Berati nuk duhet te harroje kurre se shumica e
ELITES se Voskopojes pas renies u zhvendos ne Berat, ashtu sic kishte ndodhur
me shkembimet reciproke me pare.
Grigor Voskopojari nga Berati.
Grigor Voskopojari ishte autor kishtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte një ndër figurat më të shquara të jetës kulturore të Voskopojës në mes të shek.XVIII. Njihet si nismëtar i krijimit të shtypshkronjës së Voskopojës, të cilën e drejtoi për shumë vjet. Më 1768 u zgjodh peshkop i Durrësit, prandaj u quajt edhe “Grigori i Durrësit”. Shkroi greqisht ndonjë libër fetar a të lidhur me praktikat fetare, si dhe fjalime. Ka dëshmi se u mor gjerë me shkrimin e shqipes; përktheu “Dhjatën e Vjetër”, duke krijuar edhe një alfabet të veçantë.
Grigor Voskopojari ishte autor kishtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte një ndër figurat më të shquara të jetës kulturore të Voskopojës në mes të shek.XVIII. Njihet si nismëtar i krijimit të shtypshkronjës së Voskopojës, të cilën e drejtoi për shumë vjet. Më 1768 u zgjodh peshkop i Durrësit, prandaj u quajt edhe “Grigori i Durrësit”. Shkroi greqisht ndonjë libër fetar a të lidhur me praktikat fetare, si dhe fjalime. Ka dëshmi se u mor gjerë me shkrimin e shqipes; përktheu “Dhjatën e Vjetër”, duke krijuar edhe një alfabet të veçantë.
Grigor Voskopojari është ndër shqipëruesit e parë të ungjillit.
Gjithashtu edhe Zëvendësrekori i Akademisë së Re, në vitin 1762, Grigor Voskopojari (nga Berati që ka vdekur në 1772), kishte përfunduar shqipërimin e të dyja Dhiatave (të së Vjetrës e të së Resë). “Ishte ky një aksion shumë i madh, që kishte të bënte me përkthimin në gjuhën e vendit të librave bazë të kishës. Liturgjia në kisha pjesërisht thuhej me kohë edhe në shqip. Kjo vazhdoi edhe në shek. XVIII, edhe më pas.
Në procesin mësimor të
shkollës së drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, së pari përmes teksteve
fetare, që zinin vendin më të madh në programet, por edhe përmes lëndëve të
tjera. Në tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur më shumë si Anonimi i
Elbasanit), i shek. XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar.
Dhaskal
Tod'hri na ka lënë edhe një fabul të shqipëruar të Ezopit. Edhe Kostë Ikonomi
hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në atë të re dhe në shqip).
Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII-XIX),
prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim jo vetëm në vendlindje,
por edhe në Elbasan e gjetiu.” Grigor Voskopojari shkruante me një alfabet
origjinal, si edhe Bogomili, që e kishte shpikur vetë për shqipen që shkroi. Të
njëjtën gjë bëri edhe Dhaskal Todri, ndofta nën ndikimin e Bogomilit, por edhe
të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë. Edhe ky përdori një alfabet
origjinal, që e shpiku vetë e që u përhap edhe në njerëz të tjerë në Elbasan.”
Kështu, Voskopoja ishte edhe qendër e lëvrimit të shqipes.
Këtë gjuhë nuk e shkruanin vetëm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe
të tjerë, duke arritur të shqipëroheshin Dhiatat në atë qytet, të përdorej jo
vetëm alfabeti grek, por edhe një alfabet i krijuar posaçërisht për shqipen.
Kjo do të shërbente pikërisht si bazë për krijimin e identitetit shqiptar dhe
bazën për kalimin nga një identitet protonacional drejt një identiteti nacional
dhe që do të ndikonte në krijimin e nacionalizmit shqiptar para grekëve,
serbëvve dhe bullgarëve.
Voskopoja po kthehej kështu pak nga pak në një fanar
ndriçues dhe orientues drejt nacionalizmit dhe pavarësisë shqiptare jo vetëm
nga Perandoria por edhe nga Patriarkana Helene e Stambollit. Kjo ishte edhe
pika e dobët e Voskopojës. Sepse Gjuha shqipe ishte kulmi por edhe vdekja e
Voskopojës. Sepse gjuha shqipe e folur në atë kohë deri në rrethinat e Athinës,
po të shkruhej, do të shkruante ndryshe historinë e territoreve të Shqipërisë
dhe të Greqisë.