Tradita e vreshtarisë dhe verëtarisë në trevën e Bordosë,
është nga më të lashtat dhe nga më të njohurat. Ndoshta janë të
paktë, ata që nuk kanë dëgjuar për verën e famshme Bordo, por
mund të jenë të shumtë shqiptarët që nuk e dinë se kjo verë
prodhohet nga një lloj rrushi, i cili u mor fillimisht nga Durrësi dhe
u kultivua në këtë trevë. Nuk është një lajthitje apo diçka e
pabazuar në referenca të besueshme. Për këtë gjë flasin emra të
njohur të antikitetit. Kolumela, i cili jep edhe referencën kryesore,
ka shkruar një traktat me 12 libra për agrikulturën në Perandorine
Romake. Kolumela e filloi karrierën e tij si ushtarak e më pas ai u
bë një shkrimtar e një fermer. Traktati i tij prej 12 librash është
një nga burimet kryesorë të informimit për agrikulturën romane. Ai
vinte nga një familje e cila kishte nxjerrë emra të shquar në
agrikulturë, si xhaxhai i tij Markus Kolumela, një fermer i
jashtëzakonshëm. Pra, ky është një burim i sigurt reference dhe
është pikërisht Kolumela i cili jep edhe emrin e rrushit i cili
është “stërgjyshi” i vreshtave që u mbollën në Bordo. Natyrisht
që edhe hardhitë që u morën kishin famë, përveçse
përshtatshmëri me kushtet klimaterike të Bordosë. Ishte Balisku i
shqiptarëve ai që solli në dritë verën Bordo që konsumohet edhe
sot. Natyrisht që për Baliskun është folur shumë, nga studiues e
ilirologë të ndryshëm, pasi ka qenë një nga varietetet e rrushit
më të dëgjuar në Iliri. Ai është shpërndarë edhe në vende të
tjera të Evropës (për më tepër flitet në intervistën me Prof.Dr.
Andrea Shundi). Gjithsesi, artikujt e mëposhtëm si dhe intervista me
një nga njerëzit më të specializuar në Shqipëri për agronominë,
Prof.Dr. Andrea Shundi (botues i 213 titujve në lidhje me
agrikulturën), japin zinxhirin dhe udhëtimin, jo vetëm të Baliskut
të famshëm, por edhe të traditës tonë të lashtë në verëtari e
vreshtari. Këto artikuj, zbardhin për shqiptarët një të vërtetë, e
cila të bën të ndiesh një krenari të merituar për traditën tonë
ndër shekuj.
Intervistë me prof. dr. Andrea Shundin Kush është prof. dr. Andrea Shundi
Prof. dr. Andrea Shundi është një emër i njohur në qarqet shkencore në Universitetin Bujqësor të Tiranës (ku për një kohë të gjatë ka qenë
profesor e më pas dekan), si dhe në Akademinë e Shkencave (sekretar shkencor i seksionit të shkencave natyrore-teknike) deri në janar 1999.
Prof. dr. Shundi ka zhvilluar kurse e ligjërata, me studentë e specialistë në nivele pasuniversitare, brenda e jashtë vendit, si në Universitetin e
Bazilikatës (Itali), Selanikut (Greqi), Viterbos (Itali), Institutin Agronomik të Mesdheut, Bari (Itali), UB të Tiranës dhe atë Politeknik të Korçës. Shquhet për
pjesëmarrje të gjerë në kumtesa, në tubime e kongrese ndërkombëtare, si në ato të Rrjeteve të Kërkimit të FAO-s, zhvilluar në Monpelje (’87), Bari (’90),
Nitra (’92), Kania (’93) dhe në kongrese ndërkombëtare për kullotat : Monpelje (’87), Palmerston North NZ (’93), Salt Lake City, USA (’95), Townsville, AUS
(’99) etj. Ka qenë përfaqësues kombëtar në Federatën Evropiane të Foragjereve dhe anëtar i këshillave shkencore në UB, Tiranë e Korçë, IKB Lushnjë,
IKF, Fushë-Krujë etj. Prof. dr. Andrea Shundi ka qenë kryeredaktor në dy revista shkencore me emër: “Buletini i Shkencave Bujqësore” dhe “Albanian
Journal of Natural and Technical Sciences”. Shquhet për veprimtari të gjerë botuese: 213 tituj, me rreth 7000 faqe; në disa Akte (Proceedings) të
tubimeve kombëtare e ndërkombëtare, si edhe artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare (“Herba”-FAO, “MEDIT”-IAM, Bari, “DAEDALUS”-
Univ. i Kozencës, “Irrigacione e Drenaggio”-Bolognia”). Është pjesëmarrës në projekte agronomike vendase e ndërkombëtare.
