Friday, November 4, 2016

CPO NDODH ME BESIMIN FETAR NE KETO 26 VITE?

CPO NDODH ME BESIMIN FETAR NE KETO 26 VITE? 
Engjell Gishti



Puna qe beme gjate gjithe vitit ’90 kulmoi me Levizjen Studentore te atij dhjetori kur me ne fund studentet u ngriten kunder shtypjes se diktatures komuniste, midis te tjerash edhe ne aspektin fetar. 

Pra ajo Levizje, ishte edhe nje zgjim i te drejtes se besimit, nje çlirim nga ndrydhja komuniste qe pretendonte te zoteronte edhe dashurine ndaj Zotit, nje çlirim drejt lirise fetare sikurse ajo eshte sot ne Europe! Ndaj ne atehere bertisnim “E duam Shqiperine si e gjithe Europa!”; parrulle sinteze kjo e cila shprehte vizionin tone per te ardhmen e vendit! Dhe jam krenar qe sikurse shume te rinj te kohes kam bere detyren ndaj atdheut, midis te tjerash, duke siguruar edhe lirine fetare te shqiptareve sipas kritereve europiane......, por kurre nuk e kisha menduar se pikerisht ato perpjekje tonat do sillnin kete realitet religjioz ne Shqiperine tone “demokratike”! 

Pas kaq shume vitesh, sot, ne mund te bejme pyetjen konkluzive:

C’po ndodh me besimin fetar ne keto 26 vite? 
A shpreh ai realitetin me te mire dhe deshiren e vertete te besimtareve shqiptare te cilet ju bashkuan Levizjes studentore ne vitin 90? A mund te jene te kenaqur shqiptaret me zhvillimet, formen dhe ngjyrat qe mori perhapja e besimit ne keto 26 vite? Degjojme shpesh te thuhet edhe nga zyrtare te larte te politikes shqiptare se “besimi eshte i lire dhe ne nuk perzihemi me te”; por a perzihet besimi me jeten tone te perditshme? 

Pergjigja se feja “nuk ka pune tjeter veçse te merret ne çdo moment me jeten tone te perditshme, me mendimin tone, me psikologjine tone, me zakonat e doket tona etj etj, sepse pikerisht kjo eshte fusha e objektivit te saj, na tregon se sa e gabuar eshte teza e thate e politikes sone se ajo nuk nderhyn ne veprimtarine e besimit, dhe mban nje distance te atille ndaj besimit saqe i rrezervon vetes te drejten e nderhyrjes vetem kur besimi merr formen e terrorizmit! Madje ka shume ligje te shtetit tone te cilat praktikisht te ndalojne te kritikosh kete apo ate fe sepse mund te akuzohesh “per nxitje te urrejtjes fetare!” Uau! 

E meqenese ne mund te akuzohemi “per nxitje te urrejtjes fetare”, praktikisht, ne nuk mund ta kritikojme per asgje kete aspekt kaq te rendesishem te jetes sone, pra praktikisht, neve na hiqet nje nga te drejtat bazike te qyteterimit europian e boteror, pra e drejta e fjales, per gjithe kete sektor jo te ngushte te aktivitetit njerzor ne trojet tona! Kjo eshte thjeshte e papranueshme! E papranueshme ne aspektin e respektimit te te drejtes se njeriut; e papranueshme ne aspektin e sigurise kombetare; e papranueshme ne aspektin e analizes qe çdo shoqeri i ben zhvillimit te saj psiko-moral! 

Besoj se ne – edhe ne kete aspekt -nuk kemi nevoje te shpikim ujin e ngrohte dhe mjafton te shohim eksperiencen europiane e me gjere! Perse vendet e Europes tregohen kaq te kujdesshem ne respektimin por edhe ne kontrollin qe ata i bejne zhvillimeve te institucioneve te besimit?! 

Perse ne Europe ngritja e çdo xhamie behet vetem me nje leje te posaçme e cila jepet pasi autoritetet jane siguruar se kerkesa vjen nga komuniteti i brendshem dhe jo nga jashte, pasi sigurohen se edhe financimet vijne nga komunitetit i brendshem dhe jo nga politikat e huaja, pasi hetojne mire se ajo xhami do i sherbeje vetem permbushjes shpirterore te komunitetit te brendshem dhe jo politikave te shteteve te huaja dhe interesave te tyre strategjike?! 

