Shkruan Prof. Zymer Mehani
Çdonjëri prej nesh e dimë se ngrehina e kishës ortodokse serbe nuk e ka vendin në kampusin universitar të Prishtinës. Prandaj, meqë edhe me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës feja është e ndarë nga sistemi arsimor, lejimi i kishës ortodokse në hapësirën universitare përbën shkelje ligjore. Pasi është kështu, lind pyetja se pse kanë rënë në letargji autoritetet kosovare? Çfarë presin institucionet tona ? Përse hezitojnë që të ndërmarrin masa ligjore për ta larguar këtë objekt nga prona universitare?!
Vërtet është e çuditshme se si autoritetet kosovare po tregohen joenergjike, anemike, joparimore, besa edhe tejet të dobëta, kur është fjala, tani për kishën ortodokse, e cila siç dihet, është e ndërtuar në kohën e Millosheviqit, kur Serbia bënte çfarë të donte në pronat e shqiptarëve dhe po ushtronte dhunë e gjenocid pa u penguar nga askush. Ky objekt, i ndërtuar ilegalisht, pa leje komunale ndërtimi, por me qëllime politike, as nuk u ndërtua për qëllime fetare, as s’u përdor për shërbime të besimit fetar. Por, u ndërtua për shkaqe poltike dhe shoviniste dhe ç’është edhe më keq, e uzurpoi hapësirën universitare, e qëllimi i saj përfundimtar doli në shesh, nuk është kulti fetar, por qëllimi është politik.
Kjo kishë është ndërtuar në kohën e Millosheviqit, pa leje nga komuna, dhe sipas ligjit nuk e ka vendin në kampusin universitar. Edhe meremetimi, riaktivizimi, apo funksionalizimi i saj, kryekëput ka prapavijë politike dhe kolonizuese. E institucionet tona, sikur kanë mbetur pa gjak veprues, anemik, u mungon guximi që të ballafaqohen me realitetin dhe i kanë futur “veshët në lesh” e nuk e marrin seriozisht këtë punë tejet madhore.
Serbët lokalë me veprimet e tyre, po e masin pulsin e institucioneve tona.
Nëse hë për hë, kjo kishë e legalizon veprimin e saj, në pronën universitare, atëherë, le të dihet qartas, se universitet më nuk ka. E, pra, si po lejojnë autoritetet kosovare, që me vetëdije të plotë po i hapin udhë shkatrrimit të universitetit?
Kisha ortodokse, nuk e ka vendin në pronën universitare. Ajo as dje, as sot dhe as nesër nuk do ta ketë vendin aty. Dhe, le të kuptohet qartë njëherë e përgjithëmonë se nëse ju autoritetet e Kosovës, frikoheni dhe lejoni që kisha të funksionalizohet, studentët dhe populli do të jenë ata që nuk kanë frikë dhe nuk do ta lejojnë aktivizimin e saj as sot dhe as kurrë. Populli është Sovrani vetë. Andaj, fuqia dhe guximi është te populli, që gjithmonë do të jetë i guximshëm që ta mbrojë shtetin dhe pavarësinë e tij.

No comments:
Post a Comment