Wednesday, October 19, 2016

Shqiptarët musliman, duhet ta mësojnë definicionin e kombit dhe në veçanti atë të primordializmit !

Për të kuptuar ku qendron manipulimi, fillimisht duhet të kuptojmë domethënien e konceptit të kombit në vetëvete


Është e modës që sot të përmendet nga çdo opinionist, apo prijës fetar (shumica prej tyre flasin në emër të fesë Islame, prandaj muslimanët shqiptar janë në shënjester per t'u manipuluar), se kombet qenkan formuar në shek. 18 dhe nuk kanë ekzistuar më parë. Ata reagojnë për shkak të barrierës që u krijon ky koncept gjatë procesit të unifikimit të ideve, bindjeve dhe interesave me individ, apo grupacione që u përkasin kombeve tjera. Për t'u dukur dhe për t'u ndjerë sa më të afërt e konform me ato grupacione, lind nevoja për ta anshkaluar afërsinë e natyrshme që kanë ata vetë me pjestarët tjerë të kombit që i përkasin. Kështu ata kerkojnë me ngulm ndonjë definim tjetër specifik për kombin, që do ta degradonte rëndesinë primare që ka ky koncept për të gjithë ne, dhe në vazhdën e kësaj, ata manipulojnë me faktin se shtetet kombëtare filluan të formësohen pas revulucionit francez të shek. 18, apo pak më herët, pas traktatit të Vestfalis në shek. 17. 

Për të kuptuar ku qendron manipulimi, fillimisht duhet të kuptojmë domethënien e konceptit të kombit në vetëvete, që vazhdimisht evoluon, apo ndryshon, në varrësi të mënyrave të reja të organizimeve shoqërore, apo krijimit të kombeve të reja si krijesa kryesisht politike, ekonomike, apo gjeostrategjike dhe që dallojne nga menyra e krijimit të kombeve që u konsoliduan në periudha dhe rrethana tjera historike, që do të thotë se ekzistojne disa definime për kombin dhe që janë të sakta njëkohesisht në mënyrë respektive për raste të veçanta. Kështu ne duhet të zgjedhim atë definim të kombit që i pergjigjet vet historisë dhe mënyres së organizimit shoqërorë të shqiptarëve. Natyrshëm, nuk mund të merret i njejti definim për kombin amerikan në SHBA, ta përdorim për kombin shqiptar, sepse ka kombe politike që krijohen me vet themelimin e një shteti nga unifikimi i një interesi të përbashket, por nga etni të ndryshme gjuhësore e kulturore, por ka kombe që kanë krijuar shtetin. Në shekullin 17 apo 18 ishte rasti kur kombet krijuan shtete, kjo ndodhi edhe me shqiptarët, thjeshtë, kombi shqiptar e ndrroi mënyren e organizimit te vet politik e shoqërorë, nga pjesë e një perandorije në një shtet-komb. Kjo nuk do të thotë se brenda perandorive nuk kishte kombe, apo ndjenjë kombëtare, ashtu siç sot në kohën e globalizimit kur shtetet kombëtare mund të shperbëhen, por të jesh pjesë reciproke e globalizimit, duhet të marrësh pjesë në ketë mozaik me bagazhin tënd kombetar, kulturorë dhe individual, pra, nuk do të thotë se njerëzit nuk do të kenë ndjenjë kombëtare edhe më tej. Individi, familja, kombi dhe shoqëria, do të vazhdojnë të jenë fenomene të natyrshme të njerëzimit, të cilat nuk kemi se si t'i mohojmë.

§                            Definicioni standart i kombit: Një grup i madh njerëzish të bashkuar nga prejardhja e përbashkët, historia, kultura e gjuha, që banojnë në një vend apo territor te caktuar (*1).
§                            Primordializmi apo perenializmi, qëndron si argument se kombi vijnë që nga antika dhe është fenomen i natyrshëm. Sipas këtij koncepti, kombi është sinonim i një gupacioni perreth një gjuhe të trashëguar (*2).
§                            Kurani, 49:13: O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë (*3).


Këto definicione nuk e perjashtojnë njëra-tjetrën. As librat fetar, e as koncepti i globalizimit, nuk e perjashtojnë diverzitetin e njerëzve. Ashtu si i gjithë njerëzimi që është një specie, por çdo individ është unik dhe ka elemente dalluese të veçanta, ashtu edhe fiset, popujt, apo kombet, janë pjesë e njerëzimit, si pjesë të një mozaiku, me veçantitë e tyre dalluese.


Ndarja e gjuhëve (nga këndveshtrimi fetar njihet si koha e profetit Nuh *4), është fillimi i ndarjes së kombeve të para të njerëzimit. Shqiptarët rreshtohen në mesin e kombeve gjuhësore (gjuhës së trashëguar), pra, definicioni i primordializmit është tipik për rastin tonë. Nëse lexojmë libra të historisë nga autor të ndryshëm nderkombëtar, do të shohim se edhe popujt e lashtësisë janë emertuar me nocionin "nation", që nënkupton komb. Është e qartë se ne nuk mund të themi se kombet antike ishin plotësisht të ngjajshëm me shtetet-kombe të sotme, pasi që defenicioni per kombin ka evoluar në varresi te formësimit të kombeve të reja me bazament dhe qëllim tjetër nga menyra si u formësuan kombet gjuhësore, megjithatë mund të themi se koha kur pjesa më e madhe e Mesdheut dhe Europës fliste një gjuhë të përbashkët (qoftë ajo proto indo-europiane, jafetike, apo pellazgjike), grupacionet e njerëzve bëheshin per shkak të ndonjë feje, apo sundimtari (ilirët, thrakët, etruskët, hititët, frigjët, sumerët, etj), sepse nuk kishe diverzitet të madh gjuhësor (*5). Prandaj shqiptarët sot, nuk mund të jenë specifikisht pasardhësit vetem të ilirëve apo vetëm të thrakëve, por shqiptaret janë grup etnik, fillimisht parapolitik, dhe si pasardhësit e atyre njerëzve të Ballkanit dhe më gjërë, që ruajtën lidhjet sociale klanore që nga koha kur flitej ajo gjuhe e perbashkët. Siç dijmë, lidhjet më të forta klanore ishin më të shquara te shqiptarët dhe skocezët (*6).


 
Ndërkohë, shumë kombe tjera me të vonshme, të bazuara në një situatë politike, u transformuan nga komunitete fetare mesjetare në shtete-kombe (*7).


 Besir Bajrami.


//kanunitv.blogspot.al/2016/10/19

No comments:

Post a Comment