Perse shteti grek i tregon kaq rendesi ketij aspekti sa – deri pak vite me pare – perkatesine fetare e shkruante edhe ne pashaporte?! 

Mos valle jane te gjithe te paditur keta politikane te vendeve te Europes (apo edhe te vendeve arabe), ndersa me te ndriturit qenkan politikanet dhe Parlamentet shqiptare?! Mos valle edhe mbreti Zog e kishte gabim kur 4 statutet i quante te vlefshme vetem poasi miratoheshin nga Parlamenti shqiptar?! Thjeshte, shkurt dhe qarte mendoj se qendrimi i politikes shqiptare ndaj ketij aspekti kaq te rendesishem te jetes shqiptare eshte vetem medioker! 

Shqiptaret sot kane nevoje per nje riformulim teorik e praktik te qendrimit te tyre moral dhe institucional ndaj besimit ne pergjithesi dhe politikave qe ndonje shtet i huaj mund te implementoje ne shtetet shqiptare ne favor te shteteve te tyre e ne dem te kombit shqiptar! 

Sepse helenizimi i Shqiperise se Jugut ne keto 26 vite eshte nje fakt qe nuk mund te fshihet; 
arabizimi dhe radikalizimi i muslimaneve kudo qe ata ndodhen ne keto 26 vite eshte gjithashtu nje fakt qe me nuk mund te fshihet! 

Dhe ne keto proçese, feja, ka qene forca kryesore udhezuese; dhe ky eshte nje tjeter fakt qe nuk mund te fshihet! Perse ne sot bertasim se pse ndihen greke himariotet kur ne vete i kemi lejuar (me mosnderhyrjen tone, e perkthyer ne nderhyrje tinzare te shtetit fqinj) ta praktikojne greqishten ne kisha e ne shkollat qe vetem shqip nuk flasin?! 

Po nese nje femi rritet ne nje familje ku tashme flitet vetem greqisht, shkollohet ne nje shkolle greke me flamurin grek ne oborr, kendon hymnin grek dhe nuk e njeh ate Shqiptar edhe pse ndodhet ne Shqiperi...., etj, si mund ti themi ne ketij personi “se pse ndihet grek” pas 26 vitesh?! 

Mos valle fajin e kemi ne dhe jo ata?! Po nese nje femi shqiptar fillon dhe e meson kuranin qysh ne klasen e pare (edhe pse shkolla eshte laike ka plot kurse e mesime private qe kete fakt e kane kthyer ne realitet); nese i veshin i veshin sipas shijes arabe ketu ne mes te Shqiperise sone (etnike natyrisht) ne mes te Europes; nese ata shkojne ne xhamia ku ne i lejojme tu mesohet se Skenderbeu ishte tradhetar, se europianet jane qafira, se zakonet shqiptare duhet ti zevendesojme me ato arabe ...etj, etj, deri sa shume prej tyre e ndjejne si pergjegjesi te lene edhe familjen e tyre ketu per te shkuar ne ndihme te “vellezerve te tyre” qe “po keqtrajtohen” ne vendet arabe...., mos valle fajin e kemi perseri ne qe u lejojme kaq “liri”? 

Duke pare se produkti i veprimtarise se ketyre institucioneve, ne jo pak raste, eshte ne dem te interesit kombetar, a nuk duhet menduar te ndryshohet perqasja e shtetit dhe e shoqerise sone ndaj tyre? Sepse ndaj nje aktiviteti qe çon ne nje rezultat te jashteligjshem, shteti nuk nderhyn vetem ne aktin final te ketij aktiviteti (psh ne nje aktivitet si mbjellja, rritja, magazininmi, trajtimi e deri shitja e kanapisit, apo edhe fazat e organizimit te çdo aktiviteti kriminal); perse ne rastin e fese na u dashka nje perqasje ndryshe? 

Eshte koha ta pyesim veten ku jemi e ku po shkojme!

ENGJELL GISHTI.

No comments:

Post a Comment