Kalaja është në vetvete një monument i rëndësishëm që kërkon mbrojtje në mënyrë që ajo të mos pësojë dëme të riparueshme. Ajo ka shenja qëndrueshmërie të vazhdueshme për më shumë se 3.500 vjet.
HISTORIKU
Lagja kala e Himarës, ose fshati i Himarës, është ndërtuar mbi kodrën e Barbakasë. Himara përbën një qytet me histori të gjatë, e cila fillon që në periudhën antike, shek.XIII p. Kr.
Ajo është vendosur mbi një kodër ku sot ndodhet lagjjakala. Kreshta shkëmbore është fortifikuar për herë të parë në shek. XIII p. Kr. Më pas ndërtohet një tjetër fortifikim në shek. V p. Kr., me mure të ndërtuar me blloqe gurësh poligonalë ndërsa në shek. IV fortifikohet me mure të tipit trapezoidalë.
Në shek. IV – III p. Kr. Himara renditet midis qendrave të lulëzuara të bregdetit Akrokeraun, krahas Meandrias (Borshit). Në brendësinë e rrethimit, në anën perëndimore të rrëpirës shkëmbore, përfshiheshin dhe banesa të ndërtuara dhe të punuara pjesërisht në shkëmb. Rëndësia e kësaj qendre në periudhën antike vlerësohet nëpërmjet gjetjeve të shumta arkeologjike, si objekte qeramike, maja heshtash, shpata hekuri, etj. apo edhe një mbishkrim të vitit 169 p. Kr. të zbuluar në Delf, sipas të cilit qyteti Kemarai (Himarë), dërgon tek orakulli i Delfit theorodokët (priftërinjtë), krahas qyteteve të tjera të Foinikes dhe Abanties.
Historia e kësaj qendre vazhdon edhe në shekujt e Mesjetës. Në burimet e shek. VIII Himara përmendet si qendër peshkopale, me rezidencë kishën e Shën Sergjit dhe Bakut. Në shek. IX ajo kalon në kontrollin e Bizantit dhe peshkopata e saj në varësinë e Naupaktit. Dyndjet sllave dhe pushtimi bullgar në shek. X kanë influencuar në
onomastikën e saj. Në shek. XI rindërtohen kalaja e Himarë dhe kisha e Peshkopatës, duke ndjekur themelet e para. Peshkopata kalon në varësi të Ohrit ndërsa në vitin 1081, Himara pushtohet nga Robert Guiskardi. Pas kryqëzatës IV (1204) ajo kalon nën sundimin e Despotatit të Epirit, sundim i cili u ndërpre në vitin 1272, kur Himara pushtohet nga Karl I Anzhu. Në vitin 1336 Himara përmendet si mbështetëse e perandorit Androniku III Paleolog. Në fund të këtij shekulli, ajo kalon nën kontrollin venecian, të cilët rindërtojnë kalanë dhe përforcojnë limanin e saj me pirgje.
Qyteti vazhdon të përmendet edhe gjatë sundimit osman dhe në dokumentet e shekujve të mëvonshëm, ndërsa njihet për mbështetjen ndaj figurave të rëndësishme kombëtare si Gjergj Araniti dhe Skënderbeu. Muri i kalasë u ndërtua në fundin e shek. V p. Kr., me blloqe gurësh të mëdhenj poligonal. Midis mureve në anën lindore me gjatësi 800 m dhe rrëpirës shkëmbore, përfshihen disa banesa të cilat kanë shfrytëzuar dhe i janë përshtatur kushteve të terrenit. Edhe në territorin brenda kalasë janë identifikuar shtëpi banimi të periudhave të ndryshme, të cilat duke gjykuar në teknikat e ndërtimit janë konsideruar si pjesë integrale e kalasë.
Muret më të hershme të kalasë ruhen më mirë në anën lindore. Rruga që ngjitet për tek kisha kalon pikërisht poshtë një kulle të madhe të shek. IV p. Kr. dhe vazhdimit të murit, të ndërtuar me blloqe të mëdha guri gëlqeror pa lidhje llaçi. Teknika e ndërtimit të mureve me blloqe poligonale dhe katërkëndëshe është e njëjtë me muret e Borshit dhe të kështjellave të mëdha kaone si Foinike, Buthroti, Çuka e Ajtoit. Gjatë shek. VI kalaja u
riparua nga Justiniani, i cili urdhëroi rindërtimin e kështjellës për të përballuar sulmet barbare të gotëve dhe hunëve.

Burimi:
http://www.himara.gov.al/Details.aspx?cat=1&d=16
http://www.imk.gov.al/vlorashqip/himara.pdf
No comments:
Post a Comment