Lashtësia dhe ardhmëria e vreshtarisë-vertarisë shqiptare
Profesor Andrea, në artikuj të ndryshëm, studiues seriozë përmendin faktin (ata u referohen emrave të njohur të antikitetit për këtë), se vreshtaria e Bordosë zë fill me sjelljen e hardhive nga Durrësi. Ishin një fis francez, Biturgët, ata që sollën në Francë, “stërgjyshërit” e Kabërne Savinjosë së famshme nga Durrësi dhe kësisoj, krijuan një traditë e kulturë që sot është e njohur në tërë botën. A është i ri ky fakt dhe a mund të kemi një panoramë më të plotë të vertarisë e vreshtarisë shqiptare në antikitet?
Është interesant ky fakt, pavarësisht se unë personalisht, artikujt e mësipërm, në të cilët shkruhet se si hardhitë e sjella nga Durrësi, u bënë bashkëgjak e të kultivuarit Kabërne Savinjo, ndoshta më i njohuri në botë, nuk i kam shfletuar. Ky fakt më ngacmon më tej sepse në Bordo kam qëndruar një javë, pikërisht për të njohur verëtarinë dhe vreshtarinë e kësaj treve nga krahas të tjerave kemi prejardhjen e kultivatit të hardhive e llojet e verërave Kabërne Savinjo dhe Merlo. Treva Bordo është nga të parat në botë që llojet e verërave i klasifikonte (qysh më 1855) sipas shkallës së cilësisë, ndër të parat e prodhimit të verës dhe rrushit në sistemin “Kullë” (Chateaux) sepse prodhohen në territorin e kullës që e zotëron i njëjti pronar. Në Bordo shtrihen 120000 ha me vreshta ku Kabërne dhe Merlo përbëjnë 85% të prodhimit. Veçanti përbëjnë guvat nëntokësore që shërbejnë për qilare të ruajtjes së verërave, të cilat hera-herës janë edhe restorante me verëra shumë cilësore, ndërsa nësipërfaqe të tokës, mbi guvë e më gjerë, zeliten vreshtat. Për shqiptarët, lashtësia në trojet e tyre nuk përbën thjesht një krenari të përligjur. Kjo shërben për të njohur më mirë e për të përfituar nga trashëgimia historike kulturore ajo ekonomike, teknike etj, prandaj pa rënë në ndjenja shqiptarie skajore, por mbështetur në dokumenta dhe fakte të tjera le të shtjellojmë traditën tonë në vreshtari dhe verëtari, kështu mund t’i shërbejmë së tashmes dhe së ardhmes. Në këtë drejtim ka krahasimisht pak hulumtime dhe botime. Pjesa më e madhe e tyre, janë të shpërndara nëpër hyrje të artikujve studimorë apo si thënie ose argumente në ndonjë libër për të dëshmuar kryesisht veprimtarinë jetësore për traditën shqiptare dhe atë mesdhetare.

Nëpërmjet gjetjeve dhe botimeve dokumentare, shumica të
parashtruara nga arkeologë dhe etnografë, nga historianë dhe
gjuhëtarë, nga specialistë të bujqësisë, gjeorgjikë etj, mund të
ridëshmohet dhe përgjithsohet lashtësia e begatë e vreshtarisë dhe
verëtarisë shqiptare përkrah vendeve të tjera në pellgun e
Mesdheut, me huazimet dhe ndikimet e ndërsjellta. Këto dy mjeshtëri
kanë shoqëruar jetesën dhe kulturën e popujve të Mesdheut nga
lashtësia deri në ditët tona e kështu në vazhdim.
Lidhjet e Durrësit e më gjerë të Ilirisë vreshtare me vendet e tjera Mesdhetare dhe të Evropës Qendrore, arkeologu i mirënjohur, doktori i shkencave, Moikom Zeqo i ka dëshmuar dhe shtjelluar nga ana profesionale. Ai shkruan: “Plini, i cili ka jetuar në shekullin e parë pas Krishtit, përmend qytetarët e Dyrrahut që kultivonin Baliskun, një lloj rrushi që e kishin përcjellë deri në Spanjë, ku quhej Kokolob. Emri Baliskut lidhet me fjalën shqipe Balik-e bardhë. Kjo lloj hardhie autoktone zelitet në bregdetin jugor shqiptar dhe populli e ka emërtuar Vlosh. Materialet mbjellës nga vreshtat e famshme të Durrësit në mesjetë janë dërguar në disa vende të Evropës. Sipas albanologut Milan Shuflai, kjo lloj hardhie njihet me emrin Durracina, sepse ka prejardhje nga Durrësi.”
