Historia e fotografisë që vrau katër burra në Arrzë të DevollitFotografia që vrau katër burra ishte shkrepur nga një spiun i grekut. Ai bridhte zonës së Devollit me aparat fotografik në krah që nxirrte bukën e gojës. Profesion i tij në atë kohë ishte tepër i rrallë. Kështu e nis tregimin e tij Ismet Hamiti nga fshati Arrzë i rrethit Devoll. Tashmë misteri për atë njeri është edhe më i thellë, pasi që nga dita e shkrepjes së fotografisë dhe deri më sot kaluar gati një shekull. Megjithatë njëra prej fotografive të tij vrau 4 burra: Baton dhe Rizanë nga fisi i Brahollinjëve, Emin Kodrën dhe Muharrem Zyken, ndërsa la të plagosur rëndë Haxhi Ombashin të gjithë nga fshati Arrzë i rrethit Devoll, pjestarë të çetës së Demir Arrzës.NgjarjaHistorinë e fotografisë e mbajnë mend të githë burrat e moshuar të Arrzës. Kjo ngjarje ka mbetur e shkruar edhe në kujtimet e babait të Ismetit, të quajtur Hamit Hyseni një nga mësuesët e parë të asaj zone në atë kohë. Në qershor të vitit 1913 mbahet mend nga arrzarët një nga luftrat më të mëdha të Demir Arrzës, e cila nisi me ushtrinë greke në afërsi të vendit të quajtur “Dobërgorë”, pranë këtij fshati dhe që vazhdoi për orë të tëra edhe në krahun tjetër të Arrzës, tek vendi i quajtur “Varri i Zotit”. Ndërsa bëheshin luftime të egra, endacaku me aparat në krah, i dhënë pas zanatit të tij deri në kufijtë e një pasion absurd, shkrepte aparatin mes plumbave pa llogaritur vdekjen. Kur lufta e asaj dite mori fund dhe në fushëbetejë kishte mbetur i vrarë kapedani grek i quajtur Varda, bashkë me tre nga trimat e tij, fotografi misterioz u ndodh pranë çetës së Demir Arrzës dhe u kërkoi t’u bënte një fotografi para grekëve të vrarë. Këmbëngulës në kërkesën e tij, mundi ta realiznte atë fotografi, e cila do të mbetej e fshehur për më shumë se 80 vjet në AustraliMasakra.Që nga dita e shkrejes ajo fotografi nuk u pa më. Njeriu misterioz nuk erdhi përsëri t’i sillte Komandantit të çetës Demir Arrzës, pamjet e fiksuara në celuloid. Më pas fotografia do të harrohej fare. Befas, shumë kohë më pas, grekët hynë përsëri në Arrzë. Në dorë mbanin atë fotografi që ishte harruar. Kërkuan Kryetarin e Këshillit që në atë Kohë ishte Ibrahim Azemi dhe i kërkuan të mblidhte burrat që kishin dalë në fotografi, duke e siguruar Azemin se kishin për t’u komunikuar diçka që kishte të bëntë më një marrëveshje midis tyre. Pas kësaj, tregon Ismeti, burrat që u mblodhën u vunë nën kërcënimin e armëve dhe po në këtë mënyrë i çua tek vendi ku ishte vrarë kapedan Varda dhe tre trimat e tij. Aty grekët vranë pabesisht luftëtarët e Demir Arrzës, Baton dhe Riza Brahollin, Emin Kodrën, Muharrem Zyken dhe lanë të plagosur Haxhi Ombashin, sepse pandehën se ai kishte vdekurFotografiaPas vrasjes së katër burave grekët hodhën fotografinë mbi të vrarët dhe u larguan. Rastësisht ajo fotografi do të binte në dorën e Hysen Beqos nga fshati Arrzë, i cili siç ka pohuar edhe vetë, nuk pati guximin ta tregonte më atë fotografi në fshatin e tij, edhe pse e kishte fshehur për ta ruajtur gjatë. Më pas mbajtësi i fotografisë do të emigronte në Australi dhe vetëm në fillim të viteve ’90, ai do ta dërgonte atë në fshatin e tij në Arrzë, e cila do të ngjallte edhe një herë kujtimet e asaj kohe megjithse kishte kaluar pothuajse një shekull. Tashmë burrat, gratë dhe fëmijët kanë rastin të shohin fotografinë për të cilën ishte folur aq shumë, por gjithnjë duke mallkuar me shpirt spiunin e grekutKush ishte Demir Ali ArrëzaSipas studiuesit Hamza Koçiu, Demir Ali Arrëza ka lindur në fshatin Arrzë të rrethit Devoll në 10 nentor të vitit 1885 në një fshat që ndodhet shumë afër me kufirin grek. Kur ai ishte 10 vjeç babai i tij, Aliu, një burrë i dëgjuar i asaj zone, patriot, e çoi djalin në Izmir të Turqisë për studime. Më 1900 Demiri përfundon me sukses mësimet e mesme dhe më pas shkon në Stamboll. Aty në një akademi ushtarake përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta për oficer kariere. Duke parë aftësitë e tij, por