime. “Zhvillimi tërësor i qytetërimit minoik- thotë Robert d`Agnely, mbështetet në strukturen e vet dhe në përparimin e formave të teknikave të qeramikës dhe në evoluimin e hijeshisë e të punës së arqitekturës, që janë thjesht krijime vendëse”.[10] Ata me këtë rrugë origjinale ndjekin tërë qytetërimin kretas. Ky qëndrim na ndahet në tri periudha: minoke primitive, 3300-2100 p.e.s.; minoike e mesme, 2100-1550 p.e.s.; dhe minoike e re, 1550-1300 p.e.s.[11]
Atëherë, këtu nuk kanë qenë fenikasit.
Yllirët, Ilirët, Illyris-siç thotë për herë të parë Herodoti, në shekullin e IV-tër p. e.s.[12], e kanë folur gjuhën pellazge e cila është transmetuar me gjuhën e sotme shqipe, jo greqishten e vjetër, sepse këtë gjuhë nuk e shpjegojnë dijetarët e botës, dhe se nuk ka patur fare grek e helenë në atë kohë apo asnjëherë para vitit 1000 të erës sonë. Nga historia e vjetër po e marrim kohën 800 p.e.s. e deri në hartimin e fjalorit e enciklopedisë së grekëve të rinj, të cilët janë të përzier nga etnitë e ndryshme e quhen “grekë”, i kemi 1800 vite me gënjeshtra fenikase të gjuhës artificiale të Kadmit.
Këtu e shohim se gjermanët e mëvonshëm e kanë marrur këtë term prej Herodotit, i cili është autor gënjeshtar, anti-pellazg dhe anti-shqiptar. “Y” e parë e ka rrotulluar menjëherë në “y” e tretë dhe Ylli mbetet pa asnjë kuptim në “Illy”. Pra, këtë gënjeshtër nuk e kanë thënë as gjermanët dhe nga Herodoti është kopjuar fjala “Illyrier”, pastaj kjo fjalë është bartur edhe nëpër harta.
Gjeneza e shtrembërimit të këtij termi është bartur nëpër kohë nga anti-pellazgu e anti-shqiptari Herodoti, i cili edhe gjuhën pellazge na e quan “barbare”. Të 2500 vitet vijnë si gënjeshtra të veçanta e shumëzohen e përsëriten në çdo rast evident, pa e komentuar rastin unik: a ka mundësi dhe a ka logjikë të hirren “helenë” ata që nuk kanë qenë helenë dhe ata që nuk kanë qenë as “grekë”? A ka kritere të mirëfillta të quhet një popull me etninë që nuk e kanë pasur dhe të racës joekzistuese?!...
Po e marrim edhe një shembull tjetër të Sulejman Matos, i cili thotë se pellazgët, pra pellazgo-ilirët e kishin si hyjni kryesore Diellin dhe Yjet. Ata e quanin veten e tyre “të lindurit para Hënës”. Besimi tek yjet dhe te dielli gjenden në figuarat e veshjeve të ndryshme, por edhe të armëve të luftëtarëve.[13]
Është tepër e çuditshme të gjësh fakte të prirjes së
egjiptiano-fenikasve, të thirrur më vonë si “helenë” apo “grekë”; se si kanë qenë
të gatshën kurdoherë të vjedhin çdo gjë nga vendi në të cilin kanë ardhur; se
si kanë patur paturpësinë t`i shpifin nga çdo term apo terminologji, si p.sh.
tri vajzat lakuriqe, në skulptura të zgjedhura, se paskan qenë pikërisht “tri
graitë”, që i kanë “themelluar” ata; dhe të plaçkisin më në fund nga baza themelore
e vendit gjenealogjitë, mythologjitë, zotat, emërtimet, etj.
Ata kanë ardhur që t`a sundojnë dhe kanë pasur mundësi edhe të paragjykojnë të parët e vendit, në të cilin kanë ardhur, e të gënjejnë aq shumë gjatë shekujve, sikur ata kanë qenë “barbarë”, dhe “nuk kishin aq shumë vepra, kulturë apo letërsi”.
