Showing posts with label Reportazh. Show all posts
Showing posts with label Reportazh. Show all posts

Friday, December 23, 2016

Berati dhe Grigor Voskopojari - reportazh - Nga Thoma Jance




Berati nuk duhet te harroje kurre se shumica e ELITES se Voskopojes pas renies u zhvendos ne Berat, ashtu sic kishte ndodhur me shkembimet reciproke me pare.
Grigor Voskopojari nga Berati.
Grigor Voskopojari ishte autor kishtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte një ndër figurat më të shquara të jetës kulturore të Voskopojës në mes të shek.XVIII. Njihet si nismëtar i krijimit të shtypshkronjës së Voskopojës, të cilën e drejtoi për shumë vjet. Më 1768 u zgjodh peshkop i Durrësit, prandaj u quajt edhe “Grigori i Durrësit”. Shkroi greqisht ndonjë libër fetar a të lidhur me praktikat fetare, si dhe fjalime. Ka dëshmi se u mor gjerë me shkrimin e shqipes; përktheu “Dhjatën e Vjetër”, duke krijuar edhe një alfabet të veçantë.

Grigor Voskopojari është ndër shqipëruesit e parë të ungjillit.
Gjithashtu edhe Zëvendësrekori i Akademisë së Re, në vitin 1762, Grigor Voskopojari (nga Berati që ka vdekur në 1772), kishte përfunduar shqipërimin e të dyja Dhiatave (të së Vjetrës e të së Resë). “Ishte ky një aksion shumë i madh, që kishte të bënte me përkthimin në gjuhën e vendit të librave bazë të kishës. Liturgjia në kisha pjesërisht thuhej me kohë edhe në shqip. Kjo vazhdoi edhe në shek. XVIII, edhe më pas. 

Në procesin mësimor të shkollës së drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, së pari përmes teksteve fetare, që zinin vendin më të madh në programet, por edhe përmes lëndëve të tjera. Në tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur më shumë si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar. 

Dhaskal Tod'hri na ka lënë edhe një fabul të shqipëruar të Ezopit. Edhe Kostë Ikonomi hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në atë të re dhe në shqip). Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII-XIX), prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim jo vetëm në vendlindje, por edhe në Elbasan e gjetiu.” Grigor Voskopojari shkruante me një alfabet origjinal, si edhe Bogomili, që e kishte shpikur vetë për shqipen që shkroi. Të njëjtën gjë bëri edhe Dhaskal Todri, ndofta nën ndikimin e Bogomilit, por edhe të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë. Edhe ky përdori një alfabet origjinal, që e shpiku vetë e që u përhap edhe në njerëz të tjerë në Elbasan.”

Kështu, Voskopoja ishte edhe qendër e lëvrimit të shqipes. Këtë gjuhë nuk e shkruanin vetëm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe të tjerë, duke arritur të shqipëroheshin Dhiatat në atë qytet, të përdorej jo vetëm alfabeti grek, por edhe një alfabet i krijuar posaçërisht për shqipen. Kjo do të shërbente pikërisht si bazë për krijimin e identitetit shqiptar dhe bazën për kalimin nga një identitet protonacional drejt një identiteti nacional dhe që do të ndikonte në krijimin e nacionalizmit shqiptar para grekëve, serbëvve dhe bullgarëve. 

Voskopoja po kthehej kështu pak nga pak në një fanar ndriçues dhe orientues drejt nacionalizmit dhe pavarësisë shqiptare jo vetëm nga Perandoria por edhe nga Patriarkana Helene e Stambollit. Kjo ishte edhe pika e dobët e Voskopojës. Sepse Gjuha shqipe ishte kulmi por edhe vdekja e Voskopojës. Sepse gjuha shqipe e folur në atë kohë deri në rrethinat e Athinës, po të shkruhej, do të shkruante ndryshe historinë e territoreve të Shqipërisë dhe të Greqisë.

Thoma K Jance

Friday, December 16, 2016

Zinxhirët e Herkulit dhe ëndrrat e rinisë. - Nga Sofia Doko Arapaj


Zinxhirët Herkulit
Kur ishim të vegjël,
shihnim filmat e pëlhurës në fshat. Sa vinte xhaxhi Asllani nga ferma dhe sillte Herkulin me Odisenë, fillonte grinja në shtëpi.

- Ba, ka ardhur Herkuli sonte, do na lësh ta shikojmë?
-E mirë, mbaroni së qëruari fshesat nga farat, pastaj ikni...
-Na, mbaroni këto e ikni!
Po një dëng i vockël për fillim i pjekur, i qetë në dyel me mua...po tjetri më i lartë, krenar i pamposhtur e më i mbushur...
Po mua, trupit të vogël, më duhej të kruhesha, po, më kafshonin dhëmbëzat e farëzave, ashtu... në fillim sy më sy, pastaj mish më mish. Të pamëshirshme farëzat, nuk shqiteshin kollaj nga flamuri i tyre.
Lëshonin tymin sterrë të zi që të dorëzohesha, të më mundnin. I kuptoja ...po, nuk bëhej
sepse duhej të takoheshim me Herkulin.

I lija të më ngjiteshin nëpër kurriz, të më kërkonin çtë donin, trupin, shpirtin. S'doja t ja dija.
Teneqeja në duart e mia të vogla, vente e vinte si e trullosur nëpër binarë.
Bënte një pushim të vockël, pastaj gërr- gërr, herë duke vrapuar, herë duke caluar, mbi ristelën që ta bënte babai gati, sa hap e mbyll sytë, këndonte këngën 1,2,3,4...1,2,3...1,2,3,4....1,2,3...

-Të ikim tani, o ba, se filloi filmi, na jep lekë, o ba!
-Nuk kam moj bijë, po ik atje se të fut xhaxhi Asllani pa lekë.
-Jo o ba, se duan një njeri më të madh,
të hyjmë që mos të paguajmë lekë.
-Ik o shejtan, hallin e Herkulit kam unë.
-O Asllan, o Asllan, -i thërriste Asllanit,
për fat shtepia e kulturës ishte afër.
Jo, jo, nuk futem ashtu..
-Fute fute këtë shejtan të shoh Herkulin!
-Po ça të them o Xhoxhi, le të vijë,
dhe shkoja duke i hedhur hapat,
njëherë këtej njëherë andej, si pafkat e lojës.
Më pyeste xhaxhi Asllani, sikur s më njihte,
-E kujt je ti, të keqen xhaxhi?
-E...e...e këtij thosha unë...
e njërit nga fshati dmth.
-E mirë futu të keqen xhaxhi...

Dhe e shtyma e lehtë tyre herë, në sup, herë në vesh, herë tek qafa....se ndonjeherë na fusnin dhe dy nga dy, u ishte sosur durimi me ne, këtë e bënte edhe xhaxhi Jani përgjegjësi i shtëpisë së kulturës.... 
Na kalonin ne fëmijeve nën portë, ashtu, ja ashtu 
si pandallja e portës së genjeshtërt, në lojën e fëmijërisë së vërtetë.

Ta dinte Herkuli, sa herë jam rrotulluar në duart e tij,
sa herë kam rënë nga ankthi, se mos nuk shiheshim dot,
ta dinte Odiseja, se sa e dashuroja, pa ditur cili ishte,
ta dinte xhaxhi Asllani i fermës, sa here më vinte ta përqafoja, 
kur bënte ashtu, sikur nuk më njihte, sikur nuk më kishte parë kurrë!


15.11.2016 Greqi