Showing posts with label Mount Attaviros. Show all posts
Showing posts with label Mount Attaviros. Show all posts

Monday, January 23, 2017

Etimologji: Emri i Malit "Attaviros" – Rodhos – Greqi.



ETIMOLOGY

Mount Attavyros Mali i AtavirosRodhos – Greqi


Όρος Αττάβυρος – βουνό - της Ρόδου

Mali i Ataviros – Rodhos – Greqi - Etimologji.

Rhodes (Rrodhos) është një ishull i Greqisë i cili ndodhet në juglindje  të detit Egje, ky ishull ndodhet rreth 350km. në juglindje të Athinës dhe 18 km. në jugperëndim të Turqisë, është ishulli më i madh i kompleksit të dymbedhjetishujve (Southern Sporades), dhe i dyti pas Kretës.
Pika më e lartë është maja e malit Attaviros një lartësi prej 1215 m.  Ishulli i Rhodes zë vendin e tretë më i populluar grek pas Kretës dhe Evia.

Në fund të ishullit në verilindje është qyteti i Rodosit, - qëndra e këtij ishulli.
Brenda kufijve të qytetit ndodhet qyteti mesjetar i Rodhosit, një nga qytetet më të mirë të ruajtura mesjetare në botë, e cila është përfshirë që nga viti 1988 në vendet e trashgimisë botërore UNESCO-s .

Kritinia ishte qyteti antik i Rodosit.

Historia rrjedh nga lashtesia, në mitologjinë e popujve banorë të këtyre ishujve thuhet: Althimenis, djali i madh i Katreas, nipi i Minos, mbretit të Kretës, për shkak se orakulli i tha atij se ai do të vriste të Atin, ikën largohet nga Kreta, dhe vjen në Rodos duke kolonizuar dhe ndërtuar Kritinian
Nga e dëshira e madhe për të zotëruar këtë vend ai fortëson malin Atavirios  dhe ndërton një tempull për nder të Attaviros Zeusit. Statujat e famshme të këtij tempulli thuhet ishin dy lopë të arta.
Këtu ndalemi, dhe i hedhim një vështim emrit të malit “Attaviros Zeus” pse u quajt kështu? 
Pse përmendet emri i Zeusit- tek ky Tempull i lashtë - mbetjet e të cilit janë ende prezent në krye të këtij mali ATABIROS {Greek: Αττάβυρος [1].

Ky emërtim pra është i lidhur dyfish, ka të bëjë më Birin e Katreas sigurisht, por në fakt është i lidhur ngushtë me vetë emrin e ishullit Rodhos, sipas Pindar  një legjende greeke thuhet: kur Zeus mundi Gígantes vendosi të shpërndajë tokën perëndive madhështore. Por (The Sun), Dielli ishte zhdukur nga marrëveshja dhe kështu mbeti pa tokë. 

Zeus për të mos e dëmtuar tha të bëj sërish marrëveshjen, por Dielli më pas tha se vendi i cili do të dilte nga deti, kur ai të ngrihet në mëngjes, ajo tokë do ishte e tij. Kështu doli një ishull i bukur i gjelbër, Rhodes. (The Sun) Dielli i shtangur nga bukuria e larë me rrezet këtë ishull e quajti ishullin e tij, që atëherë Rhodes është ishulli i Diellit, i ndritshëm e gjithë shkëlqim. 

Dimë se të gjithë perenditë me madhore janë bijë të Zeusit, ashtu dhe Dielli bir i tij, pra Rodhos ishte ishulli i Birit të Zeusit -"Atit-Diell" = Αττάβυρος –Atabiros = Bir i Atit – Zeus
 Përcaktuar qartë madje në legjendë; ku thuhet: “Altimenos - nga e dëshira e madhe për të zotëruar këtë vend ai fortëson malin Attaviros  dhe ndërton një tempull për nder të Attaviros Zeusit.” ☀☛ Mali i Diellit.

Duke kërkuar për etimologjinë e këtij emërtimi në wikipedia – enciklopedi të ndryshme, letra, etj, jo vetëm që nuk gjen të shkruar asnjë të dhënë të saktë por ajo që të tërheq vëmendjen është se ka një tjetërsim të dukshëm të sforcuar madje të këtij emërtimi duke marë për bazë atë në gjuhën greke, vini re si tjetërsohet ajo nga : Αττάβυρος – Attaviros – Attávyros, pra kemi si gjithmon  leximin e shkronjës; β = V, e jo vetëm kaq, ndërkohë shkronja greeke “υ = i” në anglisht sigurisht kalon në Y (ypsilon) e pas kësaj kuptimit të vërtetë  të këtij emërimi, ska se si të mos i jemi larguar.

Në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera shpesh herë edhe tek ajo greeke këtë Emër Mali e gjejmë të shkruar ashtu të paprekur me një ‘t’ dhe me shkronjën ‘i’ të zakonshme: Atabiros
Ky është Mali i Diellit: i Atit - Birit -Zeus - Attaviros Zeusit,  ku festat kryesore fetare janë pelegrinazhi për Panagia Kremasti (dy javë e parë të gushtit), me ngjarjet e pasur kulturore, Panagia Tsambika (8/9), Shën Soulas (në fund të korrikut), e Mesanagros fshatit Skiadeni Panagia (Lazarus shtunë - e Diel Thomas) me imazhin ritual, Panagia Ipseni Lardos dhe Lartësimit të Kryqit të Shenjtë (Shtator 14) në fshatin e Apollonit.

Banorët e parë të përmendur janë CARES, erdhur nga Azia e Vogël, pasuar nga fenikasit dhe MINOANS nga Kreta afër, të cilët u vendosën në 1500 BC. dhe kontribuar në rritjen ekonomike të ishullit. Më pas  afërsisht në vitin 1100 BC Dorians dominuar ishullin dhe gjetur tre qytetet e mëdha: Lindos, Kamiros dhe Ialysos. Gjatë periudhës së sundimit maqedonas Rhodians ishin aleate me maqedonasit. Pas vdekjes së Aleksandrit  ata u bë aleatë me Ptolemeun e Egjiptit.
Në 1522 qyteti u pushtua nga Sulejmani i Madhërishëm, me pushtimin turk Rhodes mbetur skllavëruar për katër shekuj me radhë deri në vitin 1912, kur ajo u pushtua nga italianët

Mili Butka @ Gjuha Shqipe
    #Aleksandër Hasanas#

References:
 Nigel McGilchrist. Rhodes ëith Symi and Chalki. McGilchrist's Greek Islands
The Pre-Greek toponyms mountain name Αττάβυρος
www.amandasettle.com/exploring-rhodes-mount-attavyros-and-the-temple-of-zeus/