Në qoftë se nuk kanë mundur të largojnë nga historia ndonjë mbret, luftëtarë apo ndonjë person të veçantë, atëherë kanë shpifur disa “historira” përrreth tij apo “emërtime” të shumëfishta, dhe ndonjërin e kanë mbytur në forma të ndryshme, p. sh. me gurë, nga shtëpitë, si Pirro Burrin.
Nga këto shumëfishime të personave historikë, mjaft shkencëtar apo shkencëtare të njohur, madje edhe të kombit shqiptar, si p.sh. mikja ime Elena Kocaqi-Levanti, priren gabimisht apo e marrin një personilitet të njohur nga historia pellazge, p.sh. Akilin, që është një hero pellazg, por e quan “epirot”, e cila në atë kohë nuk i ka takuar Epirit.[14]
Shpeshherë duket se nuk arrinë të shkoqitë materialin e shkruar me gjuhën artificiale greko-fenikase, të cilin e ka lexuar paraprakisht, edhe në qoftë se dimë se ajo është e para kundër grekëve dhe kundër serbëve, p.sh. vepra e njohur "Planet për zhdukjen e shqiptarëve",[15] e cila ka mjaft pjesë të bukura, por historinë e ngatërron, apo i ngatërron “historitë” e disa figurave historike, si p.sh. të Akilit.
Kësi faktesh të përsëritura i kemi te armiqtë tanë, me qendrat e veta në Stambol, Athinë, Sofje, Moskë, Beograd, Berlin, Londër, Bruksel e Madrid, të cilët na bëjnë që t`i kundështojmë, sepse atëherë nuk ka ekzistuar as“Greqia”, dhe as “Hellada”, por Elada, dhe është në krahinën e Peleut në Thesali, [16] që më vonë u quajt si Hellada, njësoj si i thonë Hellena, në vend të Elena, dhe Hylliria, në vend të Ylliria, e më vonë të trasmetuar si gënjeshtër e vërtetë apo rrenë kluqe e grekëve të rinj, prej vitit 1000, 1821, 1827, 1829 e këndej apo të shkencëtarëve të mëvonshëm.
Kjo gjuhë nuk është përdorur asnjëherë si “gjuhë zyrtare” deri në vitin 1000 të e. s., por gjuhë e shkruar dhe bartëse e kulturës, krahas pellazgishtes, gjuhës së folur shqipe. Gjuha e shkruar paralele me këtë gjuhë ka qenë gjuha fenikase e jo greke, pra gjuha e vjetër e atyre që kanë qenë “të konvertuar” në këtë kulturë dhe gjuhë, jo greket e rinj, si komb i klonizuar, pas shpalljes së shteteve.
Ne po e marrim një shpjegim gjuhësor etimologjik të Mili Butkës, i cili na tregon se çka do të thotë toponimi „Thesalia“, e cila është tokë pune; ar, the-s-ar, një fjalë e vërtetë e shqipes së sotme, thes dhe ar, pra tokë thesar, një thes me ar; vend me ara e tokë buke, ultësira, fusha, „sheshe“ pjellore të begata, „hambar“ i Greqisë së sotme; ultësirë, i mbushur krejt me toka të ulta; një fushë shumë pjellore; pra një thesar me pasuri tokësore. Kjo është Thesalia.[17]
Këtu bien për dhé gënjeshtrat “greke” me “helladën”, por edhe të shqiptarëve, të cilët, kur “Eladën” e Thesalisë, të përdorur te Homeri, si krahinë e Peleut, sepse nuk këndohet askund e asnjëherë emri “grek”, e përkthejnë Hellada=Greqi, që është një “përkthim” i pavërtetë, dhe një ndërfutje gënjeshtare, sepse emrin “Hellada” e nxjerrin nga Elada e Thesalisë.[18]
Homeri e ka përdorur fjalën Aeiola për Thesalinë, për të cilën shkruan edhe Mili Butka. Ai e emëron rajonin poshtë vargmaleve të larta të Olimpit e maleve të Pindit, që e shtrojnë poshtë luginën dhe ultësirën e Trikallës dhe të Larisës, të cilat bëjnë një unazë të vërtetë të tokës pjellore, sepse e ka prodhimin më të madh bujqësor në Greqi, dhe të cilën e konsiderojnë si “hambar” të këtij vendi.[19]
Ajo, në fillim të këtij artikulli e bën një gabim që bazohet në thënien kontradiktore “të Ahiles”, i cili vjen si shtrembërim i të ashtuquajturës “gjuhë greqishte”. Thuhet se është “djali i Danës dhe nipi i Akrizit, mbretit Argos pellazgjike, sa për babain e tij nuk ka të dhëna, sepse pretendohet se e kishte me Zeusin. Në fakt, Kreuzi e dëboi të bijën nga shtëpia, sepse ndoshta ajo duhet ta ketë pasur fëmijën jashtë martese”. Kjo thënie duket kotradiktore e veprës së saj, por edhe e artikullit të cekur.[22]
Përveç mospërputhjeve në këtë artikull të “Lajm.co” nga Elena Kocaqi, përsëriten të dhënat shkrimore nga libri, si psh. “Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjetë më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin”, në tërë pjesën Akili, Odisea, Aia apo Ajaksi, etj.[23]
Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe pellazgo-ilir. Kjo, tashmë, dihet.
Akili i lutet Zotit apo siç thotë Homeri Zeusit të pellazgëve, kur niset për luftë, në Dodonën pellazgo-ilire, që ishte kryeqendra e këtij vendi të lashtë.
Fakti që ai i lutet “për ndihmë Dodonës pellazgo-ilire”, tregon se ai ishte vetëm pellazg dhe do t`i drejtohej perëndisë së këtij vendi, që e kishte trashëguar prej paraardhësve të tij. Unë e kam shkoqitur dhjetra herë këtë fakt...
Pra, hellenët nuk kanë ekzistuar askund në botë. Fenikasit, me gjuhën e tyre të Kadmit e kanë “gjetur një provicë” që ta thërrasin kështu, ku ka shkuar edhe Kadmi. E quajnë me të padrejtë “helenistika”, madje në gjurmimet e sotme, si p.sh. nga këto gjurmime të pasurisë nëntokësore të “Greqisë”, në të ashtuquajturën ”Turqi”. Emri i këtij shteti është artificial, sikurse “helenistika”.
Rasti i Arif Matit, i cili e ka tronditur tërë Evropën, me dëshmitë që ai ua ka bërë pellazgëve, të cilët janë themeluesit e parë të qytetërimit Evropian, siç na e thotë një artikull te “Shqipëria e Jonë”[24], e jo helenët, teza e periudhës parahelene e “Greqisë” së lashtë e arkaike. Zeusi, i përcaktuar si pellazgo-ilir nuk është quajtur “hellenë”.
Edhe qytetërimi “miken” duhet ndarë në dy pjesë, para-helenë dhe pas-helene, pas paraqitjes së ashtuquajturve danaj, fenikas dhe assirianë, që e gënjejnë botën me gënjeshtrat e tyre “hellene”. Pra, ky qytetërim është një qytetërim hipotetik.[25]
Në lidhje me Greqinë e lashtë kemi një shpjegim, që na jipet në bazë të arkeologut Neritan Ceka, në artikullin e “Gazetainfopress-i”, të botuar nga “Ilirida-Oline”, në të cilin thuhet se në trevën e Dukatit, ku janë gjetur disa varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të III-të p.e.s., të ilirëve kaonë, të varrosur në suklore, toponimi “Gropa e Pirit”, do të thotë “i pjerrët”, që laget nga uji, “i pirë”. Aty ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, dhe që është një gërxh i vogël.[26]
“Banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Aludimi i shumë shkencëtarëve, gjuhëtarëve, historianëve e arkeologëve vinë në përfundimin se ata ishin pellazgo-ilirët e gërxheve...[27]
Këtu po e përfundojmë me këtë pjesë. Të tjerat, vazhdojnë...
[1] Shikoni shkrimin e Prof. Muharrem Abazajt, „Kuptimi i emrit Iliria“, të botuar me
dt. 17 tetor 2016, në http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5719.
