Sunday, October 30, 2016

Serbët - sllavë pas 300 vjetësh skllevër në tokat ilire - Sot duan të bëjnë "Padronin"

Serbët, Edikti i Milanos dhe Këshilli i Nikeas





Ajo që më shtyri në kompletimin e këtij shkrimi ,duke u thirrur në referenca të sigurta është që serbëve t’iu bëhet e ditur se kishin ardhur këndej pari nja 3-400 vjet pasi që krishtërimi ishte legalizuar nga ilirët ( shqiptarët ). 
Serbëve (sllavëve ) të ardhur pas shekullit 6-7-të iu ësht dashur edhe nja 300 vjet t`i kalojnë si shërbëtor këndej pari mu ne tokat ilire dhe pasta të fillojnë krishtërimin e tyre .
Sjellja e tyre prej patroni të krishterimit në Ballkan është shumë e pa bazë , sepse ata e morën fenë e krishterë shumë e shumë më vonë se ne, e morën shumë vonë po ashtu nga ne. Objektet fetare kishtare katolike dhe më vonë ato ortodokse në të katër anët e tokave të sotme shqiptare por edhe në ato toka të cilat sot banohen nga ata ishin ndërtuar nga vetë shqiptarët. 
Shënimet kishtare që ruhen me xhelozi të Konstantinopojës , Vatikanit , Malit Athos i vërtetojnë të gjitha kohërat shqiptare të krishterimi shqiptar dhe atij “ staroslovenski” Ne e kishim fatin e një pushtimi të egër osman për 500 vjet i cili me dhunë na konvertoi , na e ndërroi fenë e një pjese të kombit, por dhe përkundër shekujve të dhunës shqiptarët mbetën në fenë e para dhe pas Ediktit të Milanos (313 pas Kr. ) dhe të dy Këshillave të Nikeas ((325 dhe 381 pas Kr,.)
Të hamendurve nga rradhët e shqiptarëve , dhe “patronëve “ të shpifur serb të krishterimit iu rekomandoj të vazhdojnë leximin e këtij shkrimi. Pra në datat kyçe të fillimit të krishterimit nuk kishte serb këndej pari . Por edhe grekëve t’iu bëhet e ditur se shënimet tregojnë se edhe ata nuk janë patronët e ortodoksisë, sepse ata fesë së krishterë i kanë shkuar prapa nja 300 vjet pas Këshillave të Nikeas.
1.Edikti i Milanos ( 313 pasKr.) (-Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos. Kastriot Marku )
Kostandini I(lat. Flavius Valerius Constantinus), i njohur edhe si Kostandini i Madh, ishte perandor romak me origjinë ilire që sundoi 31 vjet,prej vitit 306 deri në vitin 337pas Krishtit.Ishte djali i komandantit ilir Kostanc Klorit (Constantinus Chlorus) dhe i Elenës
Hapi më i rëndësishmë në politikën e Kostandinit, është pa dyshim ai i nënshkrimit/dhënies së lirisë së fesë përtë krishterët.Kryqëzimi dhe keqtrajtimi i të Krishterëve mori fund dhe bashkëperandori i Kostandinit, Licinius, iu bashkua Kostandinit në lëshimin e dekretit (ediktit të Milano-s) në vitin 313, që ligjëroi pranimin e të Krishterëve në Perandorine Romane.Të dy perandorët përmes ediktit të Milanos shpallen se: «kemi vendosur të garantojmë respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojmë të krishterëve e gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdo lloj forme besimi që t’u pëlqejë, me qëllim që çdo hyjni që banon në qiej të na ndihmojë ne e të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë…”.
Edikti[nga lat. edictum, edicĕre «njoftoj, lajmëroj”që do të thotw “ thuaje jashtë” në kuptimin e një lajmërimi/shpalljeje»], është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet nga gjykatësit, i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Edikti i Milanos ishte dokumentiqëi dha krishterimit një status ligjor ekuivalent me fenë tradicionale romake dhe besimet e tjera fetare të shpallura në territoret e Perandorisë.
