A DO TE KETE NJE PROTOKOLL TE RI TE FIRENCES?
Ky Institut është themeluar rreth vitit 1872 si bashkim I disa zyrave ushtarake që merreshin me hartimin e hartave dhe operacioneve topografike për nevoja ushtarake. Brenda tij u inkorporua edhe tradita më e mirë e hartografisë historike italiane, ku tradita veneciane ishte nga më të mirat e njerzimit. Që nga ajo kohë dhe akoma sot ai shërben si Instituti i Kartografisë Zyrtare Italiane.
Ky Institut është themeluar rreth vitit 1872 si bashkim I disa zyrave ushtarake që merreshin me hartimin e hartave dhe operacioneve topografike për nevoja ushtarake. Brenda tij u inkorporua edhe tradita më e mirë e hartografisë historike italiane, ku tradita veneciane ishte nga më të mirat e njerzimit. Që nga ajo kohë dhe akoma sot ai shërben si Instituti i Kartografisë Zyrtare Italiane.
Jo vetëm kaq. Por hartat e realizuara nga ky istitut shërbejnë sot e kësaj dite si pika orientimi e referimi për shumë shtete të Europës. Ishte për këtë arsye që sidomos për ndarjen e kufijve të shteteve të reja të Ballkanit, Fuqitë e Mëdha, në shek e XIX dhe fillim të shekullit të XX, u mbështetën pikërisht në aftësinë dhe eksperiencën e këtij Instituti për caktimin e këtyre kufijve. Për këtë arsye, edhe përcaktimi përfundimtar i kufijve të Shqipërisë, u vendos pikërisht në Firence, pra, pranë këtij Instituti.
Kufijtë e përgjithshëm politikë të Shqipërisë u përcaktuan për herë të parë prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913. Më 22 mars 1913 u përcaktuan në parim kufijtë e Veriut dhe me 11 gusht 1913 u përcaktuan kufijtë e Jugut. Një Komision Ndërkombëtar për delimitimin në terren të kufijve filloi punën me 1 shtator dhe e përfundoi me 30 nëntor 1913. Ai përcaktoi në terren vijën kufitare duke u mbështetur në kritere etnografike dhe gjeografike. Komisioni do të merrte vendime në Firence të Italisë në mënyrë që të kosultohej edhe me specialistët e Institutit Gjeografik Ushtarak .
Më 17 dhjetor 1913 Komisioni Ndërkombëtar, me autoritetin e përfaqësive të Fuqive të Mëdha mbajti seancën e tij të fundit ku u firmos cdo detaj I kufijve tanë të ardhshëm. Kjo cështje u quajt e ezauruar. Ky vendim në terminologjinë diploomatike u quajt Protokollin e Firences 1913.
Por nuk ishte kështu për fqinjët tanë. Diplomacia e tyre nuk u shkorajua dhe arritën që në kohën e Luftës së Parë, të organizojnë një tjetër Konferencë e të nënshkruajnë një tjetër Traktat, I cili u quajt “Traktati I fshehtë I Londrës” më 1915 I cili praktikisht synonte zhdukjen e Shqipërisë nga harta europiane.
Pas Luftës së Parë Botërore, këto kërkesa maksimaliste, u zevendësuan me të tjera kërkesa që synonin së paku përgjysmimin e kësaj Shqipërie që kemi: kërkesa që duhej ti bënte ballë Qeveria e Durësit (e cila duhet thënë se pothuaj u dorëzua para këtyre kërkesave) dhe sidomos Qeveria e Kongresit të Lushnjes (1920) e cila shfuqizoi Qeverinë e Durësit dhe organizoi një mbrojtje dinjitoze të kufijve të Shqipërisë.
Pasi ata burra baballarë të kombit tonë e futën Shqipërinë edhe në Lidhjen e Kombeve (pararendëse e Organizatës së Kombeve të Bashkuara), problem I kufijve tanë po shkonte drejt zgjidhjes dhe ishin vetëm pak fshatra që mbaheshin të pushtuar si në Veri nga serbët, ashtu edhe në Jug nga grekët. Burrat e shtetit shqiptar nuk lëshonin asnjë pëllëmbë tokë dhe Noli tallet ne Lidhjen e Kombeve, jo vetëm me përfaqësuesit grek, serb e malazez, por edhe me vetë autoritetin e Lidhjes së Kombeve dhe me predispozitën e tyre për vendosjen e paqes në Botë. Mbrojtja e shkëlqyer që Noli i bën cështjes shqiptare i hutonte përfaqësuesit e fqinjëve tanë (ai thjeshtë tallej me fjalët e tyre deri në pikën që përfaqesuesit e Botës shkriheshin së qeshuri me interpretimet e Nolit mbi pretendimet e fqinjëve), janë në fakt leksione (fatkeqësisht të pashfrytëzuara) për dipllomacinë shqiptare.
Gjendja arriti sa përfaësuesit e fqinjëve kishin droje të përballeshin me anglishten brilante dhe interpretimin e Nolit në Lidhjen e Kombeve. Në fakt Noli, gjysmën e “qeverisjes së vet” e kaloi në Lidhjen e Kombeve me këto cështje. Ndaj komisionipër rishikimin e kufijve nga Lidhja e Kombeve qysh më 1922, u ngut ta mbarojë punën e tij duke u bazuar kryesisht në vendimet e Protokollint të Firences.