A mund të thuhet pa drojtje, se ne shqiptarët kemi një traditë të lashtë në vreshtari, çka mund të vëzhgohet lehtë nëpërmjet dëshmive të ndryshme të cilat vërtetojnë bashkëjetesën tonë me vreshtarinë e verëtarinë?
Për botën shqiptare mund të vëzhgohet me dëshmi dhe jehona për verëtarinë dhe vreshtarinë. Një sërë skulpturash dhe relievesh, mozaikë me vile rrushi, enë ku ruhej vera të zbukuruara me vile rrushi dhe me njerëz të cilët mbanë kupa me verë etj, janë gjetur në Durrës, Apoloni, Bylis, Amantia, Lin, Orikum, Butrint etj. Ndër to spikat një shtatore prej mermeri, gjetur në Durrës, në të cilën janë të gdhendura vile rrushi. Në gjirin e Gramatës (Karaburun, Vlorë), arkeologu Moikom Zeqo ka zbuluar një amforë të skalitur në shkëmb, që sipas tij simbolizon mrekullinë e Krishtit i cili e shndërroi ujin në verë. Tradita vreshtare në Kosovë daton përpara 2000 vjetëve. Ndër dëshmitë është, mbishkrimi në pllakë guri, skalitur në alfabet latin dhe rrethuar me skalitje hardhish dhe vile rrushi : “ I përkushtohet ushtarit të vrarë në moshë 21 vjeçare, në vitin 60 pas lindjes së Krishtit, në vendin Krahorta.”
Historianë, gjeografë dhe dietarë të tjerë në lashtësi kanë dëshmuar për vreshtarinë dhe verëtarinë iliro-shqiptare. Straboni shkruan për Ilirinë: “Gjithashtu i ngrohtë e frytdhënës është ky vend sepse ka plot ullishta dhe vreshta të mira. ….Ilirët eksportojnë verë në Romë që e mbajnë në enë druri”. Aristoteli i madh përmend një lloj vere të bërë nga fisi i Taulantëve që tharmëtohej me anë të mjaltit. Emërtime të lidhura me vreshtarinë, përbëjn një tjetër lashtësi dhe traditë shqiptare. Fshatra me emrin “vreshta” ka në rrethet Elbasan, Fier, Gramsh, Korçë. Pranë shumë grup shtëpive, hasen vende që quhen vreshta (psh në fshatrat Vallas, Dramosh, Muriq, Shtuf-Oblik, Dajç, Kullaj, Mes, Postubë, Vrakë etj si dhe në disa fshatra të Kosvës e të komunës së Tetovës). Emrin Vinjoll të dy fshtrave në rrethet Mat dhe Kurbin, akademiku Eqerem Çabej dhe gjuhëtarë të tjerë e lidhin me fjalën latine “vinealis terra”, pra tokë për vreshtë. Çabej ka shtjelluar prejardhjen vendëse të fjalëve hardhi,vjel, vile, vresht, rrush, bërsi etj. Te shqiptarët himnizimi i rrushit arrin deri aty sa përdoret si emër për njerëzit, sikurse femrat që quhen “Rrushe” ose rrush. Kjo ndodh edhe nëpër këngë si psh “U zgjua rrushja në mëngjes”, “Rrushe moj rrushe”, “Bëjmë zonjë dhëndërë” etj. Nëpërmjet fjalës “rrushi” kanë zgjedhur dhjetra të tjera ku një pjesë e tyre emërtojnë lloje bimësh : “Rrush arushe”, “Rrush dhelpre”, “Rrush i alpeve”, “Rrushqyqe”, “Rrushtake”, “Rrushkuqe” etj.

Fjalët e urta, gjëegjëza, ngjarje dhe rrëfenja që lidhen me
vreshtarinë dhe verëtarinë shqiptare do të vazhdojnë të bëjnë
pjesë në visarin e kombit shqiptar. Me kohë këto pasurohen,
njerëzit i mësojnë dhe edukojnë për të qenë më afër këtyre
veprimtarive në kërkim të begatisë familjare dhe kombëtare. Në
librin “Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare” (Andrea Shundi dhe Ahmet
Osja – Tiranë 2004), nga ana agronomike, shtjellohen 650 fjalë të
urta, thënie, ngjarje dhe rrëfenja, krahas shtjellimeve për fjalë
dhe emërtime që lidhen me vreshtarinë dhe vertarinë shqiptare.
Nga : Albert Hitoaliaj
Source : https://www.facebook.com/historia.antike.e.pellazgve

No comments:
Post a Comment