Wednesday, October 5, 2016

Vendimet kryesore te miratuara ne mbledhjen e qeverise

Vendimet kryesore te miratuara ne mbledhjen e qeverise

keshilli-i-ministraveTIRANE, 5 Tetor /ATSH/. – Qeveria shqiptare ne mbledhjen e sotme ka miratuar nje sere vendimesh te rendesishme, disa prej te cilave jane:
Miratimin e rregullores “Kriteret për pajisjen me certifikatë për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, detyrat, përgjegjësitë dhe kodin e etikës së tyre”.
Miratimin e formatit të marrëveshjes me investitorët në fushën e turizmit.
Dhënien e lejes shoqërisë tregtare “Universal Universities Group”, sh.a., për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, të arsimit të mesëm të lartë “Faik Konica”, ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën gjermane.
Miratimin e dokumentit ndryshues nr.1 të marrëveshjes së grantit nr.TF018931, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveria e Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), në kuadër të fondit të mirëbesimit të SECO-s, për fuqizimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri.
 Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Vlorë (shtesa)”.
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, për programin “Në mbështetje të arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit”. /a.ke/

No comments:

Post a Comment