Por fqinjët i paraprinë aksionit të Lidhjes së Kombeve. Ata sollën Zogun në fuqi dhe ngjarjet dihen se si rodhën derisa Zogu borxhli tek serbët u detyrua të pranojë aneksimin e shën Naunit dhe disa pjesëve ne breg te Bunes (delta e Bunës) dhe Vermoshit. Po kështu edhe disa pjesë të vogla në kufirin jugor. Ngeli pak punë për Komisionin Ndërkombëtar kur Qeveria Shqiptare firmoste vet lëshimin e disa pjesëve të territorit shqiptar. Kufiri jugur u nënshkrua pak ditë pasi Zogu u kthye nga Serbia (më 27 Janar 1925), ndërsa ai Verior (ku pati edhe më shumë lëshime) u nënshkrua më 26 korrik 1926; gjithmonë në Firence. Edhe këto nënshkrime quhen Protokoll I Firences 1925 (për Jugun) dhe Protokoll I Firences 1926 për kufirin verior.
Sidoqoftë, shqiptarët mendonin se ky do ishte lëshimi i fundit që bënin ndaj fqinjëve dhe këtë lëshim e sanksionuan me një “Kontratë” të shkruar (Shteti I Ri shqiptar i vitit 1920, midis të tjerash nuk kishte dokumentacionin e Protokollit të Firences që të mund ta mbronte atë, ndaj u kërkua një document tjetër, këtu I quajtur kontratë, që përsëri është një mënyrë amatore e grumbullimit të dokumentacionit). Kopjet e plota të këtyre protokolleve Shqipëria I mori vetëm në regjimin komunist.
Me kaq, cështja e kufijve shqiptarë u quajt përsëri e mbyllur. Ato nuk u shtruan më për zgjidhje as në Mbretërinë shqiptare, e aq më pak nën regjimin komunist, megjithëse Qeveria Shqiptare kishte kontradita të forta me Fuqitë e Mëdha.
Por, fqinjët tanë e në vecanti fqinji jugor, do I rriste përsëri pretendimet e tija, sidomos pas viteve 90 kur drejtuesit tanë politikë u kujdesën në mënyrë të shkëlqyer në shkatërrimin e shtetit shqiptar. Luftanijet, por edhe anijet tregtare e publike greke, po I konsideronin ujërat ndërmjet dy shteteve si pronë tërrësisisht të shtetit të tyre. Pala shqiptare qendronte e mekur dhe as nuk protestonte për këto shkelje.
Aty nga viti 2000, ka një rast flagrant kur tre vëllëzër camë që peshkonin në brigjet tona pranë Butrintit, sulmohen barbarisht nga një luftanijë greke, e cila hap zjarr të vazhdueshëm për disa orë ndaj anijes sonë me qëllim eleminimin fizik të peshkatarëve tanë, që për fat shpëtuan vetëm me plagosje serioze dhe dëme material. Kërkesës së tyre për ndihmë, kapiteneria e Sarandës ju përgjigj se “nuk kemi mjete për të ndërhyrë”. Raste të tilla ka patur me dhjetra, madje edhe me sekuestrime të anijeve tona të cilat peshkonin në ujërat tanë tradicionalë.
Por zaptimin fizik, grekët donin ta zyrtarizonin me dokumentacionin ndërkombëtar dhe ja arritën kësaj me marrëveshjen Basha – Bakojanis më 2010; marrëveshje që u rrëzua.
Por tashmë, Qeveria e re, është duke nënshkruar një Marrëveshje të Re dhe faza e parë e bisedimeve sapo përfundoi në Kretë. Ministri jonë Bushati deklaroi se @Shqipëria nuk ka humbur as nje metër tokë”. Ngelet I cuditshëm ky formulim “tokë” sepse cështja që ata diskutuan është kufiri detar dhe jo ai tokësor.
Por tashmë, Qeveria e re, është duke nënshkruar një Marrëveshje të Re dhe faza e parë e bisedimeve sapo përfundoi në Kretë. Ministri jonë Bushati deklaroi se @Shqipëria nuk ka humbur as nje metër tokë”. Ngelet I cuditshëm ky formulim “tokë” sepse cështja që ata diskutuan është kufiri detar dhe jo ai tokësor.
A është kjo një dëshmi se Shqipëria, përsëri ka humbur një pjesë të hapsirës së saj ujore? Ne bëmë dy artikuj pararendës ku shprehim shqetësimin tonë se pjesë të tjera të ujërave tanë po I kalojnë fqinjit tonë Jugor. Dikush na akuzoi se po bënim një zhurmë të pajustifikueshme përderisa nuk ka një document që të provojë “akuzat” e mia.
Por nëse nuk kemi asnjë marrëveshje të re, përse Instituti Gjeografik I Firences ka nxjerrë një tjetër hartë të Shqipërisë Politike ku dallohet qartë ndryshimi i kufirit ujor. Shikojini vetë se si pika e takimit të kufijve tanë me atë italianë është ngritur rreth 30 milje më në very në favor të shtetit grek.
Nje pyetje kemi pë r kryeministrin Rama”
Nje pyetje kemi pë r kryeministrin Rama”
A DO TE KETE NJE TJETER PROTOKOLL TE FIRENCES?
No comments:
Post a Comment