[2] Po në të njëjtin artikull të tij, cituar
nga vepra e jonë, ASHSH-Instituti i arkeologjisë, „Ilirët dhe Iliria te autorët e Anikitetit“, Toena, Tiranë 2002,
faqe 44.
[3] Po i njëjti artikull, në fund, i Muharrem
Abazajt.
[4] Prof. Nezir Myrta, “Shqipja-Illirishtja-Pellgasishtja”, e dates 24 nëntor 2000, te file://A:\SHQIPJA-ILLIRISHTJA-PELLGASISHTJA.html,
e cila mirëmbahet nga Alvin Ekmekciu.
[5] Shikoni dy veprat e Sulejman Matos, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj,
Tiranë 2005; dhe veprën “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë, 2015.
[7] Shikoni për këtë edhe në
nterpretimin e Alex Sadrit (që me duket se është një emër i kostruktuar nga
Aleksandri, por mik i imi), me 20 qershor 2016, te http://www.facebook.com/Alex Sadri.
[8] Niko Stylo, “Historia e shenjtë e arvanitëve. Dokumente parahistorike”, Printing
Press, Prishtinë 2004, faqe 145.
[9] Antonella Mezzolani, “Babylon”, në librin e rrallë të Maria Tereza Guaitoli e Simone Rambaldi,
“Legendäre Städte der Vergangenheit (von
Athen bis Angkor, von Babylon bis Palenke”, Weltbild GmbH, Augsburg 2008,
faqe 164-167.
[10] Robert d`Angely, "Enigma- nga pellazgët te shqiptarët", Botimet Toena,
Tiranë 1998, faqe 89.
[11] Po aty, e njëjta vepër.
[12] Shiko veprën e njëjtë të Sulejmon Matos, faqe
66.
[13] Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 188.
[14] Shikoni në artikullin e Elena Kocaqit, „Akili heroi pellazg-epirotas, të cilin na e
vodhën grekët“, me datën 12.04.2016, në
http://www.lajm.co/akili-pellazg-epirotas-te-cilin-na-e-vodhen-greket/.
[15] Po deshët, shikoni veprën e Elena
Kocaqit-Levati, "Planet për
zhdukjen e shqiptarëve", EMAL, Tiranë 2010
[16] Shikoni në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.com/maqedonia-shqiptare-VII,
apo direkt në veprën e Fiqret Barbullushit, “Homeri-historia, racizmi”,
Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqe 166.
[17] Mili Butka, në shpjegimin
gjuhësor të faqes së portablit të Internetit , „Etimologji: <<Thesali>> emërtimi i saj“, në http://kanunitv.blogspot.ch/2016/10/thesali-emertimi-saj-etimologji.html
[18] Shikoni për këtë gjë edhe te vepra e
Fiqiret Barbullushit, e njëta faqe.
[19] Shikoni për këtë çështje te shkrimi i
përmendur i Mili Butkës.
[20] Shikoni
të njëjtën faqe të Fiqret Barbullushit.
[21] Shikoni
në artikullin e Elena Kocaqit, „Akili heroi pellazg-epirotas, të cilin na e
vodhën grekët“, më poshtë.
[22] Kahasoni
artikullin e përmendur me veprën e saj, "Albanët, Pellazgo-Ilirët-Shqiptarët
me famë Botërore",
Plejad, Tiranë 2008, faqet 23-25.
[23] Shikoni veprën e përmendur, faqe 24.
[24] Arif Mati, „Libri
i tezës sime që do të botohet në gjuhën frenge së shpejti: Pellazgët-
paraardhësit e qytetërimit greko-romak“, në pjesën „Arif Mati, tronditi historinë Evropiane…“, në http://shqiperiajone.altervista.org/arif-mati-trondit-historine-europiane-pellazget-jane-themelues-te-qyteterimit-europian-jo-helenet/,
me datën 14 korrik 2016.
[25] Shikoni
këtë artikull, më tutje, që na jipet artikulli frengjisht, https://www.connaissances-savoirs.com/les-pelasges.html/.
[26] Shikoni artikullin e datës 5 tetor 2016, në
Iliria-Oline, http://www.ilirida-online.com/orikumi-vendi-ku-bashkohen-perendite-iliriane/.
No comments:
Post a Comment