Kostandini lindi rreth vitit 280, në Nish (Nassius të Dardanisë Iliri), sot Nishi në Serbi, saktësisht në Mesinë e Sipërme, pranë lumit Nishava, nëntë milje larg lumit Margus (Morava). Nishi ose Nasisus, sikurse kuptohet nga koha në të cilën flasim, ishte një vendbanim ilir/shqiptar, që është përvijuar si i tillë deri aty nga fundi i shekullit tëXIX, d.m.th. pra edhe shumë më vonë se ardhja e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë në Europën Juglindore në shekullin e VII. Kështu që origjina e Perandorit Kostandini i Madh, me të drejtë pranohetsi iliro-shqiptare nga historiografia serioze. Në një aspekt tjetër kuptimor, duket qartë se përpos faktit të predikimit të Shën Palit në viset e Ilirisë, me Kostandinin, dëshmohet sërish se qenë ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ata që pranuan dhe përhapën zyrtarisht Krishtërimin në Europën pagane)
(Perandori Kostandini i Madh, u pagëzua i Krishterë, pak para vdekjes së tij mesditën e 22 majit 337.Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor.Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga nji numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por edhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishtërimi nisi të marrë frymë lirisht.Kostandini i Madh konsiderohet si një ndër njerëzit më me ndikim në të gjithë historinë. 
Ai është një ndër figurat më të mëdha të historisë Europiane dhe pa asnjë dyshim edhe asaj iliro-shqiptare gjatë mijëvjeçarin të parë. Ai ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës, ndoshta më i madhi dhe më i zoti prej tyre, shtetin e së cilës e riorganizoi dhe ndërtoi me fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt duke u shndërruar kështu në figurë qendrore që themeloi Europën e krishterë të mesjetës.
2.Këshillat e Nikeas ( 325 dhe 381 ) ( nga burimet e Kishes Ortodokse të Shqipërisë
Besorja e Nikeas duhet të quhet Besorja Nikeo-Konstandinopolitane, meqenëse ajo u formulua në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikeas (325) dhe në Sinodin e Dytë Ekumenik të Konstandinopojës (381).
Në Kishë Besorja quhet zakonisht Simboli i Besimit, që do të thotë literalisht “mbajtja së bashku” dhe “shprehja” ose “rrëfimi” i besimit. Në Kishën e hershme ekzistonin forma të ndryshme të pohimit të besimit të krishterë; domethënë “besore” të ndryshme. Këto besore ishin përdorur fillimisht në lidhje me Pagëzimin. Përpara se të pagëzohej një person duhet të pohonte besimin.
Me kalimin e kohës, vende të ndryshme kishin pohime të ndryshme besoresh, të gjitha, duke pohuar të njëjtin besim, por, duke përdorur forma e shprehje të ndryshme. Këto forma besoresh u bënë më të zgjeruara dhe më të detajuara, sidomos në ato zona ku pati debate rreth besimit dhe ku lindën herezira të ndryshme.
edikt2Mbas debatit rreth Birit të Perëndisë, Fjalës Hyjnore, lindi një tjetër debat, që lidhej në mënyrë esenciale me të, debati rreth Shpirtit të Shenjtë. Formulimi që u hartua në Sinodin e Konstandinopojës më 381, që njihet si Sinodi i Dytë Ekumenik, i dha fund këtij debati. Formulimi i këtij sinodi iu shtua deklarimit të Nikeas:
-Dhe (ne besojmë) në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.
-Në një Kishë të shenjtë, katholike (të përgjithshme) dhe apostolike
Pra ,i tërë shkrimi është për në dijeni të serbëve dhe grekëve porse edhe shqiptarëve që e vejnë veten në data të vonshme historike !
Fahri Xharra
Gjakovë,29.10.16

http://www.musarium.com/balkanportraits/art/map_1907_large.jpg


No comments:

Post a Comment