dhe komunikimin me pedagogët dhe studentët i ofruan poste të rëndësishme në shtabin madhor të ushtrisë turke, por Demiri nuk pranoi propozimin e komandës së Akademisë së “Gjylhanesë” Të njëjtat oferta i bëri edhe Komandanti i komandës së garnizonit në Korrçë, Allaj Pasha dhe prefekti i Korçës Fejzi bej Alizoti, por refzimi i Arrzës ishte i prerë. Ai ishte kundër pushtimit turk. Luftrat e tij më të rëndësishme kundër turqëve janë regjistruar në Blisht dhe në Pojan, por edhe në të gjithë zonën e Devollit. Më pas do të luftonte kundër andartëve grekë. Çeta e tij do të kontrollonte gjithë vijën e kufirit duke filluar që nga Kapshtica e deri në Malin e Gramozit në Nikolicë. Mjaft e egër ka qënë beteja kundër Kapedanit grek Varda në fshatin Arrzë. Më pas ata do të ktheheshin dhe do të vrisnin pabesisht, Bato dhe Riza Brahollin, Emin Kodrën dhe Muharrem Zyken, ndërsa do të mbetej i plagosur Haxho Ombashi. Në atë periudhë në kufirin shqiptaro grek vepronin dhe dy kapedanë të tjerë grek, siç quheshin në atë kohë, Kol Kordhishta dhe Janko Janoveni. Në 20 tetor 1916 kapitenin Demir Ali Arrëza e thërret Themistokli Gërmenji dhe e ngarkon me detyrën e referentit të xhandarmërisë në Korçë. Më pas me propozim të patriotit, Kasëm Qafëzezi, Qeveria e Sulejman Delvinës e emëroi Demir Arrzën komandant të xhandarmërisë së Tiranës. Të njëjtin post ka mbajtur edhe në xhandarmërinë e Elbasanit. Aty u vu në krye të pjësës dërmuese të zhandarmërisë për t’u bashkuar me kryengritësit fanolistë, të cilët e ndalën marrshimin e tyre përmes luftimeve në Tiranën e lirë. Për këtë ngjarje Demir Arrëza do të shprehej: “Djepi i jetës sime është Shqipëria, ndërsa revolucioni i Qershorit më dha krahët e lirisë”. Pas përmbysjes së Revolucionit të Qershorit, Demir Arrëza pezullohet nga detyra dhe për një kohë e burgosën. Pas amnistisë së mbretit Zog caktohet me një detyrë jo të rëndësishme ne xhandarmërine e Beratit. I flet hapur Zogut për kërcënimin e italisë, por Ahmet Zogu i përgjigjet: “ kjo është politika më e mirë për shqiptarët e ndjekur nga Italia mike e Musolinit. Po je i pakënaqur, dil malit e lufto si cubi Hasan Bitincka”. (Patriot, komandant çete në Devoll ) Pas disa peripecish Demir Arrëza kthehet në vendlindjen e tij në Arrëz, i sëmurë nga turbekulozi. Në vitin 1940 lirohrt nga xhandarmëria. Fëmijët e tij Skënderi, Shefqeti, Muhameti, dhe Shega do të mernin pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.Nipi i Demir ArrzësDemir Arrza, nip i Demir Arrzës, i cili mban emrin e gjyshit, me moshë 50 vjeç, me profesion Agronom i lartë, aktualisht me punë në stacionin eksperimental të prodhimit të farërave në Korçë, thotë se Demir Arrëza ishte një njeri i zgjuar dhe mjaft i komunikueshëm, por edhe mjaft i ndjeshëm.Vrasjen e katër burave për shkak të fotografisë ai e priti me shumë dhimbje, çka do ta bente me të ashpër në luftimet pas kësaj ngjarjeje. Megjithatë gjithçka do ta ndante edhe me bashkëshorten që i ndenji gjithnjë pranë. Ishte martuar me mbesën e Naim Frashërit nga Libohova, Salien. Ajo ishte një nga bashkëpunëtoret më të mira të Demir Arrzës. Me këtë grua pati 7 fëmijë: Muratin, Shegën, Lirinë, Nurien, Skënderin, Shefqetin Muhametin dhe Shegën. Katër të fundit u bënë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit djali i tij, Murati do të punonte si agronom, Skënderi do të zinte postin e Drejtorit të Liceut, Muhameti do të punonte si gazetar i ATSH-së, njihte mirë katër gjuhë të huaja. Ndërsa shefqeti do të shërbete në ushtri. Në provokacionin grek të ’49 Do të dekorohej nga Kuvendi Popullor. Megjithatë për vetë Demir Arrzën do të flitej gjithnjë e më pak, aq sa do ta linin në harresë, sepse siç shkruhej në biografitë e asaj kohe Arrëza vinte nga nja familje kulakësh.Historia e fotografisë që vrau katër burra në Arrzë të DevollitNga Vepror Hasani
Thursday, October 6, 2016
Vrasja e katër burrave në Arrzë të Devollit - viktima të një fotoje ...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment